Magdalena Andersson Archives - Albeu.com

Mbrojtje në rast sulmi, Suedia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje
Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe homologia e tij suedeze, Magdalena Andresson, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje në rast sulmi, në kohën kur Suedia po e shqyrton anëtarësimin e saj në NATO.

“Nëse Suedia do të sulmohej dhe do të kërkonte ndihmë nga ne, atëherë ne do t’i vinim në ndihmë”, deklaroi Johnson gjatë një konference të përbashkët për shtyp të zhvilluar në Suedi.

Nën Deklaratën Politike të Solidaritetit, “Nëse një prej dy shteteve do të vuante pasojat e një fatkeqësie apo të një sulmi, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia do t’i vinin në ndihmë njëri-tjetrit në një mënyra të ndryshme…ku mund të përfshihen edhe ndihmat ushtarake”, shtoi Andresson.

Johnson pritet të nënshkruajë një marrëveshje të ngjashme në Helsinki këtë të mërkurë, sipas zëdhënësit të tij.

Suedia dhe Finlanda do të vendosin në ditët në vijim nëse do të heqin dorë nga dekada paanshmërie dhe t’i bashkohen NATO-s, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Të kujdesshëm mos shkaktojnë zemërimin e Moskës pasi kjo e fundit kundërshton çdo zgjerim të NATO-s, dy vendet nordike kanë kërkuar garanci sigurie nga anëtarët e NATO-s se do të mbrohen gjatë periudhës së ndërmjetme midis paraqitjes së aplikimit dhe marrjes së anëtarësimit të plotë.

Helsinki dhe Stokholmi kanë zhvilluar bisedime me anëtarët e fuqishëm të NATO-s, përfshirë SHBA-në, Francën dhe Gjermaninë, por dokumenti i nënshkruar me Britaninë është marrëveshja e parë e bërë publike./albeu.com

The post Mbrojtje në rast sulmi, Suedia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje appeared first on Albeu.com.

Magdalena Andersson rikonfirmohet kryeministre e Suedisë
Gruaja e parë e cila u zgjodh në postin e kryeministres në Suedi, Magdalena Andersson është riemëruar në post, më 29 nëntor pasi që mosmiratimi i buxhetit në Parlament e detyroi të jep dorëheqje vetëm pak orë pas emërimit javën e shkuar.

Ajo dha dorëheqje të enjten e shkuar pasi koalicioni i saj kolapsoi.

Deputetët suedezë e përkrahën sërish udhëheqësen e partisë Social-Demokrate, Magdalena Andersson me shumicë të ngushtë gjatë votimit të ri të hënën më 29 nëntor.

Tani detyra e Andersson do të jetë të udhëheq qeverinë njëpartiake deri në zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2022.

Në votimin e së hënës, 349 deputetët e Parlamentit suedez votuan për Andressonin ndërkaq 75 abstenuan. 173 votuan kundër.

Nën sistemin politik suedez për t’u emëruar kryeministre asaj i duhej shumica e thjesht e votave.

Ish-kampionia suedeze në not nga Universiteti i Upsalas, Andresson e nisi karrierën politike në vitin 1996 si këshilltare e kryeministrit të atëhershëm, Goran Persson.

Shtatë vjetët e shkuara i kaloi si ministre e Financave para se të bëhej udhëheqëse e Social-Demokratëve në fillim të nëntorit./REL

The post Magdalena Andersson rikonfirmohet kryeministre e Suedisë appeared first on Albeu.com.