Luis Rubiales Archives - Albeu.com

Prokuroria kërkon 2 vite e gjysmë burg për Luis Rubiales
Prokuroria e Gjykatës Kombëtare në Spanjë ka kërkuar dënimin me 2 vjet e gjysmë burg për ish-presidentin e Federatës së Futbollit Luis Rubiales, për puthjen e vjedhur dhe frikësimin e mëpasshëm të futbollistest së kombëtares spanjolle Xhenifer Hermozo.

Sipas prokurores Marta Durantes, puthja e dhënë nga Rubiales ndaj Hermosos gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Kupës së Botës të Futbollit për Femra më 23 gusht dhe presioni pasues ndaj futbollistes për të deklaruar se ishte e lejuar, përbën një krim sulmi seksual dhe detyrim.

Këtë e raporton prokuroria në dispozitën e cituar nga mediat iberike, përfshirë RTVE. Prokurorja kërkon gjithashtu dënimin me një vit e gjysmë burg për drejtorin sportiv të kombëtares së meshkujve, Albert Lukue, si dhe për ish-trajnerin e përzgjedhjes së femrave, Horge Vilda dhe për ish-menaxherin e marketingut të Federatës së Futbollit, Ruben Rivera.

The post Prokuroria kërkon 2 vite e gjysmë burg për Luis Rubiales appeared first on Albeu.com.

Dorëhiqet nga federata spanjolle pas skandalit të puthjes, Rubiales: Do mbroj nderin tim, jam i pafajshëm
Në mbrëmje e së dielës, Luis Rubiales dha dorëheqjen si president i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas skandalit për puthjen e Hermoso.

Ndërsa ka reaguar në rrjetet sociale pas këtij vendimi, Rubiales theksoi se është “i pafajshëm”.

“Do të mbroj nderin tim. Do të mbroj pafajësinë time. Kam besim te e ardhmja. Kam besim te e vërteta”,-shkruan ai.

Letra e dorëheqjes së Rubiales:

“Mirëmbrëma

Sot në orën 21:30 i përcolla Presidentit të përkohshëm, Z. Pedro Rocha, dorëheqjen time nga posti i Presidentit të RFEF. Po ashtu ju njoftova se të njëjtën gjë kam bërë edhe me postin tim në UEFA, që të zëvendësohet pozicioni im në Zëvendës Presidencë. Pas pezullimit të shpejtë të kryer nga FIFA, përveç pjesës tjetër të procesit të hapur ndaj meje, është evidente se nuk do të mund të kthehem në vendin tim. Këmbëngulja nuk do të sjellë asnjë kontribut pozitiv, as për Federatën, as për futbollin spanjoll. Ndër të tjera, sepse ka fuqi de facto që do të pengojnë kthimin tim.

Është menaxhimi i ekipit tim dhe mbi të gjitha lumturia që ndjej për privilegjin e madh të këtyre më shumë se 5 viteve në krye të RFEF. Nuk dua që futbolli spanjoll të dëmtohet nga gjithë kjo fushatë disproporcionale dhe mbi të gjitha e marr këtë vendim pasi jam siguruar që largimi im do të kontribuojë në stabilitetin që do të lejojë Evropën dhe Afrikën të qëndrojnë të bashkuar në ëndrrën e vitit 2030, e cila do të na lejojë të sjellim në vendin tonë kompeticionin më të madh në botë.

Më duhet të shikoj përpara, të shikoj të ardhmen. Tani ka diçka që më pushton fort. Unë kam besim në të vërtetën dhe do të bëj gjithçka që kam në dorë për të fituar. Vajzat e mia, familja ime dhe njerëzit që më duan kanë vuajtur pasojat e persekutimit të tepruar, si dhe të shumë gënjeshtrave, por është gjithashtu e vërtetë që në rrugë, çdo ditë e më shumë, e vërteta mbizotëron.

Nga këtu u dërgoj të gjithë punëtorëve, asambleistëve, federatave dhe njerëzve të futbollit në përgjithësi, një përqafim të madh duke i uruar fat të mirë.

Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur në këto momente.

Luis Manuel Rubiales Bejar”.

The post Dorëhiqet nga federata spanjolle pas skandalit të puthjes, Rubiales: Do mbroj nderin tim, jam i pafajshëm appeared first on Albeu.com.

Si rrodhi skandali i puthjes së Luis Rubiales në Kupën e Botës?
Luis Rubiales, presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (FFS), ka shkaktuar zemërim të madh duke e puthur mesfushoren Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së trofeut të Kupës së Botës për gratë.

Kush është ai?

Rubiales, 46 vjeç, ishte mbrojtës i disa klubeve të kategorisë së ulët të Spanjës dhe i klubit Hamilton Academical në Skoci deri në vitin 2009. Ai u bë president i Shoqatës së Futbollistëve Spanjoll (SHFS) një vit më vonë, para se të zgjidhej president i FFS-së më 2018.

Ai u zotua se do ta modernizonte strukturën e saj, do t’i rriste të hyrat dhe do ta përmirësonte transparencën, pas një skandali të korrupsionit. Rubiales e shkarkoi trajnerin e Spanjës, Julen Lopetegui, vetëm dy ditë para Kupës së Botës 2018 në Rusi, për shkak se trajneri spanjoll kishte arritur marrëveshje për parakontratë me Real Madridin, të cilit do t’i bashkohej pas turneut të verës.

Vitin e kaluar, një numër i madh i futbollisteve të ekipit kombëtar të grave të Spanjës u rebeluan kundër trajnerit të tyre, Jorde Vilda. FFS e mbështeti Vildan, i cili i përjashtoi 12 prej 15 futbollisteve të përfshira nga ekipi me të cilin shkoi dhe e fitoi Kupën e Botës 2023 në Australi.

Çfarë bëri Rubiales?

Kur gjyqtari i fryu bilbilit në Australi më 20 gusht dhe Spanja e mposhti 1:0 Anglinë, Rubiales festoi duke i kapur organet gjenitale derisa ishte pranë Mbretëreshës së Spanjës, Letizia dhe princeshës 16-vjeçare, Sofia.

Kur ia ndalu medaljen Hermosos, ai e mbajti për koke futbollisten dhe e puthi në buzë.

Reagimi i parë i Hermosos ishte kur ajo u tha shoqeve të ekipit: “Hej, nuk më pëlqeu”, sipas pamjeve të publikuara nga dhoma e zhveshjes. Të nesërmen, federata e citoi atë gjoja ta ketë minimizuar këtë incident, por ajo e mohoi se kishte të bënte me ato deklarata dhe më pas shpjegoi se nuk ishte pajtuar për puthjen dhe se ishte viktimë e seksizmit. Rubiales, së pari, i quajti kritikët “idiotë” dhe pastaj kërkoi falje.

“Natyrisht, gabova, më duhet ta pranoj”, tha ai në një video. “E bëra pa qëllim të keq në një kohë të euforisë maksimale”.

Çfarë kanë bërë autoritetet?

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, nisi procedurë disiplinore ndaj Rubiales dhe më 26 gusht e pezulloi atë nga të gjitha aktivitetet e futbollit për 90 ditë. Ai nuk pranoi të japë dorëheqje.

“Një puthje me nxitim por me pajtueshmëri mjafton për të më larguar mua nga këtu? Do të luftoj deri në fund”, tha Rubiales në federatë, duke u duartrokitur nga shumë, përfshirë nga trajneri Vilda. Që nga ai takim, përfaqësuesit rajonal të FFS-së kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Cilat kanë qenë reagimet?

Veprimet e Rubiales në ditën e finales së Kupës së Botës, dhe moskokëçarja pastaj, kanë nxitur një mal me kritika në Spanjë dhe vendet e tjera, por edhe kritikat nga disa qarqe kundër feminizmit.

Qeveria socialiste e Spanjës mori qëndrim të fortë: zëvendëskryeministrja, Yolanda Diaz, e cilësoi puthjen si “sulm”, derisa ministrja në detyrë për Barazi, Irene Montero, tha për Reuters: “Ne jemi duke ia dërguar botës mesazhin e saktë, që seksizmi ka marrë fund”.

Brenda futbollit, shumë figura e kanë dënuar veprimin e Rubiales, përfshirë personalitete të larta burra, siç është trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez. Një grup prej 81 profesionistëve, përfshirë tërë skuadrën fituese të Kupës së Botës, thanë se nuk do të luajnë për ekipin kombëtar nën lidershipin e tanishëm.

Në mbështetje të Rubiales, nëna e tij Angeles Bejar, e nisi një grevë urie brenda një kishe në vendlindjen e tyre, Motril, më 28 gusht, duke e dënuar “përndjekjen çnjerëzore” kundër të birit të saj.

Çfarë ndodh tutje?

Rubiales përballet me të paktën tri sfida ligjore dhe administrative, sipas të cilave ai rrezikon shkarkimin, diskualifikimin e madje edhe burgun. Përveç hetimit disiplinor të FIFA-s, prokurori i Gjykatës së Lartë të Spanjës planifikon ta kontaktojë Hermoson për një padi të mundshme penale për agresion seksual, dhe Këshilli Kombëtar i Sportit i ka kërkuar Gjykatës Administrative të Sportit ta rishikojë rastin.

Rubiales, i cili tha se është viktimë e një fushate nga “feministët e rremë”, dhe FFS-së, ka theksuar se do të ndërmarrë veprime ligjore për ta dëshmuar pafajësinë e tij.

The post Si rrodhi skandali i puthjes së Luis Rubiales në Kupën e Botës? appeared first on Albeu.com.