lufta ekonomike Archives - Albeu.com

Presidenti Trump ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sërish e ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë takimi së shpejti mes udhëheqësve rusë dhe ukrainas, si dhe ka folur për mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Moskës, megjithëse tha se edhe pala ukrainase është në faj.

“Unë dua që ajo [lufta] të përfundojë”, u tha Trump gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo që e kam në mendje është shumë, shumë serioze, nëse më duhet ta bëj. Por, dua ta shoh [luftën] duke përfunduar”, theksoi ai.

“Ne duam përfundimin e saj. Ne kemi sanksione ekonomike”, paralajmëroi ai.

Trump shtoi: “Nuk do të jetë një luftë botërore, por do të jetë një luftë ekonomike. Një luftë ekonomike do të jetë e keqe, dhe do të jetë e keqe për Rusinë, dhe unë nuk e dua këtë”.

Ka kohë që Trump e përdor kërcënimin me sanksione ekonomike, apo tarifa të larta kundër vendeve të tjera në çështje ndërkombëtare.

Ai ka paralajmëruar por ende nuk ka vendosur masa ekonomike kundër Moskës, megjithëse SHBA-ja dhe Perëndimi kanë vendosur një sërë sanksionesh të rënda ndaj Rusisë, prej se ajo e filloi pushtimi e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Mendoj se, në shumë mënyra, ai [presidenti rus Vladimir Putin] është aty. Ndonjëherë ai është aty dhe [presidenti ukrainas Volodymyr] Zelensky nuk është aty”, nënvizoi ai.

“Duhet t’i kem të dy njëkohësisht”, shtoi Trump pas një mbledhjeje të transmetuar në televizion të kabinetit, që zgjati tri orë e 16 minuta.

“As Zelensky nuk është plotësisht i pafajshëm. Unë kaloj shumë mirë me të tani, por kemi marrëdhënie shumë më ndryshme sepse tani nuk po ia japim asnjë qindarkë Ukrainës”, tha Trump, duke iu referuar një marrëveshjeje ku anëtarët e NATO-s blejnë armë amerikane për t’u përdorur nga Kievi.

Trump gjithashtu, la të kuptohej për mundësinë e masave kundër Kievit, por nuk dha hollësi.

“Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Putinin. Nëse mund t’i shpëtoj mijëra njerëz nga vdekja përmes sanksioneve ndaj Rusisë ose Ukrainës ose kujtdo tjetër, është mirë”, shtoi ai.

Kur u pyet për refuzimin e Putinit për t’u takuar ballë për ballë me Zelenskyn dhe për dyshimet e Kremlinit mbi “legjitimitetin” e udhëheqësit ukrainas, Trump tha: “Nuk ka rëndësi çfarë thonë [rusët]. Të gjithë po bëjnë shfaqje. Janë broçkulla”.

Rusia ka vazhduar me pushtimin e plotë të Ukrainës pa ndërprerje pas takimeve të Trumpit me Putinin në Alaskë, më 15 gusht, dhe me Zelenskyn dhe liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë tri ditë më vonë.

Trump, i cili që prej se e mori detyrën në janar ka kërkuar ta ndërmjetësojë përfundimin e luftës, i përdori ato takime për ta organizuar një takim ballë për ballë mes Putinit dhe Zelenskyt, të cilët nuk janë takuar që nga viti 2019.

Zelensky – i cili ka kërkuar një takim të tillë me Putinin – më 26 gusht tha se Turqia, vendet e Gjirit ose shtetet evropiane mund të shërbejnë si mikpritës të çdo takimi që ai mund të mbajë me Putinin.

Megjithatë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha javën e kaluar televizionit NBC se; “agjenda e një takimi të tillë nuk është gati aspak”.

I dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff, më pas tha se së shpejti do të takohet me përfaqësuesit ukrainas në Nju Jork.

“Po takohem me ukrainasit këtë javë… dhe ky është një sinjal i madh”, i tha ai Fox News. “Ne flasim me rusët çdo ditë”.

Ndërkohë, udhëheqësit ushtarakë ukrainas njoftuan Zelenskyn mbi zhvillimet në lindje të vendit, ku Rusia ka shënuar fitore në fushëbetejë muajt e fundit kundër ushtrisë së dërrmuar dhe pajisur dobët ukrainase.

“Vëmendja jonë kryesore tani është e përqendruar kryesisht në Pokrovsk, Dobropillia, Novopavlivsk, Kupiansk, si dhe në drejtimet e Zaporizhjas”, shkroi në Telegram komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy.

Syrskiy raportoi se; “kemi prirje pozitive në zonat kufitare të rajoneve Sumi dhe Harkiv”, megjithëse pretendimet nga fushëbeteja nuk mund të verifikohen gjithmonë menjëherë.

Kievi ka kërkuar me urgjencë më shumë armë nga Perëndimi mes shqetësimeve se, edhe pas dy samiteve të fundit në Shtetet e Bashkuara, Rusia “nuk është e interesuar” për paqe, tha një këshilltar i lartë i Zelenskyt për Current Time, më 25 gusht.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane i kanë dhënë Ukrainës ndihmë dhe pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarë që nga fillimi i pushtimit të plotë, megjithatë Trump i ka bërë trysni Evropës ta marrë përsipër pjesën më të madhe të barrës./REL

The post Presidenti Trump ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes appeared first on Albeu.com.