Lufta kunder Rusise Archives - Albeu.com

Biden i kërkon botës të bashkohet kundër Rusisë
Presidenti amerikan, Joe Biden u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të qëndrojnë afër Ukrainës teksa ajo e lufton pushtimin rus, me shpresën se edhe republikanët në Kongresin amerikan do të mbajnë shënime.

“Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë që të jetë brutale ndaj Ukrainës, pa ndonjë pasojë”, ka thënë Biden në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Nëse e lejojmë Ukrainën që të gërmohet, a është e sigurt pavarësia e ndonjë vendi?”

Biden, demokrat, është duke bërë vazhdimisht thirrje që aleatët e Shteteve të Bashkuara ta mbështesin Ukrainën, me arsyetimin se bota duhet t’i dërgojë sinjal presidentit rus, Vladimir Putin se ai nuk do të mund t’i bëjë ballë Perëndimit.

Fjalimi i tij është përcjell me duartrokitje kur ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë me Ukrainën në luftën e saj për liri.

“Rusia është ajo që e mban përgjegjësinë për këtë luftë. Rusia e ka forcën që ta ndalë këtë luftë menjëherë”.

Biden është përballur me kritika nga disa republikanë, të cilët dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara të shpenzojnë më pak para për këtë luftë.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kandidati kryesor për ta fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, është zotuar se do t’i japë fund luftës me shpejtësi, nëse kthehet në pushtet.

“E ardhmja jonë është e lidhur me tuajën”

Përgjatë fjalimit të tij Biden ka thënë se e kupton detyrën që e ka shteti i tij në këtë moment kritik për botën.

“Shtetet e Bashkuara synojnë një botë më të sigurt dhe më të barabartë për të gjithë njerëzit, sepse ne e dimë që e ardhmja jonë është e lidhur me tuajën. Asnjë shtet nuk mund të përballet me sfidat e të sotmes, vetëm”, ka thënë ai.

Menaxhimi i tensioneve SHBA – Kinë

Biden e ka shfrytëzuar fjalimin e tij për të ofruar siguri për konkurrencën intensive në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, pas paralajmërimeve të disa ekspertëve se bota mund të përballet me një luftë të ftohtë.

“Kur është fjala për Kinën, dua të jem i qartë dhe konsistent. Ne synojmë që ta menaxhojnë konkurrencën mes dy vendeve me përgjegjësi, ashtu që të mos rrëshqasë në konflikt”, ka thënë Biden.

Zëvendëspresidenti kinez, Han Zheng është takuar të hënën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në margjina të Asamblesë së OKB-së.

Ky ka qenë takimi i dytë i nivelit të lartë mes dy vendeve, disa ditë pasi fuqitë botërore kanë thënë se synojnë që tensionet t’i mbajnë nën kontroll.

Biden paralajmëron për rreziqet e inteligjencës artificiale

Mes tjerash, presidenti amerikan ka thënë se inteligjenca artificiale duhet të jetë “e sigurt” para se në të të ketë qasje publiku. Ai ka thënë se qeveritë duhet ta menaxhojnë këtë teknologji dhe jo e kundërta.

“Ne duhet të sigurohemi që i përdorim këto pajisje si diçka që na rrisin mundësitë, dhe jo si armë për shtypje”.

Javën e kaluar, liderët e teknologjisë, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, janë takuar në Kongresin amerikan për të biseduar për rregulloret teknologjike.

“Ndryshimet klimatike, kërcënim ekzistencial”

Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke i trajtuar ndryshimet klimatike si “kërcënim ekzistencial”.

Duke i renditur disa katastrofa natyrore – valë të të nxehtit në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, zjarret pyjore në SHBA dhe Evropë, thatësinë në Afrikë dhe përmbytjet në Libi – Biden ka thënë se këto të gjitha së bashku japin shenjë se çfarë e pret botën nëse nuk ulet varësia nga lëndët djegëse të papërpunuara.

“Prej ditës së parë të administratës sime në Shtetet e Bashkuara, kjo krizë është trajtuar si kërcënim ekzistencial, jo vetëm për ne, por për gjithë njerëzimin”.

Për shkak të prezencës së madhe të figurave publike në Asamble, ky organizim shihet edhe si mundësi që liderët të mbajnë takime me njëri-tjetrën.

Megjithatë, në Asamblenë e këtij viti nuk marrin pjesë: presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenti kinez, Xi Jinping, presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak.

The post Biden i kërkon botës të bashkohet kundër Rusisë appeared first on Albeu.com.

Gjenerali ukrainas: Kemi humbur rreth 9 mijë ushtarë në luftën kundër Rusisë
Rreth 9,000 personel ushtarak ukrainas janë vrarë në luftën me Rusinë, sipas kreut të forcave të armatosura të Ukrainës.

Gjenerali Valeriy Zaluzhnyi, Komandanti i Përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha në një konferencë të mbajtur për të nderuar veteranët ushtarakë dhe familjet e të vrarëve se fëmijët kishin nevojë për mbrojtje në disa pjesë të vendit, përfshirë kryeqytetin Kiev.

“Ata me të vërtetë nuk kuptojnë asgjë që po ndodh dhe patjetër kanë nevojë për mbrojtje … sepse babai i tyre ka shkuar në front dhe ndoshta është në mesin e pothuajse 9,000 heronjve që janë vrarë,” tha ai./albeu.com

The post Gjenerali ukrainas: Kemi humbur rreth 9 mijë ushtarë në luftën kundër Rusisë appeared first on Albeu.com.

Jonhson nuk harron Ukrainën, telefonon Zelensky-n: Ja çfarë i tha
Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në një telefonatë më 22 korrik se mbështetja britanike për Ukrainën “nuk do të lëkundet” pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit të tij.

Johnson “theksoi vendosmërinë e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur popullin ukrainas” dhe tha se ajo nuk do të lëkundet edhe pasi Partia Konservatore të zgjedhë zëvendësuesin e tij.

Ai njoftoi dorëheqjen e tij më 7 korrik mes një vale skandalesh dhe dezertimesh nga ministrat e kabinetit të tij.

Johnson tha se do të qëndrojë në postin e tij derisa partia të zgjedhë një udhëheqës të ri në shtator.

Dy kandidatët që konkurrojnë për ta zëvendësuar atë, ish-ministri i financave, Rishi Sunak dhe sekretarja e jashtme, Liz Truss kanë thënë të dy se do të mbajnë mbështetje të fortë diplomatike dhe ushtarake për Kievin.

Johnson ka qenë një nga mbështetësit më aktivë dhe më të zëshëm të Ukrainës. Ai ka vizituar Kievin dy herë që nga fillimi i luftës dhe ka dhënë miliarda paund ndihmë ushtarake.

The post Jonhson nuk harron Ukrainën, telefonon Zelensky-n: Ja çfarë i tha appeared first on Albeu.com.

Lufta kundër Rusisë, 300 mijë hakerë do t’i bashkohen Ukrainës
Ukraina bëri thirrje për një ushtri globale ekspertësh të IT-së për të ndihmuar në betejën kundër Putinit. Sipas The Guardian, tha se 300.000 hakera janë bashkuar për të luftuar kundër forcave ruse.

Një adoleshent zviceran po përpiqet të paralizojë praninë dixhitale të qeverisë ruse dhe hekurudhës bjelloruse.

Hakerat nuk pranuan të ndajnë emrin e tyre të vërtetë, sepse disa nga veprimet që ata po marrin janë të paligjshme dhe i frikësohen hakmarrjes nga Rusia. Duke vepruar kështu, ata po përpiqen të barazojnë fushën e lojës midis një prej superfuqive të botës dhe Ukrainës, ndërsa ajo përballet me bombardimet dhe pushtimin nga qielli dhe toka.

Rreth 300,000 njerëz janë bërë pjesë e një grupi në aplikacionin e Telegram të quajtur “IT Army of Ukraine’. Ushtria e hakerëve ka qenë e suksesshme në ndërprerjen e shërbimeve ruse të internetit.

The post Lufta kundër Rusisë, 300 mijë hakerë do t’i bashkohen Ukrainës appeared first on Albeu.com.