lufte e ftohte Archives - Albeu.com

Papa Françesku paralajmëron: Bota është buzë të një gremine delikate
Papa Françesku u bën thirrje liderëve, veçanërisht të komunitetit fetar, të shmangin një Luftë të re të Ftohtë.

“Pas dy luftërave të tmerrshme botërore, një Lufte të Ftohtë që për dekada e mbajti botën në pezull, konflikte katastrofike që po ndodhin në çdo pjesë të globit, dhe në mes të akuzave, kërcënimeve dhe dënimeve, ne vazhdojmë ta gjejmë veten në prag të një greminë delikate dhe ne nuk duam të biem”, tha ai në Bahrein në një konferencë mbi dialogun Lindje-Perëndim.

“Është paradoks që, ndërkohë që shumica e popullsisë së botës është e bashkuar në përballjen me të njëjtat vështirësi, duke vuajtur nga ushqimi i rëndë, krizat ekologjike dhe pandemike, si dhe nga një padrejtësi globale gjithnjë e më skandaloze, disa pushtetarë janë kapur në një luftë e vendosur për interesa partizane, duke ringjallur retorikën e vjetëruar, duke ridizajnuar sferat e ndikimit dhe blloqet kundërshtare”, tha Papa, në një referencë të dukshme ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Ai shtoi se udhëheqësit fetarë duhet të bëjnë pjesën e tyre në kundërshtimin e riarmatimit.

Papa po përfundon një konferencë dy-ditore të quajtur “Forumi i Bahreinit për Dialog: Lindja dhe Perëndimi për bashkëjetesën njerëzore”. Ai po takohet me tw moshuarit myslimanë dhe udhëheqës të tjerë fetarë duke inkurajuar dialogun ndërfetar.

Ai gjithashtu bëri thirrje për bisedime paqeje në një postim në Twitter gjatë udhëtimit të tij të premten.

“Në kopshtin e njerëzimit, ne po luajmë me zjarrin, raketat dhe bombat, me armët që sjellin pikëllim dhe vdekje, duke mbuluar shtëpinë tonë të përbashkët me hi dhe urrejtje. I drejtoj apelin tim të përzemërt të gjithëve që lufta në Ukrainë të përfundojë dhe të fillojnë negociatat serioze të paqes”, shkroi Papa./albeu.com

In the garden of humanity, we are playing with fire, missiles and bombs, with weapons that bring sorrow and death, covering our common home with ashes and hatred. I extend my heartfelt appeal to everyone that the war in #Ukraine be ended and that serious #peace negotiations begin

— Pope Francis (@Pontifex) November 4, 2022

The post Papa Françesku paralajmëron: Bota është buzë të një gremine delikate appeared first on Albeu.com.

Rikthehet Lufta e Ftohtë, Perëndimi kundër të gjithëve
Nga Angela Stent “Foreign Policy”

Përpara se të niste pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin bëri 4 gabime të mëdha. Ai e mbivlerësoi kompetencën dhe efektivitetin ushtarak të ushtrisë ruse, dhe e nënvlerësoi vullnetin e ukrainasve për të rezistuar, si dhe vendosmërinë e tyre për të luftuar kundër pushtuesve.

Po ashtu ai gaboi me supozimin e tij se një Perëndim i çoroditur nuk do të ishte në gjendje të bashkohej politikisht përballë sulmit rus, dhe se evropianët dhe aleatët aziatikë të Shteteve të Bashkuara nuk do të mbështesnin kurrë sanksione të gjera financiare, tregtare dhe energjetike kundër Rusisë.

Por nga ana tjetër ai e kuptoi mirë një gjë: Vlerësoi më saktësi se ajo që unë e quaj “pjesa tjetër” – bota jo perëndimore – nuk do ta denonconte Rusinë për luftën që nisi dhe as nuk do të vendoste sanksione. Ditën që nisi sulmi, presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se Perëndimi do të sigurohej që Putini të shndërrohej “në një lider ta padëshiruar në skenën ndërkombëtare”.

Por për pjesën më të madhe të botës, Putini nuk është i tillë.

Gjatë dekadës së fundit, Rusia ka kultivuar lidhje të ngushta me vendet në Lindjen e Mesme, Azinë, Amerikën Latine dhe Afrikë, rajone nga të cilat Rusia u tërhoq pas shembjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ndërkohë Kremlini është afruar shumë me Pekinin që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

Kur Perëndimi u përpoq ta izolonte Rusinë, Pekini ndërhyri për të mbështetur Moskën, duke përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes së madhe për ndërtimin e gazsjellësit midis 2 vendeve “Power of Siberia”. Që nga fillimi i luftës, Kombet e Bashkuara kanë votuar tre herë: dy herë për të dënuar pushtimin e Rusisë, dhe një herë për ta pezulluar atë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Këto rezoluta u miratuan vërtet. Por nëse llogarisni numrin e popullsisë në ato vende që abstenuan apo që votuan kundër rezolutave, do të shihni se përbën më shumë se gjysmën e popullsisë së botës. Me pak fjalë, bota nuk është e bashkuar në pikëpamjen se agresioni i Rusisë në Ukrainë është i pajustifikuar, dhe se një pjesë e konsiderueshme e botës nuk është e gatshme që ta ndëshkojë Rusinë për veprimet e saj.

Madje disa vende po synojnë që të përfitojnë nga situata aktuale ku gjendet Rusia. Ngurrimi i pjesës tjetër për t`i dobësuar marrëdhëniet me Rusinë e Putinit, do ta vështirësojë aftësinë e Perëndimit për të menaxhuar lidhjet me aleatët dhe të tjerët jo vetëm tani, por edhe kur të përfundojë lufta.

Në krye të listës se “pjesës tjetër” të botës që refuzon ta ndëshkojë Rusinë është padyshim Kina. Nëse nuk do të kishte garanci se Kina do ta mbështeste Rusinë në çfarëdolloj hapi që do të ndërmerrte, Putini nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën. Deklarata e përbashkët Rusi-Kinë e 4 shkurtit, e nënshkruar kur Putini vizitoi Pekinin në fillim të Lojërave Olimpike Dimërore, lavdëron partneritetin dhe angazhimin e tyre “të pa kufizuar” për të zmbrapsur hegjemoninë perëndimore.

Sipas ambasadorit kinez në Shtetet e Bashkuara, presidenti kinez Xi Jinping nuk ishte i informuar për planet e Putinit për të pushtuar Ukrainën, kur të dy u takuan në Pekin. Se çfarë i tha në fakt Putin  Xi-së, nëse ka qenë një mbyllje syri apo diçka më e qartë, këtë mund të mos e dimë kurrë.

Por sido që mund ta interpretojë këtë pretendim dikush, është një fakt i pamohueshëm që Kina e ka mbështetur Rusinë që nga fillimi i pushtimit. Pekini abstenoi ndaj rezolutës së OKB-së që dënonte sulmin e Rusisë, dhe votoi kundër rezolutës për pezullimin e kësaj të fundit nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Mediat kineze përsërisin me një lloj besnikërie propagandën ruse për “de-nazifikimin” dhe çmilitarizimin e Ukrainës, dhe fajësojnë për luftën Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n. Ato kanë hedhur dyshime nëse masakra në Bucha është kryer nga trupat ruse, duke kërkuar një hetim të pavarur.

Por pozita e Kinës ka edhe disa qasje të dykuptimta. Pasi Pekini ka bërë edhe thirrje për t’i dhënë fund armiqësive, dhe ka ripërsëritur qëndrimin e vet se beson në integritetin territorial dhe sovranitetin e të gjitha shteteve, duke përfshirë Ukrainën. Po ashtu, Kina ka qenë partnerja kryesore tregtare e Ukrainës, dhe kjo e fundit është pjesë e projektit “Një Brez, një Rrugë”, prandaj Pekini nuk mund ta mirëpresë shkatërrimin ekonomik që po përjeton ky vend.

Gjithsesi, Xi ka zgjedhur të bëjë aleancë me mikun e tij autokrat Putin. Dhe të dy kanë shumë ankesa ndaj një rendi botëror të dominuar nga SHBA-ja, që ata besojnë se ka lënë pas dore interesat e tyre. Për këtë arsye, ata janë të vendosur të krijojnë një rend global post-perëndimor, megjithëse ndryshojnë në vizionin që kanë secili se si duhet të jetë ky rend i ri.

Për Kinën, duhej të jetë një rend i bazuar në rregulla, dhe në të cilin Kina të ketë një rol shumë më të madh në përcaktimin e axhendës sesa aktualisht. Nga ana tjetër për Putinin, duhet të jetë një rend botëror kaotik me shumë pak rregulla. Të dyja vendet janë “alergjike” ndaj kritikave perëndimore mbi sistemet e tyre të brendshme dhe rekordet e tyre shqetësuese sa u përket të drejtave të njeriut.

Kina dhe Rusia kanë nevojë për njëra-tjetrën në përpjekjen e tyre të përbashkët për ta bërë botën të sigurt për autokracitë. Xi nuk do të donte ta shihte mposhtjen e Putinit. Prandaj, pavarësisht shqetësimit të Kinës mbi shkallën e dhunës dhe brutalitetit në Ukrainë, si dhe rreziqeve të përshkallëzimit në një luftë më të gjerë, ajo ngurron të flasë hapur kundër Rusisë.

E megjithatë, deri tani institucionet e mëdha financiare kineze i kanë respektuar sanksionet perëndimore. Tek e fundit, rëndësia e marrëdhënieve ekonomike midis Kinës, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, është shumë më e mëdha se sa ajo me Rusinë. Për më tepër, duke pasur parasysh sanksionet e mëdha perëndimore kundër Rusisë, Pekini duhet të pyesë veten se cili mund të jetë reagimi perëndimor në rast se vendos ta pushtojë Tajvanin.

Nuk ka asnjë dyshim se kinezët po i studiojnë me kujdes sanksionet. Një fuqi tjetër e madhe që ngurron të kritikojë agresionin e Rusisë ka qenë India, demokracia më e madhe në botë, dhe një partnere e SHBA-së në Dialogun Katërpalësh të Sigurisë, QUAD, bashkë me Japoninë dhe Australinë.

India ka abstenuar ndaj 3 rezolutave të OKB-së, dhe ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Kryeministri indian Narendra Modi i quajti “shumë shqetësuese” raportet mbi masakrat ndaj civilëve në Bucha, por nuk fajësoi Rusinë për to. Ministri i Jashtëm indian S.Jaishankar, është shprehur se Rusia është një “partnere shumë e rëndësishëm në një sërë fushash”, dhe India vazhdon të blejë armët dhe naftën ruse.

Një nga sukseset kryesore të Putinit në politikën e jashtme gjatë dekadës së fundit ka qenë rikthimi i Rusisë në Lindjen e Mesme, rivendosja e lidhjeve me vendet nga të cilat Rusia post-sovjetike u tërhoq gjatë viteve 1990, si dhe vendosja e lidhjeve të reja me vendet që nuk kishin lidhje të mëparshme me Bashkimin Sovjetik.

Rusia është sot e vetmja fuqi e madhe që ka raporte të ngushta me të gjitha vendet në rajon, duke përfshirë vendet e udhëhequra nga sunitët si Arabia Saudite, vendet e udhëhequra nga shiitët si Irani, Siria dhe Izraeli, dhe shërben si ndërmjetëse në të gjitha negociatat mbi mosmarrëveshjet e shumta midis vendeve në këtë rajon.

Edhe pse shumica e vendeve arabe votuan pro dënimit të pushtimit rus të Ukrainës në votimin e parë në OKB, Lidhja Arabe me 22 vende nuk e bëri më pas këtë gjë. Shumë vende arabe abstenuan në votimin për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Edhe aleatët e ngushtë të SHBA-së në rajon, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe Izraelin nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Pozicioni i Izraelit përcaktohet kryesisht nga mbështetja e Rusisë për regjimin e Bashar Al-Assad në Siri.

Izraeli ka frikë se armiqësimi me Rusinë mund të rrezikojë aftësinë për të mbrojtur kufirin e tij verior. Ai ka dërguar në Ukrainë një spital fushor dhe ndihma të tjera humanitare, por jo armë. Për shumë vende të Lindjes së Mesme, qëndrimi i tyre ndaj Rusisë diktohet edhe nga skepticizmi i tyre ndaj SHBA-së si një partnere ndonjëherë jo e besueshme në rajon, dhe nga zemërimi i tyre me kritikat e Uashingtonit për mosrespektimin e të drejtave të njeriut.

Ndërkohë edhe shumë vende afrikane abstenuan në votimin që dënonte pushtimin e Rusisë. Për shumë prej tyre, Rusia shihet si trashëgimtare e Bashkimit Sovjetik, i cili i mbështeti gjatë betejave të tyre antikoloniale. Rusia ka fansat e saj edhe në rajonet pranë SHBA-së si Kuba, Venezuela, Meksika dhe Brazili. Ndarjet aktuale midis Perëndimit dhe pjesës tjetër, do të formësojnë çdo rend botëror që do të shfaqet pas përfundimit të luftës në Ukrainë./abcnews.al

Shënim:Angela Stent, anëtare e “Brookings Institute” në SHBA, dhe autore e librit më të ri “Bota e Putinit:Rusia kundër Perëndimit dhe me pjesën tjetër”.

The post Rikthehet Lufta e Ftohtë, Perëndimi kundër të gjithëve appeared first on Albeu.com.

Ministria e Jashtme e Rusisë: Rusia dhe SHBA duhet të kthehen në marrëdhëniet e Luftës së Ftohtë
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Rusia dhe SHBA duhet t’i kthehen parimit të bashkëjetesës paqësore siç bënë gjatë Luftës së Ftohtë , raporton Reuters duke cituar agjencinë e lajmeve Ifax.

Momentalisht përpos koridoreve humanitare, që edhe këto po shoqërohen me probleme, mund të quhen një avancim i vogël pozitiv, situata dhe qëllimit e Putin duket ëe vështirë për tu ndryshuar.

Raundet e bisedimeve mes dy palëve do të vazhdojnë, por në 3 të shkuarat ka pasur shumë pak avancim.

Macron dhe Scholz do të zhvillojnë ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin e Kinës i cili mund të bëjë ndërmjetësin për vendosjes e paqes mes vendeve.

Russia’s foreign ministry says Russia and United States should return to principle of peaceful co-existence like during the Cold War – Ifax

— Phil Stewart (@phildstewart) March 8, 2022

The post Ministria e Jashtme e Rusisë: Rusia dhe SHBA duhet të kthehen në marrëdhëniet e Luftës së Ftohtë appeared first on Albeu.com.

Bunkerët e Luftës së Ftohtë për përdoren si strehë e sigurtë nga qindra ukrainas (FOTO LAJM)
Ndërsa sirenat e alarmit vazhdonin të binin gjatë natës së kaluar në qytetin lindor të Dnipro, shumë prej qytetarëve u stehuan në një bunker bërthamor të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë, shkruan BBC

Dekada më vonë, ky bunker po strehon qindra njerëz në Ukrainë ndërsa lufta e Vladimir Putin vazhdon të përshkallëzohet. Në mure, ka postera që ju udhëzojnë se si të “vishni” një maskë kundra gaz ose kostum mbrojtës.

Dhomat e ngjashme me shpellën dhe me krevate marinari mund të strehojnë rreth 700 njerëz.

Krahas një tabele që përshkruan “Çernobilin”, vullnetarët kanë grumbulluar ushqime të ndryshme rreth një televizori të periudhës sovjetike.

The post Bunkerët e Luftës së Ftohtë për përdoren si strehë e sigurtë nga qindra ukrainas (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Gjermania akuzon Rusinë për kërkesa të stilit të Luftës së Ftohtë
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka akuzuar Rusinë për rrezikim të paqes, me diplomaci të stilit të Luftës së Ftohtë.

Ajo i ka bërë thirrje Moskës “të marrë hapa seriozë drejt uljes së tensioneve” në krizën rreth Ukrainës.

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se Rusia mund të krijojë arsyetim për të pushtuar Ukrainën.

Biden ka thënë se veprimet ushtarake ruse mund të nisin shpejt, mirëpo ka theksuar se zgjidhja diplomatike është ende e mundshme.

Rusia ka thënë se këto pretendime “nuk kanë bazë” dhe ka akuzuar SHBA-në për nxitje të tensioneve.

Moska ka thënë se është duke kryer stërvitje ushtarake dhe se disa trupa janë kthyer në bazat e tyre të përhershme në ditët e fundit.

Fuqitë e Perëndimit kanë thënë se nuk ekzistojnë të dhëna për një tërheqje të tillë.

Të premten, ministrja gjermane është bërë zyrtarja e fundit perëndimore që ka shprehur shqetësim për pozicionimin e trupave ruse dhe pajisjeve ushtarake afër kufirit me Ukrainën.

Në një deklaratë të lëshuar para Konferencës së Sigurisë që mbahet në Mynih çdo vit, ajo ka paralajmëruar se Rusia është “duke sfiduar parimet themelore të paqes evropiane” me “mbledhjen e pashembullt të trupave” dhe “kërkesave sikurse të Luftës së Ftohtë”.

Komentet e saj i referohen kërkesave që ka bërë Rusia rreth sigurisë evropiane, duke kërkuar kufizim të ushtrisë së Perëndimit në shtetet që Rusia i sheh brenda sferës së ndikimit.

Perëndimi ka thënë se Rusia nuk ka të drejtë të ndikojë në politikat e shteteve sovrane, siç ka bërë ish-Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Lufta e Ftohtë ka qenë periudhë pas luftës – në shekullin XX – kur rivaliteti mes Perëndimit dhe ish-Bashkimit Sovjetik ka çuar dy superfuqitë globale në prag të luftës bërthamore./REL

The post Gjermania akuzon Rusinë për kërkesa të stilit të Luftës së Ftohtë appeared first on Albeu.com.

Komunizmi, Marksizmi dhe Leninizmi martojnë Socializmin
Një ceremoni martesore e veçantë do të zhvillohet në Indinë Jugore të dielën. Në dasmën e Socializmit do të marrin pjesë vëllezërit e tij, Komunizmi dhe Leninizmi, dhe nipi, Marksizmi i vogël

Ata janë fëmijët dhe nipi i sekretarit të organizatës lokale të Partisë Komuniste të Indisë, A. Mohan, në shtetin federal të Tamil Nadu, ku ideologjia komuniste ka rrënjë të thella ende.

“Djali im i parë lindi kur Bashkimi Sovjetik po binte dhe kudo në të gjitha gazetat, lexova se kishte ardhur fundi i komunizmit, ” tha Mohan për AFP.

“Por nuk do t’i jepet fund komunizmit për sa kohë që ekziston raca njerëzore, kështu që unë e pagëzova fëmijën tim të parë me emrin Komunizëm,” ka shtuar ai më tej.

Më vonë ai i quajti dy djemtë e ardhshëm Komunizëm dhe Leninizëm. Shumë vite më vonë, nipin e tij, djalin e Leninizmit, sot pesë vjeçar, e quajti Marksizëm, i cili gjithashtu do të jetë në dasmën e Socializmit. Ky i fundit do martohet nesër. Njoftimi i dasmës, u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Gruaja e ardhshme e Socializmit quhet P. Mamata Banertzi. Emri u zgjodh nga gjyshi i saj për të nderuar politikanen e parë të majtë që mori detyrën e drejtuese të një qeverie lokale në shtetin e Bengalit Perëndimor.

The couple is getting married on Sunday at Salem, Tamil Nadu.

Groom’s name is Socialism.

He has two brothers, Leninism and Communism.

Their father, A Mohan is the district secretary of Communist Party of India.

The bride’s name is Mamta Banerjee.

Her family supports the Congress. pic.twitter.com/21lw91oPqL

— Soumyadipta (@Soumyadipta) June 11, 2021

Gjatë Luftës së Ftohtë, India u kthye për herë të parë në Bashkimin Sovjetik dhe emra të tillë si Stalini, Lenini, Trocki dhe Pravd, janë mjaft të zakonshëm, veçanërisht në jug. Për Mohan, emrat e djemve të tij nuk janë të çuditshëm. Ai thotë se disa nga shokët e tij i pagëzuan fëmijët e tyre me emrat Moskë, Rusi, Vietnam ose Çekosllovaki.

Ai e pranon gjithashtu se djemtë e tij, veçanërisht Komunizmi, shpesh bëheshin objekt talljeje në shkollë.

“Ata kishin frikë nga emri Komunizëm dhe në fillim, kisha shumë probleme. Por me kalimin e kohës, kjo ndryshoi,” thotë ai.

Tre djemtë e tij, të gjithë mbi 20 vjeç sot, janë anëtarë të organizatës lokale të Partisë Komuniste. “Unë jam duke pritur një mbesë nga një prej djemve të mi, ndoshta do ta quaj atë Kubë”, tha Mohan./abcnews.al

The post Komunizmi, Marksizmi dhe Leninizmi martojnë Socializmin appeared first on Albeu.com.