lumë tenderësh Archives - Albeu.com

Bashkitë lumë tenderësh, realizimi i projekteve mbetet i dobët
Bashkitë shqiptare, historikisht, kanë shfaqur problematika të mëdha në realizimin e fondeve publike, sidomos për investime. Por, gjatë dy muajve të fundit, fluksi i tenderëve dhe prokurimeve është rritur ndjeshëm, në prag të reformës territoriale, e cila pritet të sjellë një riorganizim të ri, dhe të zgjedhjeve vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, shpenzimet e pushtetit vendor arritën në 42.2 miliardë lekë, ose 15.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm në qershor u shpenzuan 8.7 miliardë lekë, shumë kjo 20% më e lartë se niveli faktik i vitit të kaluar dhe 4% mbi planin e muajit.

Sipas analizës së realizuar nga platforma Open Procurement Albania, gjatë periudhës janar–qershor 2026, bashkitë e vendit kanë shpallur gjithsej 1,877 tenderë, me një fond limit total që arrin në 24.95 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, shifrat tregojnë një paradoks interesant: ndërkohë që numri i procedurave ka shënuar një rënie të lehtë, me 35 tenderë më pak, nga 1,912 procedura në vitin 2025, fondi limit total është rritur me 11.03 miliardë lekë, ose 79.2%. Në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, fondi limit i vënë në dispozicion nga njësitë vendore ishte 13.92 miliardë lekë.

Por, pavarësisht valës së prokurimeve, ecuria e investimeve nuk është aq e shpejtë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se bashkitë realizuan rreth 7.92 miliardë lekë investime gjatë periudhës janar–qershor 2026, nga një buxhet operativ prej 54.86 miliardë lekësh. Kjo nënkupton një normë realizimi prej vetëm 14.4%, dukshëm më të ulët se ritmi teorik prej 50% që do t’i korrespondonte gjysmës së vitit.

Përqendrimi më i madh, si i fondeve të planifikuara, ashtu edhe i investimeve të kryera, është në bashki të tilla si Tirana, Himara, Durrësi dhe Vlora, të cilat zotërojnë së bashku rreth 63.5% të buxhetit të investimeve të të gjitha bashkive. Megjithatë, pesha e lartë në buxhet nuk është shoqëruar në të gjitha rastet me një ritëm të lartë realizimi.

Tirana realizoi rreth 1.98 miliardë lekë investime, ose një të katërtën e totalit kombëtar. Por, kundrejt buxhetit prej 17.82 miliardë lekësh, realizimi ishte vetëm 11.1%. Në vendin e dytë renditet Kamza, me 1.14 miliardë lekë investime. Ndryshe nga Tirana, Kamza ka përdorur rreth 66% të buxhetit të saj prej 1.73 miliardë lekësh, duke shënuar një nga normat më të larta të realizimit.

Himara është e treta, me 703 milionë lekë investime, por ka realizuar vetëm 8.9% të buxhetit prej 7.89 miliardë lekësh. Durrësi, me një buxhet prej 4.85 miliardë lekësh, realizoi 308 milionë lekë, ose 6.3%.

Lezha paraqet normën më të lartë të realizimit ndër bashkitë me buxhet investimesh mbi 10 milionë lekë. Deri në fund të qershorit, ajo kishte përdorur 75.7% të fondeve të planifikuara.

Pas saj renditen Kamza, me 66%, Bulqiza, me 61.3%, Vora, me 53.2%, dhe Këlcyra, me 50.3%. Edhe Malësia e Madhe, Fushë-Arrëzi, Poliçani dhe Kukësi shfaqin norma relativisht të larta.

Në skajin tjetër, Puka realizoi vetëm 127 mijë lekë nga 55 milionë lekë të planifikuara, ose 0.2%. Mirdita përdori 1.7% të buxhetit, Vlora 4.2%, Korça 5.9% dhe Durrësi 6.3%.

Libohova nuk raportoi investime të realizuara, por buxheti i saj në këtë zë ishte vetëm 370 mijë lekë.

Nga 4,586 projekte bashkiake që janë buxhetuar këtë vit, 3,634 prej tyre, ose rreth 79.2%, nuk kishin asnjë shpenzim të regjistruar deri në fund të qershorit.

Projektet me realizim zero kanë një vlerë prej rreth 39.6 miliardë lekësh, ose 72.2% të të gjithë buxhetit të investimeve. Kjo tregon se niveli i ulët i realizimit nuk vjen vetëm nga ecuria e ngadaltë e projekteve aktive, por edhe nga një numër shumë i madh projektesh që nuk kanë nisur financiarisht.

Rrjeti rrugor është fusha kryesore e investimeve vendore. Bashkitë shpenzuan rreth 3.56 miliardë lekë për këtë sektor, ose 45% të totalit të investimeve.

Buxheti për rrugët ishte rreth 16.99 miliardë lekë, ndërsa norma e realizimit arriti në 21%. Megjithëse mbetet e ulët, ajo është më e lartë se mesatarja e përgjithshme prej 14.4%.

Pas rrugëve renditen shërbimet publike vendore, me 790 milionë lekë investime, arsimi bazë, me 663 milionë lekë, dhe administrimi e planifikimi, me 537 milionë lekë. Këto katër fusha përqendrojnë së bashku rreth 70% të investimeve të realizuara./Monitor

The post Bashkitë lumë tenderësh, realizimi i projekteve mbetet i dobët appeared first on Albeu.com.