Makina me shpejtësi përplas një person në Sarandë, rëndë në spital (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjn e sotme në Qafe-Gjashtë të Sarandës.

Mësohet se një automjet që po lëvizte me shpejtësi ka përplasur një person, i cili po fuste disa sende në bagazhin e makinës së tij.

I plagosuri është shoqëruar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Dyshohet se ka humbur ngjymtyrët.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar.

Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 19.10.2021 22:00