lulzim arapi Archives - Albeu.com

“…ka shenjë në këmbë dhe një tatuazh…”, OPGJ vizitë Arapit në burgun e Beratit. I gjejnë dy shenjat në trup të treguara nga Artan Tafani
Një grup oficerësh të Krimeve të Rënda, kanë zhvilluar një takim surprizë në ambjentet e burgut të Beratit, duke vizituar të arrestuarin, Lulzim Spahija alias Arapi.

“Ora News” ka mësuar se vizita e oficerëve brenda në burg, ka marë indicie nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Artan Tafani.

Tafani, ka pohuar se Arapi është një nga vrasësit e tjerë që ka kryer krime për llogari të Laert Haxhiut.

Për të qënë i besueshëm para oficerëve dhe prokurorit, Kreshnik Ajazi, Tafani në dëshminë e tij, ka bërë një përshkrim fizik të hollësishëm të Lulzim Arapit.

I penduari ka treguar se Arapi ka një tatuazh në trup si dhe një shenjë në njërën nga këmbët.

Sipas Tafanit, kjo shenjë i është shkaktuar Arapit gjatë një grabitje të kryer, ku në ikje e sipër atij i ka hyrë një hekur, duke i krijuar çarjen në njërën nga këmbët.

Edhe pas ndërhyrjes mjekësore, sërish plaga e shkaktuar i ka mbetur shenjë në trup.

Për verifikimin e këtij detaji të vogël por mjaft interesant në besueshmërinë e të penduarit Artan Tafani, oficerë të policisë Elbasan, javën e kaluar kanë kryer një kqyrje fizike brenda në burgun e Beratit të Lulzim Arapit.

Në vizitën e parë Arapi nuk ka pranuar të kqyret fizikisht pa prezencën e një avokati.

Ndërsa pas mbëritjes së këtij të fundit kjo procedurë është realizuar dhe oficerët e policisë, kanë konstatuar shenjën në njërën nga kembët si dhe tatuazhin, e përshkruar nga bashkëpuntori i drejtësisë Artan Tafani.

Përmes dëshmisë së këtij të fundit, prokuroria e Elbasanit lëshoi 16 urdhëra-ndalimi, për anëtarët e bandës së Laert Haxhiut, 13 nga të cilët u ekzekutuan dhe 3 persona të tjerë u shpallën në kërkim ndërkombëtar.

Laert Haxhiu, aktualisht ndodhet i izoluar në burgun e Koridhalosit në Greqi, ku është përfshirë në një proces gjyqësor ekstradimi me drejtësinë shqiptare.

Ndërsa në Tiranë, Haxhiu ka prokuruar një nga zyrat juridike më të shtrenjta që drejtohet nga avokat Detar Hysi.

Njeriu më i kërkuar nga drejtësia shqiptare, si i akuzuar për disa krime të rënda në 5 qytete, ka shpenzuar mijëra euro tek studio e avokatisë “Hysi”, me qëllimin e vetëm rrëzimin e akuzave të prokurorisë dhe daljen i pafajshëm.

The post “…ka shenjë në këmbë dhe një tatuazh…”, OPGJ vizitë Arapit në burgun e Beratit. I gjejnë dy shenjat në trup të treguara nga Artan Tafani appeared first on Albeu.com.

I përfshirë në disa vrasje, kush është “killeri” besnik i Laert Haxhisë? (FOTO LAJM)
Lulzim Spahija alias Arapi nga qyteti i Lushnjës konsiderohet si gjuajtësi Nr.2 i Laert Haxhisë, njeriut që drejton një fraksion kriminal në disa qytete të vendit dhe që aktualisht ndodhet në një nga burgjet greke.

Ky që shihni në këtë foto është Lulzim Spahija, i cili aktualisht po mbahet i izoluar në ambjentet e burgut të Beratit, si person i dyshuar për vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Sipas dëshmisë së vëllait të viktimës, Fridman Xhaferaj, Aleksandër Xhaferaj, tregon se të vëllanë e ka lënë në dorë të Lulzim Arapit.

“…në datën 24 Maj 2021, së bashku me vëllanë tim Fridmanin ka ardhur në shtëpi një person me emrin Kristi Bixheku, që drejtonte makinën tip “Mercedez-Benz” me ngjyrë të zezë me targa AA 980, ndërsa dy shkronjat e fundit nuk i mbaj mend. Bixheku, na ka marë mua dhe Fridmanin dhe së bashku kemi shkuar në Elbasan, dhe aty jemi takuar me Lulzim Arapin. Mbasi kemi konsumuar kafe, jemi ndarë ku unë dhe Kristi jemi kthyer në Lushnjë, ndërsa Lulzimi dhe Fridmani, kanë shkuar në drejtim të Korçës. Kur kemi shkuar në Lushnjë, Kristi Bixheku, ka paguar një shumë prej 22.000 lekë, pasi i ka prerë biletën për të shkuar në Greqi…”-është shprehur Aleksandër Xhaferaj.

Sipas Artan Tafanit, bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Lulzim Arapi, është një nga personat që vret për llomgari të Laert Haxhiut.

Në dëshminë e Tafanit, Arapi përmendet si pjesëmarës thuajse në të gjitha ngjarjet kriminale që kanë kryer në Lushnjë dhe disa qytete të vendit, si Tepelenë, Peqin, Pogradec dhe Korçë.

Bashkëpuntori ka treguar se Lulzim Arapi, njeriu që ka qëlluar me pistoletë nga pas koke, Fridman Xhaferaj, teksa dy vetë të tjerë e mbanin tek dy krahët.

Pjesëmarës në një tjetër vrasje, Artan Tafani e fut Arapin edhe tek ngjarje e eleminimit të Çajup Selimit në Tepelenë, vrasjen e Albi Bashaliut, Elton Mermalit në Peqin dhe tentativën e vrasjes me paramendim ndaj, Kujtim Meta në Lushnjë, i cili ishte shok me Besnik Hidën.

Gjithashtu Lulzim Spahija alias Arapi, sipas dëshmitarit ka marë pjesë në tentativën për të goditur me armë dhe vrarë, avokatin Adriatik Doga dhe vendosjen e tritoleve tek banesat dhe biznesnet e Bujar Turkut, Bashkim Rajkut, Arian Aliço dhe Erion Çoku.

Gjithashtu, sipas bashkëpuntorit të prokurorisë, Lulzim Arapi alias Spahija, është autor i disa vjedhjeve në Lushnjë./oranews

The post I përfshirë në disa vrasje, kush është “killeri” besnik i Laert Haxhisë? (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.