magji Archives - Albeu.com

SKANDAL/ Pushime luksoze dhe paga të larta për fallxhoren, “të vdekurit” bindin kryetarin e bashkisë që t’ia financojë
Qyteti Agde në bregdetin e Mesdheut mund të jetë i njohur për plazhet e tij të bukura me rërë dhe diellin gjatë gjithë vitit, por gjithashtu ka një reputacion për festat e egra seksuale.

Qyteti është shtëpia e komunitetit më të madh të sportistëve në Evropë.

Por tani, qyteti francez është “rrëmbyer” nga një skandal krejtësisht i ri, shkruan BBC.

Bëhet fjalë për një fallxhore lokale dhe kryetarin e bashkisë së qytetit, Gilles d’Ettore, një ish-oficer i shërbimit sekret dhe oficer policie.

Të dy tani janë në burg ndërsa janë nën hetim gjyqësor. Fallxhorja, Sophia Martinez, akuzohet se ka përvetësuar para nga kryebashkiaku, ndërsa ai vetë akuzohet për korrupsion dhe shpenzimin e shumave të bollshme të parave të taksapaguesve për veten.

Zonja Martinez pretendonte se ishte në gjendje të fliste me të vdekurit.

Kur kryebashkiaku i kërkoi asaj që ta vinte në kontakt me babain e tij të ndjerë, ajo ia doli. Gjatë kryerjes së seancave, zëri i saj ndryshonte papritur dhe merrte tonin e babait të kryebashkiakut.

Gjatë katër viteve të fundit pretendohet se ajo ka manipuluar personalisht dhe me telefon kryetarin e bashkisë.

Ai mori mijëra thirrje misterioze nga “zërat” e të vdekurve, duke përfshirë engjëjt, disa prej tyre duke i kërkuar kryetarit të bashkisë që të ndihmonte fallxhoren.

Kryetari i bashkisë supozohet se ka paguar për pushime luksoze për zonjën Martinez dhe familjen e saj, duke përfshirë Polinezinë dhe Tajlandën, të gjitha duke përdorur fondet publike.

Thuhet se “zërat” e bindën atë të punësonte disa anëtarë të familjes së saj për të punuar për këshillin e qytetit dhe gjithashtu për të rinovuar shtëpinë e saj.

Bizneset vendase me lidhje me kryetarin e bashkisë e bënin punën falas nga frika se mos humbnin kontratat e ardhshme me të.

The post SKANDAL/ Pushime luksoze dhe paga të larta për fallxhoren, “të vdekurit” bindin kryetarin e bashkisë që t’ia financojë appeared first on Albeu.com.

“Vinë gra të martuara, çuna…”, magji për të rënë në dashuri, astrologia: Ja shenjat që tregojnë se jeni prekur
Përdorimi i magjisë për të zgjidhur problemet është i lashtë sa vetë jeta. Por edhe pse jemi në vitin 2023, ritualet magjike për shërimin e një sëmundjeje apo realizimin e një dashurie, përdoret edhe sot.

Kryesisht në zonat periferike të vendit, ka persona të cilët pretendojnë se kanë aftësinë që me anë të disa ritualeve, të realizojnë gjëra që duken të pamundura.

Magjitë për dashurinë thuhet se janë ndër më të fuqishmet e më të rrezikshmet që kanë si synim ndryshimin e vullnetit të lirë.

Astrologia Elena Demollari, në një emision deklaroi se ka shumë kërkesa dhe në vendin tonë, nga persona që kërkojnë ndihmën e magjisë për të zgjidhur problemet e tyre. Ajo tregoi dhe shenjat që tregojnë sen jë person ëhstë prekur nga magjia.

“Kam shumë kërkesa që më thonë bëj një parashikim për fatin, në lidhje me punën, dashurinë, fatin. Pjesa më e madhe janë vajza. Ka gra të matuara, por dhe çuna. Ka raste kur çiftet pas shumë vitesh ndahen. Besojnë se për këtë ndikon magjia e zezë.

Vitet e fundit është përhapur shumë magjia e zezë. Në momentin kur personi shikon në ëndër sikur ka vdekur, apo sikur bie nga lartësia dhe ka dridhje të trupit, kjo tregon efektin e magjisë që ndikon në jetën e tyre.” -tha Elena.

The post “Vinë gra të martuara, çuna…”, magji për të rënë në dashuri, astrologia: Ja shenjat që tregojnë se jeni prekur appeared first on Albeu.com.

4 veprime me të cilat pastroni veten dhe shtëpinë nga energjia e keqe ose “magjitë”
Ndonjëherë kur ndjen që gjërat thjesht s’po të ecin në jetë, mendon se dikush të “ka mallkuar” apo të “ka bërë magji”. Ti sheh makthe gjatë natës, sëmuresh më shpesh se dikur dhe duket sikur fati i keq të përndjek në gjithçka bën. Mund të jetë thjesht një fazë jete kur gjërat thjesht kanë ngecur, por nëse jeni supersticiozë dhe mendoni se ka diçka më shumë, ekzistojnë disa mënyra për të larguar energjinë e keqe.

1. Bëni një dush me ujë me kripë

Uji duhet të jetë më shumë se i vakët, pra i nxehtë derisa trupi juaj mund ta durojë. Më pas hidhni në vaskë kripë deti dhe sodë bukë, elementë që veprojnë si pastrues. Nëse doni mund të shtoni dhe vajra esencial ujit tuaj. Gjatë kohës që ndodheni në ujë, vizualizoni energjinë e mirë. Bëni disa lutje me veten dhe imagjinoni një dritë të bardhë që vjen bashkë me gjëra të bukura që prisni t’ju ndodhin. Kërkoni që energjia negative të largohet nga ju duke u bërë një me ujin dhe kripën. Bëjeni për 30-40 minuta këtë, në mënyrë që uji të mund të pastrojë dhe largojë prej jush gjithë energjinë e keqe.

2. Ndizni një qiri

Vendosni një qiri në një enë dhe shtoni ujë. Hidhni ujë në enë derisa qiriri të mbulohet thuajse plotësisht. Është më mirë të përdorni një qiri të zi, nëse keni një të tillë. Spërkatni një grusht kripë në ujin rreth qiririt. Hidhni kripë në dorën tuaj dhe më pas spërkateni ngadalë në formë rrethi përreth qiririt. Merrni frymë thellë dhe ngadalë rreth qiririt ndërkohë që vizualizoni dritën e bardhë që simbolizon energjinë pozitive.

Në fund, ndizeni qiririn dhe thoni një lutje për gjërat që do të donit t’ju plotësoheshin.

3. Shtoni pasqyra në shtëpinë tuaj

Pasqyrat përdoren shpesh në Feng Shui për të drejtuar dhe zhvendosur rrjedhën e energjisë në shtëpinë tuaj. Vendosja e një ose më shumë pasqyrave në mënyrë strategjike rreth shtëpisë tuaj mund të rrisë dritën, duke sjellë shkëlqim në hapësirën tuaj, duke e bërë dhomën të ndihet më e bardhë dhe më e gjerë. Kjo krijon ndjesinë e një ambienti më të ngrohtë dhe komod. Vetëm sigurohuni që pasqyra të reflektojë diçka pozitive në shtëpinë tuaj.

4.Vendosni kristale

Kristalet shëruese përdoren nga shumë njerëz për të pastruar dhe mbrojtur trupin, shtëpitë dhe bizneset e tyre. Ju mund të vendosni një kristal kudo në shtëpinë tuaj ku ndjeni nevojën për të hequr energjitë negative ose për të tërhequr ato pozitive. Përdorni gurë të çmuar mbrojtës si Obsidiani, Ametisti, Turmalina e Zezë, Syri i Tigrit dhe Citrine për të pastruar energjinë negative

The post 4 veprime me të cilat pastroni veten dhe shtëpinë nga energjia e keqe ose “magjitë” appeared first on Albeu.com.

Banorët e “BBV Kosova” akuzojnë Xhuli Nurën se po u bën magji: Na ka “kënduar” nëpër hoxhallarë
Banoren e “Big Brother VIP Kosova” Xhuli Nurën po e akuzojnë për “magjistare” dhe se i ka “kënduar” tek hoxhallarët. Kjo vjen pasi disa nga banorët gjetën disa grumbuj qimesh nëpër shtretërit e tyre. Këtë ngjarje së fundmi Shota e ka lidhur me Xhulin, duke e thënë hapur se shkak i saj banorët nuk janë mirë brenda shtëpisë. Madje dhe ka pyetur reperin Stresi për konfirmim.

“A e ke gjetur te shtrati im grumbullin e qimeve, a më ke thënë çfarë janë këto? Magji. Bën magji ajo. Për atë e gjithë shtëpia jemi kështu, asnjë ditë të mirë. Ka shkuar te të gjithë hoxhallarët, hajmalia më dëgjo mua,”- ka qenë pyetja e Shotës drejtuar Stresit, që pati një konfirmim të menjëhershëm nga reperi.

Por nuk është ndalur me aq. Ka vazhduar duke u shprehur se i kishtë “kënduar” edhe nëpër hoxhallarë.

“Ngeli duke thënë Shota e rrezikshme, o zot, mos ka shkuar tek hoxha dhe na ka shkruar. Kjo jam e bindur se shkon në hoxhallarë për të shkruajtur është e rrezikshme, pasha një zot mos të bëj be,”-shtoi ajo.

Por deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Nura.

The post Banorët e “BBV Kosova” akuzojnë Xhuli Nurën se po u bën magji: Na ka “kënduar” nëpër hoxhallarë appeared first on Albeu.com.

Paul Pogba akuzohet nga vëllai i tij se ka punësuar dikë për t’i bërë magji Mbappe
Telenovela e Paul Pogba vazhdon të marrë vrull. Pak ditë më parë, Mathias, vëllai i lojtarit të Juventus, akuzoi Paul-in se kishte punësuar një mësues fetar mysliman në përpjekje për t’i bërë magji Kylian Mbappe.

Kjo akuzë padyshim krijoi tituj dhe vetë Mbappe është i hutuar dhe i prirur për një përgjigje. Ylli i PSG-së nuk ka bërë një deklaratë publike, por mediat francize thonë se ai e ka bërë këtë gjë privatisht.

“RTL” dhe “M6” raportojnë se Mbappe është interesuar për historinë dhe ka kontaktuar vëllezërit Pogba për të marrë anën e tyre të historisë. Mbappe dhe ekipi i tij ligjor janë në pritje për të parë se si do të zhvillohet çështja nga distance, pasi nuk duan të përfshihen ndërkohë që policia bën punën e saj.

Ajo që duket qartë është se drama vjen në një moment të keq për kombëtaren francize. Me më pak se tre muaj deri në fillimin e Kupës së Botës, nuk duket se dy nga yjet e Francës janë në kushte veçanërisht të mira. Është një situatë që nuk është e re për francezët, pas skandalit të Karim Benzema dhe Mathieu Valbuena të vitit 2015.

Trajneri Deschamps do të emërojë skuadrën e tij në Ligën e Kombeve brenda dy javësh, por ribashkimi mes Pogba dhe Mbappe mund të duhet të presë gjithsesi, pasi mesfushori i Juventusit është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim në gjurin e djathtë./ h.ll/albeu.com

The post Paul Pogba akuzohet nga vëllai i tij se ka punësuar dikë për t’i bërë magji Mbappe appeared first on Albeu.com.

Kapet “mat” nga kamerat, e reja shqiptare i bën magji fshehtas fqinjëve (VIDEO)
Magjia është një temë mjaft e përhapur në famjet shqiptare dhe rastet e ndodhura nga të afërmit janë mjaft të shpeshta.

Duke qenë magjia është një fenomen misterioz dhe i frikshëm edhe përsonat që e bëjnë përgjithësit veprojnë fshehurazi.

Njësoj si vajza në këtë video që është kapur në Shkup ditën e djeshme, e cila për fatin e saj të keq nuk ka qenë në djeni për kamerat në shkallët e pallatit dhe shihet teksa shkon fshehurazi te dera e një familje, sipas Albeu.com.

Vajza nga Shkupi shihet duke u siguruar mirë që askush nuk e sheh dhe më pas qëndron disa minuta te dera e famljes në fjalë e më pas largohet me nxitim.

Video po kometohet shumë edhe për moshën e vajzës në fjalë, pasi përgjithësisht magjia i adresohet grave në moshë të thyer./albeu.com/

The post Kapet “mat” nga kamerat, e reja shqiptare i bën magji fshehtas fqinjëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Më bëri magji”, i riu shqiptar që vrau grekun pendohet
Vrasja që tronditi vigjiljen e Krishtlindjeve të kaluara në Greqi, vazhdon të jetë temë në mediat fqinje, të cilat kanë nxjerrë detaje të reja.

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e një 60-vjeçari në Greqi nga një i ri shqiptar. Së fundmi media greke kanë publikuar foton e shqiptarit i cili u kap pas arratisjes në vendin tonë dhe së fundmi u ekstradua në Greqi.

Sipas mediave greke, shqiptari ka rrëfyer se e kishte vrarë 60-vjeçarin pas pretendimeve se i kishte bërë magji duke i shkaktuar më pas sëmundjen e leucemisë.

Vrasësi 32-vjeçar nga Kalivia, i cili ekzekutoi punonjësin e Qendrës Shëndetësore me tre plumba në prag të Krishtlindjes, do të përballet sot me hetuesit. Pretendimi se i ishte bërë magji u rrit deri në atë pikë sa ai mendoi se vuante nga leucemia nga magjia që i kishin bërë dhe pikërisht kjo gjë ishte arsyeja se pse ai mori një pistoletë që e kishte siguruar në tregun e zi për 500 euro me të cilën ekzekutoi punonjësin 60-vjeçar Dimitris Vroutsis.

Krimi ndodhi 23 dhjetorin e vitit të kaluar ndërsa fqinjët e autorit dëshmojnë, se i riu kishte krijuar një urrejtje të madhe për 60-vjeçarin që vrau.

Në fillim ai mendoi se po plaçkitej dhe pastaj u verbua nga një mani metafizike që kishte të bënte me magjinë që ai mendonte se i kishin bërë.

“Mendova se po më vidhnin shërbimet komunale. Por ne nuk luftuam shumë. “Ne u grindëm,” shpjegoi ai, duke shtuar: “Në një moment apo në një tjetër, ata filluan të më lëndonin mua dhe nënën time. Ata na bënë magji… “thotë ai dhe në rreshtat vijues ai bëhet më specifik.

” Ata hodhën papastërti, vaj dhe fije në makinat tona, në ballkonin e shtëpisë sonë dhe në shkallët. Fillova të dobësohem, nuk mund të flija dhe bëra disa analiza dhe gjeta qelizat e bardha të gjakut të ngritura. E kuptova se ishte nga magjia. Kisha frikë për jetën time, kisha frikë se nuk kisha leucemi më parë. Mendova se kisha një problem serioz shëndetësor dhe kisha frikë nga leucemia për të thënë të vërtetën. E gjithë kjo u shkaktua nga magjia që më bëri Dimitris dhe gruaja e tij ”.

“Çdo ditë përpiqesha me lutje të ndihesha më mirë sepse besoj shumë. E kuptova që nëse kjo vazhdonte do të vdisja. Unë kisha për të shpëtuar nga kjo e keqe që më kishte gjetur . Mendova se nëse Dimitris do të vdiste, ky martirizim do të mbaronte dhe gjithçka do të ishte mirë ”.

Në këtë mënyrë ai e bindi veten se duhet të ndërmerrte vendimin ekstrem të vrasjes.

Ai shkoi në Menidi, bleu një pistoletë për 500 euro dhe vendosi të kalonte në fazën e fundit të planit të tij. Atë ditë, posa viktima u largua nga shtëpia për të shkuar në punë, ai hoqi targën nga Mitsubishi Colt gri dhe e ndoqi për në Qendrën Shëndetësore.

Kur parkoi Dimitris Vroutsis, ai iu afrua, e qëlloi tre herë, ftohtë dhe kur ai “i mori” jetën, hipi në makinë dhe u largua.

“Shkova, e gjuajta dhe u nisa” , tha ai.

Ai më pas tha se pasi u largua mjaft larg nga vendi i krimit, vuri targën në makinën e tij, dhe u drejtua për në Agia Marina dhe hodhi pistoletën në det.

“Unë u ndjeva më mirë,” pranoi ai, duke shtuar se “në fillim u ndjeva i lehtësuar. Ndjeva se mund të isha i lirë tani. Megjithatë, në ditët në vijim, unë fillova të mendoj për atë që kisha bërë. E kuptova që e gjithë kjo nuk duhej të kishte ndodhur ”.

Sipas informacioneve, nëna e tij e kishte kuptuar se çfarë po planifikonte djali i saj. Dhe megjithëse nuk mendonte se do ta bënte, ajo u përpoq ta ndalonte atë. Menjëherë pas vrasjes, 32-vjeçarja e mori atë në makinën që kishte kryer krimin dhe ikën për Shqipëri.

Ai u fsheh në një fshat dhe kur policia e pyeti se si erdhi, ai u përgjigj kishte të njohur.

“Në ditët në vijim fillova të mendoj përsëri për atë që kisha bërë, kur përsëri e mendova kuptova se kjo nuk duhet të kishte ndodhur. Unë nuk duhet të kisha vrarë askënd. Por e gjithë kjo situatë që po kalonim unë dhe nëna ime më detyroi të shkoja në këtë pikë sepse nuk mund ta duroja më. Më vjen keq për atë që ndodhi. Nëse do të kthehesha në kohë nuk do të bëja atë që bëra. Unë dua t’i kërkoj falje Zotit,” tha ai.

The post “Më bëri magji”, i riu shqiptar që vrau grekun pendohet appeared first on Albeu.com.

“Erdhën dy gra rome”, 43 vjeçarja nga Tirana tregon si ja zhvatën paratë përmes “magjive”
Ajo është 45 vjeç. Nuk është as naïve sa të mashtrohet brenda pesë minutash ashtu siç ndodhi me Pinokun që e gënjyen kur i thanë se po t’i mbjell monedhat ato shtohen si një pemë.

Jeta e ka sprovuar me ngjarje të hidhura , sikurse është humbja e të birit në moshën 13 vjeç, por ja që ra në kurth me mendimin se një e panjohur mund t’ia shpëtojë familjarët me një fill qepës.

Por sidoqoftë ajo ka dhënë besim , kur një grua e panjohur e thërriti dhe i kërkoi një gotë ujë. Dhe si rezultat ajo ra pre e një mashtrimi që përmes një numri shpejtësie që L. T e quan magji I kushtoi zhvatjen e të gjitha kursimeve të familjes.

Ngjarja sipas burimeve të gazetës Si u denoncua në komisariatin 3 nga e mashtruara që tregon fije për pe, se si ajo saktësisht u mashtrua përmes një magjie me një fill të zi.

“Erdhën tek porta e banesës sime dy gra rome , njëra prej tyre hyri në oborr dhe mbante në kokë një shami dhe ishte me fund të gjatë. Ngjante si 50 vjece- përshkruan L.T në komisariatin e zonës ku ajo ka banesën.

Kjo grua më tha : Dua një gotë ujë . Shkova e mora ujin , por ajo më tha se duhet t’i fryja ujit. Unë I fryva dhe ajo më tha se do më nxirrte një fall pasi kisha probleme dhe sipas saj kisha magji në shtëpi.”

Mbas këtij çasti gruaja kujton në dosjen e policisë që gazeta Si e lexoi , se magjistarja I ka dhënë një pe të zi, që e ka ndarë në gjashtë pjesë.

“ Më tha ta lidhja nyje. Dhe e fryu në grusht . kur ja dhashë asaj , peri doli u pakëputur.

E çuditur dhe e hipnotizuar nga ky numër gruaja ka dëgjuar prej të panjohurës se ajo kishte probleme në shtëpi dhe se magjistarja mund t’ia zgjidhte ato.

“Më tha , në qoftëse ke lekë në shtëpi mi jep tu fryj lekëve dhe po I pate , këto lekë I ke për fatkeqësi. I thashë që nuk kam lekë, por ajo këmbëngulte që kisha lekë dhe kërkonte që t’’a jepja t’u frynte’

Sipas të zonjës së shtëpi, ajo ka humbur sensin dhe ka vrapuar duke i marrë të gjitha lekët që kishte në banesë.

“Kam shkuar dhe kam marrë sasinë prej 60 mijë lekë të reja dhe kanatieren e djalit të madh pasi më tha që e paske rrezik të madh atë djalë. Pasi u fryu lekëve I futi në kanatiere, I mbështolli dhe më tha futi në krevat, mos I hap për dy tre orë se do të ndodhi fatkeqësi. Mbas dy orësh më tha do ti hapësh dhe do kesh më shumë para”.

Sipas dëshmisë të të mashtruarës , kur ajo ka hapur kanatieren më vonë ashtu si ju kërkua , ka parë që aty nuk gjendej asgjë kacidhe. Ajo thotë : ajo grua mi vodhi lekët përmes mashtrimit duke më bërë magji, pasi kur mendoj veprimet e mia në atë moment kuptoj që nuk isha vetvetja”

Pavarësisht se e mashtruara i jep ndihmë policisë duke i treguar se në lagje disa lokale kanë kamera sigurie, policia nuk e ka identifikuar ende mashtruesen që sillej si një magjistare që shton paratë dhe shpëton jetë./Gazeta SI

The post “Erdhën dy gra rome”, 43 vjeçarja nga Tirana tregon si ja zhvatën paratë përmes “magjive” appeared first on Albeu.com.