lufta izrael gaza Archives - Albeu.com

Lufta Izrael-Hamas, sa miliarda euro duhen për rindërtimin e Gazës
Gazës do t’i duhet një “Plan i ri Marshall” për t’u rikuperuar nga konflikti midis Izraelit dhe Hamasit, ka thënë një zyrtar i organit tregtar të OKB-së.

Duke folur në margjinat e një takimi të OKB-së në Gjenevë sot, Richard Kozul-Wright, drejtor në organin tregtar UNCTAD, tha se dëmi nga konflikti deri më tani arriti në rreth 19 miliardë euro.

Kjo është tashmë katërfishi i luftës shtatë-javore të Gazës në vitin 2014, raporton skynews.

“Ne po flasim për rreth 20 miliardë dollarë nëse ndalon tani”, tha ai, duke i bazuar vlerësimet në imazhet satelitore.

Rindërtimi do të kërkojë një plan të ri Marshall, tha ai, duke iu referuar planit të SHBA-së për rimëkëmbjen e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

UNCTAD njoftoi përmes një raporti muajin e kaluar se mund të duhen shumë dekada që ekonomia e Gazës të rifitojë madhësinë e saj para konfliktit nëse armiqësitë në enklavën palestineze nëse ndalet sot lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

The post Lufta Izrael-Hamas, sa miliarda euro duhen për rindërtimin e Gazës appeared first on Albeu.com.

Çfarë përmban propozimi i Putinit për armëpushimin në Ukrainë, që u refuzua nga Shtetet e Bashkuara
Presidenti rus Vladimir Putin i ka propozuar Shteteve të Bashkuara një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë për të ngrirë luftën, kanë zbuluar burimet ruse për Reuters. Dështimi i marrëveshjes tregon se sa larg janë realisht dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë.

Burimi amerikan mohoi çdo kontakt zyrtar dhe tha se Uashingtoni nuk do të angazhohej në bisedime që nuk përfshijnë Ukrainën.

Çfarë propozoi Putin?

Në vitin 2023, Putin i dërgoi sinjale Uashingtonit publikisht dhe privatisht përmes ndërmjetësve, duke përfshirë partnerët arabë të Moskës në Lindjen e Mesme dhe të tjerë, se ishte i gatshëm të shqyrtonte një armëpushim në Ukrainë, thanë burimet ruse.

Putini kishte propozuar ngrirjen e konfliktit sipas linjave aktuale dhe nuk ishte i gatshëm të lëshonte ndonjë territor ukrainas nën kontrollin rus, por sinjali ofroi atë që disa në Kremlin e panë si rrugën më të mirë drejt një lloj paqeje.

“Kontaktet me amerikanët nuk dhanë fryt,” i tha Reuters në kushte anonimiteti një burim i lartë rus i njohur me bisedimet në fund të 2023 dhe fillim të 2024 për shkak të ndjeshmërisë së situatës.

Një tjetër burim rus i njohur me kontaktet i tha Reuters se amerikanët i kishin thënë Moskës përmes ndërmjetësve se nuk do të diskutonin një armëpushim të mundshëm pa pjesëmarrjen e Ukrainës, kështu që kontaktet përfunduan në dështim.

Një burim i tretë i njohur me diskutimet tha se “çdo gjë u prish” me amerikanët. Burimi tha se amerikanët nuk donin të bënin presion ndaj Ukrainës.

Zbulimi vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden ka shpenzuar muaj duke e shtyrë Kongresin të miratojë më shumë ndihmë për Ukrainën, por është përballur me kundërshtimin e republikanëve.

Një zyrtar amerikan, duke folur në Uashington në kushte anonimiteti, tha se SHBA-ja nuk ishte angazhuar në asnjë bisedë me Rusinë, dhe se Uashingtoni kishte qenë i qëndrueshëm duke  mos i shkuar prapa krahëve Ukrainës.

Një zyrtar amerikan tha se dukej se kishte bisedime jozyrtare për “Track II”, por se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira. Një zyrtar amerikan tha se propozimi i Putinit, bazuar në atë që është bërë publike, është i pandryshuar nga kërkesat e mëparshme që Rusia të mbajë territorin ukrainas. Zyrtari beson se ka zhgënjim në Moskë sepse Uashingtoni refuzon ta pranojë atë. Putin i tha gazetarit amerikan Tucker Carlson javën e kaluar se Rusia ishte gati për “dialog”.

Kontakte jozyrtare

Ndërmjetësuesit u takuan në Turqi në fund të vitit 2023, sipas tre burimeve ruse. Një burim i katërt diplomatik tha se kishte pasur kontakte informale ruso-amerikane nëpërmjet ndërmjetësve me iniciativën e Rusisë, por se ato nuk dukej se kishin dhënë fryte. Një zyrtar amerikan tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë kontakti jozyrtar nëpërmjet ndërmjetësve. Sipas tre burimeve ruse, sinjali i Putinit u transmetua në Uashington, ku u takuan zyrtarë të lartë amerikanë, duke përfshirë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, Bill Burns dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken.

Ideja ishte që Sullivan të fliste me këshilltarin e Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov dhe të përshkruante hapat e ardhshëm, tha një nga burimet ruse. Megjithatë, kur thirrja arriti në janar, Sullivan i ka thënë Ushakovit se Uashingtoni është i gatshëm të diskutojë për aspekte tjera të raporteve, por se nuk do të diskutojë për armëpushim pa Ukrainën, ka thënë njëri nga burimet ruse. Zyrtari amerikan ka refuzuar të jap informacione për çfarëdo detaje për thirrjet e pretenduara nga Sullivan, si dhe nëse një takim i tillë me Ushakovin të jetë mbajtur.

The post Çfarë përmban propozimi i Putinit për armëpushimin në Ukrainë, që u refuzua nga Shtetet e Bashkuara appeared first on Albeu.com.

Vriten 2 gazetarë të tjerë në sulmet e Izraelit në Gaza
Dy gazetarë të tjerë palestinezë janë vranë në sulmet e Izraelit të akuzuar për gjenocid në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin total të gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori në 126, njoftoi Zyra për Media e qeverisë.

Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftoi se Alaa Hassan Al-Hams dhe Angham Ahmed Adwan nga agjencia lokale e lajmeve SND dhe kanali libian “Februar” u vranë.

“Dy gazetarë u vranë në bombardimet izraelite të qyteteve Rafah dhe Jabalia”, njoftoi zyra për media pa dhënë detaje të hollësishme.

Më 26 janar, pas një padie për gjenocid të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) vendosi që Izraeli duhet të përmbahet nga çdo veprim në lidhje me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës, si dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocid.

Megjithatë, forcat izraelite vazhdojnë të sulmojnë Rripin e Gazës, deri më tani duke vrarë të paktën 28.340 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe duke plagosur 67.984 të tjerë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose të shkatërruar.

The post Vriten 2 gazetarë të tjerë në sulmet e Izraelit në Gaza appeared first on Albeu.com.

Izraeli bëhet gati për operacion tokësor në Rafah, Netanyahu kërkon gatishmërinë e ushtrisë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar Shefit të Shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi që të thërrasë sërish rezervistët për të marrë pjesë në operacionin tokësor në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

Halevi është shprehur se ushtria është e aftë të kryejë çdo detyrë që i caktohet.

The post Izraeli bëhet gati për operacion tokësor në Rafah, Netanyahu kërkon gatishmërinë e ushtrisë appeared first on Albeu.com.

Blinken kërkon përparim për një armëpushim në Gazë për lirimin e pengjeve
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po vazhdon të martën një turne diplomatik në Lindjen e Mesme, me takime me udhëheqësit egjiptianë, pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, në këmbim të lirimit të pengjeve.

Vizita në rajon e zotit Blinken vjen mes shqetësimeve në rritje në Egjipt, mbi synimet e deklaruara të Izraelit, për të zgjeruar luftimet në Gazë edhe në zonat në kufi me Egjiptin, të cilat janë të mbushura me palestinezë të zhvendosur.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka thënë se ofensiva do të shtrihet edhe në Rafah, në qytetin në kufi me Egjiptin, ku ndodhen më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës, që janë vendosur aty për t’i shpëtuar luftimeve.

Ata jetojnë aty në kushte gjithnjë e më të mjerueshme.

Monitoruesit humanitarë të OKB-së thanë të martën se urdhrat e evakuimit të dhëna nga Izraeli përfshijnë tashmë dy të tretat e territorit të Gazës, gjë që ka bërë që me mijëra njerëz të shkojnë çdo ditë drejt zonave kufitare.

Egjipti ka paralajmëruar se një shtrirje e operacioneve izraelite përgjatë kufirit do të kërcënonte traktatin e paqes që dy vendet kanë nënshkruar mbi katër dekada më parë.

Egjipti druhet se një zgjerim i luftimeve në zonën e Rafahut, mund t’i detyrojë civilët palestinezë të tmerruar që të takojnë kufirit, një skenar që Egjipti ka thënë se është i vendosur ta parandalojë.

Zoti Blinken, i cili u takua të martën me presidentin egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi në Kajro, ka thënë vazhdimisht se palestinezët nuk duhet të detyrohen të largohen nga Gaza.

Sekretari amerikan i shtetit synon ta shfrytëzojë këtë turne të ri në Lindjen e Mesme për të shënuar përparim lidhur me një marrëveshje armëpushimi në rajon, për normalizimin mundshëm të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, si dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Por zoti Blinken përballet me sfida të mëdha në të treja këto fronte.

Hamasi dhe Izraeli kanë mosmarrëveshje të hapura rreth elementëve kyç të një armëpushimi të mundshëm.

Izraeli ka hedhur poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për një plan drejt një shteti palestinez dhe aleatët militantë të Iranit në rajon, kanë dhënë pak shenja zmbrapsjeje për shkak të sulmeve ajrore amerikane.

Egjipti, së bashku me Katarin, ku zoti Blinken do të ndalet më vonë të martën, janë përpjekur të ndërmjetësojnë një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit e cila potencialisht do të çonte në lirimin e më shumë pengjeve në këmbim të një pauze disajavore në operacionet ushtarake izraelite.

Mbi ideimin e marrëveshjes kanë punuar shefat e inteligjencës nga Shtetet e Bashkuara, Egjiptit, Katarit dhe Izraelit.

Ajo i është paraqitur Hamasit, në fund të muajit të kaluar, por ky i fundit nuk është përgjigjur ende zyrtarisht.

Zyrtarët amerikanë thanë se zoti Blinken shpreson të marrë informacion mbi përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit, si në Kajro ashtu edhe në Doha.

Zoti Blinken do të udhëtojë më pas për në Izrael për të informuar Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e tij të luftës të mërkurën, lidhur me bisedimet e zhvilluara me udhëheqësit arabë.

Ashtu si në katër udhëtimet e tij të mëparshme në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës në Gaza, qëllimi tjetër kryesor i sekretarit Blinken është të parandalojë përhapjen e konfliktit, një detyrë e bërë gjithnjë e më e vështirë nga sulmet e shtuara nga milicitë e mbështetura nga Irani në rajon dhe nga kundërpërgjigja gjithnjë e më e fortë e ushtrisë amerikane në Irak, Siri, Jemen dhe Detin e Kuq, ku janë intensifikuar sulmet që nga java e kaluar.

Të hënën zoti Blinken u takua me princin e kurorës Mohammed bin Salman, në kryeqytetin saudit, Riad.

Zyrtarët sauditë kanë thënë se mbretëria vazhdon të jetë e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, por vetëm nëse ekziston një plan i besueshëm për të krijuar një shtet palestinez.

Zoti Blinken “theksoi rëndësinë e trajtimit të nevojave humanitare në Gazë dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të konfliktit”. Ai dhe princi i kurorës diskutuan mbi “rëndësinë e ndërtimit të një rajoni më të integruar dhe më të begatë”, thuhej në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit.

The post Blinken kërkon përparim për një armëpushim në Gazë për lirimin e pengjeve appeared first on Albeu.com.

Hamasi, shenja rigjallërimi në pjesët e Gazës ku janë tërhequr forcat izraelite
Hamasi ka filluar të rishfaqet në zonat nga ku Izraeli tërhoqi forcat një muaj më parë. Grupi militant ka filluar të rishfaqë ditët e fundit punonjësit e policisë dhe të bëjë pagesa mujore për disa nga punonjësit civilë në qytetin e Gazës.

Shenjat e rigjallërimit të Hamasit në qytetin më të madh të Gazës nxjerrin në pah aftësinë mbijetuese të këtij grupi, megjithë fushatën ajrore dhe tokësore të Izraelit në katër muajt që kur sulmi i 7 tetorit në Izrael shkaktoi luftën.

Izraeli thotë se është i vendosur të shkatërrojë Hamasin dhe t’ia ndalojë rikthimin në pushtet në Gazë, ku ka sunduar që nga viti 2007.

Gjatë ditëve të fundit, Izraeli rifilloi sulmet ajrore në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të qytetit të Gazës, përfshirë në disa nga zonat ku u njoftua se po bëhej shpërndarja e pagave.

Katër banorë të qytetit të Gazës i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se në ditët e fundit, oficerë policie me dhe pa uniformë ishin dislokuar pranë stacioneve të policisë dhe zyrave të tjera të qeverisë, përfshirë pranë spitalit Shifa, më të madhit në vend.

Banorët thanë se panë rikthimin e punonjësve civilë dhe të sulmeve ajrore izraelite pranë zyrave të përkohshme.

Rikthimi i policëve shënon një përpjekje për të risjellë rendin në qytetin e shkatërruar pasi Izraeli tërhoqi një numër të madh forcash nga Gaza veriore muajin e kaluar, i tha në kushte anonimiteti një zyrtar i Hamasit agjencisë së lajmeve Associated Press.

Zyrtari tha se drejtuesit e grupit u patën dhënë udhëzime të rivendosin praninë në pjesë të veriut nga ku ishin tërhequr forcat izraelite, ndër të tjera duke ndihmuar për të parandaluar grabitjen e dyqaneve dhe shtëpive të braktisura nga banorët që u larguan drejt jugut sipas urdhërave izraelite për t’u evakuuar.

Gjatë ofensivës tokësore të Izraelit, shumë shtëpi dhe godina mbetën gjysëm të shkatërruara ose u rrënuan plotësisht.

Saeed Abdel-Bar, banor në qytetin e Gazës, tha se një i afërm i tij mori fonde nga një zyrë e përkohshme e Hamasit, që ishte ngritur për të shpërndarë pagesa prej 200 dollarësh për punonjësit e qeverisë, përfshirë oficerët e policisë dhe punonjësit e bashkisë.

Që kur mori kontrollin e Gazës 17 vite më parë, Hamasi ka drejtuar një administratë me dhjetëra mijëra punonjës civilë, përfshirë mësues dhe policë që veprojnë veçmas krahut ushtarak të këtij grupi.

Pagesat e pjesshme për disa nga punonjësit e qeverisë sinjalizojnë se Izraeli nuk i ka dhënë goditje shkatërrimtare Hamasit, megjithëse pretendon të ketë vrarë mbi 9 mijë luftëtarë të këtij grupi.

Ahmed Abu Hadrous, banor në qytetin e Gazës, tha se avionët izraelitë goditën zyrat e përkohshme në disa vendndodhje këtë javë, përfshirë edhe të shtunën.

Udhëheqësit ushtarakë izraelitë patën thënë se kishin prishur zinxhirin komandues të batalioneve të Hamasit në veri, por se individë të caktuar vazhdonin të bënin sulme guerile.

Ndërkohë, luftimet në Gazën jugore kanë vazhduar.

The post Hamasi, shenja rigjallërimi në pjesët e Gazës ku janë tërhequr forcat izraelite appeared first on Albeu.com.

SHBA-ja dënon sulmin në strehimoren e OKB-së në Gazë
Uashingtoni ka dënuar granatimet vdekjeprurëse në një strehimore të Kombeve të Bashkuara në Rripin e Gazës dhe më 24 janar përsëriti thirrjet se civilët duhet të mbrohen gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Më herët gjatë së mërkurës, drejtori i Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë tha se dy predha tankesh goditën një ndërtesë ku po strehoheshin 800 persona në qytetin jugor të Han Junisit. Si pasojë e këtij sulmi raportohet se janë vrarë nëntë persona dhe 75 të tjerë janë plagosur.

“Ne dënojmë sulmin e sotëm në qendrën e trajnimit të OKB-së në Han Junis”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.

“Më keni dëgjuar që e kam thënë edhe më parë, e keni dëgjuar edhe sekretarin [amerikan të Shtetit, Antony Blinken] që ka deklaruar më herët, civilët duhet të mbrohen dhe natyra e mbrojtur e ndërtesave të OKB-së duhet të respektohet”, shtoi ai për gazetarët.

I pyetur nëse SHBA-ja ishte në kontakt me Izraelin lidhur me sulmin, Patel refuzoi të japë detaje të bisedave, por tha: “ne synojmë të vazhdojmë të kemi biseda të tilla me Qeverinë izraelite dhe të ngremë këto situata të rënda dhe të vështira”.

“Punëtorët humanitarë duhet të mbrohen në mënyrë që ata të vazhdojnë t’iu japin ndihmë humanitare civilëve”, tha Patel.

Drejtori i Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, Thomas White, tha se dy predha tankesh goditën një qendër të trajnimit të agjencisë, që është shndërruar në strehimore për palestinezët që po i ikin luftimeve.

Ai shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se punëtorët e agjencisë nuk kanë arritur të shkojnë në zonën ku ndodhi sulmi, për shkak se rrugët janë të bllokuara.

Një sulm i ngjashëm ndaj një ndërtese të OKB-së la të vrarë gjashtë persona, njoftoi kjo agjenci e OKB-së më herët gjatë javës.

Ushtria izraelite një ditë më parë njoftoi se ka rrethuar Han Junisin, që gjendet në jug të Gazës. Ndërkaq, të mërkurën tha se në këtë qytet po zhvillohen beteja të ashpra me luftëtarët e Hamasit.

Që nga nisja e ofensivës izraelite në Gazë, mbi 25.000 palestinezë janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

The post SHBA-ja dënon sulmin në strehimoren e OKB-së në Gazë appeared first on Albeu.com.

Netanyahu i vendosur, paralajmëron Hamasin: Kemi çmontuar 2/3 e forcës ushtarake në Rripin e Gazës, nuk do ndalemi
Izraeli ka çmontuar pothuajse dy të tretat e forcës ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke u zotuar se lufta do të vazhdojë deri në “fitoren totale”.

“Ka dy pjesë në operacionin ushtarak: E para është shpërbërja e batalioneve të Hamasit,” tha Netanyahu në një konferencë shtypi në Tel Aviv.

“Deri më tani 16 ose 17 nga 24 janë shkatërruar,” pohoi ai.

Duke treguar një foto të një ushtari të vrarë, Netanyahu u zotuar se operacionet ushtarake do të vazhdojnë derisa Hamasi të mposhtet dhe pengjet e mbajtura në Rripin e Gazës të lirohen.

“Do të duhen edhe shumë muaj deri në fitore, por ne jemi të vendosur ta arrijmë atë”, tha kryeministri izraelit.

The post Netanyahu i vendosur, paralajmëron Hamasin: Kemi çmontuar 2/3 e forcës ushtarake në Rripin e Gazës, nuk do ndalemi appeared first on Albeu.com.

Kryeministri izraelit Netanyahu: Askush nuk do të na ndalojë në luftën në Gaza
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot se “askush” nuk do ta ndalojë vendin e tij në luftën e nisur në Rripin e Gazës si hakmarrje për sulmin e 7 tetorit nga lëvizja Hamas.

“Askush nuk do të na ndalojë, as Haga, as boshti i së keqes, as dikush tjetër,” u tha Netanyahu gazetarëve në Tel Aviv, duke aluduar në akuzën e Afrikës së Jugut përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se Izraeli kreu gjenocid në Rripin e Gazës, raporton N1 .

Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi tha sot se Izraeli po zhvillon një luftë “të drejtë” në Rripin e Gazës kundër Hamasit për të mbrojtur “të drejtën e tij për të jetuar në siguri”.

Halevi ka vlerësuar se “lufta do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë”.

The post Kryeministri izraelit Netanyahu: Askush nuk do të na ndalojë në luftën në Gaza appeared first on Albeu.com.

Izraeli vazhdon ofensivën në Gazë, raportohet për 10 viktima
Izraeli vazhdoi bombardimet në Rripin e Gazës të shtunën, ndërsa lufta kundër Hamasit i afrohet 100 ditëve pa një fund të dukshëm. Në qytetin jugor të Rafahut, një sulm ajror izraelit shkaktoi vdekjen e 10 vetëve, tha ministria e shëndetësisë e Gazës e kontrolluar nga Hamasi.

Izraeli thotë se objektivi i tij janë militantët dhe se bën të gjitha përpjekjet për të minimizuar pasojat tek civilët. Por shkalla e vrasjeve në Gazë dhe situata e rëndë humanitare ka tronditur opinionin botëror dhe ka nxitur thirrjet në rritje për armëpushim.

Ushtria izraelite tha të shtunën se forcat e saj kishin vrarë një numër militantësh në zonën jugore të Khan Younisit dhe në pjesën qendrore të Gazës.

Hamasi tha se luftëtarët e tij qëlluan në një helikopter izraelit në Khan Younis. Në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, banorët njoftuan për beteja intensive me armë dhe bombardime tankesh dhe sulme ajrore izraelite në Al-Bureij, Al-Nusseirat dhe Al-Maghazi.

Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër militantët dhe një qendër komanduese të Hamasit në ato zona.

Më shumë se 20 viktima u raportuan në Gazën veriore, Beit Lahiya dhe në lagjen Daraj në qytetin e Gazës. Izraeli ka njoftuar një fazë të re luftimesh, duke tërhequr disa forca nga Gaza veriore, ku ata u dislokuan tre javë pasi militantët sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke ndezur luftën që shënon 100 ditë të dielën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qidra tha se sulmet izraelite vranë 135 palestinezë dhe plagosën 312 në 24 orët e fundit Ai tha se 23,843 palestinezë, kryesisht civilë, janë vrarë që kur filloi lufta. Izraeli thotë se ka vrarë të paktën 8,000 luftëtarë deri tani dhe se nuk ka alternativë përveç shkatërrimit të Hamasit në Gazë, pasi militantët, të cilët janë betuar për shkatërrimin e Izraelit, vranë 1200 vetë, kryesisht civilë, dhe morën 240 pengje në sulmin e 7 tetorit.

The post Izraeli vazhdon ofensivën në Gazë, raportohet për 10 viktima appeared first on Albeu.com.