Lufta në Ukirainë Archives - Albeu.com

Lufta në Ukrainë dhe kurthi i historisë
Nga Ian Buruma “Project Syndicate”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Duke folur nga qyteti rus i Volgogradit, i njohur dikur si Stalingrad, presidenti Vladimir Putin evokoi së fundmi tmerret e Luftës së Dytë Botërore për të justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë. “Ne duhet të zmbrapsim sërish agresionin e gjithë Perëndimit kolektiv”- tha ai i ngrysur në fytyrë, pa përmendur faktin se Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara ishin aleatët e Bashkimit Sovjetik gjatë asaj lufte.

Ashtu si edhe atëherë, shtoi ai, Rusia kërcënohet nga tanket gjermane, dhe është e detyruar të mbrohet kundër “ideologjisë së nazizmit në formën e saj moderne”. Sigurisht, ky është një shtrembërim keqdashës i historisë, që paraqitet në një mënyrë cinike pikërisht në vendin ku mbi 1 milionë ushtarë sovjetikë dhe gjermanë vdiqën gjatë betejës më vdekjeprurëse të Luftës së Dytë Botërore.

Sepse sot, Rusia nuk po mbrohet. Ajo ka pushtuar një vend sovran, presidenti i të cilit, Volodymyr Zelensky, është një hebre që i humbi të afërmit e tij në Holokaust. Sugjerimi se është ideologjia naziste ajo që e shtyn Zelensky-n dhe bashkëqytetarët e tij ukrainas të mbrojnë vendin e tyre kundër agresionit të Rusisë është absurde, madje edhe sipas standardeve të Putinit.

Sa i përket tankeve gjermane që pretendohet se po kërcënojnë Rusinë, arsyeja pse kancelari gjerman Olaf Scholz nguroi për kaq shumë kohë përpara se të pranonte të dërgonte 14 tanke “Leopard 2” në Ukrainë, ishte se ai nuk donte që Gjermania të shihej si një vend udhëheqës në aspektin ushtarak.

Scholz pranoi vetëm pasi presidenti i SHBA-së Joe Biden pranoi pa dëshirë të dërgonte në Ukrainë tanket amerikane M1 Abrams, pas muajsh refuzimi për ta bërë këtë. Ashtu si Putini, udhëheqësit gjermanë përmendin shpesh Luftën e Dytë Botërore, ndonjëherë duke i ngatërruar faktet.

Por përfundimet që nxjerrin ata nga ajo luftë, janë e kundërta e militarizmit shovinist të Putinit. Një javë para fjalimit të Putinit në Volgograd, Scholz e përdori përvjetorin e Holokaustit në një fjalim në parlamentin gjerman, ku theksoi edhe njëherë përgjegjësinë historike të Gjermanisë për vrasjen e miliona hebrenjve.

Njohja e kësaj përgjegjësie, vuri në dukje ai, ka qenë thelbësore për të siguruar mospërsëritjen kurrë më të një krimi të tillë. Duke e hapur seancën e veçantë, kreu i Bundestagut gjermane Bärbel Bas e vuri theksin tek rritja kohët e fundit të antisemitizmit në Gjermani, duke i quajtur “një turp për vendin tonë” të gjithë ata që përpiqen të minimizojnë Holokaustin.

Ndërsa disa analistë e kanë kritikuar Scholz-in për hezitimin e tij për të marrë një rol më aktiv në mbështetjen e Ukrainës, duke argumentuar se ai ka nxjerrë mësime të gabuara nga historia, neveria e tij ndaj agresionit ushtarak pasqyron pacifizmin e pasluftës që ka karakterizuar liderët gjermanë të brezit të tij.

Po kështu, vendimi dhjetëravjeçar i Gjermanisë për t’u mbështetur shumë tek gazi rus, mund të shihet si pjesë e përpjekjes së saj për të përdorur tregtinë dhe varësinë reciproke si një profilaktik kundër luftës. Por që kur Rusia e ka pushtuar Ukrainën, Gjermania është nxitur nga aleatët e saj ta ri-mendojë politikën e saj të jashtme pacifiste, të marrë një rol udhëheqës në aspektin ushtarak, dhe të ndihmojë në mbrojtjen e Ukrainës, një vend që e kishte trajtuar me brutalitet në të kaluarën.

Shpeshherë dhuna ushqehet nga kujtesa e gabimeve historike, dhe Holokausti nuk bën përjashtim. Për shembull, politikanët izraelitë të krahut të djathtë, të udhëhequr nga kryeministri Binyamin Netanyahu, i referohen vazhdimisht traumës së vërtetë të Holokaustit për të justifikuar shtypjen – shpeshherë të dhunshme – të palestinezëve në territoret e pushtuara dhe brenda kufijve të vendit para 1967-ës.

Pra, a do të thotë kjo se kujtimet e Holokaustit dhe plagët e tjera historike janë të destinuara të shfrytëzohen dhe manipulohen nga oportunistët politikë, dhe domethënia dhe kuptimi i tyre i vërtetë mjegullohet përgjithmonë nga analogjitë e gabuara dhe me synime dashakeqe? A kishte të drejtë George Santayana kur shpiku thënien e tij të famshme se “ata që nuk e kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin atë”?

Po dhe jo. Ndërsa zbulimi i paraleleve historike në periudha dhe kontekste të ndryshme mund të ofrojë mësime të vlefshme dhe një ndjenjë perspektive, mund të na inkurajojë gjithashtu që të shohim ngjashmëri aty ku ato nuk përshtaten, madje nuk ekzistojnë fare, duke na çuar kësisoj në përfundime të gabuara.

Shembuj grotesk të kësaj përfshijnë ish-kongresmenen amerikane Michele Bachmann që e krahason rritjen e taksave me Holokaustin apo kongresmenen aktuale Marjorie Taylor Greene që i krahason masat e shëndetit publik për shkak të Covid-19 me persekutimin e hebrenjve nga nazistët.

Ndërsa është joshëse që pikëpamje të tilla fyese t’i atribuohen cinizmit dhe keqdashjes, shkaku shpesh është thjesht injoranca. Disa paralele historike të supozuara, megjithëse as cinike dhe as keqdashëse, janë ende të padobishme.

Për shembull, një deklaratë e fundit nga Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit krahasoi vuajtjet e të mbijetuarve të Holokaustit që jetojnë sot në Ukrainë me mizoritë që ata pësuan dikur nga  nazistët. Por ndërsa është e pamohueshme sjellja kriminale e Rusisë në Ukrainë, bërja e paralelizmave midis mizorive të Putinit dhe Holokaustit rrezikon që t’i banalizojë që të dyja.

Putini është shumë i lig dhe nuk ka nevojë ta krahasojmë me Hitlerin. Nga historia ka më shumë për të mësuar sesa thjesht bërja e disa paraleleve. Të studiosh historinë do të thotë të kuptosh se kush jemi, pse ndodhën disa gjëra dhe si mund të ndikojnë akoma tek ne. Por po ashtu, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se gjërat nuk përsëriten asnjëherë në të njëjtën mënyrë.

Politikat bashkëkohore duhet të gjykohen në bazë të meritave të tyre, dhe jo vetëm nga raporti i tyre me të kaluarën. Nuk ka asnjë arsye pse pranimi i përgjegjësisë së vendit të tyre për Holokaustin, duhet t’i pengojë gjermanët sot që të dërgojnë tanket e tyre në Ukrainë.

Po kështu, vuajtjet e tmerrshme të popullit të Bashkimit Sovjetik nga ushtria naziste gati 1 shekull më parë nuk mund të justifikojnë agresionin e sotëm të Rusisë. Siç shkroi dikur romancieri britanik LP Hartley, e kaluara është “një vend i huaj, dhe ata atje i bëjnë gjërat ndryshe”. Mjerisht, kjo nuk do të thotë që ne i bëjmë domosdoshmërisht gjërat më mirë tani. Por për ta kuptuar këtë leksion duhet të ndjekim këshillat e Santayana-s dhe të studiojmë me shumë kujdes historinë. /albeu.com

The post Lufta në Ukrainë dhe kurthi i historisë appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Rusia po kërkon krizë globale ushqimore
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bllokada ruse e porteve detare të Ukrainës e pengon Kievin të eksportojë 22 milionë tonë drithë.

Në fjalimin e tij të natës, Zelensky tha se rezultati është kërcënimi i urisë në vendet që varen nga gruri dhe mund të krijojë një krizë të re migracioni. “Kjo është diçka që udhëheqja ruse kërkon qartësisht,” tha ai.

Zelensky akuzoi Moskën se “krijoi qëllimisht këtë problem në mënyrë që e gjithë Evropa të luftojë dhe në mënyrë që Ukraina të mos fitojë miliarda dollarë nga eksportet e saj”.

Moska ka fajësuar sanksionet perëndimore për krizën – një pretendim që Zelensky e hodhi poshtë si “cinike”.

The post Zelensky: Rusia po kërkon krizë globale ushqimore appeared first on Albeu.com.

Inteligjenca ukrainase: Rusia planifikon të rekrutojë civilë ukrainas nga rajonet e pushtuara
Inteligjenca ukrainase ka akuzuar Rusinë se planifikon të rekrutojë civilë ukrainas nga rajonet e pushtuara të Kherson dhe Zaporizhzhia, sipas një përditësimi të inteligjencës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

“Kjo do të pasonte praktika të ngjashme të rekrutimit të mëparshëm në Donbasin dhe Krimenë e pushtuar nga Rusia”, thuhej në deklaratë.

Deklarata thuhet sipas nenit 51 të Konventës së Katërt të Gjenevës, fuqitë pushtuese nuk mund t’i detyrojnë “personat e mbrojtur” — të cilët, në këtë kontekst, përfshijnë civilët në territoret e pushtuara — të shërbejnë në “forcat e saj të armatosura ose ndihmëse”. Për më tepër, presioni ose propaganda që synon të sigurojë vullnetarë për t’u regjistruar nuk lejohet.

“Çdo regjistrim i civilëve ukrainas në forcat e armatosura ruse, edhe nëse paraqitet nga Rusia si shërbim vullnetar ose ushtarak në përputhje me ligjin rus, do të përbënte shkelje të nenit 51 të Konventës së Katërt të Gjenevës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

The post Inteligjenca ukrainase: Rusia planifikon të rekrutojë civilë ukrainas nga rajonet e pushtuara appeared first on Albeu.com.

Lufta në Ukrainë, ISIS: Momenti i duhur për sulme në Evropë
Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) u zotua të dielën për “hakmarrje” për vrasjen e ish-liderit të tij, duke u bërë thirrje mbështetësve të përfitojnë nga lufta në Ukrainë për të organizuar sulme në Evropë.

“Ne shpallim, duke u mbështetur në Zotin, një fushatë të bekuar për të marrë hak” për vdekjen e Abu Ibrahim al-Qurashi dhe ish-zëdhënësit të grupit, thuhet në një mesazh audio që i atribuohet grupit dhe qarkullon në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Thearabweekly shkruan se zëdhënësi i ri i grupit, Abu-Omar al-Muhajjir, u bëri thirrje gjithashtu mbështetësve të rifillojnë sulmet në Evropë, duke përfituar nga “mundësia e disponueshme” e “kryqtarëve që luftojnë njëri-tjetrin”, në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

Udhëheqësi i mëparshëm i grupit militant vdiq në fillim të shkurtit kur shpërtheu një bombë për të shmangur kapjen gjatë një sulmi të SHBA në veriperëndim të Sirisë, thanë Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarët e mbrojtjes amerikane.

Më 10 mars, grupi konfirmoi vdekjen e tij, së bashku me ish-zëdhënësin e grupit, duke emëruar Abu Hasan al-Hashemi al-Qurashi si kreun e ri të tij. Dihet pak për liderin e ri, i cili është kreu i tretë i grupit xhihadist që nga fillimi i tij.

Pas humbjes së territorit të tyre të fundit nën një sulm ushtarak të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA në mars 2019, mbetjet e ISIS në Siri kryesisht shkuan në strehëzat e shkretëtirës. Ata kanë përdorur strehë të tilla për t’u bërë pritë forcave të udhëhequra nga kurdët dhe trupave qeveritare siriane. Xhihadistët gjithashtu vazhdojnë të kryejnë sulme në Irak./albeu.com

The post Lufta në Ukrainë, ISIS: Momenti i duhur për sulme në Evropë appeared first on Albeu.com.