lulzim caka Archives - Albeu.com

Ekstradimi i të “tmerrshmit” të Beratit, Greqia i rrëzon kërkesën Shqipërisë
Greqia rrëzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Lulzim Cakës, i njohur si “i tmerrshmi” i Beratit. Lajmi konfirmohet për News24 nga gazetarja Klodiana Lala. Caka njihet edhe me emrin Franco Xhon.

Caka është një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës, i akuzuar për disa vrasje dhe i dënuar me 25-vite burg i është drejtuar për “prishje të vendimeve” Gjykatës Kushtetuese në dt. 19.12.2012,Gjykatës së Apelit në Vlorë në dt.28.04.2015 dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vitin 2017.

Gjykata e Apelit Vlorë, në 19 Dhjetor të vitit 2012, e dënoi Cakën me 25 vjet heqje lirie për veprat penale të “vrasjes me dashje”, “vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Ngjarja për të cilën u dënua Caka ka ndodhur në muajin Mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë.

Caka,i sapo liruar nga burgu me një manipulim dokumentesh, i ishte kthyer aktivitetit të tij kriminal. Pas një informacioni për vendndodhjen e tij në fshatin Pobrat në Berat, është angazhuar për kapjen e tij e gjithë Drejtoria e Policisë së Beratit. Forcat e policisë, të kryesuara nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi (që kanë humbur jetën nga atentate më pas), rrethuan Cakën së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij, por të armatosur me kallashnikov, ata i bën për rreth gjysmë ore qëndresë policisë.

Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij,Xhevahir Çela,mbeti i vrarë. Pas kësaj ngjarjeje, Lulzim Caka akuzoi shtetin që dha urdhër për eliminimin e tij, ndërsa nga hetimet rezultoi se Lulzim Caka i njohur ndryshe si “i forti” i Beratit kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij.

Lulzim Caka do të mbahet mend për sfidat e tij ndaj drejtësisë shqiptare. Ai u arrestua dhe më pas u lirua për mungesë provash disa herë. Cakaj i shpëtoi burgosjes së përjetshme falë mbrojtjes së kualifikuar, por edhe për faj të gjykatave që i hapën rrugën drejt lirisë me rishikim vendimi. Lulzim Caka u soll në Shqipëri në vitin 2003,pas një marrëveshjeje ekstradimi me Italinë dhe pas 16-viteve burgim, tashmë konsiderohen të shlyera 25-vitet e dënimit.

Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, ku ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij, Xhevrie Caka,pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Mamaja e Cakës u rrëmbye në derën e Komisariatit të Policisë në vitin 1999 dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit dhe Caka u betua për hakmarrje.

Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Cami, piramidën e krimit në fillim të viteve ’90 për të Beratit. Në vitin 1995 ai u përfol për vrasjen e arkëtarit të Kutallisë,ndërsa më pas si friksoi këdo që udhëtonte në aksin nacional Berat-Fier,pasi shpesh postblloqet e tij me njerëz të armatosur sulmonin automjetet.

Në 20 Shtator pritet që avokati mbrojtës i Cakës ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për shfuqizimin e vendimit nr. 00-2015-2122,të Dt.28.04.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë pasi kjo e fundit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, duke e dënuar me 25-vjet heqje lirie Lulzim Cakën.

The post Ekstradimi i të “tmerrshmit” të Beratit, Greqia i rrëzon kërkesën Shqipërisë appeared first on Albeu.com.