macet Archives - Albeu.com

10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit
Të pavarura, mendjemëdha, elegante dhe gjuajtëse. Kush janë? Macet

Macet janë bërë miqtë më të mirë të njeriut, së bashku me armiqtë e tyre të përhershëm, qentë.

Nëse dëshironi ta pasuroni shtëpinë me një prej tyre, ja disa kuriozitete që ndoshta nuk i dinit ende:

1. Gërr gërret: Macja bën gërr gërr për të komunikuar një gjendje mirëqenieje, ndjehet mirë. E bëjnë që kur janë të sapolindur, për t’i komunikuar nënës që janë mirë. Ajo ia kthen me të njëjtën monedhë “ron ron”. Dhe nuk mbaron këtu: kjo mirëqenie mund t’u tregohet edhe humanëve, sipas veterinerit francez Jean-Yves Gauchet që mbështet ‘ron ron terapinë’ në Francë. Sipas tij, gërr gërret e maceve ndihmojnë për të ulur stresin dhe pagjumësinë, të ngjashme me një muzikë të caktuar.

2. Puthja e maces: Është ajo shprehi që macja bën, me sytë e mbyllur ose gjysmë të mbyllur vazhdimisht, drejtuar padronit të saj. Do të thotë që ndjehet mirë dhe është e qetë.

3. Hedhja për së larti: Macet hidhen lart 5 herë më shumë se gjatësia e tyre, në këtë mënyrë arrijnë 2,5 metra lartësi.

4. Tualeti: Macet, dihet që janë kafshë shumë të pavarura. Sipas një eksperti të intervistuar nga Mother Nature Network, njeriu mund të arrijë akoma më shumë: mund të instruktojë macen e vetë për të përdorur wc-në dhe të tërheqë shkarkuesin. Provojeni për ta besuar!

5. Macja e zezë ndjellë fatkeqësi? Jo, përkundrazi!

6. Astronomia e maceve – Në 1963 Franca dërgoi një mace në hapësirë. Quhej Felicette dhe parametrat jetësorë të saj monitoroheshin në mënyrë të vazhdueshme. Ndryshe nga Laika e shkretë, qenushja ruse, Felicette u kthye në vendin e saj shëndoshë e mirë.

7. Të shohë në errësirë: Mund ta bëjë falë zinkut dhe proteinave që mbulon retinën dhe reflekton dritën si një pasqyrë.

8. Klonimi: Nicky i vogël u lind në 2004 dhe ishte macja e parë që u klonua nga AND e e një Maine Coon-i të vdekur. Çdo gjë ka një çmim dhe padroni i maces të racës Maine Coon, për të qetësuar dhimbjen e braktisjes, pagoi 50 mijë dollarë.

9. Orientimi: Macet janë të pajisura me një lloj GPS, që, ndryshe nga kafshët e tjera, i lejon ato të gjejnë përherë rrugën për në shtëpi.

10. Të flenë: Në qoftë se mendoni se mërziten vetëm në shtëpi, mos u shqetësoni. Macet mund të flenë edhe 2/3 e ditës.

The post 10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit appeared first on Albeu.com.

Pse sytë e maceve shkëlqejnë në errësirë?
Sa herë ju ka ndodhur të bëni një foto të maces tuaj dhe ta shihni atë me sy demonikë?

Apo edhe, në mes të natës, të trembesh duke e parë të hidhet në shtrat me sytë e ndezur? Epo, sytë e maces suaj, dhe shumë kafshëve të tjera, duke përfshirë edhe qentë, kanë veçantinë e “shkëlqimit në errësirë”. Tani shpjegojmë shkencërisht pse ndodh kjo.

Merita i shkon ‘tapetum lucidum’, një shtresë reflektuese si një pasqyrë, e cila është e vendosur pas retinës. Ky element rrit sasinë e dritës që mund të kapet nga syri, duke e lejuar atë të shohë më mirë në kushte me dritë të ulët, ose errësirë të plotë. Kjo është arsyeja pse ajo gjendet veçanërisht tek kafshët, si macet dhe kafshët e natës, si minjtë. Ndërsa ne njerëzve ky element na mungon në retinën e syrit.

Por kjo ka dhe një anë negative. Fatkeqësisht, kafshët me elementin ‘tapetum lucidum’ sakrifikojnë njëfarë mprehtësie vizuale në dritë të fortë në favor të aftësisë së tyre për të parë në dritë të zbehtë. Natën, macet shohin 6 deri në 8 herë më mirë se ne njerëzit, dhe kjo falë edhe numrit të lartë të fotoreceptorëve në retinë, që kanë sytë e tyre. Por gjatë ditës këto kafshe duhet të jenë shtatë herë më afër se ne njerëzit për të parë qartë një objekt në dritë.

Speciet, sytë e të cilëve shkëlqejnë në errësirë ​​kanë evoluar për të parë më mirë në dritë të ulët, sepse ushqehen ose duhet të kujdesen për gjahun dhe grabitqarët në agim dhe muzg kohë kur drita është e pakët. Vetitë reflektuese luajnë një rol të rëndësishëm për t’i ndihmuar këto kafshë të shkëlqejnë si gjahtarë në habitatet e tyre natyrore. Por sistemi është shumë më kompleks se kaq: bebëzat e maceve zgjerohen dhe ngushtohen në përgjigje të kushteve të dritës dhe kanë aftësinë të bëhen deri në 50 për qind më të mëdha se bebëzat e njeriut në kushte me dritë të ulët. Ato gjithashtu kanë një numër më të madh qelizash fotosensitive, të afta për të kapur dritë të nivelit të ulët.

The post Pse sytë e maceve shkëlqejnë në errësirë? appeared first on Albeu.com.

Sëmundja misterioze shfaros 30 mijë mace në Qipro
Një sëmundje misterioze ka shfarosur 300.000 mace në Qipro.

Të tjerat po mjekohen me ilaç anti-COVID që përdoret për njerëzit në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e një mutacioni të virusit të maces që ka lënë mijëra kafshë të ngordhura në ishull.

Macet filluan të marrin ilaçin të martën, që rastësisht ishte Dita Ndërkombëtare e Maceve.

Christodoulos Pipis, drejtor i shërbimeve veterinare të qeverisë, tha se kanë bërë stokun e 500 kutive me ilaçe.

“Ky është grupi i parë prej 2000 pakosh që do të vihet në dispozicion. Secila përmban 40 kapsula, pra po flasim për gjithsej 80.000 pilula,” – u shpreh Pipis.

Infeksioni, i cili nuk mund të transmetohet te njerëzit, është përhapur në mesin e maceve të ishullit që nga janari.

Nuk ka lidhje me COVID-19, por mund të trajtohet me një mjekim të quajtur Lagevrio, i cili përdoret për të trajtuar koronavirusin tek njerëzit.

Dinos Ayiomamitis, kreu i Cats PAËS Cyprus, tha se shpërthimi do të kishte pasoja “katastrofike” nëse do të arrinte në MB.

Ayiomamitis dhe aktivistë të tjerë të kafshëve theksuan se virusi ka vrarë rreth 300 mijë mace në ishull.

FIP ekziston që nga viti 1963 dhe përhapet përmes kontaktit me feçet e maces. Nëse nuk trajtohet, mund të jetë fatale për kafshët.

The post Sëmundja misterioze shfaros 30 mijë mace në Qipro appeared first on Albeu.com.

Pse macet nuk reagojnë keq ndaj dikujt që i lëndon
Nga Ali Boyle –  BBC

Ekziston një stereotip i vjetër për ndryshimin midis maceve dhe qenve. Qentë janë të dashur dhe besnikë, ndërsa macet janë më indeiferente. Unë që kam mce,  e kam të vështirë ta besoj se ajo nuk kujdeset për mua.

Në përgjithësi, hulumtimi i njohjes së maceve tregon se macet krijojnë lidhje emocionale me njerëzit e tyre. Macet përjetojnë ankth ndarjeje, janë më të përgjegjshme ndaj zërave të pronarëve të tyre sesa ndaj të huajve dhe kërkojnë siguri nga pronarët e tyre në situata të frikshme.

Por një studim i ri në Japoni, e ndërlikon pamjen e marrëdhënies sonë me macet. Duke adaptuar një metodë të përdorur më parë për të studiuar qentë, studiuesit gjetën macet, ndryshe nga qentë, nuk regojnë keq ndj të huajve që lëndojnë pronarët e tyre. Pra, refuzojnë t’i ndihmojnë ata.

Në eksperiment, një mace pa se pronari i saj u përpoq të hapte një kuti për të gjetur diçka brenda. Dy të huaj u ulën në të dy anët e pronarit dhe pronari iu kthye njërit prej tyre dhe kërkoi ndihmë. Në provat e “ndihmësit”, i panjohuri e ndihmoi pronarin të hapte kutinë. Në provat “jo ndihmës”, i panjohuri refuzoi. I huaji tjetër u ul pasivisht, duke mos bërë asgjë.

Pastaj, të dy të huajt i ofruan maces një ushqim, dhe shkencëtarët panë se cilit macja iu afrua e para. A preferoi ajo të merrte ushqim nga ai që ishte pasiv? Kjo do të tregonte një paragjykim të pozitivitetit, duke treguar ndërveprimin e dobishëm që e bëri macen të ndjehet më ngrohtësisht ndaj të huajit. Apo ajo shmangu marrjen e ushqimit nga jo-ndihmësi? Ky paragjykim negativiteti mund të nënkuptojë që macja ndihet mosbesuese.

Kur kjo metodë u përdor për të provuar qentë, ata treguan një paragjykim të qartë negativiteti. Qentë preferuan të mos merrnin ushqim nga një i huaj i cili refuzoi të ndihmonte për pronarin e tyre. Në të kundërt, macet në studimin e ri ishin plotësisht indiferente. Ata nuk treguan asnjë preferencë për personin ndihmës dhe asnjë shmangie nga personi që nuk ndihmon. Me sa duket, për sa i përket maceve, ushqimi është ushqim.

Shenja shoqërore

Çfarë duhet të kuptojmë nga kjo? Një përfundim joshës do të ishte që macet janë egoiste dhe nuk ju intereson sesi trajtohen njerëzit e tyre. Megjithëse kjo mund të përshtatet me paramendimet tona në lidhje me macet, është një shembull i paragjykimit antropomorf. Ai përfshin interpretimin e sjelljes së maceve sikur të ishin njerëz të vegjël me lesh, në vend se krijesa me mënyrat e tyre dalluese të të menduarit.

Për t’i kuptuar vërtet macet, duhet të dalim nga kjo mendësi e përqendruar tek njeriu dhe t’i mendojmë si macet. Kur e bëjmë, ajo që duket më e mundshme nuk është se macet në këtë studim ishin egoiste, por ato nuk ishin në gjendje të merrnin në konsideratë ndërveprimet shoqërore midis njerëzve. Ata nuk ishin të vetëdijshëm se disa prej të huajve nuk po i ndihmonin.

Megjithëse macet janë në gjendje të marrin disa shenja shoqërore njerëzore, ato mund të ndjekin tregimet njerëzore dhe janë të ndjeshme ndaj emocioneve njerëzore, ato ndoshta janë më pak të akorduara në marrëdhëniet tona shoqërore sesa qentë.

Macet u zbutën kohët e fundit dhe janë ndryshuar nga zbutja shumë më pak sesa qentë. Ndërsa qentë vijnë nga kafshët e paketave shoqërore, paraardhësit e maceve ishin kryesisht gjahtarë të vetmuar. Zgjedhja shtëpiake ndoshta ka rritur aftësitë ekzistuese shoqërore të qenve, por mund të mos ketë bërë të njëjtën gjë për macet, të cilat ishin më pak të vetëdijshëm për shoqërinë për të filluar. Kështu që nuk duhet të jemi shumë të shpejtë për të arritur në përfundimin se macet tona nuk kujdesen nëse njerëzit na lëndojnë. Ajo që ka më shumë të ngjarë është se ata thjesht nuk dinë si ta tregojnë, informon abcnews.al.

Pavarësisht nga popullariteti i tyre, ne ende dimë relativisht pak sesi mendojnë macet. Kërkimet e ardhshme mund të tregojnë se kuptimi i maceve për njerëzit është edhe më i kufizuar sesa ne aktualisht e kuptojmë. Përndryshe, mund të rezultojë se macet janë më të afta të njohin dinamikën shoqërore të njeriut në kontekste të ndryshme.

Por, çfarëdo që të zbulojnë studimet, ne duhet të shmangim lejimin e paramendimeve ose antropomorfizmit që të nxisin interpretimin tonë të sjelljes së maceve. Para se të gjykojmë se macts janë indiferente ose egoiste, së pari duhet të përpiqemi ta shohim botën me sytë e tyre.

The post Pse macet nuk reagojnë keq ndaj dikujt që i lëndon appeared first on Albeu.com.