lufta ne kosove Archives - Albeu.com

“Më gjetën duke u larë dhe më p*rdhunuan në grup”, shqiptarja nga Kosova rrëfën tmerrin që përjetoi në duart e serbëve
Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastet e përdhunimeve në Kosovë nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës në vitin 1999. Përmes dëshmive të dy prej protagonistëve të rasteve të tilla, rrëfehen tmerret që përjetuan jo vetëm gratë por edhe burrat.

Pjesë nga dokumentari:

Shpresa, emri ynë redaksional, është një tjetër viktimë e dhunës serbe, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Ajo ishte duke punuar në një lokal, pranë banesës, kur forcat serbe u futën në vendin e saj të punës dhe e sulmuan seksualisht.

Si një film horror që i kalon edhe sot para syve, ajo e ka të pamundur të fshijë nga kujtesa ato momente të tmerrshme.

“Për të rrëfyer jetën time është tmerr. Gjurma më e madhe e asaj që më ka ndodhur në luftë është që ajo nuk harrohet kurrë. Unë kam qenë në një lokal aty, pastroja… Ka hyrë policia. Dy kanë ndenjur jashtë, dy kanë hyrë dhe kanë bërë atë çfarë nuk i bëhet një njeriu, një femre”, u shpreh ajo.

Ajo çfarë ndodhi ishte e papërshkrueshme për të. Por ajo që do të vinte, si do të kujdesej ajo ta mbante këtë dramë brenda vetes, si do ta shikonin tani e tutje njerëzit e familjes, apo shoqëria, ishte një mundim më i madh për të.  Të parit që ajo i tregoi mbi atë çfarë kishte ndodhur, ishte bashkëshorti. Ndërsa ata që e mësuan më pas ishin edhe vajza e saj, si edhe një shok i bashkëshortit. Por askush tjetër, përveç tyre… Sulmi i forcave paramilitare serbe nuk ishte vetëm seksual, por edhe i dhunshëm fizik. Ajo kujton se u dhunua duke iu mbajtur automatiku në kokë. Ndërsa të pranishmit e tjerë në atë moment, nuk kishin se si ta ndihmonin për ti ardhur në ndihmë.

“Kam bërtitur po s’ka pasur ndihmë aty. Ata i kanë nxjerrë jashtë dhe i kanë rrahur dhe ata që kanë qenë aty. Çfarë s’kanë bërë aty”, thotë Shpresa.

Shumë nga gratë e përdhunuara, qoftë edhe nga turpi, janë lutur më mirë të vriten se sa të jenë gjallë. Po për dhunuesit serbë dhe mendjet e tyre diabolike, për ta, këto gra kanë qenë më shumë të vlefshme të gjalla, se sa të vdekura, si një formë mesazhi publik, për tua treguar të tjerëve.

“Shumica e grave kur vijnë në organizatë thonë se i kanë lutur dhunuesit që t’i vrasin. Shumica e tyre thonë që vdekja ka qenë zgjidhja e vetme. Por ata nuk i kanë vrarë me qëllim që kjo plagë e luftës të mos mundet të ndikojë vetëm te viktima si person, por edhe gjeneratat ndër breza”, thotë mjekja Rushiti.

Shpresa rrëfen më tej se historinë e saj tragjike, e ndau me shokun e bashkëshortit të saj, vetëm sepse ai mund ta kuptonte, ndryshe nga të gjithë.  Kjo pasi ai kishte qenë luftëtar me UÇK-në dhe i njihte krimet serbe në Kosovë, qofshin edhe të këtij lloji.

“Këtë histori e kam ndarë vetëm me atë shokun e burrit. E kam ndarë sepse ai ka qenë pjesëtar i UÇK, goxha i madh. Ai më shikonte gjithmonë si të shtangur dhe më thoshte, çfarë ke. Unë një ditë i thashë, po tregoj diçka, por të lutem mos i trego askujt. Tha betohem në fëmijët e mi që nuk i tregoj askujt”, Shprehet shpresa.

Krimet seksuale në Kosovë ndaj grave thuhet se kanë qenë monstruoze. Ku shpesh viktimat janë përdhunuar edhe në grup, nga ushtarët dhe policët serbë.

“Forcat paramilitare serbe i kanë detyruar këto viktima t’u shërbejnë, të këndojnë për ata, u kanë urinuar, u kanë vizatuar shenja të ndryshme për me ua lënë tërë jetën në trupin e tyre. Pastaj krimi ka ndodhur dhe në prezencë të familjarëve. Është e dhimbshme të kuptosh kur present gjatë këtij krimi ka qenë edhe prindi ose bashkëshorti, gruaja apo fëmija që është dhunuar prej katër apo pesë vetësh. Ka edhe histori se si një grua e vetme është dhunuar prej mbi 20 vetave”, thotë Feride Rushiti.

Për Shpresën, ai moment i abuzimit ndaj saj, fle dhe zgjohet me të, edhe sot. Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ajo ngjarje. Shpesh ajo thotë se çohet nga gjumi e trembur. Aq sa tregon se si reminishencë e së kaluarës së hidhur që ka përjetuar, ka frikë nga çdo unformë policie që shikon, pavarësisht se kohët sot kanë ndryshuar, dhe në Kosovë nuk sundon më ushtria dhe policia serbe, por ajo kosovare.

“Më kap kur fle më së shumti, çohem edhe trembem, qaj. Më kujtohet më së shumti natën. Dhe kur dal në qytet që shoh policë dhe ata më trembin se më duken si paramilitarë serbë. Si një paranojë. Natën, çohem dhe djali ka raste që më thotë: ‘Çfarë ke, pse çohesh kështu’”, rrëfen ajo.

Shumë gra shqiptare në Kosovë, janë ende në kërkim të së drejtës së tyre. Pavarësisht se koha ka bërë punën e saj, shumë plagë të tjera duket se janë më prioritare për qeverinë e Kosovës, në raport me krimet e luftës. Siç janë edhe të zhdukurit, të cilët shumë prej tyre nuk janë gjendur. Ndërsa krimet seksuale kanë mbetur në vijë të dytë apo të tretë të kërkesave për hetim.

“Ku ta kërkoj atë të drejtë unë, kur ata njerëz nuk i kam njohur. Te kush të drejtohem?! Ajo luftë ka qenë. S’më ka ndodhur veç mua po mijëra grave. Drejtimi im ka qenë vetëm që t’i thosha atij shokut të burrit. Askujt tjetër”, shprehet më tej.

Mjekja Feride Rushiti thotë se pavarësisht bindjes së arsyeshme të viktimave të krimeve seksuale serbe, se drejtësia nuk do të vihet një ditë në vendin e duhur, puna e organizatës së saj për të denoncuar rastet dhe vendosur para përgjegjësisë këta persona, ka vazhduar. Por stepja nga ana e viktimave për ta vazhduar deri në fund luftën e tyre për drejtësi, është gjithsesi aty e pranishme.

“Kërkesa për drejtësi ka qenë që nga fillimi, kur gratë dhe burrat shprehnin gadishmëri mendore për përvojat e tyre traumatike qoftë në periudhën kur Kosova është administruar nga OKB, UMNIKU apo dhe nga EULEX. Fatkeqësisht në periudha të tilla kohore, gratë dhe burrat nuk kanë gjetur një mirëkuptim. Dmth nuk ka pasur një qasje sensistive dhe shumë herë kanë mbetur të painformuar se çfarë ka ndodhur me krejt dëshmitë që i kanë deponuar në UMNIK qoftë në EULEX”, thotë mjekja.

Por ndërsa duket se koha e gjatë dhe drejtësia e munguar i kanë lënë vend dëshpërimit, duket se ka edhe raste kur agresorët janë vënë para ligjit. I tillë është rasti i rezervistit serb Zoran Vukotiç, i cili u dënua në vitin 2023 nga Gjykata Themelore e Prishtinës në Kosovë me 13 vite burgim, pasi u gjet fajtor për përdhunimin e një të reje gjatë luftës, duke shënuar kësisoj rastin e parë të një serbi që dënohej për një krim të tillë në Kosovë,  të cilin e çoi pas hekurave, rrëfimi tronditës i një gruaje, e cila në momentin që u dhunua seksualisht nga Vukotiç, ishte 3 muajshe shtatzënë.

Ndërsa si shkak i gjendjes së rëndë, ajo abortoi në muajin e shtatë, duke i humbur dy fëmijët e saj.

“Tani janë 5 aktakuza të ngritura. Është rasti i parë dhe i vetëm në vitin e kaluar që njihet tanimë si ai i Zoran Vukotiç…që ka marrë një dënim me 13 vite burgim për veprën e dhunës seksuale të luftës.

Çfarë i pengon është stigmatizimi, në qoftë se nuk kanë përkrahje nga familja, është një proces që është mjaft i gjatë, kërkon përkrahje familjare, institucionale, nga organizatat.  Si të tilla shumë herë hezitojnë për t’i hyrë procesit”, shprehet mjekja.

Për mjeken Rushiti, në punën e saj, histori tronditëse të dhunës seksuale, janë edhe ato të fëmijëve. Fëmijë të abuzuar seksualisht, të cilët iu deshën të përballen me rritjen e tyre, me të vërtetën, se çfarë kishte ndodhur me ta.

Ku nuk kanë munguar edhe rastet e rënda me pasojë vdekjen. Por edhe ato kur viktima të dhunës seksuale kanë qenë mosha të treta. Ndërsa në qendrën e saj, sot marrin ndihmë psikologjike he trajtime të tjera ligjore, 700 viktima të dhunës seksuale.

“Në organizatën tonë vijnë rreth 700 të mbijetuar të dhunës sekuale që përfitojnë shërbimet psikologjike, shëndetësore, juridike. Po natyrisht për neve ka qenë shumë e dhimbshme kur janë prekur fëmijët, moshat e reja që s’kanë qenë në dijeni se çfarë po ndodh me trupin e tyre të pafajshëm. Se në atë periudhë kohore një vajzë 7 vjeçe, 9 vjeçe të prekej dhe të dhunohej nuk ka ditur as çfarë u ka ndodhur dhe fatkeqësia është dhe më e madhe kur trupi i saj është abuzuar në atë lloj mënyre dhe ajo është rritur pa e kuptuar se çfarë ka ndodhur me të dhe e ka arritur ta kuptojë vetëm kur ka ardhur momenti i martesës, kur pastaj  familja ka ndërmjetësuar dhe i ka treguar që kështu i ka ndodhur. Është dashur t’i tregojë burrit në mënyrë që të arrinte të kishte një farë mirëkuptimi. Pra fëmijët mendoj që janë shumë të ndjeshëm dhe kemi pasur raste dhe kur ka humbur fatalisht jetën se s’ka arritur të përballojë dhunën jo njerëzore. Kemi një rast, të një fëmije i cili ka vdekur, i moshës 5 vjeç, ku ka dëshmuar nëna e tij. Ndërsa në organizatë rasti më i ri ka qenë një 7 dhe 9 vjeçar. Dhe mosha më ekstreme ka qenë 63 vjeçe”, deklaron mjekja.

Po kështu nuk kanë munguar as rastet kur gratë dhe vajzat e përdhunuara kanë sjellë në jetë të padëshiruar. Por kjo është një temë ende e pahapur në Kosovë dhe që për shkak të ndjeshmërisë që provokon, do të mbetet e tillë, edhe për shumë kohë.

“Shumë nga gratë që kanë lindur në rrethana lufte apo pas lufte, ose kanë pasur dëshirë t’i adoptojnë ata fëmijë sa më shpejt t’i largojnë prej tyre nga familja. Ose kemi pasur dhe raste kur ka përfunduar fatalisht, nuk ka ngelur gjallë. Ka disa gra që kanë fëmijë, po të cilat nuk kanë dëshirë të deklarohen dhe ne mundohemi gjithmonë të respektojmë integritetin dhe konfidencialitetin e tyre për faktin se lufta i mbart këto pasoja fatkeqësisht”, thotë ajo.

Mesazhi i Shpresës për këto gra dhe viktima të dhunës seksuale në Kosovë, nga forcat serbe, gjatë luftës, është të bëhen të forta për familjet e tyre. Dhe ti drejtohen institucioneve shtetërore për ti kallëzuar këto krime dhe ato të mos mbeten vetëm si legjenda urbane.

“Mesazhi im është për to që të qëndrojnë të forta dhe mos ta bëjnë hapësirë të familjes, po ta mbajnë për vete, mos t’ia thonë askujt përveç institucioneve ligjore. Ky është mesazhi im”, shprehet Shpresa.

Por nëse Shpresa pati guximi të paktën ti tregojë bashkëshortit të saj, vajzës por edhe të një njeriu që mund t’i besonte edhe jetën, Ilir duket se e ka të vështirë ta bëjë këtë zgjedhje. Ai ka menduar që këtë të vërtetë fëmijëve të tij, tua tregojë vetëm në çastet e fundit të ikjes nga kjo botë. Ndoshta duke menduar se vetëm kështu ata mund ta mirëkuptojnë. Për tu treguar se çfarë ishte ajo qetësi e munguar. Ajo shmangie nga bisedat me ta.

“Po, minutin para se të vdes…10, 20 sekonda.,,, Atëherë i kisha thënë, me gjithë qejf; kjo ka qenë ajo që unë s’kam qenë i qetë ndonjëherë, kjo më ka ndodhur. Jam dhunuar dhe gjykomëni si të doni…. Jo kur jam gjallë se s’kisha mundur t’i shikoj në sy, si dhe një mashkull është dhunuar, si paske jetuar ti, si po ndodh dhe kjo.  Po minutin e fundit ju kisha thënë dhe fëmijëve i kisha përqafuar shumë…”

The post “Më gjetën duke u larë dhe më p*rdhunuan në grup”, shqiptarja nga Kosova rrëfën tmerrin që përjetoi në duart e serbëve appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Gazetarja Amanpour publikoi një video nga lufta e Kosovës
Gazetarja amerikane Christiane Amanpour ka publikuar një video nga arkivat e saj, luftën e Kosovës të vitit 1999 dhe përvojën e marinsave amerikanë që shërbenin në Kosovë si mision paqeruajtës, pas ndërhyrjes së NATO-s.

“Nga arkivi im këtë javë – çfarë gjetën marinsat amerikanë kur udhëhoqën një forcë paqeruajtëse në Kosovë për të ndaluar spastrimin etnik”, shkroi ajo në platformën ‘X’

From my archive this week – what US Marines found when they led a peacekeeping force into Kosovo to stop ethnic cleansing.#TheAmanpourHour airs 11aET Saturdays on @CNN. pic.twitter.com/weeoAD1eZw

— Christiane Amanpour (@amanpour) January 13, 2024

The post VIDEO / Gazetarja Amanpour publikoi një video nga lufta e Kosovës appeared first on Albeu.com.

24 vjet nga masakra në Izbicë
Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.

Sot 24 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare./KP

The post 24 vjet nga masakra në Izbicë appeared first on Albeu.com.

Media boshnjake publikon dokumentin: Vuçiçit pas luftës në Kosovë iu ndalua hyrja në BE
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pas luftës në Kosovë ishte vënë nën sanksione nga Bashkimi Europian.

Mediumi boshnjak, Istraga, ka publikuar dokumentin ku Vuçiqit, si pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, i ishte ndaluar hyrja në BE.

Atëherë Vuçiç ishte ministër i Informacionit.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në shtator 1999 ishte nën sanksionet e BE-së. Si pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviqit, Vuçiëit iu ndalua hyrja në BE. Në atë periudhë, Aleksandar Vuçiç ishte ministër i Informimit në Qeverinë e Serbisë”, shkruan Istraga në Twitter.

Vendimi i Këshillit të BE-së mban datën 13 shtator 1999./express

Predsjednik Srbije @avucic u septembru 1999. godine bio je pod sankcijama EU. Kao dijelu režima Slobodana Miloševića, Vučiću je bio zabranjen ulazak u EU. U tom periodu, Aleksandar Vučić je bio ministar informisanja u Vladi Srbije. pic.twitter.com/ARTRNMzQnH

— Istraga.ba (@IstragaB) January 29, 2023

The post Media boshnjake publikon dokumentin: Vuçiçit pas luftës në Kosovë iu ndalua hyrja në BE appeared first on Albeu.com.

Babai i katër djemve të zhdukur refuzon ADN-në: I pres të gjallë
Halil Hasani, 77-vjeçar nga fshati Çabër i Komunës së Zubin Potokut, jeton me besimin se katër djemtë e tij, të zhdukur për më shumë se njëzet vjet, janë ende gjallë diku në Serbi dhe se një ditë do të kthehen.

Hasani thotë se djemtë e tij janë rrëmbyer nga forcat serbe në fshatin Zhabar të Mitrovicës, më 8 qershor të vitit 1999, pak ditë para se të përfundonte lufta në Kosovë.

Atëbotë, djali i madh, Fadili, ka qenë 32 vjeç, Gazmendi 24 vjeç, Armendi 20 vjeç dhe Hasani 15 vjeç.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, babai i tyre thotë se, menjëherë pas luftës, ka vendosur kontakte me së paku dy persona të nacionalitetit serb, të cilët, siç tregon, i kanë thënë se djemtë e tij janë dërguar në Serbi si “robër lufte”.

“Ata, sipas informatave që i kam unë, më së pari kanë shkuar në Beograd. Në Beograd kanë qëndruar më pak se një muaj. Më pas i kanë çuar në Pozharevc [qytet i Serbisë]”.

“Unë i kam pasur lidhjet dhe thuajse çdo javë kam folur me njërin [prej kontakteve] dhe me një tjetër çdo dy javë. Ata gjithmonë më kanë thënë se gjenden gjallë”, rrëfen Hasani.

“Ka shumë të gjallë… më shumë ka të gjallë sesa që mendoni ju, dhe i mbajnë për të kushtëzuar… Ata janë robër lufte”, janë fjalët e njërit prej kontakteve të tij, sipas Hasanit.

Mosbesimi ndaj institucioneve

Hasani nuk do që t’i identifikojë personat, me të cilët thotë se ka biseduar. Ai thotë se informatat që i ka marrë prej tyre, ua ka ofruar përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.

Por, përfaqësuesit e institucioneve, thotë ai, i kanë thënë se burimet e tij po e gënjejnë dhe se informatat janë të rrejshme.

Hasani thotë se, më vonë, përfaqësuesit e institucioneve ia kanë ofruar atij letërnjoftimet e gjetura të dy prej djemve të tij.

“Më thanë: eja merri. Nuk kam shkuar t’i marr. Pse? Po, ku ishin qe 10-15 vjet ato letërnjoftime, që nuk i treguan? Ku ishin dhe kush i mbajti”, pyet Hasani.

Ai thotë se ka refuzuar të japë mostrat e gjakut të tij, që do të ndihmonin identifikimin eventual të djemve të tij – përmes metodës së ADN-së – në rast se ata gjenden në mesin e mbetjeve mortore në varreza masive ose në morgun e Prishtinës.

Arsyen e refuzimit, Hasani e shpjegon kështu:

“Sepse, nuk iu besoj. Sa për eshtra, kurrë mos i gjetsha. Unë mendoj se ka të gjallë ende dhe i pres të gjallë. Sa për eshtra, çfarë më duhen eshtrat e rrejshëm…”.

Në morgun e Prishtinës, tash e sa vite, mbeten rreth 400 mbetje të paidentifikuara mortore të personave të zhdukur gjatë luftës.

Kjo, për faktin se shumë familjarë hezitojnë të japin gjak për analizën e ADN-së, që bën identifikimin, kryesisht për shkak të mosbesimit në institucione.

Gjatë viteve, ka pasur raste edhe kur mbetjet janë identifikuar gabimisht, në bazë të metodës tradicionale të identifikimit, e cila bazohet në të dhënat antropomorfe, në rrobat që kanë pasur veshur viktimat ose në objektet e gjetura në varre.

ICMP: Trupat e paidentifikuar në morg mund të jenë rezultat i keqidentifikimit

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) thotë se metoda e ADN-së është e besueshme dhe se identifikimi duhet të bëhet përmes saj.

Nga ky komision thonë për Radion Evropa e Lirë se është e nevojshme që të rishikohet metoda tradicionale e identifikimit edhe e rreth 2,000 mbetjeve të tjera mortore – të gjetura gjatë periudhës 1999-2001 – që mund të jenë identifikuar gabimisht.

“Identifikimet e gabuara rezultojnë me një numër të madh të rasteve të paidentifikuara nëpër morgje. Sot, në morgun e Prishtinës janë rreth 400 raste të mbetjeve njerëzore të paidentifikuara, të cilat janë zhvarrosur dy dekada më parë. Këto mbetje mund t’u përkasin njerëzve, familjet e të cilëve besojnë se i kanë varrosur, ndërsa, në fakt, kanë varrosur dikë tjetër”, thonë nga ICMP-ja.

Si shembull, ICMP-ja përmend një projekt në Bosnje e Hercegovinë, përmes të cilit është bërë rishikimi i detajuar i 12 morgjeve dhe, në atë rast, janë identifikuar një numër i madh i personave të zhdukur.

“Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur do ta ndihmojë Kosovën dhe është i gatshëm t’i ndihmojë vendet e tjera të rajonit për ta ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm, në mënyrë që të identifikohen personat e zhdukur dhe të zgjidhet çështja e identifikimeve të gabuara të mundshme”, thuhet në deklaratën e ICMP-së dhënë REL-it.

IML: Rishikimi i mbetjeve mortore, proces i gjatë

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë thotë se të dhënat e ICMP-së për mbetjet e paidentifikuara njerëzore në morgun e Prishtinës janë “vetëm një vlerësim” dhe se numri i saktë i tyre do të dihet vetëm pasi të përfundojë plotësisht procesi i rishikimit të mbetjeve mortore.

Në deklaratën dhënë REL-it, ky institut thotë se, në fund të vitit 2021, ka formuar një grup punues për rishikimin e mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës, i cili udhëhiqet nga ekspertët e këtij instituti.

Ky proces, sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka filluar që të zbatohet “në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e tjerë të grupit punues: EULEX (Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë), Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur (KQPZH), Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) dhe Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”.

“Rishikimi i mbetjeve mortore në IML do të jetë një proces kompleks dhe i gjatë, pasi që, krahas rishikimit të mbetjeve mortore, do të bëhet edhe rishikimi i plotë i dosjeve individuale të të gjitha rasteve, në mënyrë që në fund ta kemi një pasqyrë të qartë lidhur me numrin dhe statusin individual të të gjitha rasteve”, thotë IML-ja.

Grajçevci: Mosbesim i familjarëve të traumatizuar

Raste kur familjarët e personave të zhdukur nuk dëshirojnë të ofrojnë mostrat e gjakut dhe nuk i besojnë analizës së ADN-së, ka mjaft, thotë Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë.

Sipas tij, këta familjarë besojnë se më të dashurit e tyre janë gjallë dhe presin që ata të kthehen një ditë, pavarësisht që institucionet u kanë ofruar dëshmi se ata nuk janë gjallë.

“Familjarët nuk duan ta kuptojnë këtë. Ndërkaq, institucionet, sidomos Komisioni qeveritar [për personat e zhdukur] ka insistuar në këtë drejtim. Ka insistuar edhe për dhënien e mostrave. Por, unë them, për t’i bindur familjarët, për të qenë më lehtë, duhet një grup i madh psikologësh që të punojnë me ta dhe t’i bindin, sepse njerëzit janë të traumatizuar. Ka njeri që i ka tre-katër familjarë, pesë ose dhjetë [të zhdukur]. Do të thotë, është e dhimbshme kjo”, thotë Grajçevci për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, kur familjarë të caktuar ta kuptojnë se identifikimi përmes metodës së ADN-së është i sigurt dhe japin mostrat e gjakut, puna e institucioneve përgjegjëse, por edhe e organizatave që përfaqësojnë familjarët e personave të pagjetur, lehtësohet shumë.

Kjo, thotë Grajçevci, do të ndihmonte edhe në identifikimin e mundshëm të disa qindra mbetjeve mortore, të cilat mbeten në morgun e Prishtinës.

Por, shton ai, institucionet duhet të punojnë fillimisht në identifikimin e atyre rasteve që mund të identifikohen në morgun e Prishtinës, në mënyrë që të hapin rrugën e mirëbesimit për familjarët që hezitojnë të japin mostrat e gjakut.

“Në momentin që [vërtetohet se] janë brenda morgut, atëherë njerëzit fillojnë të vetëdijesohen dhe të lajmërohen vetvetiu. Derisa institucionet të mos jenë prapa nesh në këtë drejtim, është shumë vështirë që ne t’i bindim familjarët për t’i dhënë pesë pika gjak”, thotë Grajçevci.

Deklarata për të zhdukurit

Në korrik të vitit 2018, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, kryeministrat e Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, së bashku me nëntë krerët e qeverive të vendeve evropiane në Procesin e Berlinit, kanë nënshkruar Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur.

Deklarata thekson përkushtimin e vendeve në rajon dhe të partnerëve të tyre për të mbështetur përpjekjet për të gjetur së paku 11,000 persona ende të zhdukur, si pasojë e luftërave në ish-Jugosllavi.

Deklarata e përbashkët, gjithashtu, mbështet të drejtat e të gjitha familjeve të personave të zhdukur për të vërtetën dhe drejtësinë.

Çështja e personave të pagjetur është edhe temë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 14 qershor se Serbia është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën për personat e zhdukur në luftë, por nuk ka ofruar më shumë detaje.

Gjatë luftës në Kosovë, më 1998/99, janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000.

Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1,600 persona.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi./REL

The post Babai i katër djemve të zhdukur refuzon ADN-në: I pres të gjallë appeared first on Albeu.com.

Sot bëhen 23 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë
Kanë kaluar 23 vite tashmë nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e ushtrisë çlirimtare dhe bombardimeve të NATO-s që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviç, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.

Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:

Që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

U caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

U caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Wesley Clark i raportoi këshillit të atlantikut verior se sulmet ajrore kishin detyruar pushtuesin serb të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të organizatës së Kombeve të Kashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

The post Sot bëhen 23 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Milaim Zeka: Më mirë që Rugova dhe disa luftëtarë të UÇK-së kanë vdekur
Analisti, Milaim Zeka është shprehur se është më mirë që Ibrahim Rugova dhe disa luftëtarë të UÇK-së kanë ndërruar jetë, pasi sipas tij, ata do të zhgënjeheshin mjaft me politikanët që qeverisin tani Kosovën.

Komentet Zeka i bëri teksa ka qenë i ftuar në një lidhje “skype” Fax News, ku ka folur lidhur me 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe për arritjet e dështimet që janë shënuar deri më tani.

“Rugova dhe të gjithë ata të cilët janë në Hagë janë kontribues të lirisë, por babai dhe ideatori i pavarësisë së Kosovës, është Ish presidenti Finlandez Marti Ahtisari i cili e punoi këtë ide dhe Albin Kurti ishte kundërshtar i përgjakshëm i kësaj ideje, i nxorri njerëzit në rrugë në protesta ku u vranë disa persona nga policia e UNMIK-ut. Nga ana tjetër u pëgjakën edhe qindra policë shqiptarë”, u shpreh Zeka.

“Ne që kemi qenë në këto procese që kemi rënë edhe në burgjet e ish -Jugosllavisë, jemi të zhgënjyer me proceset që kanë ndodhur sidomosd para pavarësisë. OPrandaj themi më mirë se Rugova vdiq 2 vite para se të shpallej pavarësia. Madje edhe një pjesë e luftëtarëve të UÇK-së më mirë që u vranë në luftë sepse do ishin zhgënjyer. Politikanët e Kosovës e kanë pasur si qëllim vetëm pasurimin personal duke vjedhur dhe grabitur paratë publike. Marrin shembullin e politikanëve të Shqipërisë të cilët duke e grabitur në ekstrem popullin u bënë milionerë brenda pak vitesh”, përfundoi analisti./albeu.com/

The post Milaim Zeka: Më mirë që Rugova dhe disa luftëtarë të UÇK-së kanë vdekur appeared first on Albeu.com.

Kishte rol kyç për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, ndahet nga jeta ish-gjenerali serb
Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare gjenerali i ushtrisë jugosllave, Svetozar Marjanoviç, që kishte nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës për t’i dhënë fund fushatës 78 ditore së bombardimeve të NATO-së dhe luftës në Kosovë, shkruan N1.

Kujtojmë se nën Marrëveshjen e Kumanovës, ushtria jugosllave dhe policia serbe janë tërhequr nga Kosova, duke lejuar kështu vendosjen e trupave të NATO-së në Kosovë, dhe më pas edhe kthimin e mijëra shqiptarëve të Kosovës të cilët ishin dëbuar me dhunë.

Marrëveshja e Kumanovës kishte ardhur pas pesë ditësh negocimi. Rezultati i kësaj Marrëveshje ishte bërë publik nga gjenerali britanik, Michael Jackson, i ndjekur edhe nga gjenerali jugosllav Marjanoviq./albeu.com/

The post Kishte rol kyç për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, ndahet nga jeta ish-gjenerali serb appeared first on Albeu.com.