lufta kibernetike Archives - Albeu.com

Balluku: Lufta kibernetike, arma që po përdoret sot për të gjunjëzuar shtete
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, në një dalje për mediat së bashku me ekspertët e informatikës dhe Drejtoreshën e AKSHI-t, ka bërë transparencë mbi sulmet kibernetike që goditën disa websaite shtetërore.

Ajo tha se agresioni i disa ditëve më parë është një luftë e mirëfilltë nga e cila shteti shqiptar po mbrohet.

“Ky agresion ishte një luftë e mirëfilltë ku ne do të vazhdojmë të mbrohemi. Sistemet po rikuperohen sistemet po kthehen. Sot jemi këtu pa median për shkak të protokolleve të sigurisë, prandaj nuk kemi gazetarë në sallë. Lufta kibernetike është arma që po përdoret sot për të gjunjëzuar shtete, dhe biznese.

Do monitorojmë situatën. Sistemet po rikuperohen dhe po kthehen në normalitet. Vigjilenca jonë është maksimale.

Dje, ka patur një takim tjetër të komitetit për mbrojtjen kibernetike. U lanë detyra për të gjithë aktorët e fushës dhe janë marrë vendime për bashkëpunime me Microsoft por edhe FBI që na dha mbështetjen që ditën e parë apo dhe shërbime të tjera inteligjente”, tha Balluku.

The post Balluku: Lufta kibernetike, arma që po përdoret sot për të gjunjëzuar shtete appeared first on Albeu.com.

A janë Shtetet e Bashkuara të përgatitura për një luftë kibernetike me Rusinë?
Shtetet e Bashkuara janë objektiv i mijëra sulmeve të përditshme kibernetike, shumë prej të cilave e kanë origjinën nga Rusia. Nëse tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës përshkallëzohen më tej për shkak të luftës në Ukrainë, ekspertët shqetësohen se Presidenti rus Vladimir Putin do të urdhëronte një sulm frontal kibernetik për të shkatërruar infrastrukturën jetike amerikane.

Sanksionet e shpejta dhe të koordinuara të Perëndimit ndaj Moskës për shkak të sulmit të saj të paprovokuar në Ukrainë, e lanë sistemin financiar rus në një gjendje të rëndë. Për t’u hakmarrë ndaj Uashingtonit, që udhëhoqi përgjigjen e bashkuar dhe furnizimin e Ukrainës me armë, disa frikësohen se Presidenti rus Vladimir Putin mund të fillojë ndaj Shteteve të Bashkuara një luftë kibernetike, një fushë ku vendi i tij ka përvojë.

Ligjvënësi Mike Gallagher mendon se “nëse situata përshkallëzohet, do të shohim sulme kibernetike ruse ndaj infrastrukturës jetike”.

Këtë frikë e kanë edhe ekspertë të tjerë.

“(Sulmi) kibernetik mund të jetë edhe i më i frikshëm se armët tradicionale”, thotë Nicholas Chaillan, ish-drejtues i informatikës në Forcat Ajrore amerikane.

Por, sa janë të përgatitura Shtetet e Bashkuara për një goditje të mundshme kibernetike? Realiteti është më i komplikuar.

“Shtetet e Bashkuara udhëheqin për sa i përket ofensivës kibernetike. Pra, kemi kapacitete shumë të mira ofensive në kibernetikë. Por, kapacitetet tona mbrojtëse janë goxha të dobëta. Unë i quaj të nivelit të kopshtit”, thotë zoti Chaillan.

Ai lindi në Francë dhe si një sipërmarrës dhe kodues i suksesshëm, iu bashkua qeverisë amerikane në vitin 2016 për të ndihmuar në luftën ndaj krimit kibernetik në nivelin ndërkombëtar. Që nga ajo kohë, ai ka mbetur i zhgënjyer nga aftësia e qeverisë për të mbrojtur sistemet e saj kibernetike.

Situata në disa kompani private, që mbështesin infrastrukturën jetike të Amerikës, nuk është shumë më e mirë, thotë ai.

“Shumë prej këtyre kompanive të lejojnë të hysh në sistemet e tyre nëpërmjet internetit, pasi nuk kanë mjaftueshëm ekspertë lokalë, që të bëjnë mirëmbajtjen. Prandaj i lidhin virtualisht sistemet me njëra-tjetrën, gjë që praktikisht i hap dyert rreziqeve masive kibernetike”, thotë zoti Chaillan.

Ai kujton sulmin kibernetik të vitit 2021 ndaj firmës “Colonial Pipeline”, që bën shpërndarjen e karburantit në Amerikë përmes një sistemi tubacionesh. Prej sulmit, gjysma e bregut lindor të Shteteve të Bashkuara mbeti pa karburant, duke ndikuar tek jetët e miliona personave për ditë të tëra.

“Dimë se ka plot raste kur edhe Kina edhe Rusia kanë qenë brenda sistemeve amerikane për disa muaj, pse jo edhe vite. Madje, ato gjenden ndoshta në brendësi të sistemeve të infrastrukturës kritike edhe tani që ne po flasim”, thotë zoti Chaillan.

Ai thotë se është shumë e mundshme që kundërshtarët gjeopolitikë të Uashingtonit të kenë vendosur tashmë mjete kibernetike brenda sistemeve të Amerikës. Ato mund të aktivizohen në një moment kyç në të ardhmen.

“Në fund të ditës, kjo është vërtet e frikshme. Dhe çuditërisht e pranojmë një gjë të tillë”, thotë zoti Chaillan.

Ekspertë të tjerë thonë se ndikimi i sulmeve të tilla kibernetike, madje edhe sulmeve frontale, do të kufizohet megjithatë nga gjeografia dhe sektorët e infrastrukturës që do të preken.

“Mendoj se dëmi që mund të shkaktohet do të jetë me shtrirje të madhe, por rajonale. Ka shumë mbivendosje në shumë prej këtyre sektorëve. Pra, nëse ka ndikim në një rajon, ekziston një nivel fleksibiliteti në sistem për ta përballuar këtë”, thotë Jacob Galbreath, nga Qendra e Ekselencës për Bashkëpunimin e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s.

Disa thonë se superfuqitë nuk angazhohen në ofensiva frontale kibernetike për shkak të parimit të shkatërrimit të sigurtë të ndërsjelltë, që vlen jo vetëm për luftën bërthamore, por edhe për atë kibernetike.

Ky parim parandalues mbështet tek nocioni se një sulm kibernetik nga një superfuqi ndaj një tjetre, do të merrte përgjigje masive, duke i lënë të dyja vendet të shkatërruara.

“Ata (rusët) duhet ta kuptojnë se vendi ynë do të përgjigjet”, thotë zoti Galbreath.

Estonia ishte e para që pësoi një sulm serioz kibernetik nga një shtet tjetër. Në prill 2007, hakerë që mendohet se janë të lidhur me Kremlinin, sulmuan faqet e internetit të qeverisë, mediave dhe institucioneve financiare. Sulmuesit përdorën ato që quhen “botnets”, rrjete paisjesh të kompromentuara që janë të lidhura në internet.

Toomas Hendrik Ilves ishte në atë kohë president i Estonisë.

“Gjërat janë përkeqësuar shumë më tepër që atëherë”, thotë ai.

Me përhapjen e teknologjisë së internetit, u rrit numri i paisjeve të lidhura me rrjetin. Po kështu u rrit edhe potenciali për sulme të suksesshme hakerësh.

“Ka për shembull gjysmë milioni kamera survejimi vetëm në qytetin e Londrës”, thotë ai.

Ndërsa teknologjia kompjuterike po zhvillohet me shpejtësi marramendëse, superfuqitë vetëm mund të hamendësojnë, se çfarë mjetesh kibernetike ofensive disponojnë kundërshtarët. Por, ekspertët thonë se lufta në Ukrainë mund të ketë ofruar mundësinë unike për të parë kapacitetet e vërteta të Rusisë, duke zbuluar kufizimet e Moskës jo vetëm në luftën konvencionale, por edhe në luftën kibernetike.

“Nëse do më kishit pyetur tre muaj më parë, do të kisha dhënë tjetër përgjigje. Por në këto momente, ata (Rusia) duhet të angazhohen më shumë për mbrojtjen; nuk po ia dalin mirë”, thotë zoti Galbreath.

Analistët thonë se një ndër arsyet përse Rusia nuk po ia del shumë mirë, është për shkak të përfshirjes në konflikt të palëve të treta.

“Megjithë përmasat (e kufizuara të këtij konflikti), është mbresëlënëse se sa shumë persona nga mbarë bota po përfshihen në favor të Ukrainës, apo kundër Rusisë. Në këtë aspekt, pasojat mbi Rusinë kanë qenë shkatërrimtare. Njerëzit në mbarë botën janë kundër asaj që po bën ushtria ruse dhe qeveria ruse në Ukrainë”, thotë zoti Galbreath.

Ekspertët thonë se kjo luftë rajonale do të ketë pasoja globale dhe se mund të ndryshojë botëkuptimin tonë për shpërndarjen e fuqisë, përfshirë në kibernetikë. /VOA

The post A janë Shtetet e Bashkuara të përgatitura për një luftë kibernetike me Rusinë? appeared first on Albeu.com.

Kërcënim nga hakerat rus, fillon stërvitja kibernetike e NATO-s
Stërvitja kibernetike e NATO-s në shkallë të gjerë fillon ndërsa kërcënimet e hakerave ruse po afrohen.

Stërvitja vjetore e NATO-s në shkallë të gjerë për sulmet kibernetike filloi të martën, me pjesëmarrës nga 32 vende që praktikonin mbrojtjen e hakmarrjeve kundër infrastrukturës kritike si termocentralet dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

Stërvitja pasqyron “skenarët e sulmeve në jetën reale të bazuar në sulmet kibernetike të parë gjatë 30 viteve të fundit”, tha Ian West, shefi i Qendrës së Sigurisë Kibernetike të NATO-s, për CNN në një email.

Gati 2000 pjesëmarrës nga 32 vende do të marrin pjesë në stërvitjen e mbrojtjes kibernetike të njohur si Mburojat e Mbyllura.

Stërvitja ishte planifikuar muaj më parë dhe nuk përfshin drejtpërdrejt kërcënimet kibernetike që rrjedhin nga lufta e Rusisë në Ukrainë, tha West. Por lufta dhe aktiviteti kibernetik i dyshuar rus dhe bjellorus i lidhur me të, është e pamundur të injorohen.

Ndërsa pushtimi i Rusisë filloi në fund të shkurtit, hakerat e dyshuar bjellorusë u përpoqën të shkelnin llogaritë e emailit të zyrtarëve të qeverisë evropiane “të përfshirë në menaxhimin e logjistikës së refugjatëve që po largoheshin nga Ukraina”, sipas firmës së sigurisë kibernetike Proofpoint, e cila zbuloi incidentin.

Rreth asaj kohe, sulmues të paidentifikuar shënjestruan kontraktorët e qeverisë ukrainase me një prani në Letoni dhe Lituani, dy anëtarë të NATO-s, me kod keqdashës që fshinte sistemet kompjuterike, sipas studiuesve në Broadcom Software.

Megjithëse Rusia pushtoi Ukrainën për ta penguar atë që një ditë të bashkohej me NATO-n, Qendra Bashkëpunuese e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të bllokut votoi disa ditë pas pushtimit të Rusisë për të pranuar Ukrainën si një “pjesëmarrës kontribues” në qendrën e kërkimit dhe trajnimit të sigurisë kibernetike.

“Ukraina mund të sjellë njohuri të vlefshme të dorës së parë të disa kundërshtarëve brenda domenit kibernetik, për t’u përdorur për kërkime, ushtrime dhe trajnime,” tha Kol Jaak Tarien, drejtor i CCDCOE, në një reagim të dukshëm ndaj sulmeve kibernetike ruse që synonin Ukrainën./albeu.com

The post Kërcënim nga hakerat rus, fillon stërvitja kibernetike e NATO-s appeared first on Albeu.com.