Makinate te lojerave te fatit Archives - Albeu.com

Nga lëndët narkotike te makinetat e lojërave të fatit, Policia e Shtetit bën bilancin
Policia ka vijuar kontrollin për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Gjatë javës së fundit janë finalizuar 21 operacione policore, kombëtare dhe ndërkombëtare, për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, si dhe janë vënë në pranga 82 shtetas.

Në kuadër të këtyre operacioneve, janë sekuestruar rreth 201 kg kanabis, 1 kg kanabis në formë çokollate, kokainë, 5 armë zjarri, makineta dhe tavolina pokeri për lojëra fati, mallra të kontrabanduara dhe shuma parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit, në një javë!

Angazhim maksimal nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale. Gjatë javës janë finalizuar 21 operacione policore, kombëtare dhe ndërkombëtare, për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, si dhe janë vënë në pranga 82 shtetas.

Në kuadër të këtyre operacioneve, janë sekuestruar rreth 201 kg kanabis, 1 kg kanabis në formë çokollate, kokainë, 5 armë zjarri, makineta dhe tavolina pokeri për lojëra fati, mallra të kontrabanduara dhe shuma parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Janë lokalizuar dhe kapur 13 persona në kërkim, nga këta 9 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale. Gjatë operacioneve “Arratia” dhe “Klienti”, të zhvilluara në Tiranë dhe në Durrës, u vunë në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre në kërkim, pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë. U sekuestruan 2 armët e zjarrit pistoletë.

186 kg kanabis dhe pajisje të kundërligjshme u sekuestruan nga Policia e Fierit dhe ajo e Elbasanit, gjatë operacioneve “Baltëz” dhe “Aksi”. 6 shtetas të përfshirë në këto veprimtari kriminale u vunë në pranga, 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Operacionet “Ypsilon” dhe “December” çuan në pranga 3 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, në Berat dhe në Durrës. U sekuestruan 1 kg kanabis në formë çokollate dhe dhjetëra doza me kokainë.

Për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit janë finalizuar 8 operacione, në qarqe të ndryshme. 12 shtetas janë vënë në pranga, 8 të tjerë janë nën hetim. Janë sekuestruar 2 tavolina pokeri, 10 makineri elektronike dhe 8 aparate celulare.

– Gjatë këtyre operacioneve janë goditur edhe raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike. U sekuestruan doza kanabisi dhe kokaine, që shpërndaheshin nga të arrestuarit.3 shtetas u arrestuan në Durrës, gjatë operacionit “Spots”, që dokumentoi disa raste të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.

Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve janë goditur 4 raste. 4 autorë të dyshuar po ndiqen në gjendje të lirë, 2 janë shpallur në kërkim.

Maliq/Policia zbardhi aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi. U identifikua dhe u vu në pranga drejtuesi i automjetit, i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë goditur 8 raste të krimeve mjedisore, 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe janë trajtuar ligjërisht 12 raste të dhunës në familje.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 428 leje drejtimi, nga të cilat: 379 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 17 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga këta: 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Angazhim dhe përkushtim nga shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pkk-të e vendit dhe në kufijtë të gjelbër e blu, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë e krimet kufitare.

Operacioni “Seria” goditi 3 raste të ndryshme të krimeve ekonomike, në Port Durrës. U arrestuan në flagrancë 2 shtetas, u procedua penalisht 1 tjetër. U sekuestruan paketa me cigare të kontrabanduara, shuma parash të padeklaruara dhe 1 automjet i vjedhur.

Janë goditur 12 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjithashtu, në të gjitha pkk-të e vendit, janë goditur: 2 raste të “Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë”, 2 raste të “Falsifikimit të dokumenteve”, 1 rast i “Trafikimit të lëndëve narkotike”, 1 rast i “Trafikimit të mjeteve motorike” dhe 1 rast i “Trafikimit të armëve dhe municionit luftarak”.

Angazhim maksimal nga shërbimet e Policisë, për t’iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor, si dhe për të garantuar, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafet pedagogjike, vijimin e procesit mësimor sa më të sigurtë.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

The post Nga lëndët narkotike te makinetat e lojërave të fatit, Policia e Shtetit bën bilancin appeared first on Albeu.com.