lufta izrael hamas Archives - Albeu.com

Lufta Izrael-Hamas, sa miliarda euro duhen për rindërtimin e Gazës
Gazës do t’i duhet një “Plan i ri Marshall” për t’u rikuperuar nga konflikti midis Izraelit dhe Hamasit, ka thënë një zyrtar i organit tregtar të OKB-së.

Duke folur në margjinat e një takimi të OKB-së në Gjenevë sot, Richard Kozul-Wright, drejtor në organin tregtar UNCTAD, tha se dëmi nga konflikti deri më tani arriti në rreth 19 miliardë euro.

Kjo është tashmë katërfishi i luftës shtatë-javore të Gazës në vitin 2014, raporton skynews.

“Ne po flasim për rreth 20 miliardë dollarë nëse ndalon tani”, tha ai, duke i bazuar vlerësimet në imazhet satelitore.

Rindërtimi do të kërkojë një plan të ri Marshall, tha ai, duke iu referuar planit të SHBA-së për rimëkëmbjen e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

UNCTAD njoftoi përmes një raporti muajin e kaluar se mund të duhen shumë dekada që ekonomia e Gazës të rifitojë madhësinë e saj para konfliktit nëse armiqësitë në enklavën palestineze nëse ndalet sot lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

The post Lufta Izrael-Hamas, sa miliarda euro duhen për rindërtimin e Gazës appeared first on Albeu.com.

Bllokimi i dërgesave ushqimore, OKB: Ndihmat për Gazën kanë ‘ngecur’ në portin izraelit
Agjencia kryesore e Kombeve të Bashkuara që ofron ndihma për palestinezët në Gazë po përballet me pengesa administrative në rritje nga Izraeli, njoftuan zyrtarët. Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën, UNRWA, tha se në një port të Izraelit ishte bllokuar një dërgesë ushqimore që mund të plotësojë nevojat 30 ditore për palestinezët.

Izraeli pretendon se 12 punonjës të kësaj agjencie ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ndërsa një numër vendesh donatore pezulluan fondet. UNRWA i ka shkarkuar punonjësit e akuzuar dhe ka nisur një hetim.

​“Aktualisht mjedisi ku jemi është mjaft armiqësor ndaj agjencisë. Disa vendime kanë filluar të ndikojnë tek aftësitë e agjencisë që të funksionojë siç duhet”, tha të premten Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së ndihmave për palestinezët, UNRWA.

Ai tha se një kontraktor që ofronte shërbime për agjencinë në portin Ashdod e ka njoftuar atë se nuk mund të vazhdonte të punonte me organizatën e ndihmave pas udhëzimeve nga autoritetet izraelite.

Si rezultat, tha zoti Lazzarini, në port është bllokuar një dërgesë nga Turqia me 1,049 kontejnerë me furnizime ushqimore që mund të mbulojë nevojat e 1.1 milion njerëzve për një muaj.

Ai tha se UNRWA e kishte informuar Turqinë për bllokimin. Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pasur asnjë koment nga autoritetet turke. Incidenti ndodh ndërsa Gaza përballet me një emergjencë humanitare në rritje, me qindra mijëra palestinezë që përballen me urinë akute.

The post Bllokimi i dërgesave ushqimore, OKB: Ndihmat për Gazën kanë ‘ngecur’ në portin izraelit appeared first on Albeu.com.

Ndërhyrja në rripin e Gazës, Biden telefonon kryeministrit izraelit: Mbroni të zhvendosurit në Rafah
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden i komunikoi kryeministrit Benjamin Netanyahu të dielën se Izraeli nuk duhet të nisë zbatimin e një operacioni ushtarak në Rafah pa një plan për të garantuar sigurinë e rreth 1 milion njerëzve të strehuar atje, tha Shtëpia e Bardhë.

Telefonata e Preidentit Biden me kryeministrin Netanyahu u zhvillua disa ditë pasi udhëheqësi amerikan u tha gazetarëve se ndërhyrja e Izraelit në Rripin e Gazës ishte “e tepruar”.

Shtëpia e Bardhë tha se biseda telefonike u përqëndrua gjithashtu në përpjekjet e vazhdueshme për të bërë të mundur lirimin e pengjeve të marra nga grupi Hamas gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Agjencitë e ndihmave thonë se një ndërhyrje në Rafah do të ishte katastrofike.

The post Ndërhyrja në rripin e Gazës, Biden telefonon kryeministrit izraelit: Mbroni të zhvendosurit në Rafah appeared first on Albeu.com.

OKB: Shkatërrimi i Gazës nga Izraeli duke synuar ‘zonën neutrale’ është një krim lufte
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut tha të enjten se shkatërrimi i ndërtesave nga ushtria izraelite në zonën kufitare me Izraelin në Gaza, me qëllim të krijimit të një “zone neutrale”, përbën një “krim lufte”.

“Fatkeqësitë që synojnë krijimin e një ‘zone neutrale’ për arsye sigurie nuk plotësojnë kriteret (…) të ligjit ndërkombëtar humanitar,” tha Volker Turk në një deklaratë për shtyp.

“Unë insistoj tek autoritetet izraelite për faktin se neni 53 i Konventës së Katërt të Gjenevës ndalon shkatërrimin e pronave që u përkasin individëve privatë, përveç nëse një shkatërrim i tillë është bërë absolutisht i nevojshëm për operacione ushtarake,” vuri në dukje ai.

“Shkatërrimi masiv i ndërtesave, i pajustifikuar me urdhër ushtarak dhe i kryer në mënyrë arbitrare (…) përbën një krim lufte”, nënvizoi Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha gjithashtu se që nga tetori, agjencitë e tij kanë regjistruar “shkatërrim të gjerë të infrastrukturës civile nga ushtria (izraelite)”.

Bëhet fjalë kryesisht për “ndërtesa banimi dhe universitete në zona ku luftimet nuk janë zhvilluar ose nuk po zhvillohen më”. Një shkatërrim i tillë është parë javët e fundit në Beit Hanoun dhe në qytetin e Gazës në veri të enklavës palestineze të rrethuar, si dhe në kampin Nuseirat dhe Khan Younis në jug.

“Izraeli nuk ka dhënë arsye bindëse për të justifikuar këtë shkatërrim masiv të infrastrukturës civile,” theksoi Turk. “I kujtoj autoriteteve se zhvendosja me forcë e civilëve mund të përbëjë krim lufte”, nënvizoi ai.

The post OKB: Shkatërrimi i Gazës nga Izraeli duke synuar ‘zonën neutrale’ është një krim lufte appeared first on Albeu.com.

“Mina me sahat” e Lindjes së Mesme/ Si ruhet kufiri mes Izraelit e Libanit në mes të luftës me Hamasin në Gaza
Që pas luftës në Gaza situata në lindjen e mesme është mjaft delikate sa i përket përplasjeve mes vendeve dhe grupeve terroriste që veprojnë atje. Një nga kufijtë më të rrezikshëm cilësohet ai mes Libanit dhe Izraelit, i rrethuar grupi Hezbollah.

Këto gardhe me tela e gjemba dhe me kamera mbi to shtrihen përgjatë gjithë kufirit mes Libanit dhe Izraelit në qytetin Metula.

Ushtarët e vendosur aty, janë të gjithë burra vendas, kryesisht të moshës së mesme,që e njohin mirë forcën në anën tjetër të kufirit.

Aty ndodhet grupi i armatosur më i fuqishëm i Libanit,i njohur me emrin Hezbollah.

“Në perëndim një çerek milje, në veri gjysmë milje dhe një gjysmë milje tjetër në lindje. Pra, ne jemi 300 gradë të rrethuar nga Hezbollahu”, shpjegoi njëri prej ushtarëve për BBC.

60 gradët e tjera, tha ai, përfshinin rrugën e pjerrët të kthimit deri në pjesën tjetër të Izraelit.

Konflikti kufitar midis Izraelit dhe Hezbollahut që pasoi luftën në Gaza është intensifikuar vazhdimisht, por të gjitha palët e dinë se si do të shkonte nëse do të shpërthente një sulm.

Ushtarët thonë se kjo pjesë e kufirit është vija më e rrezikshme në Lindjen e Mesme.

“Po, definitivisht mund të kthehet në një luftë të madhe dhe një luftë e madhe me Hezbollahun nuk është si Hamasi, ata janë një ushtri e vërtetë, shumë e trajnuar, shumë e pajisur dhe kanë shumë përvojë, përvojë të vërtetë në Siri”, thonë ata.

Ai është kthyer në rajon për herë të pestë që nga 7 tetori në përpjekje për të minimizuar përmasat e krizës atje.

The post “Mina me sahat” e Lindjes së Mesme/ Si ruhet kufiri mes Izraelit e Libanit në mes të luftës me Hamasin në Gaza appeared first on Albeu.com.

Rriten indinjata dhe ndasitë politike në Izrael, mes thirrjeve për lirimin e pengjeve
Të afërmit e pengjeve izraelite që mbahen nga militantët e Hamasit në Gazë protestuan para shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu të shtunën, duke kërkuar nga qeveria e tij të ndërmarrë hapa vendimtarë për të siguruar lirimin e të dashurve të tyre, ndërkohë që thellohen ndasitë mbi drejtimin e luftës brenda kabinetit izraelit.

Anëtarët e një grupi që përfaqëson familjet e pengjeve thanë se “ishin lutur për 105 ditë” dhe tani kërkojnë nga qeveria të ndërmarrë hapa të guximshëm për të liruar pengjet.

Ish-shefi i ushtrisë izraelite Gadi Eisenkot, anëtar i Kabinetit të Luftës së Izraelit, ka thënë se armëpushimi është mënyra e vetme për të siguruar lirimin e tyre, një koment që nënkupton kritika ndaj strategjisë aktuale të Izraelit për të mos hequr dorë nga lufta kundër militantëve të Hamasit deri sa ajo organizatë të shkatërrohet.

Protesta para shtëpisë së kryeministrit dhe komenti i zotit Eisenkot janë shenja të mosmarrëveshjeve në rritje në Izrael mbi drejtimin e luftës, që është në muajin e katërt.

Udhëheqja e Izraelit përballet me presione nga disa drejtime. Nga njëra anë, zoti Netanyahu përballet me anëtarët e krahut të djathtë të koalicionit të tij qeverisës që duan intensifikimin e luftën kundër Hamasit. Nga ana tjetër ai po has thirrje për përmbajtje nga aleati i vet, SHBA dhe familjet e pengjeve, të cilët kanë frikë se përshkallëzimi i aktivitetit ushtarak rrezikon më tej jetën e pengjeve.

Udhëheqësi izraelit ka thënë se synon “fitoren e plotë” ndaj Hamasit, por nuk ka thënë se si do ta arrijë atë. Kritikët e kanë akuzuar atë se nuk po lejon hapjen e një debati në nivel kabineti për një skenar të pasluftës për Gazën. Ata thonë se Netanyahu po e zvarrit një gjë të tillë për të parandaluar përplasje brenda koalicionit të tij.

Biden dhe Netanyahu, qëndrime të ndryshme për një shtet të ardhshëm palestinez

Kryeministri iNetanyahu u duk të shtunën se doli kundër deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden për një shtet palestinez pas përfundimit të luftës kundër Hamasit në Gaza.

Zoti Biden tha të premten se kishte folur në një telefonatë me zotin Netanyahu për zgjidhjet e mundshme për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, duke sugjeruar se një alternativë mund të ishte një qeveri e çmilitarizuar.

“Në bisedën e tij me Presidentin Biden, kryeministri Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij se pasi Hamasi të shkatërrohet, Izraeli duhet të ruajë kontrollin e sigurisë mbi Gazën për t’u siguruar që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin, gjë që bie ndesh me kërkesën për sovranitetin palestinez”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit.

E pyetur të sqarojë nëse zoti Netanyahu është kundër çdo lloj alternative për një shtet palestinez, zyra e tij nuk u përgjigj menjëherë.

Telefonata mes dy udhëheqësve ishte e para prej gati një muaji, tha Shtëpia e Bardhë.

I pyetur nëse një zgjidhje me dy shtete ishte “e pamundur” ndërsa kryeministri Netanyahu është në pushtet, presidenti Biden tha: “Jo, nuk është”.

Presidenti u tha gazetarëve të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë se ai beson se “ka disa lloje zgjidhjesh me dy shtete” dhe se zoti Netanyahu mund të jetë i hapur për një prej tyre.

Zoti Netanyahu nuk ka refuzuar drejtpërdrejt dhe qartë krijimin e një shteti palestinez. Por të enjten ai tha se në çdo zgjidhje në të ardhmen e parashikueshme “Izraeli duhet të ketë kontrollin e sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan. Ky është një kusht i domosdoshëm. Kjo bie ndesh me parimin e sovranitetit, por nuk kemi ç’të bëjmë.”

Bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA drejt së ashtuquajturës “zgjidhje me dy shtete”, dështuan një dekadë më parë.

Të enjten, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të zgjidhur sfidat afatgjata të sigurisë të Izraelit dhe sfidat afatshkurtra të rindërtimit të Gazës pa krijimin e një shteti palestinez. Zoti Miller tha se Izraeli kishte një mundësi tani pasi vendet në rajon janë të gatshme për të ofruar garanci sigurie për Izraelin.

The post Rriten indinjata dhe ndasitë politike në Izrael, mes thirrjeve për lirimin e pengjeve appeared first on Albeu.com.

Netanyahu, kundër qëndrimit të presidentit Biden për një shtet të ardhshëm palestinez
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u duk të shtunën se doli kundër deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden për një shtet palestinez pas përfundimit të luftës kundër Hamasit në Gaza.

Zoti Biden tha të premten se kishte folur në një telefonatë me zotin Netanyahu për zgjidhjet e mundshme për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, duke sugjeruar se një alternativë mund të ishte një qeveri e çmilitarizuar.

“Në bisedën e tij me Presidentin Biden, kryeministri Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij se pasi Hamasi të shkatërrohet, Izraeli duhet të ruajë kontrollin e sigurisë mbi Gazën për t’u siguruar që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin, gjë që bie ndesh me kërkesën për sovranitetin palestinez”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit.

E pyetur të sqarojë nëse zoti Netanyahu është kundër çdo lloj alternative për një shtet palestinez, zyra e tij nuk u përgjigj menjëherë.

Telefonata mes dy udhëheqësve ishte e para prej gati një muaji, tha Shtëpia e Bardhë.

I pyetur nëse një zgjidhje me dy shtete ishte “e pamundur” ndërsa kryeministri Netanyahu është në pushtet, presidenti Biden tha: “Jo, nuk është”.

Presidenti u tha gazetarëve të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë se ai beson se “ka disa lloje zgjidhjesh me dy shtete” dhe se zoti Netanyahu mund të jetë i hapur për një prej tyre.

Zoti Netanyahu nuk ka refuzuar drejtpërdrejt dhe qartë krijimin e një shteti palestinez. Por të enjten ai tha se në çdo zgjidhje në të ardhmen e parashikueshme “Izraeli duhet të ketë kontrollin e sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan. Ky është një kusht i domosdoshëm.

Kjo bie ndesh me parimin e sovranitetit, por nuk kemi ç’të bëjmë.”

Bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA drejt së ashtuquajturës “zgjidhje me dy shtete”, dështuan një dekadë më parë.

Të enjten, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të zgjidhur sfidat afatgjata të sigurisë të Izraelit dhe sfidat afatshkurtra të rindërtimit të Gazës pa krijimin e një shteti palestinez.

Zoti Miller tha se Izraeli kishte një mundësi tani pasi vendet në rajon janë të gatshme për të ofruar garanci sigurie për Izraelin.

The post Netanyahu, kundër qëndrimit të presidentit Biden për një shtet të ardhshëm palestinez appeared first on Albeu.com.

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse ajrore në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite tha se ka vrarë një militant të lartë palestinez përmes një sulmi ajror në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ahmed Abdullah Abu Shalal, i cili sipas ushtrisë izraelite ishte përgjegjës për infrastrukturën dhe kishte planifikuar disa sulme kundër izraelitëve në Jerusalem, ishte në mesin e katër të vrarëve gjatë sulmit të kryer mëngjesin e së mërkurës në kampin e refugjatëve Balata, në qytetin Nablus.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze tha se forcat izraelite kanë parandaluar mjekët që të shkojnë në vendin e ngjarjes. Kjo organizatë tha përmes rrjeteve sociale se “të shtënat me armë zjarri iu drejtuan ekipeve tona”.

Ushtria izraelite pretendoi se Abu Shalal dhe celula e tij planifikonin të kryenin një sulm dhe kishin marrë fonde dhe udhëzime nga “ burimet iraniane”. Ushtria nuk ofroi dëshmi për këto pretendime.

Dhuna ka shpërthyer në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Mbi 350 palestinezë janë vrarë në tre muajt e fundit, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, shumica gjatë bastisjeve izraelite dhe protestave të dhunshme.

Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Bregun Perëndimor, por vrasjet e shënjestruara janë kryesisht të rralla në këtë territor.

The post Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse ajrore në Bregun Perëndimor appeared first on Albeu.com.

Lufta në Lindjen e Mesme, forcat e Izraelit depërtojnë në thellësi të Gazës
Izraeli vazhdoi edhe këtë të shtunë sulmet ajrore dhe me artileri në qendër dhe jug të Gazës, thanë banorët.

Luftimet e mbështetura nga ajri janë përqëndruar në rajonet Khan Younis, Nuseirat dhe Maghazi. Njoftimet nga zyrtarët lokalë bëjnë me dije se spitalet janë mbushur me palestinezë të plagosur.

Në 24 orët e fundit, sulmet kanë lënë të vrarë 165 persona dhe kanë plagosur 250 të tjerë në Gazë, njoftuan autoritetet shëndetësore në territorin e kontrolluar nga grupi Hamas.

Pothuajse e gjithë popullsia prej 2.3 milionë banorësh në Gazë është detyruar të largohet si pasojë e goditjeve të Izraelit, që u nxitën nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi që la të vrarë 1200 persona ndërsa 240 të tjerë u morën peng prej këtij grupi.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit që të ulë nivelin e sulmeve në javët e ardhshme dhe të përqëndrohet në sulme që kanë objektiv udhëheqës të Hamasit, edhe pse deri më tani, autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ndonjë sinjal për ta bërë një gjë të tillë.

Ndërkohë të premten, administrata e Presidentit Biden miratoi një shitje emergjence armësh për Izraelin. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që administrata e Presidentit Biden përdor vendimin e emergjencës duke anashkaluar shqyrtimin që bëhet nga Kongresi për shitjet e armatimeve vendeve të tjera.

The post Lufta në Lindjen e Mesme, forcat e Izraelit depërtojnë në thellësi të Gazës appeared first on Albeu.com.

Delegacioni i Hamasit në Kajro, për të shqyrtuar propozimin e Egjiptit për paqen
Një delegacion i lartë i zyrtarëve të Hamasit pritej të shkonte në Kajro të premten, ku do të shqyrtonte propozimin për paqe të Egjiptit, të hartuar me synimin që t’i japë fund luftës ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

Plani egjiptian, që ka tre faza, bën thirrje për lirimin e pengjeve të Hamasit të rrëmbyera me 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin dhe lirimin e të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli; vendosjen e një armëpushimi që do t’i jepte fund luftës; formimin e një qeverie palestineze të përbërë nga profesionistë, për të qeverisur Gazën e pasluftës.

Hamasi dhe Xhihadi Islamik, dy grupet militante që luftojnë kundër Izraelit, kanë parë kopje të propozimit që javën e kaluar, sipas raportimeve.

Ushtria e Izraelit vazhdoi sulmet ajrore dhe operacionin tokësor kundër Hamasit në pjesën veriore, qendrore dhe jugore të Gazës të premten. Banorët thonë se vendbanimet në kampet e refugjatëve Nuseirat dhe Maghazi, që gjenden në pjesën qendrore të Gazës, janë goditur gjatë natës. Luftime të ashpra janë raportuar edhe në kampin e refugjatëve Bureij.

Luftime më të ashpra janë raportuar në qytetin jugor Khan Younis. Një bombë izraelite goditi një shtëpi në muzg të enjten, duke lënë tetë palestinezë të vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Në kampin Maghazi tre palestinezë janë vrarë dhe gjashtë janë lënduar nga një sulm me raketë ndaj një shtëpie, sipas Kryqit të Kuq palestinez.

Tanket izraelite janë parë në afërsi të Bureij-it. Hamasi publikoi një video që tha se tregon pjesëtarët e grupit duke sulmuar tanket dhe forcat izraelite në lindje të Bureij-it. Agjencia e lajmeve Reuters tha se nuk e kishte verifikuar vërtetësinë e videos.

Zyra e ndihmave e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se intensiteti i shtuar i luftimeve në Rripin e Gazës, ndërprerja e shpeshtë e linjave të komunikimit, rrugët e bllokuara dhe mungesa e karburanteve po “sfidojnë operacionet për ndihmat.”

Ushtria izraelite shprehu të enjten “keqardhje për dëmet e shkaktuara ndaj civilëve të papërfshirë” në sulmin ajror të së dielës ndaj kampit refugjat Maghazi. Ministria e Shëndetësisë në territorin e qeverisur nga Hamasi njoftoi se të paktën 70 civilë ishin vrarë në sulm.

Deklarata e ushtrisë tha se aeroplanët luftarakë izraelitë kishin qëlluar dy objektiva “afër të cilëve ishin operativët e Hamasit” dhe një hetim fillestar arriti në përfundimin se ishin qëlluar edhe ndërtesa të tjera aty pranë, duke shkaktuar “dëme të paqëllimshme ndaj civilëve të tjerë që ishin të pa përfshirë.”

Presidenti francez Macron nxit armëpushim të qëndrueshëm

Ndërkohë që Izraeli mbetet i përqendruar në fushatën për të shkatërruar grupin militant, të cilin Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëdnimore e kanë shpallur organizatë terroriste, Presidenti francez Emmanuel Macron realizoi një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun, duke nxitur atë të punojë drejt një armëpushimi të qëndrueshëm me ndihmën e partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Më 7 tetor, militantët e Hamasit kaluan kufirin me Izraelin dhe sulmuan komunitetet izraelite përgjatë pjesës jugore të vendit, duke vrarë 1,200 njerëz, sipas Izraelit. Hamasi po ashtu rrëmbeu 240 pengje, 129 prej të cilëve ende mbahen në Gazë.

Si kundërpërgjigje, Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin dhe nisi një sulm ajror, tokësor dhe detar ndaj Gazës. Ofensiva izraelite shkatërroi pjesë të tëra të Gazës dhe la të vrarë 21,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë që udhëhequr nga Hamasi.

Ushtria izraelite ka njoftuar se 167 ushtarë të saj janë vrarë.

Forcat izraelite konfiskojnë miliona

Në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite njoftoi se ka kryer bastisje të martën ndaj njerëzve që dyshohet se ndihmuan të financojnë Hamasin. Sipas një deklarate të ushtrisë izraelite, 21 persona janë arrestuar dhe dhjetëra miliona shekelë (valuta izraelite) janë konfiskuar në operacionin e zhvilluar në Bregun Perëndimor.

Forcat izraelite po ashtu kanë kryer sulm ajror në qytetin e Xheninit dhe forcat izraelite kanë qëlluar palestinezë si kundërpërgjigje ndaj atyre që ushtria izraelite thotë se qëlluan me armë zjarri ushtarët e saj.

Sulmi në Bregun Perëndimor është operacioni i fundit në një mori veprimesh që Izraeli i ndërmori atje, për të cilat thonë se janë veprime për t’iu kundërpërgjigjur aktiviteteve terroriste.

Zyra e OKB-së për të drejta të njeriut publikoi një raport të enjten duke theksuar se situata e të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor është “përshkallëzuar me shpejtësi” nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit me 7 tetor.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejta të Njeriut tha se ka verifikuar vdekjet e 300 palestinezëve në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, prej të cilëve 291 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, tetë nga kolonët izraelitë dhe një ose nga ushtria izraelite ose nga kolonët.

Sipas raportit, shumica janë vrarë gjatë përleshjeve ndërmjet palestinezëve dhe trupave izraelite, përfshirë në protesta dhe gjatë operacioneve që ushtria izraelite ndërmori në qytete palestineze.

“Përdorimi i taktikave ushtarake dhe armëve në kontekstin e vendosjes së rendit dhe ligjit, përdorimi i forcës së panevojshme ose të tepruar dhe zbatimi i kufizimeve të shumta, arbitrare dhe diskriminuese të lëvizjes ndaj palestinezëve janë jashtëzakonisht problematike,” deklaroi komisioneri i OKB-së Volker Turk.

Ai i bëri thirrje Izraelit të ndërmarrë veprime për të ndalur dhunën e kolonëve dhe për të hetuar incidentet e dhunshme të kolonëve dhe ushtrisë izraelite.

Luftanija rrëzon dronin, raketën

Në Detin e Kuq të enjten, luftanija amerikane USS Mason rrëzoi një dron dhe një raketë me rreze të gjatë veprimi kundër anijes për të cilën Pentagoni tha se ishte hedhur nga rebelët Houthi në Jemen. Gjatë kohës së sulmit, 18 anije ishin në atë pjesë, por nuk u raportua për dëme apo të lënduar, njoftoi Komanda Qendrore amerikane në platformën X.

The post Delegacioni i Hamasit në Kajro, për të shqyrtuar propozimin e Egjiptit për paqen appeared first on Albeu.com.