majmuni abu Archives - Albeu.com

(4) Majmuni Abu i përgjigjet Majmunit Kiko
Nga Lutfi Dervishi

Republikë Bananesh apo Republike Majmunësh?!

Letër e hapur drejtuar opinionit publik

Thellësisht i prekur nga mesazhet e shumta të solidaritetit në këto ditë të vështira për mua,i habitur dhe i indinjuar nga akuza që më erdhi nga majmuni Kiko, një gangster i njohur për sjellje të pa denjë në shoqëri, një majmun që në kulmin e sezonit turistik kërkon të njollosë imazhin e vendit duke rrahur policët dhe zbuar turistët e huaj, po ju shkruaj me lot në sy dhe me putrën që më dridhet duke shpresuar që organet e drejtësisë do të bëjnë punën e tyre.

Nuk ju drejtova SPAK-ut siç bëri majmuni Kiko, sepse jam i mendimit që prokurorët nuk duhet të punojnë nën presion.

Unë jam që secili institucion të bëj punën e tij. Nëse secili merret me punët e veta jetëgjatësia te shqiptarët do t’i kalojë 100 vite!

Unë jetën time e kam publike. Asnjëherë nuk jam fshehur. Jam influencer që me daljet e mia televizive dhe në instagram e tik tok nxjerr bananen e përditshme me djersën e ballit. Në sajë të ndikimit të imazhit tim konsumi bananes në Shqipëri ka kaluar mesataren e konsumit të çdo vendi të BE-se. Të paktën në këtë pikë Shqiperia renditet më dinjitet në familjen e vendeve të Unionit. Për këtë arsye hedh poshtë me neveri akuzën se unë synoj ta kthej Shqipërinë në Republikë Bananesh.

Unë kam fakte dhe do t’i provoj botërisht se është majmuni Kiko qe me majmunllëqet e tij e ka kthyer Shqipërinë në Republikë Majmunësh.

Me aktivitetin e tij dhe me modelin që ka krijuar ai majmunllëqet i ka ngritur në sistem dhe është kthyer në model për shoqërinë shqiptare.

Fakte:

1.Nëse një njeri hap biznesin e kafesë- të nxitur nga majmunllëku- 10 mijë të tjerë hapin po kafene. Kjo e ka kthyer Shqipërinë në një vend ky gjysma e popullsisë shet kafe dhe gjysma tjetër pi kafe. Shqipëria referuar EuroStat ka numrin më të madhe të bareve në Europë. Kjo është drejtpërdrejt e lidhur me ndikimin e majmunit Kiko.

Edhe në fushën e medias ku unë akuzohem se ushtroj ndikim, vijojnë majmunllëqet! Nëse një njeri hap një portal lajmesh, 800 të tjerë e imitojnë si majmun dhe hapin 800 portale me lajme, në një vend që ka apo nuk ka 10 lajme në ditë!

Nëse dikush ka sukses në farmacinë që ka hapur, dhjetera e qindra pas tij nuk do të vrasin mendjen për diçka, por si majmunë do të hapin farmaci duke e kthyer Shqipërinë në vendin që ka më shumë farmaci se ushqimore.

Nëse një oligark i nderuar apo investitor strategjik nis dhe bën një fshat turistik, dhjetëra të tjerë e imitojnë si majmun të parin dhe ndërtojnë vargan fshatra turistikë në bregdet.

Nëse një biznesmen i nderuar pastron paratë duke ndërtuar një pallat apo një kullë, dhjetëra të tjerë ngrihen dhe imitojnë si majmun sipërmarrësin e nderuar.

Nëse një zyrtar i qeverisë ka idenë gjeniale që një rrugë duhet ndarë në shumë lote që të mos marrin pjesë kompani të huaja në tender, edhe zyrtarët e tjere, nuk vrasin mendjen për ide novatore, por bëjnë të njëjtën gjë për gjithë rrugët publike!

Nëse një kriminel me precedent penal arrin të bëhet deputet i nderuar apo kryetar bashkie, dhjetëra të tjerë pas tij imitojnë suksesin e të parit dhe bëhen deputet apo kryetar bashkie.

Ishte një ide gjeniale për të mbledhur lekë pa u lodhur duke vendosur traun në rrugen e Kombit. Në vend që zyrtarët të vrasin mendjen për ide kreative se si të mbledhin lekë, majmunojnë duke imituar propozimin e pare: të vendosim tra në çdo rrugë.

A e keni vënë re i nderuar publik se “majmunllëqet e Kikos” kanë depërtuar deri lart, lart fare, atje në qeveri?! A e keni venë re se si ministrat dhe deputët imitojnë të madhin fare?! E imitojnë në gjeste, në shprehje, në mimikë, në të folur, në të ecur.

Majmuni Kiko me majmunlleqet e tij ka vrarë më shumë se shpresën në këtë vend, ka vrarë kreativitetin!

Të nderuar,

Unë hedh poshtë me neveri shpifjet se paskam tentuar të ngre këtu Republikën e Bananeve.

Eshtë në dorën tuaj të gjykoni (shpresoj bazuar në fakte dhe prova) nëse Shqipëria, atdheu ynë i dashur, po bëhet Republikë Bananesh apo Republikë Majmunësh?!

Përunjësisht

Majmuni Abu

Porti i Durresit, pranë Ures Dajlanit

Majmuni Ab

The post (4) Majmuni Abu i përgjigjet Majmunit Kiko appeared first on Albeu.com.