lugano Archives - Albeu.com
Thaqi pas eliminimit të Dukagjinit: Lugano, ekip me vlerë 40 milionë, kontrolloi ritmin
<html><head></head><body>
Arsim Thaqi e pranoi se Lugano ishte skuadra superiore, pasi Dukagjini pësoi humbje të thellë 5:1 dhe e mbylli rrugëtimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas takimit të luajtur në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, trajneri i ekipit kosovar e cilësoi Luganon si një nga kundërshtarët më të vështirë me të cilët mund të përballej skuadra e tij.
“Lugano është një prej skuadrave më të forta që mund të na binte përballë. Në përbërje ka tre reprezentues, dy prej të cilëve luajnë për Zvicrën. Golat e pësuar në minutat e para ndikuan në vazhdimin e ndeshjes”, deklaroi Thaqi.
Sipas tij, dy golat e shpejtë e bënë shumë të vështirë rikthimin e Dukagjinit, ndërsa situata u ndikua edhe nga ndryshimet e shumta që pësoi ekipi gjatë verës.
“Pas golave të fillimit nuk e kishim të lehtë të rimëkëmbeshim. Nga skuadra janë larguar pesë lojtarë cilësorë. Futbollistët e rinj që janë afruar kanë potencial, por u nevojitet kohë”, shtoi ai.
Në përfundim, Thaqi nënvizoi se mes dy ekipeve kishte një hendek të dukshëm sa i përket cilësisë dhe ritmit të lojës.
“Përballë kishim një skuadër që vlen 40 milionë dhe sfida nuk ishte e lehtë. Ritmin e ndeshjes e diktoi Lugano. Ata tashmë po luajnë në kampionat, kurse ne e kemi nisur me ndeshjet evropiane. Dëshira nuk mungoi, por ndonjëherë këto janë mundësitë”, përfundoi Thaqi.
</body></html>
The post Thaqi pas eliminimit të Dukagjinit: Lugano, ekip me vlerë 40 milionë, kontrolloi ritmin appeared first on Albeu.com.
Dukagjini eliminohet nga Evropa pas disfatës së thellë ndaj Luganos
<html><head></head><body>
Rrugëtimi evropian i Dukagjinit ka marrë fund, pasi skuadra nga Klina u mposht bindshëm nga Lugano në Hajvali.
Pas paraqitjes solide dhe humbjes minimale 0-1 në takimin e parë, Dukagjini nuk arriti të rivalizonte në ndeshjen e kthimit, ku ekipi zviceran dëshmoi epërsi të dukshme në cilësi dhe triumfoi 1-5.
Luganos i mjaftuan vetëm gjashtë minuta për të kaluar në avantazh. Behrens kontrolloi një pasim të gjatë dhe e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë.
Rezultati u dyfishua tri minuta më vonë, kur Dos Santos shënoi pas asistimit të Zanottit në minutën e nëntë.
Dukagjini reagoi menjëherë me golin e bukur të Maliqit në minutën e 10-të, por Behrens realizoi sërish në minutën e 36-të, duke ia rikthyer Luganos epërsinë prej dy golash.
Edhe pas pushimit, skuadra zvicerane vazhdoi të ishte më këmbëngulëse. Goli i katërt erdhi në minutën e 51-të nga autogoli i Egzon Sinanit.
Behrens vulosi rezultatin përfundimtar dhe plotësoi het-trikun në minutën e 58-të, pasi u asistua nga Bislimi.
Lugano siguroi kështu kalimin në fazën tjetër, ndërsa Dukagjini tashmë do ta përqendrojë vëmendjen te elita e futbollit kosovar, me objektivin për të siguruar sërish pjesëmarrjen në Evropë edicionin e ardhshëm.
</body></html>
The post Dukagjini eliminohet nga Evropa pas disfatës së thellë ndaj Luganos appeared first on Albeu.com.
Dukagjini synon ta përmbysë Luganon, publikohen formacionet zyrtare
<html><head></head><body>
Dukagjini ka bërë publike njëmbëdhjetëshen titullare për ndeshjen e kthimit kundër Luganos, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas disfatës minimale 1:0 në takimin e parë në Zvicër, ekipi nga Klina do të kërkojë përmbysjen e rezultatit.
Para mbështetësve të tyre, “Hithat” synojnë të zhvillojnë një paraqitje të madhe dhe të sigurojnë kualifikimin në fazën pasuese të garës evropiane.
Përballja Dukagjini–Lugano luhet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali dhe nis në orën 16:30.
Në radhët e Luganos, mesfushori Uran Bislimi është përzgjedhur të luajë nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Lekaj, Hugo, Sinani, Basri, Bardhoku, Pefqeli, Gashi, Mërlaku, Maliqi, Jeudi, Isufi.
Lugano: Von Ballmoos, Bicheel, Mai, Papadopoulos, Zanotti, Bislimi, Grgic, Dos Santos, Cimignani, Behrens, Steffen.
</body></html>
The post Dukagjini synon ta përmbysë Luganon, publikohen formacionet zyrtare appeared first on Albeu.com.
90 minuta larg historisë, Dukagjini kërkon përmbysjen e Luganos në Hajvali
<html><head></head><body>
Skuadra nga Klina ka një mbrëmje vendimtare përpara, teksa pret Luganon këtë të mërkurë në sfidën e kthimit për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Një humbje minimale 1:0 nga takimi i parë në tokën zvicerane e vendos Dukagjinin përballë një sfide të hapur, me besimin se gjithçka mbetet ende në lojë për një vend në turin tjetër.
Dueli që do të zhvillohet në kompleksin e FFK-së në Hajvali shihet si një provë e madhe, teksa vendasit synojnë të aktivizojnë të gjitha armët: energjinë e tifozërisë, terrenin e njohur dhe një performancë të përmirësuar për të mposhtur një rival me bagazh të pasur ndërkombëtar.
Pas një analize të hollësishme të gabimeve të sfidës së parë, klubi kosovar premton më shumë kujdes në prapavijë dhe një prani më të theksuar në zonën kundërshtare, me qëllimin e vetëm për të kthyer mbrapsht disavantazhin.
Për Dukagjinin, kjo është vetëm dalja e dytë në arenën e garave evropiane. Në sezonin 2023/24, gjatë debutimit absolut, ekipi arriti të kalojë raundin e parë kualifikues, por u përball me ndalesën pikërisht në raundin e dytë të kësaj lige.
Një sukses ndaj Luganos do të shkruante një nga kapitujt më të shndritshëm në historinë e klubit, duke i siguruar një biletë për në fazën pasardhëse, ku pret fituesi i përballjes mes Runavikut dhe Koperit.
</body></html>
The post 90 minuta larg historisë, Dukagjini kërkon përmbysjen e Luganos në Hajvali appeared first on Albeu.com.
Dukagjini humb me rezultat të ngushtë ndaj Luganos, kualifikimi mbetet i hapur
<html><head></head><body>
Dukagjini është mposhtur 1-0 në udhëtim nga Lugano, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Skuadra zvicerane u shfaq më kërkuese dhe e nisi takimin me ritëm të lartë, duke krijuar disa mundësi të hershme. Megjithatë, mbrojtja kosovare ishte e pozicionuar mirë dhe arriti t’i përballonte sulmet e vendasve.
Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Renato Steffen. Pas asistimit të Behrens, ai u gjend në pozicionin e duhur dhe nga afërsia kaloi Luganon në epërsi.
Edhe Dukagjini provoi të rrezikonte përmes disa kundërsulmeve, por nuk arriti t’i shndërronte rastet e krijuara në gol.
Për skuadrën kosovare gjërat u komplikuan në minutat e fundit, kur Arvanit Rexhaj, i aktivizuar gjatë lojës, mori karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të rëndë.
Lugano siguroi kështu një avantazh minimal pas përballjes së parë, por çështja e kualifikimit mbetet plotësisht e hapur para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet javën e ardhshme në Kosovë.
</body></html>
The post Dukagjini humb me rezultat të ngushtë ndaj Luganos, kualifikimi mbetet i hapur appeared first on Albeu.com.
Zyrtarizohet kalimi i Amir Shaipit te CD Castellon
Portieri i kombëtares së Kosovës, Amir Shaipi, tashmë është zyrtarisht pjesë e skuadrës spanjolle CD Castellon, e cila garon në La Liga 2.
Lëvizja e tij u krye pasi transferimi te Amedspor nuk u finalizua, duke bërë që “gardiani” të largohej nga Lugano për t’iu bashkuar klubit spanjoll.
Castellon, që ka si objektiv ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll, ka paguar rreth 1 milion euro për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas komunikatës zyrtare, marrëveshja mes CD Castellon dhe Luganos parashikon që Shaipi të qëndrojë në klub deri më 30 qershor 2030.
https://x.com/CDCastellon/status/2076970382913949757
Vendimi i tij për të zgjedhur Castellon befasoi shumëkënd, pasi portieri ishte në bisedime me disa ekipe të njohura, por në fund preferoi ofertën spanjolle.
Ndryshe, Amir Shaipi ka përvojë në arenën evropiane, duke regjistruar 14 ndeshje me Luganon në Ligën e Konferencës.
</body></html>
The post Zyrtarizohet kalimi i Amir Shaipit te CD Castellon appeared first on Albeu.com.
Amir Saipi përfundon aventurën zvicerane, i bashkohet Castellónit në Spanjë
<html><head></head><body>
Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Amir Saipi, ka mbyllur ciklin e tij te Lugano dhe karrierën do ta vijojë në Spanjë. Largimi i 26-vjeçarit u konfirmua nga vetë klubi zviceran, i cili njoftoi se destinacioni i ri i lojtarit është CD Castellón, formacion që militon në Segunda División.
Gardiani shqiptar iu bashkua Luganos më 10 shtator 2021, pas një eksperience te Schaffhausen. Gjatë periudhës pesëvjeçare me ngjyrat bardh e zi, Saipi grumbulloi 180 paraqitje dhe u shndërrua në një element kyç të skuadrës.
Castellón, ekipi ku do të vazhdojë të luajë, ishte përballur në sezonin e fundit me eliminimin në fazën “play-off” për ngjitje në La Liga, nga Almeria. Në atë edicion, rolin e portierit kryesor e kishte belgu Roman Matthys, i cili numëroi 40 ndeshje në kampionat.
Megjithëse shifrat zyrtare të operacionit nuk janë bërë të ditura, burime nga shtypi zviceran sugjerojnë se akordi arrin në afro 1 milion euro, duke llogaritur këtu edhe bonuset, si dhe një përqindje nga një transferim i mundshëm i ardhshëm i portierit kosovar.
Në anën tjetër, Lugano kishte siguruar tashmë pasardhësin e Saipit. Gjatë kësaj periudhe merkatoje, klubi afroi portierin gjerman 24-vjeçar Felix Gebhardt nga Regensburgu, i cili parashikohet të jetë alternativa e David von Ballmoos.
Kalimi në futbollin spanjoll shënon një etapë të re në rrugëtimin e Amir Saipit, i cili kërkon të rritet më tej në një ligë me nivel të lartë garues dhe të ruajë pozitën e titullarit në Kombëtaren e Kosovës.
</body></html>
The post Amir Saipi përfundon aventurën zvicerane, i bashkohet Castellónit në Spanjë appeared first on Albeu.com.
Amir Shaipi pranë kalimit te Amed SK në Turqi
Amir Shaipi, portieri i Kombëtares së Kosovës, është shumë afër mbylljes së aventurës së tij te Lugano, pas pesë vitesh të kaluara në klubin zviceran.
Gardiani 25-vjeçar u transferua te Lugano nga Schaffhausen në vitin 2021 dhe, gjatë qëndrimit të tij atje, u kthye në një prej portierëve më të rëndësishëm të ekipit, duke zhvilluar 180 ndeshje me fanellën bardhezi.
Ndër kujtimet më të spikatura të periudhës së tij te Lugano mbetet fitorja 4-1 kundër St. Gallenit në finalen e Kupës së Zvicrës, e zhvilluar në maj të vitit 2022.
Rrethanat për të ndryshuan në sezonin e kaluar, kur në skuadër erdhi në huazim David von Ballmoos dhe mori statusin e portierit të parë. Megjithatë, për shkak të mungesave të shpeshta të zviceranit, Shaipi arriti të regjistrojë gjithsej 28 paraqitje gjatë sezonit.
Vendimi i Luganos për ta blerë përfundimisht David von Ballmoos ka rritur mundësitë që portieri kosovar të largohet gjatë kësaj vere, edhe pse kontrata e tij skadon pas një viti.
Sipas gazetarit turk Resat Can Ozbudak, Shaipi ka arritur një marrëveshje me Amed SK, ekip që ka siguruar promovimin në Superligën e Turqisë për edicionin e ardhshëm.
Nëse ky transferim përmbyllet, atëherë për Shaipin do të jetë përvoja e parë jashtë futbollit zviceran. Në vitet e formimit, ai ka qenë pjesë e akademive të Schaffhausenit, Winterthurit dhe Grasshopperit.
Një lëvizje drejt Turqisë mund të jetë një etapë e rëndësishme për karrierën e portierit kosovar, i cili synon të rikthehet si zgjedhje e parë dhe të vazhdojë rritjen e tij në një kampionat më konkurrues.
The post Amir Shaipi pranë kalimit te Amed SK në Turqi appeared first on Albeu.com.
Formacionet zyrtare/ Inter luan ndeshjen e parë miqësore ndaj Luganos, Asllani titullar
Inter do të luajë në orën 18:30 ndeshjen e parë zyrtare ndaj Luganos.
Pas një ndeshjeje stërvitore ndaj Milanesse, të cilët zikaltrit e fituan me rezultatin e thellë 10-0, sot do të zbresin në fushë me fanellat e reja për të sfiduar Luganon.
Në këtë përballje titullarë do të jetë edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili në mesfushë do të ndihmohet nga Mkhitaryan, edhe ky i fundit blerje gjatë kësaj merkatoje.
Inzaghi ka gjetur dyshen e ëndrrave në sulm, pasi që nga minuta e parë do të luajnë së bashku edhe Romelu Lukaku me Lautaro Martinez.
Formacionet zyrtare:
Inter: Handanovic, D’Ambrosio, Fontanarosa, Darmian, Bellanova, Asllani, Agoume,  Mkhitaryan, Gosens,  Lukaku,  Lautaro.
Lugano: Saipi, Ziegler, Durrer, Celar, Haile-Selasie, Sabbatini, Valenzuela, Doumbia, Babic, Daprelà, De Jesus. /h.ll/albeu.com
The post Formacionet zyrtare/ Inter luan ndeshjen e parë miqësore ndaj Luganos, Asllani titullar appeared first on Albeu.com.