luna methasani Archives - Albeu.com

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, vajza e Defrim Methasanit jep mesazhin e fortë…
Luna Methasani, vajza e komentatorit sportiv Defrim Methasani, ka fituar betejën me tumorin. Përmes një postimi të gjatë në “Facebook”, Luna tregon çastet e vështira që ka kaluar, ndërsa jep mesazhe të forta për jetën e për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje të tilla.

Beteja 1-vjeçare, Luna thotë, se i mësoi se jeta është shumë e shkurtër për t’i lënë gjërat për nesër. Ajo shkruan se shoqëria ka harruar të jetojë e arratisur pas ekranit të smartphone.

Një mesazh shprese, Luna e ka për të gjithë ata që vuajnë nga tumoret, ndërsa u thotë të mos e humbasin kurrë shpresën.

“Mos e humbisni kurrë shpresën, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzës që të frymëzon. Dielli do të dalë përsëri pavarësisht rrebeshit që po përballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet”, shkruan Luna Methasani.

Mesazhi i plotë i Luna Methasanit:

Ti je e fortë Luna!

Kjo ishte fraza që kam dëgjuar më shumë vitin e fundit, aq shume sa më duket se është më e dëgjuara në të gjithë jetën time, nga të njohur e të panjohur që u solidarizuan me mua në luftën me kancerin. Sa peshe mbante kjo fjali kur e dëgjoja, sepse përtej luftës psikologjike me veten, unë duhet të buzëqeshja dhe tregohesha e fortë për familjen time edhe kur nuk ndihesha e tillë, e t’i siguroja ato se ajo sëmundje e egër që kafshon jetën me shpejtësi skëterrë, mua s’do të më mundte dot! Kisha dëgjuar plot raste suksesi që më bënin të ndihesha optimiste edhe pse e dija që fati është i paracaktuar… por më dhembte zemra për të gjithë ata që e humbën këtë luftë, apo diagnostikoheshin si raste të reja paralelisht me mua! I kuptoja plotësisht vuajtjet, portretin me lot apo dhimbjen që pllakosej në sytë e tyre që kërkonin pafajësisht një rreze shprese për jetën!

Kam preferuar ta kaloj në heshtje dhe në qetësinë time këtë situate aspak të zakonshme e plot me siklete. Por s’mund të jem indiferente ndaj qindra mesazheve që kam marr unë dhe familja ime apo lutjeve që keni bërë për mua, ju jam thellësisht mirënjohëse. Çdo lutje e përzemërt, çdo ndihmë e juaja morale dhe financiare nga miqtë e farefisi, ka qenë një gur i rëndësishëm në themelin e fortë që ndërtova për një fillim te ri!

1 vit betejë e shoqëruar me qindra pacientë në pavijonin e onko-hematologjisë, më mësoi që jeta është shume e shkurtër për t’i lënë gjërat nesër dhe se ne njerëzit, e ngarkojmë veten apo ushqejmë shqetësime të kota në kokën tonë, edhe për ato gjëra që nuk i kemi aspak në dorë, apo s’do të ndodhin ndonjëherë. Shëndeti është bekimi më i madh që kemi, e vetëm kur na mungon, ia kuptojmë vlerën! Duke nxituar pas punës, streseve që na ngarkon shoqëria ku jetojmë, monotonisë që na mbyt e kërkojmë të arratisemi pas ekranit të smartphone, ne kemi harruar të jetojmë, të ecim zbathur në natyrë, të ndjekim një pasion të hershëm, të provojmë një sport të ri apo të bëjmë diçka për veten tonë!

Fale Zotit dhe mjekëve, tani për tani betejën e fitova, por më e rëndësishmja është lufta që vjen pas! Të jetuarit e kemi në dore ne, duke e shijuar e duke i buzëqeshur momenteve të bukura që na krijojnë kujtimet me njerëzit që duam! Lutem për të gjithë ata që po përjetojnë të njëjtën situatë, mos e humbisni kurrë shpresën, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzës që të frymëzon. Dielli do të dalë përsëri pavarësisht rrebeshit që po përballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet.

The post Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, vajza e Defrim Methasanit jep mesazhin e fortë… appeared first on Albeu.com.

E bija në luftë për jetën prej 6 muajsh, gazetari merr surprizën: M’u duk si fletë-dalja nga spitali dhe kthimi i saj në shtëpi
Familja e gazetarit të mirënjohur sportiv, Defrim Met’hasani, po kalon një periudhë jo të mirë.

Vajza e tij, Luna, prej 6 muajsh ndodhet për kurim në Berlin, pasi vuan nga një sëmundje.

Ndërsa jeta e gazetarit është ndarë mes Berlinit dhe Tiranës, ai ka gjetur mundësinë të kthehet në vendlidje, Dibër, ku dhe është përballur me një surprizë të bukur.

Atij iu dhurua një pikturë me portretin e vajzës, për të cilin gazetari shkruan se iu duk si një fletë – dalje nga spitali dhe kthim në shtëpi i vajzës.

“Post veprimtarisë shumë emocionuese :”Rikthim në fëmijëri” realizuar me shumë sukses në Shkolla Ajet Ndreu në Sllovë të Dibrës, një dhuratë surprizë më përloti dhe më la pa fjalë… Kolegu dhe miku im i mirë Isuf Myrtaj, kish realizuar mjeshtërisht me piktorin Avni Çela, një vepër artistike dedikuar vajzës sime Luna D. Methasani e cila prej gjashtë muajsh ndodhet për kurim në Berlin të Gjermanisë. Mu duk se piktura ishte fletë-dalja nga spitali dhe rikthimi i saj në shtëpi. Shumë falenderime Isuf ty për idenë, mendimin dhe gjestin, piktorit duar artë për punën e bukur, por dhe miqve gazetarë Bashkim Tufa, Rrok Preçi, Moisi Dalipaj, Altin Sulce, Eno Skarço dhe Jonuz Hallaci, që erdhët nga Tirana dhe ishit të pranishëm në ish shkollën ku unë mësova dhe mora të parën dashuri për njerëzit dhe vendin, duke dashur ti rikthej respektin dhe mirënjohjen time…”, shkruan ai.

The post E bija në luftë për jetën prej 6 muajsh, gazetari merr surprizën: M’u duk si fletë-dalja nga spitali dhe kthimi i saj në shtëpi appeared first on Albeu.com.