Lumir Abdixhikun Archives - Albeu.com

Kandidatura e Bekim Sejdiut, sfidë për unitetin e LDK-së dhe autoritetin e Abdixhikut
<html><head></head><body>

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Kosovës, duke tentuar t’i japin fund krizës dhe bllokadës së gjatë institucionale.

Megjithatë, marrëveshja mes dy subjekteve politike nuk garanton se kandidatura do të marrë votat e nevojshme në Kuvend. LVV dhe LDK numërojnë gjithsej 71 deputetë, ndërsa në dy raundet e para kërkohen 80 vota.

Për arritjen e këtij numri, rëndësi të veçantë pritet të kenë deputetët e komuniteteve joshumicë, disa prej të cilëve kanë deklaruar se e mbështesin Sejdiun.

Brenda LDK-së, kundër marrëveshjes ka dalë publikisht deputeti dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti. Ndërkohë, PDK-ja ka njoftuar se nuk do ta votojë kandidaturën.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se partia e tij nuk është pjesë e marrëveshjes dhe se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar.

Qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe AAK-ja. Kryetari i saj, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia nuk ndihet e obliguar nga marrëveshjet e subjekteve të tjera dhe ka rikujtuar se pozicioni i AAK-së është bërë i qartë që nga 7 qershori.

Si rrjedhojë, edhe pas dakordimit mes LVV-së dhe LDK-së dhe mbështetjes së disa deputetëve të komuniteteve, sigurimi i 80 votave mbetet pengesa kryesore për zgjedhjen e Bekim Sejdiut.

Jakupi: Abdixhiku përballet me testin kryesor politik

Analisti politik Zejnullah Jakupi thotë se debati për Bekim Sejdiun nuk lidhet vetëm me përshtatshmërinë e tij për postin e Presidentit. Sipas tij, kandidatura është përfshirë në përplasjet e brendshme të LDK-së dhe në marrëdhëniet politike të kësaj partie me Vetëvendosjen.

Jakupi vlerëson se Sejdiu është shndërruar në simbol të kursit politik të ndjekur nga Lumir Abdixhiku, veçanërisht të marrëveshjes me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Ai thekson se një pjesë e kundërshtimeve në LDK nuk burojnë domosdoshmërisht nga figura e kandidatit, por nga mospajtimi me orientimin e ri politik të partisë dhe me mundësinë që ajo të bëhet pjesë e një zgjidhjeje që do t’i krijonte Kurtit mundësi për të udhëhequr qeverinë.

Sipas tij, për këtë arsye duhet dalluar kundërshtimi personal ndaj Sejdiut nga refuzimi i marrëveshjes politike dhe i drejtimit që po merr LDK-ja.

Në aspektin parlamentar, Jakupi shpjegon se rezultati varet nga shkalla e unitetit të LDK-së dhe nga votat e komuniteteve. Ai shton se PDK-ja dhe pjesa tjetër e opozitës mund të ndikojnë përmes votës, mungesës ose bojkotit, ndërsa kalimi në raundin e tretë do ta lehtësonte zgjedhjen për Vetëvendosjen.

“Vetëvendosja ka 53 deputetë, ndërsa LDK-ja 18, që do të thotë se bashkë arrijnë në 71 vota. Meqë në dy raundet e para kërkohen 80 vota, marrëveshja VV–LDK nuk mjafton pa mbështetjen e komuniteteve”, ka deklaruar Jakupi.

Ai vlerëson se, nëse LDK-ja qëndron kryesisht e bashkuar dhe siguron shumicën e 18 deputetëve të saj, zgjedhja e Sejdiut mund të realizohet me votat e komuniteteve.

Por situata do të ndërlikohej nëse një numër i konsiderueshëm i deputetëve të LDK-së do të votonin kundër ose nuk do të merrnin pjesë në proces. Në rast se katër deputetë të LDK-së nuk e mbështesin kandidatin, dy partitë do të kishin 67 vota dhe do t’u duheshin edhe 13 vota nga komunitetet për të arritur kuotën prej 80 votash.

Jakupi e konsideron të rëndësishëm edhe qëndrimin e opozitës, veçanërisht atë të PDK-së, e cila ka 22 deputetë. Sipas tij, PDK-ja nuk është e detyruar ta votojë Sejdiun për të ndikuar në proces, pasi mungesa ose pamundësia për të krijuar kuorum në dy raundet e para mund të përdoret si mjet politik.

Megjithatë, analisti vëren se bojkoti i opozitës mund të mos mjaftojë nëse procesi kalon në raundin e tretë. Në këtë fazë nevojiten 61 vota, ndërsa Vetëvendosjes, me 53 deputetë, do t’i duheshin teorikisht vetëm tetë vota shtesë.

“Testi kryesor politik i kësaj situate është për Lumir Abdixhikun. Nëse ai e mban shumicën e Grupit Parlamentar të LDK-së të bashkuar rreth marrëveshjes, do të tregojë se e ka nën kontroll politik partinë dhe se LDK-ja mund të ndikojë në vendimmarrje edhe përballë një force shumë më të madhe si Vetëvendosja”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërsa, nëse një pjesë e madhe e deputetëve të LDK-së e refuzon marrëveshjen, sipas Jakupit, çështja nuk do të mbetet vetëm te kandidatura e Sejdiut, por do të shndërrohet në krizë të autoritetit të kryetarit të partisë.

Jakupi e përshkruan procesin si një përballje në dy plane. Në nivel institucional bëhet fjalë për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa në nivel partiak diskutohet drejtimi i ardhshëm i LDK-së.

Sa u përket pretendimeve se krahu kundërshtues ndaj Abdixhikut ndikohet nga PDK-ja, ai thotë se mund të ketë përputhje interesash politike ose konvergjencë objektive me interesat e PDK-së, edhe nëse nuk ka koordinim formal.

“Pyetja përfundimtare nuk është vetëm nëse Bekim Sejdiu do të zgjidhet President. Thelbi është nëse Lumir Abdixhiku do të arrijë ta ruajë unitetin e LDK-së dhe ta shfrytëzojë marrëveshjen me Vetëvendosjen për ta rikthyer partinë në qendër të vendimmarrjes politike”, ka përfunduar Jakupi.

Makolli: Kundërshtimet në LDK lidhen edhe me raportet me Vetëvendosjen

Analisti politik Vesel Makolli, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, e ka kritikuar situatën në Kuvendin e Kosovës, të cilën e ka cilësuar si një “teatër” me pasoja të rënda për vendin.

Makolli ka shprehur shqetësim për zgjatjen e krizës institucionale dhe ka kritikuar Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin, duke thënë se nuk kanë treguar angazhim të mjaftueshëm për kapërcimin e përçarjeve brenda LDK-së.

Sipas tij, në një situatë të tillë nevojiten dialogu, sqarimi i qëndrimeve dhe përpjekje konkrete për ruajtjen e unitetit të grupit parlamentar, në mënyrë që përçarjet të mos ndikojnë në krijimin e institucioneve.

Ai ka thënë se disa deputetë të LDK-së po e kundërshtojnë Bekim Sejdiun pasi e konsiderojnë atë kandidat jo-konsensual dhe të lidhur me vullnetin e shumicës.

Makolli ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, Vetëvendosja po e trajton procesin, duke paralajmëruar se zvarritja e afateve dhe mungesa e sqarimeve mund ta zgjasin krizën institucionale dhe të çojnë në zgjedhje të reja.

Ai ka vlerësuar se Sejdiu, duke qenë profesionist i së drejtës dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, duhej ta trajtonte më seriozisht shkeljen kushtetuese që, sipas Makollit, është shkaktuar nga Vetëvendosja përmes shtyrjes së panevojshme të afateve dhe mungesës së komunikimit të duhur me LDK-në.

Sipas analistit, paraqitja e kandidatit ka lënë përshtypjen se nuk bëhet fjalë për një figurë që synon bashkimin e forcave politike në Kuvend, por për një kandidaturë të afërt me vullnetin e shumicës.

Makolli ka theksuar se mbledhja e sotshme e Kryesisë së LDK-së do të jetë vendimtare për krijimin e institucioneve ose për vazhdimin e ciklit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Kundërshtimi i disa deputetëve të LDK-së nuk lidhet vetëm me anën personale të kandidatit. Ai ka të bëjë edhe me raportet mes dy partive. Kandidatura e Bekim Sejdiut nuk është konsensuale në kuptimin e plotë të fjalës dhe nuk përfaqëson interesat politike e parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj”, ka deklaruar Makolli.

</body></html>

The post Kandidatura e Bekim Sejdiut, sfidë për unitetin e LDK-së dhe autoritetin e Abdixhikut appeared first on Albeu.com.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut, Osmani: Do të flasim pas përfundimit
<html><head></head><body>

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kanë shkuar për të zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Takimi pritet të nisë në orën 18:00, ndërsa raportohet se tema kryesore e diskutimit do të jetë zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

Abdixhiku nuk është deklaruar para mediave pas nisjes së takimit dhe nuk ka zbuluar hollësi për emrin që mund të propozohet për postin e presidentit.

E pyetur nga gazetarët, ish-presidentja Vjosa Osmani është përgjigjur shkurt, duke thënë se do të flasin pasi takimi të ketë përfunduar.

Ky takim zhvillohet ndërkohë që subjektet politike po diskutojnë për arritjen e një zgjidhjeje lidhur me çështjen e presidentit, me synimin për të parandaluar thellimin e mëtejshëm të ngërçit politik.

</body></html>

The post Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut, Osmani: Do të flasim pas përfundimit appeared first on Albeu.com.

Abdixhiku: Shtatë ministra të Kurtit kanë shkelur Kushtetutën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se janë disa ministra të Qeverisë Kurti II që kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës.

“Janë 7 ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese dhe s’janë turpëruar fare. Ata është dashur të japin dorëheqje”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se partia që udhëheq ai do të vazhdojë betejën nga ulëset e Kuvendit dhe brenda institucioneve.

I pari i LDK-së tha se shoqëria në Kosovë duhet të organizohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse kundër kësaj theqafje.

“Ne kemi vendosur që betejën ta bëjmë brenda institucioneve dhe përmes institucioneve ne kemi rrëzuar ligje që kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

Ai tha se shumica e ministrave, në Kuvend recitojnë pjesë të propagandës të Vetëvendosjes.

Sipas tij, Albin Kurti po e përdor Kuvendin për të sulmuar shoqërinë dhe mediat.

Abdixhiku tha po ashtu se kryeministri Albin Kurti ka dal kundër komunave të LDK-së.

The post Abdixhiku: Shtatë ministra të Kurtit kanë shkelur Kushtetutën appeared first on Albeu.com.

Vizita në Kosovë, Rama takon kreun e PDK-së Memli Krasniqi
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas një agjende me shumë aktivitete dhe pas mbledhjes së dy qeverive, e ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë në takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi dhe Rama janë parë së bashku në qendër të Prishtinës sonte teksa po pinin kafe e diakutonin së bashku.

Në mëngjes sot Rama e ka takuar edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Po ashtu është ka mbajtur mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive; Kosovës dhe Shqipërisë, duke u takuar edhe me Albin Kurtin./Express

The post Vizita në Kosovë, Rama takon kreun e PDK-së Memli Krasniqi appeared first on Albeu.com.