lumin Buna Archives - Albeu.com

Mbytja e Alma Arrazit në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, 4 vite burg për Erdgys Arrazin, dogji rrobat dhe fotografinë familjare
Tragjedia e rëndë që ndodhi në ujërat e lumit Buna në Shkodër, ku Alma Arrazi me tre fëmijët u mbyt për shkak se bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi, ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj, është mbyllur me 4 vite burgim.

Ngjarja ndodhi më 3 Maj 2024, e cila tronditi vendin teksa policia gjeti të mbytur në lumë nënën dhe 3 fëmijët, tashmë ka vetëm një autor përgjegjës dhe ai është kryefamiljari, Erdgys Arrazi.

Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj, ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vite heqje lirie.

Gjyqtari konstatoi prova se i pandehuri Arrazi, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, Alma Arrazi, duke shkaktuar tek ajo një gjendje ankthi dhe depresioni, që çoi në vetëflijim familjarët në ujërat e Lumit Buna.

E gjithë ngjarja ka nisur për shkak se Erdgys Arrazi, kishte krijuar një lidhje jashtë martesore, dhe presionin bashkëshortes ia bënte me qëllim që ajo të largohej nga banesa e tyre në Shkodër.

Herë pas here, Ergys Arrazi, i ka nxjerrë rrobat Almës në oborr dhe i ka djegur në sy të saj, si shenjë presioni psikologjik për t`u larguar nga banesa.

Njëherësh gjyqtari Nazaj, ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e akuzës të “Vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj Erdgys Arrazit, me argumentin se nuk u konstatuan prova bindëse për faktimin e kësaj vepre penale.

Motra e Alma Arrazit, Gentjana Z., u ka treguar hetuesve të çështjes se gjatë kohës që ishte në konflikt me burrin, Alma Arrazi shkonte në banesën e saj, për t`u qetësuar.

“…qante gjithë kohës, ishte e tronditur edhe fëmijët e përjetonin këtë gjendje, pasi debatet bëheshin edhe në sy të tyre. Fëmijët dinin edhe emrin e të dashurës së babait, duke i dëgjuar në debat…”.

Gentjana është shprehur se ka foto ku e dashura e Erdgysit, mban në krah djalin e Almës.

“…herën e fundit që ka qenë tek Gentjana, Valentina (Kunata) ka marrë Almën në telefon duke i thënë që Ergysi ia kishte nxjerrë të gjitha rrobat jashtë, dhe u ka vënë flakën. Alma e priste atë veprim të Erdgysit, ai kishte thyer edhe një foto familjare të Almës me fëmijët dhe vetë ai, duke e shkelmuar. Në ato momente që Alma ka qenë tek shtëpia e motrës, ajo e ka dëgjuar Almën duke folur në telefon me përfaqësuesen e një shoqate, quhej Nevila dhe Alma i kërkonte ndihmë…”, – është shprehur në prokurori, motra e viktimës.

The post Mbytja e Alma Arrazit në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, 4 vite burg për Erdgys Arrazin, dogji rrobat dhe fotografinë familjare appeared first on Albeu.com.

Tentoi të hidhej në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët, rrëfimi tronditës i 27-vjeçares: Burri i ka rrahur fëmijët, vajzën e ka goditur me karikues telefoni
Gjatë një interviste në emisionin “Me zemër të hapur”, 27-vjeçarja nga Shkodra më 17 Korrik, tentoi që të hidhej në lumin Buna së bashku me 4 fëmijët e saj. E reja ka rrëfyer se bashkëshorti i saj Ajet Isufi, ka dhunuar atë dhe fëmijët.

Gjithashtu, ajo shprehet se bashkëshorti i saj kishte nisur një lidhje jashtëmartesore.

Mes të tjerash, 27-vjeçarja rrëfeu se zbuloi se Ajet Isufi, priste fëmijë nga kjo marrëdhënie jashtëmartesore, kur i shkruajti me adresë false në emër të gruas me të cilën ai kishte nisur romancë.

“Kur e kam menduar atë gjë që po bëja i thashë vetes ‘të raftë pika, mendo për këta të 4 se s’kanë faj’. Pse të hidhesha kot në ujë, kur ai bën dasmë nëse më ndodh gjë. I thashë vetes jeto edhe ti, se Zoti do të bëjë mirë. I ka rrahur fëmijët, vajzën e ka goditur me karikues telefoni. Çdo herë shkoja vonë në shtëpi pas pune, fëmijët thoshin babi na ka rrahur të 4 fëmijët. Balta është hedhur mbi mua, ai për çfarë ka folur asnjë nuk është e vërtetë. E kam provokuar në adresë me false me emër të asaj ‘pse si thua Xhoanës se është fëmija yt’.

Më kthente përgjigje çfarë i duhet asaj, unë të dua ty, do të jemi bashkë, do të përgjigjem për fëmijën që kemi bashkë’. Nuk ka shanse të bëhem më kurrë me të, s’ka shans. Në dhe’ të hyjë ishalla, para vaktit. Është munduar të mbulojë fytyrën e vet, vjen si laper tek puna, më sjell të tjerë aty. Më ka dalë edhe tek Bashkia, më ka kërcënuar edhe me shenja gishtash. Kam kërkuar urdhër mbrojtje, por s’ma dha gjykata, më tha duhet foto e tij. E di se çfarë kam hequr, për ata fëmijë kam dhënë shpirtin, jam kthyer për hatër të fëmijëve. I thosha djalit “Mam bën të njëjtën gjë”, më thoshte “Edhe këtë herë”,”- tregoi 27-vjeçarja.

The post Tentoi të hidhej në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët, rrëfimi tronditës i 27-vjeçares: Burri i ka rrahur fëmijët, vajzën e ka goditur me karikues telefoni appeared first on Albeu.com.

Mbytja e nënës me 3 fëmijët në lumin Buna/ Gjykata e Apelit lë në burg Erdgys Arrazin
Gjykata e Apelit ka lënë në burg Erdgys Arrazin, i arrestuar pasi bashkëshortja e tij Alma Arrazi, u vetëhodh në lumin Buna në Shkodër bashkë me 3 fëmijët, ku gjetën edhe vdekjen.

Ardgys Arrazi babai i 3 fëmijëve, akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes së familjarëve të tij.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Komisariati i Policisë Shkodër,,ka regjistruar kallëzimin penal, ndaj shtetasit me iniciale E. A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit me inciativë dhe caktimit e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale E. A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ““Shkaktimi i vetëvrasjes”” , parashikuar nga neni 99 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 351 , datë 07.05.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

2. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të të dyshuarit E. A të bërë nga ana e Policisë Gjyqësore në datë 05.05.2024, ora 02.30 minuta.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj të dyshuarit E. A atë të “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

4. Në aplikim të nenit 21/3 të ligjit “Mbi ekzekutimin e vendimeve penale” dhe nenit 417 të K.Pr.Penale ngarkohet Policia Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale E. A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ose “garanci pasurore”

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 30.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali , vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 351, datë 07.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

The post Mbytja e nënës me 3 fëmijët në lumin Buna/  Gjykata e Apelit lë në burg Erdgys Arrazin appeared first on Albeu.com.

U mbyt në lumin Buna bashkë me fëmijët, flet motra e Alma Arrazit: Nuk morëm pjesë në ceremoninë mortore, motrën ta varrosim në…
Gjatë një interviste për emisionin“Breaking”, motra e Alma Arrizit, foli për problemet që motra e saj po përballej kohët e fundit, për shkak edhe të burrit të saj, Ergys Arrazit, siç e quan ajo, Eri.

Sipas saj, për Almën ka qenë e vështirë që të përballej me tradhtinë e të bashkëshortit, ndërsa po përballej me probleme ekonomike, pasi Ergysi nuk çonte lekë në shtëpi, thotë ajo, por i prishte me të dashurën.

“Mund t’ia faktoj që motrën time e çoji deri këtu që t’i jepte fund jetës me fëmijët, sepse nuk e ka pasur të lehtë motra ime, kur e dinte që po e tradhtonte. Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. Nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës sime dhe fëmijëve të motrës sime”, tregon ajo.

E prekur, motra e Almës e përshkruan atë si një grua të përkryer dhe një nënë shembullore.

“Po shpikin çdo gjë për motrën time, ajo ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë. Nëse do ishte me të meta mendore, nuk do kishin respekt një lagje e tërë. Si ka mundësi ka të meta mendore dhe ka 10 vjet martesë”?- thotë motra.

Ajo tregon se nuk kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mortore të vajzës së Almës, pasi nuk kanë kontakt me familjarët e Ergysit, ndërsa kërkon që trupi i Almës të varroset në Durrës.

“Nuk kam marrë pjesë në ceremoni, ju lutem shumë që motrën time ta varrosim në Durrës, s’ka lidhje ta varrosim në Shkodër. Nuk na kanë thirrur për ceremoninë mortore”, u shpreh ajo.

The post U mbyt në lumin Buna bashkë me fëmijët, flet motra e Alma Arrazit: Nuk morëm pjesë në ceremoninë mortore, motrën ta varrosim në… appeared first on Albeu.com.

Lot dhe dhimbje, dy motrat ishin në një klasë, nxënësit homazhe në shkollën e dy vajzave që u hodhën me nënën në lumin Buna
Mëngjesi sotëm,  ka qenë i trishtë në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër. Nxënës, me lule në duar i janë drejtuar sot shkollës për të kujtuar dy bashkëmoshatarët e tyre, Ergesa dhe Greis Arrazi, 9 dhe 8-vjeç që humbën jetën tragjikisht.

Shkolla ku mësonin dy vajzat e familjes Arrazi, është pushtuar nga dhimbja. Dy motrat 8 dhe 9- vjeçe, humbën jetën bashkë me nënën dhe vëllain e vogël në ujërat e lumit Buna.

Mungesa Ergesës dhe Gresës në klasën e dytë, ka lënë një dhimbje të madhe. Shokët e shoqet e klasës bashkë me prindërit e tyre, u shfaqën të pikëlluar e me lot në sy.

Librat e dy motrave 9 dhe 8-vjeç, u zëvendësuan në bankat e shkollës me lulet e bashkëmoshatarëve të tyre.

Samra Mishaj, është një prej prindërve e cila ka vajzën në të njëjtën klasë ku mësonin dy viktimat e mitura dhe që njihte edhe Alma Arrazin.

Mishaj ashtu si prindërit e tjerë, tregojnë se e kishin tejet të vështirë t’ua shpjegojnë fëmijëve të tyre mungesën e Ergesës dhe Gresës.

Ajo tha se e njihte Almën dhe nuk kishte kuptuar që kjo e fundi të kishte ndonjë shqetësim. Disa prindër të tjerë e kishin të pamundur, për shkak të ngjarjes të rëndë të flasin për humbjen tragjike të jetës të tre fëmijëve dhe Alma Arrazit.

Një grup mësuesish bashkë me psikologët dhe drejtoren e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër dhe ndihmën e prindërve, po mundohen që të gjejnë formën e duhur për të folur me nxënësit e klasës së dytë, ku bënin mësim edhe dy vajzat Ergesa dhe Gresa Arrazi, 9 dhe 8-vjeç.

Kujtojmë se në lumin Buna, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës, Alma Arrazi dhe djalit të saj 3-vjeçar.

Sakaq, Ergys Arrazi ndodhet pas hekurave, nën akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së familjes së tij.

The post Lot dhe dhimbje, dy motrat ishin në një klasë, nxënësit homazhe në shkollën e dy vajzave që u hodhën me nënën në lumin Buna appeared first on Albeu.com.

Qytetarët solidarizohen me humbjen e nënës dhe 3 fëmijët, hedhin trëndafila në lumin Buna
Ditën e sotme, qytetarët e Shkodrës kanë hedhur lule në lumin Buna, ku humbën jetën Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj.

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, u shpreh e pikëlluar për tragjedinë që ka ndodhur në këtë qytet.

Gjithashtu, ajo shprehet se; “Si nënë si grua si përfaqësuese e bashkisë Shkodër ndihem shumë e trishtuar dhe e pikëlluar, sepse pikërisht në këtë ditë që ishte ftesë dhe tamam siç është jeta vetë ku përgatitemi për një gëzim dhe ndodh një pikëllim”.

“Jemi sot të gjithë bashkë në këtë ditë që Shkodrës i fali 6 Majin Ditën E Luleve në kërkim të disa luleve që u shkëputën tragjikisht nga jeta. Në qytetin e Shkodrës, është bërë tashmë traditë që të festohet me fëmijë, lule, me këngë, recitime, por sot të gjithëve u mungonte diçka thelbësore shpirtërore këtij gëzimi. Është ky kërkim që vazhdon ende të bëhet sepse ende nuk janë gjetur tre trupa, për të cilën asgjë s’na ndalon të shpresojmë se mund t’i gjejmë gjallë, por ama e kemi Eriseldën të gjetur, e pajetë që sot përcillet në banesën e fundit. Si nënë si grua si përfaqësuese e bashkisë Shkodër ndihem shumë e trishtuar dhe e pikëlluar, sepse pikërisht në këtë ditë që ishte ftesë dhe tamam siç është jeta vetë ku përgatitemi për një gëzim dhe ndodh një pikëllim. Por populli jonë e ka pasur si zakon të mbledhë forcat dhe Erildës lutemi të pushojë paq dhe nëna bashkë me fëmijët të gjendet”, tha Teuta Qyteza.

Kujtojmë që deri më tani, është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçe dhe po kërkohet pa ndërprerje, për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë.

Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë, sa herë është e nevojshme në ndihmë të qytetarëve dhe komunitetit.

Ndërkohë, kërkimet kanë nisur edhe nga autoritetet e Malit të Zi. Ata janë kontaktuar nga pala shqiptare, për të kontrolluar në pjesën e lumit Buna që kalon në kufirin malazez.

The post Qytetarët solidarizohen me humbjen e nënës dhe 3 fëmijët, hedhin trëndafila në lumin Buna appeared first on Albeu.com.

Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumin Buna, flasin familjarët e Ergys Arrazit: Nuk ja falim asaj që sakrifikoi fëmijët
Ngjarja tragjike në Shkodër, ku 9-vjeçarja u gjet e pajetë nga një peshkatar dhe dyshimi se të njëjtin fat kanë pasur edhe nëna, motra e vëllai i saj më i vogël, ka tronditur dhe pikëlluar opinion publik.

Sot do të përcillet drejt banesës së fundit vogëlushja, trupi i së cilës u gjet dje nga një peshkatar i zonës.

Po ashtu ajo mëson se familjarët e bashkëshortit të Alma Arrazit deklarojnë se Ergysi nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj fëmijëve dhe se i adhuronte ata.

Ata pohojnë se çifti kanë pasur probleme mes tyre, por se Ergys Arrazi nuk i keqtrajtonte.

“Ai i adhuronte fëmijët. Nuk do t’i bënte kurrë keq atyre. Punonte gjithë ditën në servis celularësh që t’i çonte në shkollë private. Me nusen mund të kishte probleme, por ajo kurrsesi nuk duhet t’ua bënte këtë fëmijëve. Këtë nuk ja falim”.

Ata pohojnë se çifti është njohur me dashuri dhe kanë kaluar shumë mirë, por prej kohesh nusja merrte ilaçe tek ambulanca e lagjes për gjendjen e saj jo të qetë emocionale.

Ndërkohë, kërkimet vijojnë për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, por ende pa rezultat.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë, ku shihet Alma Arrazi me 3 fëmijët duke pirë kafe në një lokal pranë urës së Bunës.

Por më pas nuk është kapur në asnjë kamera sigurie.

The post Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumin Buna, flasin familjarët e Ergys Arrazit: Nuk ja falim asaj që sakrifikoi fëmijët appeared first on Albeu.com.