Luginën e Preshevës Archives - Albeu.com

Presidenti Begaj bën bashkë aktorët politikë në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve duhet të respektohen
Ditën e djeshme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi dje një , ku u prit në Preshevë dhe Bujanoc nga banorët dhe drejtuesit politikë të komunave.

Kreu i Shtetit, gjatë vizitës zhvilloi takime të veçanta me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujancit, Arbër Pajaziti, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, si dhe deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Në këto takime, u diskutua për adresimin e shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës, forcimin e bashkimit të faktorit shqiptar dhe projektet që synojnë të ndihmojnë rininë.

Presidenti Begaj përcolli mesazhe për bashkëpunim, unitet politik dhe përpjekje të përbashkëta për respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Kreu i Shtetit i inkurajoi liderët politikë të kësaj treve, të bashkohen sa herë bëhet fjalë për interesin kombëtar dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Këto mesazhe, Begaj i përcolli edhe gjatë fjalimit para qytetarëve në Preshevë, me rastin e çeljes së Panairit të Librit Shqip 2026.

Gjithashtu, ai garantoi mbështetjen e Shqipërisë për adresimin e çështjes së Luginës së Preshevës, përfaqësimin e drejtë në institucione, shqetësimin për pasivizimin e adresave, si dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare dhe simboleve kombëtare.

“Të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e kudo ku ata jetojnë duhen të respektohen, shqiptarët duhet të jetojnë këtu, të mos diskriminohen, gjuha shqipe të përdoret pa drojë e frikë, kultura, vlerat, identiteti dhe traditat të mbrohen dhe promovohen”, u shpreh Presidenti.

Begaj rikonfirmoi se shqiptarët janë faktor paqeje dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, mbrojtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Preshevë është pjesë e standardeve evropiane për të drejtat dhe diversitetin kulturor.

“Identiteti shqiptar është ndërtuar mbi vlera evropiane, mbi respektin për lirinë, dinjitetin njerëzor, bashkëjetesën, shtetin e së drejtës dhe kulturën e dialogut. Prandaj, mbrojtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Luginën e Preshevës nuk është çështje nostalgjie, nuk është vetëm çështje kombëtare, është pjesë e vetë sistemit evropian të mbrojtjes së të drejtave, është pjesë e vizionit tonë si komb për të ardhmen”, theksoi Begaj.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti iu drejtua të rinjve të Preshevës, duke i ftuar që shqipen ta përdorin jo vetëm si gjuhë familjare, por edhe si gjuhë të dijes, profesionit, krijimtarisë dhe suksesit.

“Gjuha shqipe në këto troje është një pasuri e gjallë dhe e patjetërsueshme, është një investim strategjik për të ardhmen e kombit. Gjuhën shqipe ta përdorni jo vetëm si gjuhë të familjes dhe për të ruajtur traditën, por edhe si gjuhën e dijes, të profesionit, të krijimtarisë dhe të suksesit tuaj këtu në Luginë”, tha ai.

Kreu i Shtetit u zotua se do të vazhdojë të jetë avokat i të drejtave të mohuara të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në çdo institucion dhe kancelari ndërkombëtare.

“Dua t’ju siguroj se institucioni që përfaqësoj do të mbetet gjithmonë një mbështetës i nismave që forcojnë bashkëpunimin kulturor, promovojnë librin në gjuhën shqipe dhe krijojnë ura komunikimi ndërmjet shqiptarëve kudo që jetojnë”, deklaroi Begaj.

The post Presidenti Begaj bën bashkë aktorët politikë në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve duhet të respektohen appeared first on Albeu.com.