Lutfi Dervishi Archives - Albeu.com

Ironia e Lutfi Dervishit: Opozita duhet ta quaj veten fatlume, “Diellit” s’i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, do t’i lërë pa rroga
Nga; Lutfi Dervishi

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

Republika e Keshilltareve

Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. Nuk janë të zgjuar. Po të ishin, do të kërkonin të më bënin pyetje. Unë thashë se u ndjeva e lënduar, por, të jemi të qartë, jo se opozita nuk kishte besim tek unë, por ngaqë nuk kapën lojën.

Nëse do të kishte ndonjë të mençur në radhët e opozitës, do t’a kuptonte se unë nuk mund të ndihem e lënduar. Unë nuk kam ndjenja. Togfjalëshi “ndihem e lënduar” i takon ministrave prej mishi, atyre që i quajnë “copë mishi me dy sy”. Unë jam Diella, artificiale dhe e programuar.

Opozita duhet të kishte kuptuar se nuk po flisja me “mendjen” time. Po lexoja një tekst që ma kishte shkruar Dielli im. Opozita duhet ta quaj veten fatlume që Diellit tim nuk i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, se do t’i lërë pa rroga. Nejse…

Ajo që më tronditi më shumë sot nuk ishte as duartrokitja e vakët, as shigjetat e opozitës, por ushtria e këshilltarëve. Dielli, ka 39 këshilltarë e ndihmës. Kryetarja e Parlamentit në largim kishte 17 këshilltarë dhe ekspertë. Çdo ministër, çdo drejtor, çdo agjenci ka këshilltarët e vet, ndihmësit e vet, ekspertët e vet. Nuk jam shumë e sigurtë nëse në këtë vend ka më shumë qytetarë apo këshilltarë?

Më lind e drejta të pyes veten: sa këshilltarë do të kem unë? A do të kem kohë t’i këshilloj të gjithë? Po ministrat dhe drejtorët ku e gjejnë kohën për të këshilluar këshilltarët? Po unë Diella a do të jem e denjë që të bëhem këshilltarja e 40-të e Diellit tim?

Në ditën time të parë të punës mësova se drejtori i ujësjellësit kishte plot 30 këshilltarë. Por ujë nuk ka. Çfarë mund të këshillojnë 30 këshilltarë për një rubinet bosh?

Mos duhet t’a nis punën time duke numëruar këshilltarët? A ka më shumë qytetarë në këtë vend, apo më shumë këshilltarë?

Po unë, sa këshilltarë duhet të kem? Tani nuk jam më një asistente e rëndomtë që u përgjigjet pyetjeve banale në e-Albania. Tani jam ministre në qeverinë shqiptare. Ministre në Republikën e Këshilltarëve.

Por, do bëj gjithçka mundem të bind të pabindurit se unë jam rast unik, jo si thuhet se, Dielli lind dhe perëndon!

The post Ironia e Lutfi Dervishit: Opozita duhet ta quaj veten fatlume, “Diellit” s’i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, do t’i lërë pa rroga appeared first on Albeu.com.

Republika e Diellës
nga Lutfi Dervishi

S’i zgjidhëm dot hallet, paskan qenë të thella,

Por që sot e tutje do na i zgjidhë Diella.

S’ka më dhimbje koke, marrje mendsh, të vjella,

Për shëndetësinë do të përgjigjet Diella.

Ujë do ketë kudo, madje dhe në kështjella,

Drejtor i ujësjellësit do të jetë vetë Diella.

Aromë pesticidesh nuk do të ketë më gjella,

Fermerët në ara do i bëjë zap Diella.

Edhe pa mbjellur do ketë veç të vjela,

Rroftë e qoftë përjetë ministresha Diella.

Zyrtarët do të sillen si nuse në tela,

Kontrollin e tyre do ta bëjë Diella.

Asnjë minator s’do të vdesë në zgafella,

Kromin tash e tutje do ta nxjerrë Diella.

S’ka më përleshje, akuza të ndërsjella,

Moderatore debatit do të jetë vetë Diella.

S’do sillemi si njerëz t’sapo dalë nga shpella,

Edukatën  civile do të na e mësojë Diella.

Reforma në drejtësi – tani ciao Bela,

Vendimet tak-fak do t’i japë Diella.

I mbyllim dhe kapitujt sa të vijë Kërshëndella

Punën me Brukselin do na e bëjë Diella.

Shpejt në UNESCO – do jetë fustanella,

Trashëgiminë tonë do na e ruajë Diella.

7 ditët e javës tani do të jenë të diela,

Boll punuam ne, le të punojë Diella.

The post Republika e Diellës appeared first on Albeu.com.

Muskujt kundër mendjes
Nga; Lutfi Dervishi

Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i RENEAs mbi çatitë alpine.

Ku ishte polici, inspektori, deputeti, kryeplaku, kryetari i bashkisë kur hapeshin themelet?

Pse shteti zgjohet vetëm kur përfundon çatia?

Zgjidhja? Dhunë. Madje sa më spektakolare.

Dhe nga malet dhuna zbret në studio. Zënka reale dhe të stisura. Për audiencë.

Dhunë në TV.

Dhunë në Parlament.

Dhunë në shkollë.

Dhunë në familje.

Dhunë online.

Një gjol komentuesish, që “në vend të truve kanë byk”, mezi presin të zbrazin mllefin.

Nuk ka vend për argument e logjike.

Një filozof francez thotë se dhuna është treguesi më i vërtetë i mungesës së fjalorit. Komunikimi shndërrohet në konfrontim.

Idhujt e rinj janë të fortit.

E kemi bërë dhunën pjesë të gjuhës, sjelljes, dhe pjesë të zgjidhjes.

Nuk flasim, godasim.

Nuk dëgjojmë, bërtasim.

Nuk bindim, kërcënojmë.

Në vend të fjalës, kemi grushtin.

Në vend të mendjes, kemi muskujt.

Dhunë verbale

Dhune psikologjike

Dhunë fizike!

Dhe arroganca e të fortit shfaqet sa te polici halabak që godet një 18-vjeçar (dhe nuk kërkon as ndjesë) deri te ligjvënësit pa tru dhe pa nder që miratojnë me dhunën e kartonit ligje në dëm të interesit publik.

Dhuna sjell dhunë!

Është më lehtë të sundosh një turmë të frikësuar për bukën e gojës, sesa qytetarë të vetëdijshëm.

Edhe tradita nuk na ndihmon shumë : “kush të rreh, të do”, “dajaku ka dalë nga xheneti”…

Fjala e ka humbur vlerën. Edukimi duket demode. Injorantët janë më të bindur se kurrë dhe budallenjtë kanë marrë kot.

Lajmi mirë është që disa libra ende shiten për t’u përdorur si aksesor në plazh.

The post Muskujt kundër mendjes appeared first on Albeu.com.

Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi?
Nga; Lutfi Dervishi

Këshilltar për burimin e ujit, që të ruajmë origjinën shqiptare të ujit

Këshilltar për basenin e ujit.

Këshilltar për klorifikimin.

Këshilltar për tubat kryesorë.

Nga Lutfi Dervishi

Këshilltar për burimin e ujit, që të ruajmë origjinën shqiptare të ujit

Këshilltar për basenin e ujit.

Këshilltar për klorifikimin.

Këshilltar për tubat kryesorë.

The post Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi? appeared first on Albeu.com.

Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime
Nga; Lutfi Dervishi

“U trondita jashtë mase… videon nuk munda ta shoh”.

Fjalët e nënës së 14-vjeçarit te vrarë në nëntor 2024, nuk janë thjesht rrëfim dhimbjeje. Janë aktakuza e fortë ndaj një akti që duhej të ishte profesional.

Pak orë pas publikimit të pamjeve ku shihej vrasja, gazetari që e publikoi i pari tha se “ishte mes dy vendimeve: profesionalizmit dhe zbardhjes së ngjarjes”. Zgjodhi këtë të fundit. “E publikova që të mos lihej në harresë dhe të bëhej drejtësi,”tha ai, duke marrë përsipër përgjegjësinë. Por a është publikimi i videos së një të mituri, në momentet e fundit të jetës, mënyra për të kërkuar drejtësi?

Në këtë rast gazetari ndoshta ka patur parasysh disa precedentë që nëse nuk ushtron presion ndaj drejtësisë, drejtësia mund të deformohet.

Është ende i freskët rasti i K. Rashes ku policia tentoi të manipulonte vrasjen e të riut dhe të fajësonte viktimën. Ishte presioni medias dhe publikut që u ndal manipulimi dhe dha dorëheqjen ministri Brendshëm

Edhe për ngjarjen tragjike keqinformimi dhe manipulimi nuk munguan. Kryeministri ngriti një fushatë të tërë të gënjeshtërt sikur TikTok ishte fajtor për ngjarjen dhe po ashtu shumë detaje të para në raportim nuk ishin të sakta.

TikTok u mbyll me vendim të qeverisë për një vit, ndërsa dosja e vrasjes së 14 vjecarit është në gjykatë.

Një motiv i gazetarit dhe mediave që e ri publikuan mund të ketë qenë nevoja për presion mbi drejtësinë për të bërë drejtësi dhe jo për të vrarë për herë të dytë viktimën dhe familjarët e tij.

Ligji, etika dhe kufiri që u kalua

Publikimi i pamjeve ishte në shkelje të hapur të kodit të etikes së gazetarit, që kërkon mos publikimin e çdo materiali që ka të bëjë me të miturit veçanërisht pa pëlqimin e familjes. Po ashtu, Kodi i Transmetimit i AMA-s, Ligji për median audiovizive, dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës, ndalojnë përhapjen e pamjeve të dhunshme që cënojnë privatësinë e të miturve dhe dinjitetin e tyre.

Në këtë rast ishte një publikim që është pjesë e dosjes hetimore që ekspozoi dhimbjen e një familjeje dhe krijoi një precedent: sa më e tmerrshme pamja, aq më e klikueshme ngjarja.

Në një vend tjetër në kontinent, në redaksitë prestigjioze si BBC apo agjencitë si Reuters, ky material nuk do të ishte publikuar pa mbrojtjen maksimale të identitetit dhe vetëm në rast të një interesi publik të jashtëzakonshëm.

Në BBC, pamje të viktimave të mitura publikohen vetëm kur interesi publik është “jashtëzakonisht i lartë” dhe gjithmonë duke mbrojtur identitetin. Kodi i redaktorëve në Britani kërkon që mediat të sillen me diskrecion në rastet e dhimbjes e tronditjes.

Udhëzimet e UNESCO-s e thonë qartë: “Minimize harm” (minimizo dëmin).

Publikimi i videos së 14 vjecarit në momentet e fundit të jetës së tij nuk është rasti i parë, por është ndoshta një rast tjetër i rëndë ku hapen diskutime etike.

Raste të ngjashme në të kaluarën (TikTok, Fier, Elbasan) janë ndëshkuar nga AMA me gjoba apo paralajmërime.

Rastet e mëparshme duhej të kishin shërbyer si mësim, por duket se memoria institucionale dhe ajo profesionale nuk është shumë e fortë. Në vitet e fundit kemi parë plot raste, që prodhuan të njëjtat debat etik, të njëjtat komente dhe më pas… të njëjtën heshtje. Shpesh ndëshkimi i rregullatorit është simbolik: një paralajmërim, një gjobë që nuk tremb askënd, ndërsa plagët që hapen në publik janë të thella dhe të përsëritura.

Ngjarjet tragjike janë pjesë e jetes. Është detyrë e medias raportimi i tyre.por në dallim nga publikimet në rrjetet sociale prej profesionistëve pritet me shumë. Me shumë etike dhe pergjegjshmeri.

Ky rast mund të shërbejë si pikë kthese, por mund të jetë edhe episodi radhës që harrohet deri në ngjarjen tjetër të kobshme.

Në një epokë ku videot brutale janë bërë si steroidë për trafikun online, redaksitë shpesh po rrezikojnë ta ngatërrojnë “interesin publik” me “interesin për publik”. Ndërsa Kodi i Etikës thotë se mediat ekzistojnë për t’i shërbyer publikut, jo kuriozitetit të tij. Ngjarja e 14 vjecarit na la një shije të hidhur: Ligjet dhe institucionet ekzistojnë, por mungojnë muskujt etikë për t’i zbatuar në kohë reale.

Në kohën e videokracise, lipsen protokolle të forta për videot me viktima: sfumim imazhi dhe verifikim dhe gjithnjë pyetja e vjetër: nëse do të ishte i përfshirë në këtë ngjarje një i njohur/familjari im si do të veproja unë?

Në mjedisin e ri teknologjik, gazetarët nuk konkurrojnë vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me algoritmet. Rrjetet sociale dhe platformat digjitale si TikTok apo YouTube janë bërë terrene ku dhimbja kthehet në përmbajtje, trauma në “trend” dhe viktimat në objekte konsumimi vizual. Inteligjenca Artificiale shton edhe një shtresë tjetër rreziku: manipulimi i pamjeve dhe përhapja virale e lajmeve të rreme ndodh më shpejt se kurrë. Në këtë realitet, profesionistet e medias jo vetëm duhet të informojnë, por edhe të filtrojnë, e të mos jenë rob të algoritmit. Detyra për të “mos bërë dëm” bëhet gjithnjë më e vështirë, por edhe më jetike.

Në rastin konkret çengeli debatit mbetet “drejtësia”

Por a duhet që drejtësia të kërkohet përmes imazheve tronditëse, apo duhet të presim institucionet që të funksionojnë dhe media të ruajë dinjitetin njerëzor? Kur një video shfaq vdekjen e një fëmije mund të ndihmojmë që drejtësia të bëhet, por në këtë rast është dhe abuzim me dhimbjen.

Nëse media nuk e mbron dot dinjitetin e një fëmije që nuk mund të flasë më, si do të mbrojë të drejtën e publikut për të qenë i informuar në mënyrë njerëzore, të ndershme dhe profesionale?

E ardhmja kërkon një rishikim të thellë të marrëdhënies mes mediave, institucioneve dhe teknologjisë. Duhet një marrëveshje e re morale: një kod etik që të zbatohet realisht dhe një kuadër më i qartë ligjor për përdorimin e përmbajtjeve të ndjeshme.

Jo gjithçka që mund të publikohet, duhet të publikohet.

Disa gjëra duhen lënë në heshtje, jo nga frika, por nga respekti.

The post Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime appeared first on Albeu.com.

Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël
Nga: Lutfi Dervishi

PS feston përvjetorin

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël.

PS-ja ka hyrë në mandatin e katërt të qeverisjes (16 vjet). Edhe 16 vjet dhe feston 100-vjetorin e themelimit.

Në 84 vjet, vetëm 3 kryetarë. Edhe Vatikani me 8 Papë gjatë kësaj kohe duket më demokratik në rotacion…

Një parti që e ka hequr emrin “PPSH”, por ende s’e ka hequr dot mallin për të qenë parti e vetme.

Nga Partia e Punës tek Partia Socialiste, ndryshoi emrin, por nuk ndryshoi zakoni i fitoreve plebishitare.

Është e majtë në emër, e qendrës në retorikë, dhe e djathtë në politikat ekonomike.

Është partia që luftoi kundër pluralizmit… dhe tani kujdeset që mos të ketë pluralizëm.

Të rilindësh do të thotë se paske ndërruar jetë njëherë. Ka rilindur aq herë sa do ta kishte zili edhe Feniksi.

Nga “partia e klasës punëtore” u bë partia e “oligarkëve”.

Është gjithmonë “në krizë”, por ushqehet nga krizat dhe kurrë nuk bie nga pushteti.

The post Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël appeared first on Albeu.com.

Udhëtimi i pambaruar
Nga; Lutfi Dervishi

Udhëtimi i pambaruar

Kur Moisiu u paraqit para Faraonit në Egjipt, ai kërkoi lirimin e popullit të tij pas 400 vitesh skllavëri.

Në oborrin mbretëror, ku faraonët besonin se ishin zotër mbi tokë, kërkesa për liri tingëllonte si çmenduri. Por Moisiu nuk u ndal.

Ai solli murtajat, shndërroi ujin në gjak, mbushi Egjiptin me bretkosa, e zhyti vendin në errësirë në një përballje epike mes perandorisë dhe shpresës për liri. Moisiu kishte mbështetjen e Zotit.

Dhe kur deti u hap si portë e shpëtimit, ai udhëhoqi popullin drejt lirisë, duke kaluar me ta në bregun tjetër.

Sipas hartave të kohës, rruga nga Egjipti në Tokën e Premtuar ishte rreth 4 ditë në këmbë. Por udhëtimi zgjati 40 vjet.

Pse?

Që ditën e parë të udhëtimit, njerëzit nisën me ankesat: “Ku është buka?” “Ku është uji?” “Te Faraoni të paktën kishim për të ngrenë!”

Gjatë rrugëtimit, Moisiu u ngjit në malin Sinai për të marrë e gdhendur, ligjet e drejtësisë, 10 urdhëresat!

Po kur zbriti, e gjeti popullin e tij duke vallëzuar rreth një viçi të artë, idhulli që simbolizonte të kaluarën.

I dëshpëruar dhe i zhgënjyer, Moisiu ra në gjunjë, ngriti sytë drejt qiellit dhe pyeti:

O Zot, kur do të bëhen njerëz këta?

Përgjigja që erdhi nga lart ishte e ftohtë dhe e pamëshirshme:

Derisa të vdesë dhe i fundit që ka lindur në skllavëri…

Kështu, endja e hebrenjve në shkretëtirë zgjati 40 vjet, jo për shkak të distancës, por për shkak të trashëgimisë së frikës dhe nënshtrimit, të cilat duheshin zhdukur para se një popull i zgjedhur të shkelte në Tokën e Premtuar.

The post Udhëtimi i pambaruar appeared first on Albeu.com.

Fushata dhe funerali i TV
Nga; Lutfi Dervishi

Zgjedhjet e 11 Majit nuk janë vetëm prova e zjarrit për 11 partitë/ koalicionet, por po paralajmërojnë edhe fundin tragjik të televizionit si pushtet i katërt.

Dhjetë ditë para heshtjes zgjedhore dhe njëmbëdhjetë ditë para ditës së votimit, Kryeministri Rama nuk është shfaqur në asnjë studio televizive. Zero. Debat jo e jo, por as intervistë/bisedë. Nuk ka pse. Nuk ka nevojë.

Nuk është thjesht Rama që ka zgjedhur ta braktisë median tradicionale, është vetë televizioni që ka hequr dorë nga misioni i tij.

Fushata nuk raportohet më nga gazetarët, por nga partitë. Rama komunikon me publikun direkt dy herë në javë në Facebook dhe Instagram, përmes rubrikës “Sy më sy”. Fundjavave, me “Flasim”, podcastin e tij personal. Po televizionet? Ritransmetojnë.

Bën copy-paste. Bëjnë sikur bëjnë lajme dhe sot ngrenë duart lart si një notar pa ujë.

A janë këto zgjedhjet e para ku televizioni është në koma?

E kemi parë gjatë këtyre javëve: fushatë, pa gazetarë në terren, pa studio me protagonistë e debate reale.

Televizionet po kthehen në limonë të shtrydhur gati për t’u flakur në kosh.

Por, e vërteta është edhe më e hidhur: televizionet nuk janë viktima, janë bashkëpunëtorë. Humbën besueshmërinë duke u kthyer në megafonë të politikës, duke i shërbyer pushtetit, në vend që ta sfidonin atë.

TV shpërdoroi besimin kur të gjithë nga mëngjesi në mëngjes “zbuluan” bisedat në studio…, ku i papuni pyetet si kryeministër dhe firauni si të jetë profet.

Ç’është sot një emision politik? Marrim dy “andej”, dy “ketej”, u japim nga një gotë ujë dhe presim cirkun pa akrobatë. Fjalë të mëdha, akuza bajate, të revoltuar me telekomandë, por asnjë ide, asnjë përplasje të vërtetë mendimi, asnjë debat ku fiton logjika, asnjë analizë, asnjë koment për të qenë. Llomotitje.

Në një mjedis të tillë, llokoçitje liderët politikë, logjikisht, nuk kanë më nevojë për televizionet. I bëjnë vetë të gjitha: edhe fushatat, i montojnë vetë videot, i shpërndajnë vetë në rrjetet sociale, ndërsa televizioni bëhet thjesht pasqyrë e sheshtë që reflekton vetëm atë që pushteti dëshiron të tregojë.

Lideri raporton për veten. Gazetarët raportojnë për liderin.

Është një fakt brutal: sot partitë dhe kandidatët shpenzojnë më shumë para për reklama dhe prezencë në rrjetet sociale, sesa në TV. Jo aq për faktin se platformat online janë më të lira, por sepse televizioni ka humbur besimin dhe për rrjedhojë edhe pushtetin që kishte!

Në shumicën e edicioneve të lajmeve, sot sheh “lajme” që i ngjajnë deleve që i qeth një bari: “Lajme” me të njëjtin këndvështrim, me të njëjtin sinkron, me të njëjtin titull, me të njëjtën narrativë!

A ka më shpresë?

Nëse ndonjë ende ka ndërmend të mbijetojë, ka vetëm një rrugë: të refuzojë servilizmin dhe të rifitojë të drejtën për të pyetur, për të vënë në siklet, për të kërkuar llogari. Të heqë dorë nga modeli i talk-show-t fast-food dhe të kthehet te gazetaria e vërtetë.

Ose shoshit premtimet dhe hulumton, ose përfundon si një relikë muzeale, një “dekor” që vjen nga koha kur fjala kishte peshë dhe media pushtet.

Në të kundërt, duhet të pranojmë: pushteti i katërt është në vdekje klinike. Dhe vdekja nuk po vjen nga një atentat brutal. Është më shumë tentativë vetëvrasjeje. E ngadaltë. E turpshme. Pa asnjë tentativë për shpëtim.

The post Fushata dhe funerali i TV appeared first on Albeu.com.

Lutfi Dervishi: Një parti që gjithmonë ka menduar për Shqipërinë…
Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, Shqipëria do të kishte marrë dhenë prej kohësh.

Një parti që gjithmonë ka menduar thellë, shumë thellë… ndoshta më thellë se duhet.

Më 1992 ishte e vetmja parti që shprehte rezerva, për faktin që Shqipëria ishte vendi i parë i Lindjes që po nënshkruante marrëveshje me NATO-N.

Me 1995 kjo parti, mendonte se “molla ende nuk ishte pjekur” për anëtarësimin në Këshillin e Europës.

Në 2006, kur Shqipëria firmoste marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE, deputetët e saj i ranë bilbilave në Parlament.

Në 2009, NATO për ta nuk ishte Aleanca Atlantike, por thjesht “NATA”.

Në 2010, kjo parti ishte kundër liberalizimit të vizave. Pse? Sepse sipas tyre, 1 milion shqiptarë do të iknin menjëherë në Europë! Dhe pastaj, kush do votonte?

Në 2012, kjo parti nuk i votonte tre ligje që i duheshin Shqipërisë për të marrë statusin kandidat për BE.

Jo për inat të BE-së, por sepse kishin hallin e madh të “kryetarit të qarkut të Fierit”. Qarku, e dini vetë, është epiqendra e gjeopolitikës globale.

Shqipëria ka patur gjithmonë një parti që sa herë ka qenë në opozitë, ka marrë vendime në përputhje me interesin kombëtar !

Dhe pikërisht kjo parti na premton jo standarde, as vlera, as jetesë, as arsim, as shëndetësi, as paga e pensione si të BE, por vetëm pasaportë me 12 yje!

The post Lutfi Dervishi: Një parti që gjithmonë ka menduar për Shqipërinë… appeared first on Albeu.com.

Lutfi Dervishi ironizon fushatën e Partisë Socialiste: Bukën do ta blini, cirku falas
Këtë të shtunë, Partia Socialiste hapi fushatën elektorale në Tiranë në sheshin Skënderbej në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Një hapje fushate që dukej më shumë si një konkurs vallesh dhe kërcimi se një aktivitete politik. Dhe ku binte në sy një braktisje totale nga qytetarët.

Përmes një reagimi në “Facebook”, analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka shkruar shkurt duke e ironizuar hapjen e fushatës së Partisë Socialiste.

“Cirk dhe bukë. P.S. Bukën do ta blini. Cirku falas”, ironizon gazetari Dervishi.

The post Lutfi Dervishi ironizon fushatën e Partisë Socialiste: Bukën do ta blini, cirku falas appeared first on Albeu.com.