luksi Archives - Albeu.com

Kontrolli i pasurive/ Tatimet hetojnë pronarët e makinave të luksit që nuk justifikojnë të ardhurat
Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore, ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore.

Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, rezulton se 400 automjete janë blerë gjatë vitit 2023-2024 nga persona të cilët nuk kanë të ardhura të deklaruara.

Sipas administratës tatimore, aksioni për kontrollin e individëve që disponojnë automjetet e luksit, do të përfshihen në një proces verifikimi, nga ku do të analizohen përmes të ardhurave të deklaruara, përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara, si dhe me dokumentacionin justifikues të burimit financiar.

“Administrata Tatimore u sugjeron individëve të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve në mënyrë që të shmangin penalitete.

Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së:

Të ardhurave të deklaruara pranë AT

Përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara

Dokumentacionit justifikues të burimit financiar”, thuhet në njoftim.

Verifikimi i të ardhurave dhe kontrolli i pasurive të pajustifikuara

Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027 përcaktohet se një nga drejtimet kryesore të reformave të ndërmarrë nga Administrata Tatimore, është edhe verifikimi i të ardhurave dhe kontrolli i pasurive të pajustifikuara të tatimpaguesve, përmes ndërtimit të sistemeve të avancuara të mbledhjes dhe analizës së të dhënave.

Krijimi i Regjistrit Qendror të Llogarive Bankare, zbatimi i standardeve ndërkombëtare të shkëmbimit të informacionit (CRS), si dhe angazhimet konkrete në kuadër të Planit të Rritjes së Axhendës së Reformave të Komisionit Europian, përbëjnë themelin e këtij procesi.

Këto masa synojnë jo vetëm rritjen e përputhshmërisë tatimore, por edhe ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe të qëndrueshëm financiar në vend.

Në strategji përcaktohet se deri në qershor 2025, AT duhet të ketë akses dhe të përdorë të dhënat e këtyre regjistrave për të hetuar pasuritë e pajustifikuara, me qëllim të identifikohen diferencat mes të ardhurave të deklaruara dhe stilit të jetesës/pasurive të zotëruara.

Po ashtu, më shumë se 200 individë me pasuri të lartë do të jenë objekt i auditimeve, bazuar në analizën e riskut dhe të dhënat nga sistemet e reja. Afati për kontrollin e tyre është deri në fund të vitit 2026.

“Me strukturën e re të AT të miratuar në Maj 2023, është krijuar Drejtoria e Informacionit- Sektori i Komunikimit, i cili do jetë përgjegjës edhe për CRS. AT është në fazën e rekrutimit të stafit dhe me rektrutimin e tij lind nevoja edhe për trajnimin e tij lidhur me CRS.

Prioritare do të jetë krijimi i dy sistemeve të rëndësishme, për AT për të pasur të dhënat e nevojshme mbi pasuritë totale të individëve, nga palët e treta, për të bërë investigimet përkatëse për përputhshmërinë tatimore.

Bazuar në sistemet ekzistuese si dhe në sistemet e reja, në periudhën afatmesme AT do të ndërmarrë një seri auditimesh si të individëve ashtu edhe të tatimpaguesve.

Plani i Rritjes së Axhendës së Reformave të KE-së ka përcaktuar katër masa të qarta me indikatiorë e afate lidhur me krijimin e regjistrit të aseteve, përdorimin e të dhënave të palëve të treta, auditimi i mbi 200 individëve të pasur brenda vitit 2026. Masat që do të ndërmerren nën këtë komponent si dhe në komponentin 2.4 lidhur me zvogëlimin e shmangieve tatimore do të bëjnë të mundur realizimi e këtyre kushteve dhe të indikatorëve përkatës.

Prioritetet për periudhën 2024-2027 janë:

Zbatim plotësisht i kushteve sipas Planit të Rritjes në:

1. Ngritja e Regjistrit të Aseteve të tatimpaguesve me synimin e një vlerësimi real të pasurive të tatimpaguesit, dhe plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve për 10% të tatimpaguesve brenda vitit 2026.

2. Përdorimi i të dhënave nga palë të treta si nga regjistri i shërbimeve publike (elektrike, ujë , regjistri i automjeteve, bashkive për t’i mundësuar AT hetimin e pasurive të pajustifikuara te taksapaguesve (qershor 2025).

3. Kryerja e procedurave të auditimit për mbi 200 individë të pasur, bazuar në vlerësimin e riskut, brenda vitit 2026.

4. Shkëmbimi automatik i informacionit tatimor me administratat tatimore të huaja në kuadër të CRS dhe përdorimi i tij”./ Monitor

The post Kontrolli i pasurive/ Tatimet hetojnë pronarët e makinave të luksit që nuk justifikojnë të ardhurat appeared first on Albeu.com.

Ana e errët e luksit: Produktet e falsifikuara dhe rreziqet e tyre
Mallrat e luksit kanë pasur gjithmonë një tërheqje të madhe tek qytetarët, duke përfaqësuar mjeshtërinë dhe ekskluzivitetin. Megjithatë, kjo dëshirë ka shkaktuar gjithashtu një problem global në rritje – produktet e falsifikuara luksoze.

Këto kopje të paligjshme vijnë në shkallë të ndryshme cilësie, nga kopje të nivelit të lartë që mund të mashtrojnë edhe syrin më të hollë e deri te imitimet me cilësi të ulët që paraqesin kërcënim serioz për konsumatorët dhe markat.

Konsumatorët që blejnë pa vetëdije produkte luksoze të falsifikuara mund të përballen me rreziqe të ndryshme. Ndërsa disa mund të përjetojnë humbje financiare duke shpenzuar shuma të konsiderueshme për sende false, të tjerët mund të mashtrohen duke besuar se zotërojnë mallra autentike luksi.

Rreziqet përfshijnë:

Metalet e dëmshme: bizhuteritë e falsifikuara shpesh bëhen me materiale që përmbajnë substanca toksike si plumbi, kadmiumi dhe nikeli – duke shkaktuar acarim të lëkurës, reaksione alergjike dhe probleme shëndetësore afatgjata.

Ngjyra toksike dhe kimikate: veshjet e falsifikuara mund të trajtohen me ngjyra toksike të cilat mund të çojnë në acarim të lëkurës, skuqje dhe probleme të tjera shëndetësore.

Bojëra dhe veshje të rrezikshme : bizhuteritë e falsifikuara shpesh përmbajnë substanca toksike të tilla si bojë me bazë plumbi, që paraqet rrezik nëse gëlltitet ose absorbohet përmes lëkurës.

Gurë të çmuar me cilësi të ulët: bizhuteritë e falsifikuara mund të përdorin gurë të çmuar me cilësi të ulët, disa prej të cilëve mund të kenë kaluar trajtime të pasigurta që përfshijnë kimikate toksike, si acidi fluorik.

Ngjitës të pasigurt: veshjet dhe bizhuteritë e falsifikuara mund të montohen duke përdorur ngjitës të lirë dhe potencialisht të pasigurt, të cilët mund të çojnë në acarim të lëkurës.

Po ashtu, pas shkëlqimit dhe magjepsjes së produkteve të falsifikuara luksoze qëndron një realitet i errët – shfrytëzimi i punëtorëve në fabrikat dhe dyqanet e falsifikuara. Shumë prej këtyre operacioneve drejtohen nga organizata kriminale, duke i ekspozuar punëtorët në kushte të vështira dhe të rrezikshme. Në ndjekje të fitimeve, këto fabrika të falsifikuara shpesh i nënshtrojnë punonjësit me orë të gjata pune, paga të pamjaftueshme dhe mjedise të pasigurta pune. Kjo skllavëri moderne jo vetëm që kërcënon mirëqenien e punëtorëve, por gjithashtu përjetëson një cikël varfërie dhe padrejtësie.

Produktet e falsifikuara luksoze jo vetëm që dëmtojnë konsumatorët, por gjithashtu u japin një goditje të rëndësishme markave të ligjshme luksoze që ata imitojnë. Këto falsifikime gërryejnë ekskluzivitetin dhe prestigjin që markat e luksit punojnë shumë për të krijuar, duke zbehur imazhin e markës dhe potencialisht duke çuar në humbjen e besimit midis klientëve.

Në Shqipëri, produktet ‘fake’ janë të përhapura në masë, duke reflektuar edhe realitetin e hidhur të shqiptarëve që shkojnë drejt alternativave më të lira, veshjeve të përdorura ose produkteve të falsifikuara.

Qeveria ka propozuar një projektligj ” Markat Tregtare” që synon të ndalojë tregtimin e produkteve të falsifikuara. Megjithatë, ky projektligj ende nuk është miratuar, duke lënë qytetarët të pambrojtur ndaj mashtrimit dhe produkteve të cilësisë së ulët.

Shqipëria po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe sociale, të shkaktuar dhe të thelluar nga politikat e gabuara të qeverisë. Balancimi mes mbrojtjes së markave tregtare dhe sigurimit të veshjeve të përballueshme për popullsinë nuk duhet të jetë një dilemë në një shoqëri funksionale. Fatkeqësisht, qeveria aktuale po dështon në të dyja frontet, duke lënë qytetarët në mëshirë të fatit dhe duke i shtyrë drejt zgjedhjeve të vështira mes blerjes së ushqimit apo veshjeve bazike.

The post Ana e errët e luksit: Produktet e falsifikuara dhe rreziqet e tyre appeared first on Albeu.com.

Familja Idrizaj blinte gjëra luksi në Francë, transporti i tyre bëhej kontrabandë, më pas fshiheshin të ardhurat
Prokuroria e posaçme, ka zbardhur rolin e familjes së ish-shoferit të Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, gruan dhe dy vajzave të saj. Sipas gazetarit të Ora News Edison Vatnikaj, nga aktet e administruara rezulton se personat nën hetim gjatë aktivitetit të tyre kriminal, kanë blerë produkte luksi nga firmat më prestigjoze në Francë, blerje të cilat janë realizuar si me para në dorë (CASH), ashtu dhe nëpërmjet kartave të ndryshme bankare.

Produktet e luksit të blera nga pjesëtart e familjes Idrizaj Elda, Egi dhe Bora Idrizaj, janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata, janë transportuar nga lidhjet e tyre, si dhe nga ana e kompanive të transportit Francë-Shqiperi.

Sende të cilat janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, duke u marrë në dorezim nga të hetuarit e familjes Idrizaj, të cilët i shitur ne territorin shqiptar nepermjet reklamimit në rrjete sociale, si dhe duke fshehur të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Sipas Spak, personat nën hetim nga familja Idrizaj, si dhe persona të tere mermin shuma te konsiderueshme monetare me perqindje nga disa persona te cilat nuk ishin te licencuar per te kryer nje aktivitet te tille, e me konkretisht nga personat nën hetim Agustin Mesuli, Altin Doda, Vangjush Kashara dhe Tomorr Barruti.

The post Familja Idrizaj blinte gjëra luksi në Francë, transporti i tyre bëhej kontrabandë, më pas fshiheshin të ardhurat appeared first on Albeu.com.

Shenjat e horoskopit që “vdesin” të reklamojnë jetën e luksit në Instagram
Nuk është aq e vështirë të merret me mend se për cilat shenja të zodiakut po flasim. Mendoni… Kush e jeton atë që ne e quajmë jetë të gjatë? Kush dëshiron të ketë vetëm më të shtrenjtën, të bukurën dhe më të veçantën? Nëse keni menduar për Luanin dhe Peshoren, atëherë mirë për ju!

LUANI

Luani jeton atë që ne e quajmë jetë të gjatë. Ajo dëshiron të veshë vetëm rroba të stilistëve dhe në veçanti ajo zgjedh shtëpitë e mëdha të modës. Sa më e madhe të jetë logoja e shtëpisë, aq më mirë për Luanin. Kjo është ajo që ai dëshiron. Dhe kuptohet se kudo që të qëndrojë dhe kudo që është, ai poston “story” në rrjetet sociale për të treguar se ku ha, çfarë pi, çfarë vesh dhe në cilën zonë të saktë ndodhet.

PESHORJA

Edhe Peshorja ndjek hapat e Luanit. Ajo ha në restorantet më të shtrenjta, drejton makinën më të mirë dhe vishet vetëm me rroba të stilistëve. Gjithë këtë stil jetese, Peshorja zgjedh t’ua tregojë ndjekësve edhe në rrjetet e saj sociale. Sigurisht që ajo dëshiron t’u tregojë të gjithëve se sa shumë argëtohet dhe sa e shtrenjtë është jeta e saj. Psikika e saj forcohet duke ditur se të tjerët e kanë zili për atë që ka.

Përkthyer nga Astrology.gr

The post Shenjat e horoskopit që “vdesin” të reklamojnë jetën e luksit në Instagram appeared first on Albeu.com.

Seksi, besnike dhe e pushtetshme, jeta e gruas së El Chapos nga luksi i shfrenuar te burgu (FOTO LAJM)
Bashkëshortja e El Chapos, Emma Coronel Aispuro bënte një jetë përrallore në Nju-Jork, duke shijuar përfitimet e martesës së saj me mbretin e drogës Joaquin Guzman Loera. Por gjithçka ndryshoi kur ajo u arrestua dhe u transferua në një burg në Virxhinia.

Ajo mbahet në izolim, në një qeli të vogël ku sipas avokatit të saj, Mariel Colón Miro, lexon romane “romantike”, për të kaluar kohën.

Kushtet e burgut shënojnë një kontrast të thellë me jetën luksoze që ajo kishte disa muaj më parë, kur kishte në plan të niste një linjë veshjesh, El Chapo Guzman.

31-vjeçarja u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar “Dulles” në Virxhinia dhe u akuzua se ka ndihmuar bashkëshortin e saj për të drejtuar kartelin famëkeq të Sinaloas. Zyrtarët e FBI thanë se Coronel ndihmoi për të shpërndarë kokainë dhe në planifikimin e arratisjes së burrit të saj nga një burg meksikan në 2015.

Një datë për gjyqin nuk është caktuar ende por nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Duke lënë mënjanë çështjen e fajit ose të pafajësisë, analistët që studiojnë botën e trafikut të drogës thonë se Coronel gdhendi një rol të pazakontë për veten e saj. Ajo ishte një figurë publike, një sipërmarrëse që ndihmonte për të kontrolluar se kush kishte qasje tek burri i saj ndërsa ai ishte duke drejtuar kartelin. Historia e saj hedh dritë mbi botën e fshehtë të karteleve të drogës dhe grave që jetojnë brenda tyre.

Tradicionalisht, gratë e trafikantëve të drogës shihen si “tejet seksi” thotë Cecilia Farfán-Méndez, një studiuese në Universitetin e Kalifornisë në San Diego. Por, Coronel ishte ndryshe sepse ajo tregoi se gratë mund të mbajnë pozicione pushteti.

“Ajo ka një personalitet të madh”, thotë Miro, avokati i saj. “Ema që njoh, është plot energji, gjithmonë e qeshur”.

Coronel, një shtetase si e Meksikës ashtu edhe e SHBA-së u takua me Guzman kur ishte vetëm 17 vjeç, dhe u martuan shumë shpejt. Ata kanë dy fëmijë, Maria Joaquina dhe Emali. Gjatë gjykimit të burrit të saj, Coronel ulej në sallën e gjyqit pothuajse çdo ditë.

Me veshje të shtrenjta, forma perfekte dhe një pamje seksi, imazhi i saj joshës ishte në kontrast total me realitetin e zymtë të operacioneve të kartelit të El Chapo.

Madje ajo mori pjesë edhe në gjyqin ku Lucero Guadalupe Sanchez Lopez, e dashura jashtë martesore e El Chapos, dëshmoi kundër tij. Ajo u arrestua në qershor 2017 me akuzat e trafikimit të drogës pranë kufirit SHBA-Meksikë dhe iu tha se do përballej me një dekadë burg.

Në këto kushte Sánchez, nënë e dy fëmijëve, bashkëpunoi me prokurorët duke tradhëtuar besimin e El Chapos. Ajo foli për dashurinë e tyre dhe punën e tij si një udhëheqës karteli në sallën e gjyqit.

El Chapo, i ulur jo shumë larg, dukej i paduruar dhe vazhdonte të shikonte një orë në mur. Ndërkaq gruaja e tij ishte e ulur në rreshtin e dytë. Ajo shkoi tejet e kuruar e veshur me një xhaketë kadifeje, njësoj si bashkëshorti i saj.

“Xhaketat treguan forcën e martesës së tyre”, thotë William Purpura, i cili shërbeu si avokat i Guzman. Coronel dëshironte t’i dërgonte një mesazh Sanchez duke i thënë se El Chapo ishte i saj.

Pasi foli në gjyq, Sanchez u kthye në qelinë e saj ndërsa Coronel u nis për në darkë në Nju-Jork. Jo shumë kohë më vonë, gjërat ndryshuan krejtësisht. Sánchez u la e lirë ndërsa bashkëshortja e El Chapos është pas hekurave.

The post Seksi, besnike dhe e pushtetshme, jeta e gruas së El Chapos nga luksi i shfrenuar te burgu (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Fatos Nano nuk heq dorë nga luksi, shoqërohet nga truproja dhe drejton “bishën” luksoze (FOTO LAJM)
Ish-Kryeministri Fatos Nano gjithmonë ka rënë në sy me makinat e tij luksoze. Edhe tashmë që qëndronjashtë politikës, ai është fotografuar në një nga ditët me shi teksa hipte në makinë këtu në kryeqytet.

Siç mund ta shikoni edhe nga fotot, ish kryeministri  shoqërohet nga një truprojë, i cili i mban çadrën që të mos laget dhe e shoqëron deri te vendi i shoferit.

Makina që përdor zoti Nano është një “Maserati”, e cila dihet që hyn te makinat e shtrenjta. Edhe kur ishte Kryeministër, Nano preferonte ta niste vetë makinën, me siguri mund ta ketë njëpasion i tij.

The post Fatos Nano nuk heq dorë nga luksi, shoqërohet nga truproja dhe drejton “bishën” luksoze (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.