Motori del nga rruga në Fushë-Krujë, lëndohen babë e bijë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne aksin Krujë-Fushë Krujë. Një motomjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, (vajza) shtetësja N. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Me datë 23.10.2021, rreth orës 18:40, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, (vajza) shtetësja N. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 19:39