luftimet në Bakhmut Archives - Albeu.com

Beteja për Bakhmutin merr vëmendjen kryesore të luftës në Ukrainë
Beteja gjashtëmujore për qytetin ukrainas Bakhmut ka qenë beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme e luftës deri më tani.

Një qytet pak i njohur përpara agresionit të Rusisë, Bakhmuti është bërë simbol i qëndresës dhe këmbënguljes së vendit përballë sulmit të Kremlinit.

Udhëheqja ukrainase u zotua përsëri këtë javë për të vazhduar mbrojtjen e qytetit, por disa vëzhgues kanë paralajmëruar se mbajtja e tij mund të jetë shumë e rrezikshme dhe e kushtueshme.

ÇFARË QYTETI ËSHTË BAKHMUTI?

Bakhmuti, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej më shumë se 70,000 banorëve, ishte qendër e rëndësishme për minierat e kripës në rajonin e Donetskut, në zemër të asaj që njihet si zona industriale e Ukrainës, e njohur si Donbas.

Qyteti ishte i njohur gjithashtu për prodhimin e shampanjës në shpellat historike nëntokësore. Rrugët e tij të gjera me pemë, parqet e gjelbëruara dhe qendra madhështore e qytetit me ndërtesa të mrekullueshme të fundit të shekullit të 19-të e bënë atë tërheqës për turistët.

Kur rebelimi separatist përfshiu Donbasin në prill të vitit 2014, disa javë pas aneksimit të paligjshëm nga Moska të gadishullit ukrainas të Krimesë, separatistët e mbështetur nga Rusia e morën qytetin nën kontroll, por e humbën atë disa muaj më vonë.

SI U ZHVILLUAN LUFTIMET?

Trupat ruse fillimisht u përpoqën të rimarrin Bakhmutin në fillim të muajt gusht, por u detyruan të tërhiqen.

Luftimet u zbutën në muajt në vijim, ndërsa ushtria ruse u përball me kundërofensivat ukrainase në lindje dhe jug, por i rifilloi sulmet në shkallë të rifilluan në fund të vitit të kaluar. Në janar, rusët pushtuan qytetin e minierave të kripës Soledar vetëm disa kilometra në veri të Bakhmutit dhe përparuan në periferi të qytetit.

Bombardimet e pamëshirshme ruse e kanë kthyer Bakhmutin në një djerrinë që digjet, me pak ndërtesa që ende qëndrojnë. Ushtarët rusë dhe ukrainas kanë zhvilluar beteja të ashpra shtëpi më shtëpi mbi rrënoja.

Në krye të ofensivës kanë qënë forcat e grupit privat rus Wagner, të cilët kanë përparuar duke ecur mbi “kufomat e ushtarëve të tyre”, siç thonë zyrtarët ukrainas. Nga fundi i muajit shkurt, forcat ruse iu afruan autostradës së vetme që të çonte jashtë qytetit dhe e vunë atë në shënjestër me artileri, duke i detyruar forcat ukrainase të mbështeteshin gjithnjë e më shumë në rrugët e fshatit, të cilat janë të vështira për t’u përdorur përpara se toka të thahet.

ÇFARË THOJNË ZYRTARET UKRAINAS DHE RUSË PËR BETEJËN?

Autoritetet ukrainase e quajnë qytetin “kështjella Bakhmut”, i pathyeshëm, që u ka shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse.

Ndërsa forcat ruse po i afroheshin qytetit, një nga këshilltarët e presidentit ukrainas paralajmëroi javën e kaluar se ushtria ukrainase mund të bënte “tërheqje strategjike” nëse është e nevojshme. Por të hënën, Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe gjeneralët e tij të lartë vendosën që ushtria të vazhdojë ta mbrojë Bakhmutin dhe të përforcojë trupat atje.

Për Kremlinin, kapja e Bakhmutit është thelbësore për arritjen e qëllimit për të marrë kontrollin e plotë të Donetskut, një nga katër rajonet ukrainase, që Moska i aneksoi ilegalisht në shtator të vitit të kaluar.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha të martën se kapja e Bakhmutit do t’i lejonte Rusisë të vazhdonte ofensivën e saj më thellë në rajon.

Yevgeny Prigozhin, milioneri që udhëheq Grupin Wagner, që funksionon si ushtri private e paligjshme, tha se forcat e tij po shkatërronin njësitë më të mira ukrainase në Bakhmut, dukemos i lejuar ato nga ndërmarrja e sulmeve diku tjetër.

Në të njëjtën kohë, ai kritikoi ashpër Ministrinë ruse të Mbrojtjes se nuk e ka furnizuar grupin Wagner me municione, komente që pasqyrojnë tensionet e tij të hershme me ushtarakët rusë dhe që nxjerrin në pah problemet që mund të ngadalësonin ofensivën ruse.

ÇFARË THONË EKSPERTËT?

Ekspertët ushtarakë vërejnë se Ukraina e ka kthyer Bakhmutin në një “makineri që po ha” forcat më të afta të Rusisë.

“Ajo e ka arritur qëllimin e saj si për të qënë në mënyrë efektive fortesa përballë së cilës janë thyer kaq shumë jetë ruse”, tha Lordi Richard Dannatt, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura britanike, për Sky News.

Phillips P. O’Brien, profesor i studimeve strategjike në Universitetin Saint Andrews, tha se beteja për Bakhmutin “konfirmon se ushtria ruse ka ende vështirësi me operacionet bazë”.

Ai vuri në dukje se theksi i vazhdueshëm i Kremlinit në pushtimin e tokave, pavarësisht nga humbjet, do të thotë se “qëllimet strategjike ruse po i shkaktojnë humbje të mëdha ushtrisë ruse”.

Ndërsa zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë vënë në dukje se humbjet ruse janë shumë më të larta se ato të Ukrainës, disa vëzhgues argumentojnë se mbrojtja e Bakhmutit po bllokon burimet ukrainase që mund të përdoren në një kundërofensivë të planifikuar më vonë në pranverë.

Michael Kofman, drejtor i studimeve për Rusinë në CAN, një institut me bazë në Uashington, vuri në dukje se mbrojtja ukrainase “ka arritur shumë, duke detyruar Rusinë të angazhojë një numër të madh trupash dhe municionesh”, ai shton se mund të ishte më mirë që Ukraina t’i ruante forcat e saj për operacione sulmuese në të ardhmen.

“Strategjitë mund të arrijnë pika ku nuk ja vlejnë më” dhe duke pasur parasysh se Ukraina “po përpiqet të grumbullojë burime për një ofensivë, kjo mund të pengojë suksesin e një operacioni më të rëndësishëm”, tha ai.

ÇFARË TJETËR MUND TË NDODHË?

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë theksojnë se një tërheqje ukrainase nga Bakhmuti nuk do të ketë rëndësi strategjike apo të ndryshojë rrjedhën e konfliktit.

Ushtria ukrainase ka forcuar tashmë linjat mbrojtëse në perëndim të Bakhmutit për të bllokuar përparimin rus nëse trupat ukrainase më në fund tërhiqen nga qyteti. Qyteti i afërt i Chasiv Yarit që ndodhet në një kodër vetëm disa kilometra në perëndim, mund të bëhet mburoja tjetër kundër rusëve. Më në perëndim janë Kramatorsku dhe Sloviansku, pikat e fortifikuara të Ukrainës në Donetsk.

Edhe pse ushtria ruse përpiqet të ndjekë ofensivën e saj në Donetsk, ajo duhet të mbajë kontigjente të mëdha në seksione të tjera të Donbasit dhe në rajonin jugor të Zaporizhias, ku forcat ukrainase pritet gjerësisht të nisin kundërofensivën e tyre të radhës./VOA/

The post Beteja për Bakhmutin merr vëmendjen kryesore të luftës në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Nuk tërhiqemi, vijojmë luftimet në Bakhmut
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha publikisht se trupat ukrainase janë të gatshme për të vazhduar luftimet në Bakhmut, pasi fillimisht u duk se ato do të tërhiqeshin.

Gjatë javëve të fundit, Moska ka dërguar mijëra trupa në përpjekje për të marrë kontrollin e qytetit në lindje të Ukrainës dhe për të arritur, pas më shumë se gjysmë viti, një fitore në terren.

Forcat ukrainase kanë hapur llogore më në perëndim dhe gjatë ditëve të fundit u duk se po përgatiteshin për t’u tërhequr.

Por gjatë fjalimit të tij të përnatshëm, të hënën, zoti Zelensky tha se Kievi ka vendosur jo vetëm që trupat ukrainase të qëndrojë për luftime, por edhe të forcojnë qytetin, me sa duket i bindur se humbjet e Rusisë në përpjekjet për të marrë qytetin, do të jenë më të mëdha se humbjet e Ukrainës.

“Komanda në mënyrë të unifikuar mbështeti vendimin për të mos u tërhequr”, tha zoti Zelensky. “Nuk kishte mundësi të tjera. I thashë komandantit që të gjente forcat e duhura për t’i dërguar në ndihmë të ushtarëve tanë në Bakhmut”, tha Presidenti ukrainas.

Rusia thotë se marrja e kontrollit të Bakhmutit do të ishte një hap i rëndësishëm për zgjerimin e kontrollit mbi këtë territor, në rajonin industrial të Donbasit dhe do të shënonte një fitore të madhe në terren.

“Qyteti është një qendër e rëndësishme për mbrojtjen e trupave ukrainase në Donbas. Vënia nën kontroll e tij do të lejojë kryerjen e sulmeve të mëtejshme në zonat mbrojtëse të Ukrainës”, tha ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu.

Ekspertë perëndimorë thonë se qyteti i shkatërruar nuk ka rëndësi të madhe, por sulmi i Rusisë mund të synojë arritjen e një fitoreje simbolike në mbyllje të ofensivës dimërore, gjatë së cilës janë rekrutuar mijëra rezervistë dhe luftëtarë të grupit paraushtarak “Wagner”.

Komanda ushtarake ukraninase tha në raportin e së martës se 1, 6000 rusë ishin vrarë në 24 orët e fundit. Të dhënat për viktimat ndër radhët e forcave ruse nuk mund të konfirmohen dhe palët nuk japin në mënyrë të rregullt të dhëna për humbjet e tyre. Por, në të shkuarën, raporte të ngjashme të lëshuara nga Ukraina mbi humbjet e Rusisë, kanë përkuar me dështime të mëdha të sulmeve ruse.

Luftimet në qytet favorizojnë forcat mbrojtëse. Disa zyrtarë ukrainas janë shprehur ditët e fundit se raporti mes humbjeve ndër radhët e ushtarëve rusë dhe atyre ukrainas, ishte 7 me 1.

Për palën ruse, beteja në qytetin e Bakhmutit ka vënë në dukje përçarjen mes forcave të ushtrisë dhe luftëtarëve të grupit paraushtaraka Wagner. Udhëheqësi i tyre, Yevgeny Prigozhin, përmes disa videove, ka akuzuar zyrtarët se nuk po i furnizojnë me armatime njerëzit e tij.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë mohon që të ketë ndaluar furnizimin me armatime për grupin Wagner, por nuk i është përgjigjur akuzave të fundit të zotit Prigozhin. Deri tani, Kremlini ka heshtur mbi këto përplasje./voa

The post Zelensky: Nuk tërhiqemi, vijojmë luftimet në Bakhmut appeared first on Albeu.com.