Lutfi Haziri Archives - Albeu.com

A po afrohet LDK-ja me LVV-në? Analisti zbardh lëvizjet politike pas deklaratës së Hazirit
Pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, për mundësinë e një marrëveshjeje politike lidhur me zgjedhjen e presidentit, janë shtuar debatet për rolin që kjo parti mund të luajë në krijimin e shumicës parlamentare. Duke nënvizuar se mandatet e LDK-së mund të jenë përcaktuese, Haziri la të kuptohet se partia mund të ketë peshë vendimtare në bisedimet e ardhshme politike.

Kjo ka nxitur dilema nëse, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, mund të ketë afrim apo edhe marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, në varësi të përbërjes së forcave në Kuvend dhe nevojës për konsensus institucional.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti vlerësoi se qëndrimi i Hazirit pasqyron një prirje të kryesisë së LDK-së për t’iu afruar LVV-së, me synimin e një koalicioni të mundshëm.

Sipas Mehmetit, kjo linjë veprimi lidhet me faktin se LDK nuk është e interesuar të shkojë në zgjedhje të reja, pasi një zhvillim i tillë mund ta thellojë edhe më shumë rënien e saj.

“Deklarata e Lutfi Hazirit mund të shihet si një formë afrimi ndaj LVV-së, sepse kjo kryesi e LDK-së, me Lumir Abdixhikun në krye dhe Hazirin si nënkryetar, nuk guxojnë ta dërgojnë vendin sërish në zgjedhje, pasi e dinë që do të pësojnë rënie të mëtejshme.Për më tepër, krahu i Përparim Ramës po forcohet gjithnjë e më shumë dhe tentativa e tij për të marrë kontroll të plotë mbi LDK-në është më e afërt se kurrë më parë”.

Analisti theksoi më tej se LDK pritet të synojë një ujdi me LVV-në, pasi kjo, sipas tij, do të ndikonte edhe në qetësimin e situatës së brendshme në parti dhe në forcimin e pozitës së kryetarit aktual.

Megjithatë, ai paralajmëroi se, nëse dy partitë nuk arrijnë marrëveshje, kryesia e LDK-së mund të vihet përballë një presioni të fortë të brendshëm, deri edhe me kërkesa për largim.

“Kështu, deklarata e Hazirit mund të interpretohet si një përpjekje për të arritur me çdo kusht një marrëveshje me LVV-në për pjesëmarrje në qeveri. Sipas kësaj logjike, vetëm një marrëveshje me LVV-në mund ta shpëtojë Abdixhikun nga një sfidim i mundshëm i pozitës së kryetarit të LDK-së.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje dhe nuk formohet koalicion me Vetëvendosjen, atëherë Abdixhiku dhe Haziri mund të përballen me presion të madh brenda partisë, madje edhe me largim nga LDK, pasi pozitat e tyre do të dobësoheshin ndjeshëm. Për këtë arsye, ata po kërkojnë një marrëveshje me LVV-në për të ruajtur pozitat e tyre në parti dhe për të stabilizuar ndikimin e tyre politik”.

Në fund, Mehmeti shtoi se mosformimi i institucioneve dhe dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri do ta rrezikonte vendin me një tjetër proces zgjedhor, gjë që sipas tij do t’i kushtonte më së shumti LDK-së.

“Në të kundërtën, zgjedhjet e reja si pasojë e mosarritjes së marrëveshjes do t’i faturoheshin LDK-së si pengesë, dhe partia mund të pësonte rënie të mëtejshme, duke zbritur edhe nën 10–12 për qind. Në këtë skenar, LDK vështirë se do të mund të rikthehej në një rezultat më të lartë në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, përmbylli Faton Mehmeti për “Bota sot”.

The post A po afrohet LDK-ja me LVV-në? Analisti zbardh lëvizjet politike pas deklaratës së Hazirit appeared first on Albeu.com.