Luis Gaxhi Archives - Albeu.com

Po planifikonin të vrisnin biznesmenin që s’e ekzekutoi Dumani, Gjykata e Elbasanit liron nga burgu dy të rinjtë
Arrestimi i bujshëm i dy të rinjve në Elbasan, të dyshuar për arsenal armësh dhe eksplozivi dhe planeve që hartonin për të kryer vrasje hasmërish, është mbyllur me dështim dhe në heshtje.

Rigers Spahiu dhe Luis Gaxhi nga arrest me burg u dërguan nga gjykata në arrest shtëpie, me argumentin se iu ka përfunduar afati i paraburgimit.

Shtatë armë, mes tyre 4 automatikë, 3 pistoleta me silenciatorë dhe lëndë plasëse e montuar në aparate telefoni ishin arsyeja se përse u prangosën një vit më parë Gaxhi dhe Spahiu që të dy të dyshuar se po planifikonin të vrisnin një biznesmen, tha në atë kohë Policia e Elbasanit.

Rigers Spahiu nga kartelat policore rezulton të jetë vëllai i Arjan Spahiut vrarë në Belgjikë e po ashtu lidhje e Erjon Alibeaj, një personazh i njohur i botës së krimit në këtë qytet.

Nga aktet hetimore rezulton se për armët e sekuestruara për të cilat u ngritën akuza ndaj Spahiut dhe Gaxhit, është kryer ekspertim mbi profilet gjenetike edhe ndaj Erjon Alibeaj, i cili mbahet në burg dhe nëntë personave të tjerë në Elbasan që të gjithë të njohur. Por hetimet një vjetore për armët që u gjetën në shtëpinë e Luis Gaxhit nuk patën finale bindëse për të ngritur akuza ndaj të dyve.

Një eksperte e policisë shkencore i thotë prokurorisë se ky institut ka spektër të limituar për të zbuluar çdo lloj lënde plasëse dhe për këtë shkak akt ekspertizën e ka kryer njësia speciale antieksploziv që konfirmon se materiali shpërthyes është bombë e montuar, e telekomanduar dhe e gatshme për të kryer shpërthim.

Dy të rinjtë që u liruan për shkak të vonesave të akt ekspertizave këmbëngulin se nuk kishin dijeni për armët. Spahiu dhe Gaxhi nuk kanë dhënë shpjegime për lëndën plasëse dhe nuk kanë pranuar të japin kodet e telefonave personalë.

Megjithatë për telefonat e montuar në bomba, kompanitë telefonike kanë dhënë përgjigjet e tyre.

Nga akt ekspertizat në telefona dhe në kartat sim rezulton se njëri telefon ishte në emër të një shtetasi shqiptar dhe tjetri në emër të brazilianit Glauber Gomes Dos Santos, i cili nga këqyrjet telefonike rezulton se ka hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2022.

Dy gjykata edhe shkalla e parë edhe e Apelit urdhërojnë lirimin e dy të dyshuarve që mbahen nën arrest shtëpie për dyshimet se Rigers Spahiu po përgatitej të kryente vrasje për hakmarrje.

The post Po planifikonin të vrisnin biznesmenin që s’e ekzekutoi Dumani, Gjykata e Elbasanit liron nga burgu dy të rinjtë appeared first on Albeu.com.

Zbulohet arsenal armësh në Elbasan, do të përdoreshin për llogari të grupeve kriminale: Arrestohen dy persona
Policia e  Elbasanit ka zbuluar në lagjen “Gurabadh” një arsenal armësh, që mbaheshin në banesët e shtetasit  Luis Gaxhi.

“Blutë” kanë sekuestruar 4 kallashnikovë, dy prej të cilëve me silenciator, 3 pistoleta me silenciator, dy mina me telefomandë, kapsolla, sasi lëndë plasesë, eksploziv dhe 4 telefona.

37 vjeçari Luis Gaxhi, banues në Elbasan, është dënuar më parë dhe në Belgjikë.

Personi i dytë i vënë në pranga është Rigels Spahiu, 37 vjeç , si bashkëpunes.

Policia ka bërë të mundur çmontimin e minave, që sipas tyre do të përdoreshin për të dëmtuar individë për llogari të grupeve kriminale.

Deklarata e Policisë së Elbasanit:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Drejtues i Parë Ardian Çipa dhe prokurori i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, në konferencë për shtyp, në lidhje me parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.

Përshëndetje,

Jam sot këtu, së bashku me prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për të komunikuar me ju dhe nëpërmjet jush, me publikun, për veprimet e kryera së fundi, nga strukturat policore të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme me pasoja të rënda kriminale dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët.

Siç jeni në dijeni dhe nga njoftimet për shtyp, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë përfshirë në veprime të thelluara hetimore dhe operacionale, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale, dokumentimin e aktivitetit të grupeve kriminale, identifikimin e anëtarëve të tyre, zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Në këtë kuadër, mbështetur dhe me inteligjencë informative të siguruar në kohë reale nga ana e strukturave të Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke koordinuar veprimet dhe hetimet me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me qëllim parandalimin e një ngjarjeve të mundshme kriminale me pasoja të rënda për jetën, më datë 20.10.2022 është finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”.

Falë marrjes në kohë të informacionit, koordinimit me Prokurorinë dhe Gjykatën, si dhe veprimeve operacionale, hetimore e procedurale të autorizuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në një banesë, në lagjen “Gurabardhi”, të qytetit të Elbasanit, i një arsenali armësh zjarri, disa prej tyre të pajisura me silenciatorë, gati për veprim.

Konkretisht, në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën:

• 4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;

• 3 pistoleta me silenciatorë;

• 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;

• Kapsolla detonatore;

• Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;

• 4 aparate celulare;

• Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.

Si rezulatat i hetimeve paraprake dhe dyshimeve të bazuara në prova, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Luis Gaxhi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë;

Ky shtetas u arrestua për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “Mbajtja dhe prodhimi i armëve luftarake në sasi të mëdha” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

-Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprat “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të shtetasit Luis Gaxhi.

Në momentin e gjetjes dhe sekuestrimit të provave materiale dhe veprimeve të tjera hetimore e proceduriale, skuadrat xheniere të Njësisë Antieksploziv të Repartit Special RENEA, kanë bërë të mundur çaktivizimin e minave të telekomanduara, të cilat paraqisnin rrezikshmëri për jetën e banorëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Referuar hetimeve proaktive te kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ekzistojnë indicie të bazuara në prova, se armët dhe minat e telekomanduara do të përdoreshin për ekzekutimin e personave, për llogari të grupeve kriminale të evidentuara nga ana e Policisë.

Për arsye të dobisë së mbarëvajtjes së hetimeve dhe dokumentimit të plotë të veprimtarisë kriminale, na lejoni të jemi të rezervuar në dhënien e informacioneve të mëtejshme.

Theksoj se Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë, gjatë operacionit të koduar “Dëshiran” që u finalizua 1 javë më parë, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: një kallashnikov, pistoletë, granata dore dhe municion luftarak, të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale.

Përfitoj nga rasti të siguroj qytetarët e qarkut Elbasan, se strukturat e Policisë janë tërësisht të angazhuara dhe të përkushtuara për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin dhe paligjshmëritë. Në këtë kuadër, ftoj përsëri qyetarët që të jenë akoma më bashkëpunues me Policinë, pasi vetëm së bashku mund të krijojmë një ambient sa më të sigurtë për qytetarët dhe aspak të sigurtë për elementet kriminale./albeu.com

The post Zbulohet arsenal armësh në Elbasan, do të përdoreshin për llogari të grupeve kriminale: Arrestohen dy persona appeared first on Albeu.com.