lukashenko Archives - Albeu.com

Ukraina vendos sanksione ndaj presidentit bjellorus Lukashenko pasi ndihmoi në pushtimin rus
Ukraina njoftoi sot një paketë të re sanksionesh ndaj presidentit të Bjellorusia, Alexander Lukashenko, duke u zotuar se do të “rrisë ndjeshëm kundërmasat” ndaj Minskut për mbështetjen që i ka dhënë Rusia gjatë luftës.

Bjellorusia, një nga aleatet më të afërta të Moskës, shërbeu si pikënisje për pushtimin rus në vitin 2022, duke lejuar trupat ruse të afrohen drejt kryeqytetit ukrainas përpara se të zmbrapseshin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi në rrjetet sociale se Kievi do të “intensifikojë ndjeshëm kundërmasat ndaj çdo forme bashkëpunimi (të Lukashenkos) në vrasjen e ukrainasve”.

Akuza për ndihmë në sulmet me dronë

Zelensky theksoi se Bjellorusia, e cila ndan mbi 1.000 kilometra kufi me Ukrainën, ka ndihmuar sulmet masive me dronë të Rusisë ndaj territorit ukrainas.

Edhe pse nuk ka pasur luftime aktive përgjatë kufirit Ukrainë–Bjellorusi, sipas Zelenskyt, në gjysmën e dytë të vitit 2025 Minsku lejoi Rusinë të vendoste në territorin e saj një sistem stacionesh transmetimi për kontrollin e dronëve të përdorur në sulme kundër Ukrainës.

“Rusët nuk do të mund të kryenin disa nga sulmet, veçanërisht ndaj objekteve energjetike dhe hekurudhave në rajonet tona, pa një ndihmë të tillë nga Bjellorusia”, u shpreh ai, duke njoftuar gjithashtu ndalimin e hyrjes së Lukashenkos në Ukrainë.

Një lëvizje kryesisht simbolike

Duke qenë se Lukashenko ndodhet tashmë nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, masa e re konsiderohet gjerësisht simbolike. Megjithatë, Zelensky theksoi se Ukraina do të punojë me partnerët e saj për të siguruar që masat e reja të kenë “ndikim global”.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka lehtësuar pjesërisht sanksionet ndaj tre kompanive bjelloruse që prodhojnë potas – përbërës kyç në plehra kimike – pasi Bjellorusia liroi 123 të burgosur politikë.

Një nga ish-të burgosurat politike, Maria Kalesnikava, u bëri thirrje vendeve evropiane të ndjekin shembullin e Uashingtonit dhe të nisin dialog me Lukashenkon, duke argumentuar se izolimi i mëtejshëm do të forconte ndikimin rus në Bjellorusi.

Raketat Oreshnik dhe furnizimet për luftën

Zelensky deklaroi se mbi 3.000 sipërmarrje bjelloruse furnizojnë Rusinë në përpjekjet e saj luftarake, përfshirë me komponentë për raketa. Ai përmendi gjithashtu planet e Minskut për të vendosur në territorin e tij raketa balistike ruse me rreze të mesme veprimi “Oreshnik”.

Moska publikoi në dhjetor pamje që tregonin vendosjen e sistemit raketor Oreshnik në Bjellorusi, ndërsa Lukashenko deklaroi se sistemi është i dislokuar dhe në gatishmëri luftarake.

Zhvillimet e fundit sinjalizojnë një tjetër përshkallëzim diplomatik mes Kievit dhe Minskut, në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon të ndikojë në balancat e sigurisë në Evropën Lindore.

The post Ukraina vendos sanksione ndaj presidentit bjellorus Lukashenko pasi ndihmoi në pushtimin rus appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja me presidentin Trump/ Lukashenko fal 31 ukrainas të dënuar në Bjellorusi
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka falur 31 qytetarë ukrainas. Ata ishin të dënuar për vepra penale në territorin e Bjellorusisë, sipas agjencisë së lajmeve “Belta”.

Ky veprim u bë në kuadër të marrëveshjeve të arritura midis Lukashenkos dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, me kërkesë të Ukrainës, tha Natalia Esmond, zëdhënësja e kreut bjellorus.

“Ata aktualisht po i dorëzohen palës ukrainase”, tha ajo.

Ndërkohë që tensionet në front janë të larta dhe luftimet vijojnë me intensitet, teksa liderët perëndimore po kërkojnë të gjejnë rrugët e mbarimit të luftës dhe paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.

The post Marrëveshja me presidentin Trump/ Lukashenko fal 31 ukrainas të dënuar në Bjellorusi appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kërkon mandatin e 7-të pas 30 vitesh në pushtet
Ditën e sotme, Bjellorusia po mban zgjedhjet presidenciale, ndërsa presidenti Lukashenko kërkon një mandat të shtatë për të qeverisur.

Për 30 vitet e fundit, Lukashenko, 70-vjeç, i quajtur nga shumë analistë si “diktatori i fundit i Evropës”, ka qeverisur vendin me një grusht të hekurt, duke shtypur të gjithë opozitën dhe zërat kundër tij.

Presidenti, i cili nuk është angazhuar në një fushatë elektorale gjatë garës, tha javën e kaluar, “Të jem i sinqertë, nuk e ndjek atë. Unë thjesht nuk kam kohë për të”.

Pas zgjedhjeve të fundit në 2020, kur lideri u shpall fitues, shpërthyen protesta masive.

Opozita dhe Perëndimi, pretenduan se zgjedhjet ishin të vjedhura dhe kandidatja kryesore për Presidente, Sviatlana Tsikhanouskaya, u detyrua të largohej nga vendi.

Tani, me kundërshtarët e tij politikë ose të burgosur ose të internuar, suksesi i Lukashenkos të dielën besohet gjerësisht se është i garantuar.

Zgjedhjet fillimisht ishin planifikuar për në gusht, por u zhvendosën në dimër.

Sipas analistit politik bjellorus Valery Karbalevich , zgjedhjet u shtynë për në dimër, sepse në “janarin e acartë nuk mund të ketë protesta”.

The post Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kërkon mandatin e 7-të pas 30 vitesh në pushtet appeared first on Albeu.com.

“Në djall, do të vdes”, Lukashenko: E kisha paralajmëruar Prigozhin dy herë
Lideri bjellorus Alyaksandër Lukashenko ka thënë të premten se i kishte paralajmëruar mercenarët rusë, Yevgeny Prigozhin dhe Dmitry Utkin, të bënin kujdes se mund të përballeshin me kërcënime me jetë, si dhe këmbënguli se luftëtarët e Wagnerit do të qëndrojnë në Bjellorusi.

Prigozhini besohet të ketë vdekur nga rrëzimi i një avioni privat në veri të Moskës më 23 gusht, rreth dy muaj pasi e udhëhoqi një kryengritje të dështuar drejt Moskës me grupin e vet mercenar, Wagner.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte zotuar fillimisht se do ta shkatërronte kryengritjen e Prigozhinit në qershor, por disa orë më vonë u arrit një marrëveshje për lejimin e Prigozhinit dhe disa prej trupave të tij të shkonin në Bjellorusi.

Ekipet e shpëtimit në vendin ku u rrëzua avioni privat që i përkiste grupit Wagner, pranë fshatit Kuzhenkino në Rusi, më 23 gusht 2023.

Lukashenko, i cili e ndërmjetësoi marrëveshjen, e përdori një zhargon burgu pak pas kryengritjes jetëshkurtër të Wagnerit, kur tha se ai e kishte bindur Putinin të mos e “hiqte qafe” mercenarin i cili ndodhej në listën e udhëtarëve të avionit privat që u rrëzua të mërkurën në veri të Moskës.

Prigozhini, tha Lukashenka të premten, i kishte hedhur poshtë dy herë shqetësimet e ngritura nga ai për kërcënimet e mundshme me jetë me të cilat përballej ai.

Lukashenka tha më 25 gusht se e kishte paralajmëruar Prigozhin gjatë kryengritjes se do të “vdiste” nëse do ta vazhdonte marshimin drejt Moskës, ndaj të cilit Prigozhini ishte përgjigjur: “’Në djall – do të vdes’.”

Ai tha pastaj se, kur Prigozhini dhe Utkini, i cili ndihmoi në financimin e Wagnerit dhe ishte në listën e udhëtarëve të avionit që u rrëzua, kishin shkuar për ta takuar atë, ai i kishte paralajmëruar të dytë: “Bëni kujdes, djem!”

Nuk është saktësisht e qartë nga fjalët e Lukashenkos, të cilat u raportuan nga agjencia shtetërore e lajmeve BELTA, se kur kishte ndodhur biseda mes tyre.

Lukashenko, i cili njihej me Prigozhinin shumë kohë më parë dhe është aleat i ngushtë i Rusisë, tha se Putini nuk ka asgjë të bëjë me rrëzimin e avionit.

“E njoh Putinin: ai kalkulon çdo ditë shumë qetësisht, madje avash. Nuk mund ta paramendoj se Putini e ka bërë atë, se Putini është fajtori. Është thjesht punë shumë joprofesionale”, tha Lukashenko.

Kremlini e mohoi të premten çfarëdo përfshirje në rrëzimin e avionit afër Moskës nga i cili besohet se u vra Prigozhin.

Lukashenko njoftoi, po ashtu, se luftëtarët e Wagnerit do të mbesin në Bjellorusi.

“Ata do të jetojnë këtu dhe do të punojnë me ne për aq gjatë sa ne kemi nevojë për këtë njësi”, shtoi ai.

Bjellorusia besohet se i strehon mijëra mercenarë të Wagnerit, të cilët u zhvendosën atje pas rebelimit jetëshkurtër në qershor.

Trupat e Wagnerit luajtën rol të rëndësishëm në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke i ndihmuar ushtrisë ruse t’i zaptojë pjesët kryesore të qytetit Bahmut, pas gati 10 muajve luftimesh intensive./ REL

The post “Në djall, do të vdes”, Lukashenko: E kisha paralajmëruar Prigozhin dy herë appeared first on Albeu.com.

A ka gisht Putin në vdekjen e Prigozhin? Lukashenko: Nuk mund ta imagjinoj
Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka hedhur poshtë akuzat kundrejt presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, si të përfshirë në rrëzimin e avionit në të cilin ndodhej kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Sipas mediave të huaja, Lukashenko tha se ai “nuk mund ta imagjinojë” që Putini të jetë përfshirë në këtë incident.

Ai tha se “është diçka joprofesionale” që presidenti rus ta ketë urdhëruar atë, në komentet e raportuara nga agjencia bjelloruse e lajmeve Belta.

“Nuk mund ta imagjinoj që Putini e bëri këtë, se Putini është fajtor”, tha Lukashenko.

Lukashenko tha gjithashtu se ai paralajmëroi krerët e grupit mercenar Prigozhin dhe Dmitry Utkin, i cili besohet se i ka dhënë emrin Grupit Ëagner, të jenë vigjilentë ndaj kërcënimeve të mundshme ndaj jetës së tyre.

Presidenti bjellorus tha se i tha Prigozhinit teksa drejtonte një kryengritje drejt Moskës dy muaj më parë se ai do të “vdiste” nëse nuk ndalonte.

Në lidhje me pyetjen nëse luftëtarët e Wagner do të qëndronin në Bjellorusi si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar për t’i dhënë fund rebelimit jetëshkurtër, Lukashenko tha: “Për sa kohë që ne kemi nevojë për këtë njësi, ata do të jetojnë dhe punojnë me ne”.

The post A ka gisht Putin në vdekjen e Prigozhin? Lukashenko: Nuk mund ta imagjinoj appeared first on Albeu.com.

Lukashenko: Putin nuk po e shtyn Bjellorusinë që të hyjë në luftë me Ukrainën
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po tenton të shtyjë Bjellorusinë që t’i bashkohet luftës në Ukrainë.

Kështu tha lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, në një intervistë të publikuar më 17 gusht.

“Për të përfshirë Bjellorusinë… çfarë do të përfitonim? Asgjë”, tha Lukashenko, një prej aleatëve më të ngushtë të Putinit.

Lukashenko po ashtu tha se beson se Rusia veçse ka arritur qëllimet në atë që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, duke theksuar se të dyja palët duhet të ulen dhe të negociojnë.

Sipas tij, Kievi dhe Moska duhet të jenë të gatshëm të diskutojnë për të gjitha çështjet, përfshirë edhe të ardhmen e gadishullit ukrainas të Krimesë – që Moska e aneksuar paligjshëm më 2014 – dhe të gjitha territoret e tjera që Moska pretendon se i ka nën kontroll.

Lukashenko tha po ashtu se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka ndërprerë ato.

Këto kontakte kanë ndodhur disa muaj më parë, përfshirë edhe një diskutim për mundësinë e hyrjes së Bjellorusisë në luftë, në anën e Rusisë, tha Lukashenko.

Bjellorusia ka lejuar Rusinë që të përdorë territorin e saj për të nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Minsku është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për shkak të ndihmës që i jep Moskës gjatë pushtimit./rel

The post Lukashenko: Putin nuk po e shtyn Bjellorusinë që të hyjë në luftë me Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Lukashenko mohon se luftëtarët e Wagner-it janë afruar pranë kufirit polak
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko mohoi të martën pretendimet e Polonisë se rreth 100 mercenarët e Wagner, të cilët ndodhen në vend, janë afruar më pranë kufirit polak, sipas një deklarate të publikuar nga zyra e tij.

“Papritmas dëgjova një ditë më parë se Polonia është trembur se gjoja një njësi me 100 njerëz po lëviz drejt saj. Asnjë njësi PMC Wagner nuk është zhvendosur. Dhe nëse e kanë bërë, ata e kanë bërë këtë vetëm për të përcjellë përvojën luftarake te brigadat, të cilat janë të stacionuara në Brest dhe Grodno”, tha Lukashenko gjatë një vizite pune në distriktin Kamenets, në rajonin jugperëndimor të Brestit, sipas deklaratës.

Muajin e kaluar, ministria bjelloruse e Mbrojtjes tha se forcat e vendit do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me luftëtarët Wagner pranë kufirit të saj me anëtarin e NATO-s.

Luftëtarët e Wagner kanë mbërritur në Bjellorusi pas një rebelimi jetëshkurtër nga grupi ushtarak privat në qershor.

“Më duhet të trajnoj personelin tim ushtarak, sepse një ushtri që nuk lufton është gjysma e ushtrisë”, shtoi Lukashenko sipas deklaratës.

“Kështu që ata [Wagner] janë këtu për të përcjellë përvojën e tyre.”

Aleati për një kohë të gjatë i presidentit rus Vladimir Putin tha se luftëtarët Wagner “nuk duan të shkojnë askund” dhe se ata qëndrojnë “afër Osipovichi në qendër të Bjellorusisë”./Albeu.com.

The post Lukashenko mohon se luftëtarët e Wagner-it janë afruar pranë kufirit polak appeared first on Albeu.com.

Lukashenka u kërkon bjellorusëve të mos shqetësohen nga ardhja e Wagnerit
Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, u ka kërkuar bjellorusëve të mos “shqetësohen” për ardhjen e supozuar të grupit të mercenarëve Wagner, pas kryengritjes së tyre të dështuar në Rusi.

Deklarata e Lukashenkas vjen pasi u shfaqën imazhe satelitore të një kampi që po ngrihej në lindje të vendit, për të cilin Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë vlerëson se mund të strehojë rreth 15.000 ushtarë.

Lukashenka po fliste në një fjalim për Ditën e Pavarësisë më 30 qershor kur tha se bjellorusët – të cilët i ka udhëhequr me grusht të hekurt për tre dekada – duhet të “qetësohen”.

Mercenarët e Wagnerit kanë qenë thelbësorë në përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, por shefi i tyre, Yevgeny Prigozhin, udhëhoqi mijëra mercenarë në një rebelim dhe marshim drejt Moskës, duke u ankuar për paaftësinë e ushtrisë së rregullt ruse.

Lukashenka thuhet se ndërmjetësoi midis Prigozhinit dhe regjimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, në kulmin e krizës më 24 qershor, duke ofruar strehim për Prigozhinin dhe një numër të panjohur të luftëtarëve të tij.

Në fjalimin e tij, Lukashenka tha për transferimin e Wagnerit në Bjellorusi se “ky problem është fryrë”.

Prigozhin rekrutoi shumë kriminelë dhe të burgosur në grupin mercenar Wagner.

“Këta janë njerëzit më të përgatitur”, tha Lukashenka. “Ata thonë: ‘Ka të burgosur [në mesin e tyre]’. Dëgjoni, të gjithë ushtarët që u dënuan [për krime] atje [në Rusi], tashmë kanë vdekur, për fat të keq”.

“Dhe diçka tjetër që nuk duan ta sqarojnë është se të dënuarit u liruan nga burgjet në Rusi vetëm për frontin rus. Asnjë person i vetëm [nga të burgosurit e rekrutuar për të luftuar në Ukrainë] nuk shkon jashtë vendit”, shtoi Lukashenka.

Detajet e marrëveshjes së Kremlinit me Minskun janë të paqarta, por Prigozhin u raportua se udhëtoi atje me një avion privat.

Lukashenka ka lejuar ushtrinë ruse të organizojë operacione nga territori i Bjellorusisë që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe, së fundmi, ka lejuar që raketat taktike bërthamore ruse të vendosen atje.

Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë ka siguruar imazhe satelitore që tregojnë ndërtimin e një kampi të ri ushtarak fushor pranë fshatit Tsel, në Bjellorusinë lindore, më pak se 100 kilometra larg kufirit rus.

Ky kamp është më i madh se shumica e kampeve të tjera fushore të njohura në Bjellorusi. Zyrtarët bjellorusë nuk e kanë zbuluar qëllimin e tij.

Kampi ndodhet më shumë se 100 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 30 qershor tha se, pas konsultimit me zyrtarë të sigurisë dhe të inteligjencës, ai kishte urdhëruar forcimin e mbrojtjes në kufirin verior të Ukrainës, pranë Bjellorusisë.

Banorët vendas thanë se riparimi dhe ndërtimi i kampit në Tsel filloi në qershor.

Por, deri më 17 qershor, sipas imazheve satelitore të siguruara nga Planet.com dhe të publikuara nga Shërbimi bjellorus i REL-it, nuk kishte asnjë gjurmë të ndonjë objekti atje. Asnjë kamp nuk është i dukshëm në fotografitë satelitore të bëra më 24 qershor.

Por, pamjet e marra më 27 qershor tregojnë tenda fushore dhe gropa gërmimi, si dhe objekte të reja. Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë numëroi të paktën 303 tenda.

Dhjetëra objekte drejtkëndëshe që duken të jenë tenda fushore për strehim janë të dukshme. Në foto nuk shihet asnjë armatim apo pajisje tjetër ushtarake.

The post Lukashenka u kërkon bjellorusëve të mos shqetësohen nga ardhja e Wagnerit appeared first on Albeu.com.

Lukashenko: Putini donte të “fshinte” Prigozhin gjatë rebelimit
Vladimir Putin ka folur për “fshirjen” e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin gjatë rebelimit të së shtunës, ka pohuar presidenti bjellorus.

Presidenti rus fillimisht ishte zotuar se do të shtypte trupat e grupit Wagner rebelues, por më vonë ra dakord për një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Alexander Lukashenko.

“I sugjerova Putinit të mos nxitonte”, tha Lukashenko, sipas mediave shtetërore bjelloruse.

“Hajde,” i thashë Putinit “le të flasim me Prigozhin, me komandantët e tij”.

Lukashenko tha gjithashtu se ushtria e tij mund të përfitojë nga përvoja e luftëtarëve të Wagner-it, të cilët supozohet se kanë qenë në gjendje të iknin në Bjellorusi sipas marrëveshjes.

Prigozhin u dëbua në fqinjin e Rusisë si pjesë e marrëveshjes, me z. Lukashenko që konfirmoi dje se ai është tani në vend.

The post Lukashenko: Putini donte të “fshinte” Prigozhin gjatë rebelimit appeared first on Albeu.com.

Lukashenko nuk i përgjigjet autoritetit të Putinit: Mund t’i përdor armët bërthamore pa lejen e tij
Presidenti i Bjellorusisë ka përjashtuar sërish faktin që armët bërthamore që dërgohen në vend kërkojnë lejen e Vladimir Putin për t’u përdorur.

Duke folur për televizionin shtetëror rus, ai këmbënguli se nuk i kërkoi thjesht liderit rus armët, por këmbënguli për ato.

“Ne kemi qenë gjithmonë një objektiv,” tha Lukashenko.

“Ata (Perëndimi) kanë dashur të na bëjnë copë-copë që nga viti 2020. Askush deri më tani nuk ka luftuar kundër një vendi bërthamor, një vendi që ka armë bërthamore”, shtoi ai.

Rusia po transporton disa nga armët e saj taktike bërthamore në objektet e magazinimit në tokën bjelloruse.

Protestat masive shpërthyen në vitin 2020 pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, ku opozita tha se Lukashenko kishte fituar me mashtrim.

Lukashenko tha se ai kishte fituar me drejtësi, ndërsa godiste kundërshtarët e tij dhe akuzoi Perëndimin se po përpiqej ta rrëzonte atë.

The post Lukashenko nuk i përgjigjet autoritetit të Putinit: Mund t’i përdor armët bërthamore pa lejen e tij appeared first on Albeu.com.