lufta ne ukraine Archives - Albeu.com

Lufta në Ukrainë, gjenerali ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse
Komandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, paralajmëroi të shtunën për mundësi të një ofensive të re ruse në rajonin e Kharkivit, një zonë në verilindje të Ukrainës që është përballur me luftime të ashpra që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022.

Këtë verë, Moska po avancon ngadalë në disa pjesë të vijës së frontit, duke sulmuar vazhdimisht me shumë ushtarë, në përpjekje për të përfituar nga epërsia që ka në trupa dhe armë, raporton Reuters.

Trupat ruse kanë hyrë tashmë edhe në rajonin verior të Ukrainës, Sumy, ku kanë krijuar një prani të vogël në territorin ukrainas gjatë muajve të fundit.

Në një postim në aplikacionin Telegram, Syrskyi shkroi se ka kaluar dy ditë duke punuar me njësitë ushtarake në rajonin e Kharkivit.

Ai tha se gjatë kësaj kohe ka biseduar me komandantët, ka studiuar situatën në terren dhe ka vlerësuar nevojat e trupave që ndodhen aty.

“Rusët po përpiqen të avancojnë me numra, por ne duhet të jemi të përgatitur, të përdorim zgjidhje taktike dhe teknologjike të përshtatshme për të mos i lejuar ata të përparojnë”, ka deklaruar Syrskyi.U

The post Lufta në Ukrainë, gjenerali ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Nëse Ukraina do të humbasë, varet nga ju
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se fitorja e Ukrainës do të varet nga ndihma ushtarake perëndimore dhe është shfaqur i bindur se Kongresi amerikan do të miratojë përfundimisht paketën e shumëpritur të ndihmës.

“Nëse Ukraina do të humbasë, nëse situata do të jetë shumë e vështirë, nëse do të ketë një numër shumë të madh viktimash varet nga ju, partnerët tanë, bota perëndimore. Nëse jemi të fortë, të armatosur, nuk do ta humbim këtë luftë”, tha Zelensky.

Duke shprehur optimizëm për aftësinë e Kongresit Amerikan për të votuar në favor të paketës së ndihmës prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën, ai tha: Kam besim se rezultati i votimit do të jetë pozitiv.

Presidenti ukrainas ka thënë se 31,000 ushtarë ukrainas janë vrarë në luftën me Rusinë, duke bërë publike për herë të parë rrëfimin e presidencës ukrainase për viktimat ushtarake të Ukrainës .

Volodymyr Zelensky tha se Rusia arriti të merrte në dorë planet e kundërsulmimit ukrainas të vitit 2023 para se të fillonte e për rrjedhojë kjo i dha një goditje të rëndë Ukrainës.

Ndërsa forcat ruse do të tentojnë një sulm tjetër në Ukrainë në fund të majit ose në verë, paralajmëroi Volodymyr Zelensky.

“Ne do të përgatitemi për sulmin e tyre. Sulmi që filloi më 8 tetor nuk solli rezultate, besoj”, tha presidenti ukrainas.

Ukraina ka një plan të qartë kundërsulmi kundër forcave ruse, tha ai, duke shtuar se nuk mund të zbulojë detaje, ndërsa ndërlidhi ndryshimet e fundit në udhëheqjen e forcave të armatosura ukrainase me planin e ri të veprimit në fushat e betejës.

“Ky plan është i lidhur me ndryshimin e lidershipit, ka ndryshime që rrjedhin prej tij. Shumë plane do të përgatiten këtu”, u shpreh ai.

The post Zelensky: Nëse Ukraina do të humbasë, varet nga ju appeared first on Albeu.com.

Lufta në Ukrainë, shpërthime në Kiev, alarm për sulm ajror në të gjithë vendin
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka deklaruar se në kryeqytetin ukrainas, janë ndjerë shpërthime, ku pas disa sulmeve që synuan disa qytete në Ukrainë, duke shkaktuar alarmin kombëtar ajror.

Disa qytete u goditën nga sulmet ruse, duke përfshirë Kharkiv (verilindje), Lviv (perëndim) dhe Odessa (në jug), thanë autoritetet, dhe një alarm ajror mbarëkombëtar u aktivizua rreth orës pesë në mëngjes.

“Kharkovi është nën gjuajtje masive me raketa. Ka pasur të paktën gjashtë shpërthime në qytet”, Këtë e bëri të ditur kryetari i bashkisë së Kharkivit në Telegram.

The post Lufta në Ukrainë, shpërthime në Kiev, alarm për sulm ajror në të gjithë vendin appeared first on Albeu.com.

Ukraina thotë se ka shkatërruar një anije ruse në Krime: Po humbasin dalëngadalë flotën dhe ndikimin në Detin e Zi
Forcat ukrainase sulmuan të martën me raketa anijen ruse “Novocherkassk”, duke i dhënë një goditje të re flotës së Rusisë në Detin e Zi.

ëdhënësi i komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës Yurii Ihnat i tha Zërit të Amerikës se ushtria ukrainase posedonte informacion për vendndodhjen e anijes si dhe për sistemet mbrojtëse në atë zonë.

Zëdhënësi Ihnat e cilësoi “operacionin jashtëzakonisht të vështirë duke shtuar se fundosja e një anije të tillë nuk është lehtë.

Sipas tij, ushtria e Ukrainës po përmirëson aftësinë për të realizuar sulme me përpikmëri të lartë dhe Rusia “po humb, dalëngadalë, flotën dhe ndikimin e saj në Detin e Zi.”

Zëdhënësi Ihnat nuk arriti të konfirmojë nëse anija e goditur “Novocherkassk” transportonte dronë të prodhuar në Iran, por tha se nuk mund ta përjashtonte një gjë të tillë apo se anija kishte municione të aleatëve të Rusisë, të parashikuara për t’u përdorur në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sulmi ukrainas ka dëmtuar anijen Novocherkassk në një bazë në Feodosia.

Guvernatori pro-rus i Krimesë Sergei Aksyonov tha në Telegram se si paspojë e sulmit ishte vrarë një person dhe ishin plagosur dy të tjerë.

Sipas agjencive ruse të lajmeve Presidenti Vladimir Putin ishte njoftuar për sulmin.

Ushtria e Ukrainës njoftoi gjithashtu të martën se kishte rrëzuar 13 nga 19 dronë që Rusia kishte lëshuar gjatë natës. Dronët ishin shkatërruar në Odesa, Kherson, Mykolaiv dhe rajonin e Khmelnytskyi-t.

Rusia tha të hënën se forcat e saj morën qytetin strategjik të Maryinka-s në Ukrainën lindore, por Kievi hodhi poshtë këto pretendime duke shtuar se ushtarët e saj zmbrapsën tre sulme në afërsi të këtij komuniteti të shkatërruar dhe pothuajse të boshatisur.

“Nuk është e saktë të thuhet se është marrë Maryinka,” deklaroi zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Shtupun në televizionin ukrainas pas pohimeve të Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu të bëra gjatë takimit të transmetuar në televizion me Presidentin Putin.

“Luftime në Maryinka po vazhdojnë,” deklaroi zyrtari ukrainas Shtupun. “Aktualisht, ushtarët tanë janë përbrenda kufijve administrativ të Maryinkës, por qyteti është shkatërruar plotësisht.”

Maryinka është qytet relativisht i vogël – me një popullatë më pak se 10 mijë banorë – por sipas shërbimeve britanike të zbulimit, ushtria ruse po synon ta marr për të avancuar drejt perëndimit dhe për ta mbrojtur më mirë Donjeckun e okupuar.

Ukraina njoftoi të hënën se ka siguruar 1.34 miliardë dollarë, kryesisht përmes Bankës Botërore – fonde që do të përdorën pjesërisht për të kompensuar programet sociale për shkak të shpenzimeve buxhetore për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministria e Financave shtoi se rreth 1.1 miliardë dollarë ishin hua nga Banka Botërore, një ndihmë në vlerë 190 milionë dollarë nga Norvegjia, 50 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara dhe 20 milionë nga Zvicra.

“Ndihma ndërkombëtare financiare është një kontribut i rëndësishëm për të ruajtur stabilitetin financiar dhe ekonomik të Ukrainës dhe na lejon të sigurojmë financimin e përparësive sociale gjatë luftës,” deklaroi Ministri i Financave Serhiy Marchenko.

“Që nga fillimi i luftës, qeveritë e Japonisë, Shteteve të Bashkuara, Norvegjisë dhe Zvicrës vazhdimisht kanë demonstruar përkrahjen dhe solidaritetin e tyre ndaj Ukrainës,” shtoi ai.

Të hënën në mbrëmje, një projektligj që u publikua në faqen e internetit të parlamentit ukrainas propozoi një prag të ri të moshës për mobilizim ushtarak duke e uluar atë nga 27 në 25 vjeç.

Presidenti Zelenskyy deklaroi gjatë një konferencë shtypi më 19 dhjetor se ushtria ka propozuar mobilizimin e rreth 500 mijë ukrainaseve, por se kjo ishte një “çështje e ndjeshme” e cila do të diskutohet nga ushtria dhe qeveria para se të dërgohej në parlament për miratim.

Zoti Zelenskyy, i cili ende nuk e ka mbështetur një propozim të tillë, tha se dëshiron të dëgjojë argumentet e palëve për nevojën e një mobilizimi të tillë.

“Kjo është një shifër shumë serioze,” deklaroi ai.

The post Ukraina thotë se ka shkatërruar një anije ruse në Krime: Po humbasin dalëngadalë flotën dhe ndikimin në Detin e Zi appeared first on Albeu.com.

Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: Jini të përgatitur për lajme të këqija
Edhe Perëndimi duhet të përgatitet për lajme të këqija nga Ukraina, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Luftërat zhvillohen në faza ,” tha Stoltenberg në një intervistë të shtunën me transmetuesin gjerman ARD, duke shtuar se “ne duhet të mbështesim Ukrainën në kohë të mira dhe të këqija .”

Ai madje tha, pa u bërë më konkret, se “ duhet të përgatitemi edhe për lajme të këqija ”.

Me luftën tashmë 21 muajshe, aleatët perëndimorë të Ukrainës po debatojnë për municionet dhe ndihmën financiare për Ukrainën, raporton Politico.

Në të njëjtën kohë, Moska po forcon trupat e saj duke ruajtur linjat e prodhimit të materialit luftarak. Veç kësaj, vetëm të premten Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për rritjen e numrit të trupave me rreth 170,000, në një total prej 1.3 milionë.

Në çdo rast, që nga pranvera, linjat e frontit kanë lëvizur pak, pavarësisht kundërsulmit të Kievit gjatë verës. Megjithatë, ukrainasit kanë kryer sulme me raketa lundrimi kundër flotës ruse në Detin e Zi dhe kanë shkaktuar dëme thellë në territorin rus.

Stoltenberg komentoi se ” këto janë fitore të mëdha, edhe pse ata nuk kanë arritur të lëvizin vijën e parë “.

Ai madje u bëri thirrje anëtarëve  të NATO-s të rrisin prodhimin e municioneve, duke shprehur zhgënjimin e tij me industrinë e fragmentuar të mbrojtjes të Evropës.

“Ne nuk jemi në gjendje të punojmë së bashku aq ngushtë sa duhet,” tha ai dhe u kërkoi qeverive të shikojnë përtej interesave të tyre kombëtare dhe të shohin pamjen e madhe.

Ai gjithashtu theksoi se një fitore e Putinit nuk do të ishte vetëm një tragjedi për Ukrainën, por do të përbënte gjithashtu një rrezik për pjesën tjetër të aleatëve.

“Sa më shumë të mbështesim Ukrainën, aq më shpejt do të përfundojë lufta”, ishte mesazhi i tij.

The post Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: Jini të përgatitur për lajme të këqija appeared first on Albeu.com.

“Kur do të përfundojë?”, ukrainasit hedhin fall për fundin e luftës
I rrethuar nga qirinj dhe topa kristali, fallxhori Roman Zavydovskyi u thotë klientëve të tij: “Dua t’iu siguroj, fundi i luftës në shkallë të plotë do të jetë më 2024”.

Përderisa Kievi dhe analistët e pavarur ushtarakë e kanë të pamundur të parashikojnë se kur lufta, tashmë në muajin e 20-të, do të përfundojë, disa ukrainas po iu drejtohen fuqive parashikuese të astrologëve, lexuesve të letrave tarot, shtrigave dhe magjistarëve.

“Shumica e njerëzve pyesin ‘kur do të përfundojë lufta’. Pyetja e dytë më e shpeshtë është ‘kur do të vdesë [presidenti rus, Vladimir] Putin”, tha Zavydovskyi për AFP-në.

Parashikimet ushtarake të fallxhorëve më të njohur të Ukrainës kanë qindra mijëra shikime në YouTube dhe TikTok dhe për këto parashikime raportohet edhe në media.

“Fitorja është veçse rrugës, por ne duhet ta kuptojmë se kjo nuk mund të ndodhë brenda ditës”, u tha ndjekësve të tij përmes një videoje magjistari Sergiy Kobzar.

Në dhomën e hotelit në Kiev, ku ai takon klientët e tij, gjendet një kafkë e dhisë, qirinj të kuq dhe kocka të një dhelpre.

Ukraina, një shtet kryesisht me krishterë ortodoksë, ku feja u shtyp gjatë Bashkimit Sovjetik, kohëve të fundit ka përjetuar një përhapje të besimeve të ndryshme, përfshirë okultizmin.

Lufta nxit interesim për besime të tilla, tha psikologia dhe politologjia, Lidiya Smola.

“Njerëzit nuk e dinë nëse rusët do të lëshojnë sërish nesër [dronë] Shahed, nëse do të ketë granatime…Askush nuk mund të japë përgjigje se kur mund të përfundojë lufta”, tha ajo për AFP-në.

“Në këtë paqartësi, që për njerëzit është shumë e padurueshme, i shtyn banorët që të kërkojnë mbështetje. Dhe për disa njerëz horoskopi dhe parashikimet janë shndërruar në këtë mbështetje”.

“Përgjigje të thjeshta”

Ky trend nuk po ndodh vetëm në Ukrainë.

Rusët po ashtu kanë rritur interesimin për parashikuesen bullgare Baba Vanga – një grua e verbër që dekada më parë parashikoi se emri rus “Vladimir” do të bëhej “Zoti i botës”. Por, edhe në Britani ka pasur rritje të okultizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, theksoi Smola.

Parashikuesit e fatit ofrojnë “përgjigje të thjeshta për pyetje të vështira”, tha ajo, dhe shtoi se disa “duan të mashtrohen”.

Por, shpresa e rremë “çon në depresion më të thellë një person kur nuk pret që të realizohet diçka”, paralajmëroi ajo.

Duke hipur në një autobus për t’iu ikur granatimeve në qytetin lindor të Kupjanskut, një grua, që u prezantua me emrin Lyudmila, i tha AFP-së muajin e kaluar se përcillte parashikimet mistike.

“Ne shpresojmë që lufta të mbarojë shpejt. Parashikuesit e fatit po ashtu po thonë se kjo do të ndodhë shumë, shumë shpejt”, tha 60-vjeçarja, që nuk pranoi të prezantohej me emrin e plotë.

“Unë sigurisht që dua t’i besoj kësaj, por se çfarë do të ndodhë në të vërtetë, ne nuk e dimë”.

Alyona Zakharchenko, 34 vjeçe me profesion gazetare, tha se sesionet me parashikuesin e saj të fatit, Valeriy Shalylovych, në Kiev mund të sjellë rezultate më të shpejta se një sesion me psikolog.

“Nëse shkoni te një psikolog, ju duhet që për një kohë të gjatë t’i tregoni atij për problemet tuaj… Valeriy dhe unë folëm për një orë dhe ai menjëherë kuptoi se çfarë probleme kisha”, tha ajo për AFP-në.

Vetë parashikuesit thanë se ata po mbushin një nevojë që kanë qytetarët.

“Mendoj se po i ndihmoj njerëzit në këtë kohë”, tha parashikuesi Zavydovskyi, i cili bën parashikime në bazë të leximeve të letrave dhe “intuitës”.

“Këto parashikime i bëjnë ata të ndihen rehat. Ata duan të dinë për të ardhmen sepse ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë të nesërmen”, tha ai.

“Mos abuzoni me pikëllimin”

Zyrtarët kanë ngritur alarmin se parashikuesit mashtrues po shënjestrojnë familjet e dëshpëruara duke u thënë atyre se do t’ua gjejnë familjarët që kanë humbur në luftime.

Një grua 29-vjeçare, burri i së cilës u zhduk, u kontaktua nga një parashikues i cili e bindi që t’ia jepte mbi 1.100 dollarë dhe stolitë e saj prej ari, raportuan në shtator autoritetet e rendit në perëndim të Ukrainës.

Në Kiev, në muret e ndërtesave mund të shihen reklama të vogla për “kërkimet” që bëjnë parashikuesit.

Kobzar, magjistar, tha se më nuk pranon kërkesa të tilla pasi që shumica e njerëzve që janë të zhdukur, zakonisht janë të vdekur.

“Unë jam ithtar i shpresës”, tha ai.

Shatylovych, megjithatë, tha se sheh vlerë në këtë.

“Ndoshta burri i ka vdekur një gruaje dhe ajo nuk do ta gjejë atë… por, nëse shihni diçka të mirë në të ardhmen e saj, ajo do të rikthejë shpresën dhe do të stimulohet që të vazhdojë jetën”, tha ai.

“Unë nuk abuzoj me pikëllimin, nuk marr para për këtë… Këta njerëz vetë më kërkojnë dhe më bëjnë pyetje”, tha ai.

Zavydovskyi po ashtu beson se bisedat me personat që kanë familjarë të zhdukur mund të jetë ndihmë e madhe.

“Ata gjejnë një lloj lehtësimi”, tha ai.

Përderisa konflikti po futet në dimrin e dytë, shpresat për një zgjidhje të shpejtë janë zbehur dhe Kobzar tha se llojet e pyetjeve që kanë njerëzit për luftën vazhdimisht po ndryshojnë.

“Fillimisht, ata pyesnin nëse do të kishte bisedime të paqes, më pas kur do të përfundojë lufta dhe tani po pyesin se kur do të mbarojë e gjithë kjo”./rel

The post “Kur do të përfundojë?”, ukrainasit hedhin fall për fundin e luftës appeared first on Albeu.com.

Zelensky bisedë telefonike me Erdogan për “formulën e paqes” në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka biseduar sot me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë bisedës telefonike, ata diskutuan formulën për paqen në Ukrainë, sigurinë ushqimore dhe situatën në Lindjen e Mesme.

“Ne diskutuam raundin e ardhshëm të negociatave për formulën e paqes që do të mbahet në Maltë, me pjesëmarrjen e Turqisë, duke shtuar zërin e saj me ndikim dhe pozicionin e saj”, tha Zelensky në Telegram.

“Ne diskutuam gjithashtu situatën në Lindjen e Mesme dhe ramë dakord për nevojën për të garantuar mbrojtjen e civilëve, si dhe respektimin e ligjit humanitar,” shtoi ai./Albeu.com

The post Zelensky bisedë telefonike me Erdogan për “formulën e paqes” në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme appeared first on Albeu.com.

Rama: Lufta e Ukrainës është e gjithkujt që aspiron një botë të lirë
Kryeministri Edi Rama, nga New Yorku, ku po drejton mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, u shpreh se lufta që po zhvillohet në Ukrainë prek këdo që aspiron për një botë të lirë.

“Ndërkohë që flasim më shumë se 26 mijë civilë kanë vdekur. Nesër numri do të jetë më i lartë dhe do të rritet çdo ditë që kalon. Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore që vjen nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë kjo çmenduri të shndërrohet në diçka më të keqe.

Është po e aq e pamimagjinueshme sot sa ishte një luftë e tillë dje. Kemi detyrën të ndihmojnë Ukrainën. mund të jemi dallime por mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën. Mund të kemi dallime për mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën e vet për liri dhe dinjitet, pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të përfundojë kjo luftë. Por do të ishte një fyerje për inteligjencën e kësaj organizate nëse nuk pranojmë një zëri se kush është agresori dhe viktima.

I njëjti dallim i prehtë midis luftës dhe paqes siç do t’ju kujtonte Tolstoi. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtetë si kristali, jo vetëm që po zhgënjejmë Ukrainën, nuk po përmbushin përgjëgjesinë, po tradhtojmë fëmijët tanë nga të gjitha anët. Lufta e Ukrainës është e gjithkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira dhe e drejta për të jetuar në paqe dhe e padiskutueshme. Për këtë arsye të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre.

Shqipëria është vend i vogël, mbështetja jonë mund të mos ndryshojë dinamikën në fushëbetejë por kontribuon për të mos pranuar aneksimin dhe për të mos lënë atë që është e qartë të shndërrohet në diçka të dyshimtë. “, theksoi Rama./abcnews.al

The post Rama: Lufta e Ukrainës është e gjithkujt që aspiron një botë të lirë appeared first on Albeu.com.

HARTA/ Si po e rimerr Ukraina metër për metër territorin e pushtuar nga rusët
Nga The Economist

Përktheu: AlbEu.com

Kundërsulmi i Ukrainës, i cili filloi më 4 qershor, nuk i ka përmbushur pritshmëritë e larta që frymëzoi. “Po ndodh ndoshta më ngadalë se sa disa njerëz mund ta duan ose mund ta shohin atë”, tha Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, në fillim të gushtit. Deri më tani janë shënuar vetëm fitore të vogla në një territor të kufizuar.

E megjithatë, pothuajse tre muaj më vonë, ka shenja se gjërat mund të përshpejtohen. John Kirby, zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha më 1 shtator se kishte pasur përparim “të dukshëm” që nga 29 gushti dhe se Ukraina kishte arritur “disa suksese” kundër linjës së dytë të mbrojtjes së Rusisë.

Që nga 5 qershori, Ukraina ka rimarrë 108 kilometra katrorë të territorit të pushtuar, sipas hartave nga Instituti për Studimin e Luftës (ISË). 38 km katrorë prej tyre janë siguruar nga trupat ukrainase vetëm që nga 22 gushti. Kjo është një përqindje e vogël e më shumë se 100,000 km katrorë që mbetet në duart e Rusisë. Por përshpejtimi ofron shpresë. Po ashtu edhe lajmet e fundit nga fronti jugor.

Goditjet e Ukrainës tani duket se janë përqendruar në jug të qytetit të Zaporizhia. Më 28 gusht, pas një lufte rraskapitëse tre-mujore në fronte të shumta, forcat ukrainase çliruan Robotyne, një fshat me rreth 500 banorë përgjatë boshtit kryesor të sulmit.

Robotyne nuk është një trofe i madh në vetvete. Por kapja e tij do të thotë se trupat ukrainase kanë arritur më në fund në të ashtuquajturën linjë Surovikin, linja kryesore e mbrojtjes ruse.

Rusia ka përqendruar forcat e saj në këtë linjë të parë të mbrojtjes (shih hartën). Kjo mund t’i vendosë ukrainasit në prag të një përparimi: përtej kësaj pike mbrojtja e Rusisë është më e dobët.

Pse këto fitore tani?

Aleatët e Ukrainës kanë dhuruar armë të tilla si Excalibur, Storm Shadow dhe municione thërrmuese dpicm. Këto kanë degraduar ngadalë forcat ruse, duke bërë të mundur avancimin e forcave ukrainase.

Pajisjet e reja për pastrimin e minave kanë kryer detyrën e tyre edhe pse ngadalë.

Dhe Ukraina ka shtuar sulmet me dron, duke goditur objektiva thellë pas linjave mbrojtëse ruse në Ukrainë dhe në Rusi. Sulmet ndaj qendrave të komandës së aeroplanëve dhe qendrave logjistike mund të kenë zvogëluar aftësinë e Rusisë për të luftuar ose për të përforcuar trupat.

Sidomos nga mesi i qershorit e tutje, kur komanda ukrainase vendosi t’i jepte përparësi goditjes së pozicioneve të tilla me armët e saj me precizion të lartë.

Ka shenja të një rritjeje të konsiderueshme të bombardimeve të Ukrainës ndaj forcave ruse, duke filluar nga fillimi i gushtit (shih grafikun). Gjurmuesi ynë i aktivitetit të luftës, i cili përditësohet çdo ditë duke përdorur të dhëna satelitore, sugjeron se numri i zjarreve të lidhura me luftën në zonat e kontrolluara nga Rusia është më i lartë se në çdo kohë që nga fillimi i konfliktit.

(Bimësia e thatë me siguri po luan gjithashtu një rol.) Një rritje e ngjashme, nëse edhe më e vogël, ndodhi përpara një kundërsulmi vjeshtën e kaluar, e cila rezultoi në çlirimin e Khersonit. Megjithëse gjurmuesi gjithashtu vuri re një rritje të zjarreve të tilla përpara fillimit të ofensivës aktuale në qershor, gjë që rezultoi në fitore të kufizuara.

Shtytja e fundit kërkon që Ukraina të angazhojë pajisje, njerëz dhe municione. Nëse ata mund të bëjnë një përparim të shpejtë tani do të varet nga fakti nëse kanë mbetur mjaftueshëm. /albeu.com

The post HARTA/ Si po e rimerr Ukraina metër për metër territorin e pushtuar nga rusët appeared first on Albeu.com.

Olena Zelenska flet për ndikimin e luftës në jetën familjare: Djalit tim i mungon babai
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka folur për BBC dhe ka treguar  ndikimin emocional që ka pasur në familjen e saj pushtimi i Rusisë dhe lufta në Ukrainë.

Në një intervistë shumë personale, ajo tha se ishte e vështirë të shihte fëmijët e saj të jetonin në pasiguri, të paaftë për të planifikuar për të ardhmen e tyre.

Ajo foli gjithashtu për mungesën e familjes për të kaluar kohën së bashku.

“Kjo mund të jetë pak egoiste, por unë kam nevojë për bashkëshortin tim, jo një figurë historike, pranë meje”, tha ajo.

Kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, Olena Zelenska kaloi muaj të tërë duke u fshehur në vende sekrete me fëmijët e saj.

Ajo e përshkroi gjendjen e saj emocionale në fillim të pushtimit si “një ndjenjë konstante adrenaline”.

Me kalimin e kohës, ajo e kuptoi se ishte “e nevojshme” të qetësohej dhe të fillonte të jetonte jetën në “kushtet ekzistuese”.

Lufta e vuri në qendër të vëmendjes ish-skenaristen dhe që atëherë ajo ka udhëtuar nëpër botë për të takuar udhëheqës dhe për të mbajtur fjalime.

“Me burrin nuk jetojmë bashkë, familja është e ndarë”. Olena Zelenska i tha BBC-së, “Ne kemi mundësinë të shohim njëri-tjetrin, por jo aq shpesh sa do të donim. Djalit tim i mungon babai”.

“Por ne qëndrojmë të fortë, kemi forcë si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Dhe jam e sigurt se do ta përballojmë së bashku”, shtoi ajo.

Megjithatë, pasiguria e të jetuarit në luftë ka një kosto emocionale për fëmijët e saj, tha ajo.

“Më dhemb kur shikoj që fëmijët e mi nuk planifikojnë asgjë. Në një moshë të tillë, të rinj. Vajza ime është 19 vjeç. Ata ëndërrojnë për udhëtime, për ndjesi të reja, emocione. Ajo nuk e ka një mundësi të tillë”, ka thënë Zelenska.

The post Olena Zelenska flet për ndikimin e luftës në jetën familjare: Djalit tim i mungon babai appeared first on Albeu.com.