lufta e cipave Archives - Albeu.com

“Lufta e çipave”, cili është plani i Amerikës për të “mposhtur” Kinën
The Economist

Trashëgimia e Amerikës si fuqia dominuese e botës në industrinë e gjysmëpërçuesve është gdhendur në emrin e qendrës së saj më të famshme të teknologjisë, Silicon Valley. Megjithatë, gjatë dekadave, arti i krijimit të mikroçipave nga vafera silikoni është kthyer në një përpjekje globale.

Firmat amerikane janë ende liderë në dizajnimin e pajisjeve. Por Holanda prodhon makineritë më kritike, ndërsa Tajvani, Koreja e Jugut dhe, gjithnjë e më shumë, Kina prodhojnë sasi të mëdha për një periudhë shumë të shkurtër.

Në ditët në vijim, presidenti Joe Biden do të nënshkruajë një projekt-ligj që synon të forcojë pozicionin e Amerikës në industrinë e gjysmëpërçuesve dhe të rrisë prodhimin e mikroçipëve në vend. Pavarësisht nëse do të arrihet apo jo, ai është shembulli më i qartë i politikës industriale në Amerikë (si në pjesën më të madhe të pjesës tjetër të botës).

The chips and Science Act, siç njihet zyrtarisht, u propozua për herë të parë në vitin 2020 kur Donald Trump ishte ende në Shtëpinë e Bardhë. Me kalimin e kohës, projektligji u paraqit si një përgjigje e Amerikës ndaj sfidës së një shteti agresiv kinez që synon të dominojë industritë e së ardhmes.

Janë 52 miliardë dollarë që do të përdoren për subvencione dhe stimuj për të zhvilluar kapacitetin e prodhimit të gjysmëpërçuesve në Amerikë. Pjesa më e madhe e 200 miliardë dollarëve të mbetur do të përdoret për kërkimet shkencore, me fokus në fushat më të avancuara si inteligjenca artificiale dhe energjia e shkrirjes bërthamore.

Termi “honshot” përdoret në përshkrimin e iniciativave ambicioze të teknologjisë së lartë. Në këtë rast është plotësisht e përshtatshme, të paktën në aspektin financiar. Financimi për kërkimin dhe zhvillimin të përfshira në akt tejkalon paksa investimet e Projektit Apollo, programi i fluturimeve hapësinore të viteve 1960 në të cilin zbarkuan njerëzit e parë në Hënë, sipas Sarah Bauerle Danzman nga Universiteti i Indianës, Bloomington.

Megjithatë, kritikët dyshojnë se ligji për çipat do të ketë po aq ndikim. Pjesa më e madhee parave, rreth 39 miliardë dollarë, do të shërbejë si ndihmë financiare për ndërtimin dhe përmirësimin e objekteve të fabrikimit të gjysmëpërçuesve në Amerikë.

Megjithatë, ka një arsye që një prodhim i tillë është zhvendosur në vende të tjera me kalimin e viteve: kostot më të larta të punës në Amerikë nënkuptojnë se avantazhi i tij qëndron në pjesët më të sofistikuara të zinxhirit të furnizimit, si softueri i projektimit dhe kërkimi themelor.

Morris Chang, themeluesi i tsmc, një kompani tajvaneze që prodhon shumicën e çipave të avancuar në botë, ka parashikuar se qëllim amerikan do të jetë “një i kotë dhe i shtrenjtë “. Brenda industrisë në Amerikë ka ankesa se pjesa më e madhe e parave do të shkojë tek prodhuesit më të vjetër, veçanërisht Intel, në vend të kompanive të tilla si Qualcomm dhe Nvidia që projektojnë çipat e tyre, por përdorin partnerë për t’i prodhuar ato.

Ata që mbështesin këtë projektligj janë edhe më optimistë por sigurisht janë edhe realistë. Ata argumentojnë se grupi i madh i fondeve të reja për kërkimin shkencor, nëse menaxhohet mirë, mund të sjellë risi të panumërta.

Megjithatë, ata gjithashtu pranojnë se Amerika nuk do të dpminojë në prodhimin e gjysmëpërçuesve. Gjysmëpërçuesit janë pjesë përbërëse e elektronikës – nga frigoriferët te telefonat inteligjentë dhe makinat tek sistemet moderne të armëve – që do të thotë se rrjetet e shpërndara globale të prodhimit shihen si një rrezik.

Por Amerika nuk është e vetmja që mendon në këtë mënyrë. Në shkurt, Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, propozoi një ligj të ri që synon të gjenerojë investime publike dhe private me vlerë rreth 50 miliardë dollarë në kërkimin dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, Kina vlerësohet të ketë shpenzuar tashmë 150 miliardë dollarë në industrinë e saj. Dimensionet e sigurisë kombëtare të mikroçipave e bënë aktin e çipave një shembull të rrallë të marrëveshjes së gjerë politike në Amerikë. Projektligji u miratua me 64-33 vota në Senat.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, 24 republikanë votuan për legjislacionin, pavarësisht se në minutën e fundit hasën një problem nga lidershipi i tyre, i cili po mendonte për një projekt-ligj të papritur mbi taksat dhe shpenzimet.

Në fund, ishte po aq sa këndvështrimi i aleatëve të Amerikës që investonin në gjysmëpërçues, po aq sa ishte frika e Kinës që ndikoi në mendimet e kongresmënëve.

“Franca, Gjermania, Singapori, Japonia: të gjitha këto vende të tjera po ofrojnë stimuj për kompanitë e çipave,” tha Gina Raimondo, sekretarja e tregtisë së Amerikës.

“Ne nuk mund të përballojmë të jemi në këtë pozitë të cenueshme. Ne duhet të jemi në gjendje të mbrojmë veten.”/abcnews.al/

The post “Lufta e çipave”, cili është plani i Amerikës për të “mposhtur” Kinën appeared first on Albeu.com.

Nis lufta e parë botërore e çipave
The Economist

Në 2013, BE-ja nisi një projekt ambicioz. Synimi ishte të dyfishonte prodhimin mikroçipëve në Europë në 20% të totalit global deri në vitin 2020. Gati një dekadë më vonë, BE ka prodhuar vetëm 10% të mikroçipëve. Madje Europa nuk prodhon më asnjë nga çipat më të avancuar që përdoren në qendrat e të dhënave apo celularët inteligjentë.

Pra, e nxitur nga mungesat e gjysmëpërçuesve dhe rëndësia e tyre në rritje për të gjitha llojet e industrive, blloku ka ndërmarrë një tjetër vendim. Ligji i ri i BE-së për çipat mund të ndryshojë të gjithë situatën. Ligji i ri synon të gjenerojë investime publike dhe private prej më shumë se 43 miliardë eurosh, afërsisht sa një paketë e ngjashme në Kongresin Amerikan.

Më shumë se dy të tretat e këtyre parave supozohet të jenë në formën e subvencioneve shtetërore për fabrikat e reja të prodhimit të çipave. Realiteti ka të ngjarë të jetë më i ndërlikuar. Për të kuptuar arsyen, duhet ta cilësojmë industrinë e gjysmëpërçuesve jo vetëm si një koleksion fabrikash të mëdha, nga të cilat më të sofistikuarat mund të kushtojnë më shumë se 20 miliardë dollarë një produkt, por si një ekosistem global i mijëra kompanive.

Edhe më shumë se në industritë e tjera të teknologjisë së lartë, kërkimi dhe zhvillimi,  zakonisht kërkojnë vite dhe sigurisht kushtojnë miliarda dollarë. Çipat e rinj janë projektuar nga firma të specializuara duke përdorur programe komplekse, të cilat prodhohen nga kompani të tjera.  Kontinenti qëndron në krye të kërkimit dhe zhvillimit të gjysmëpërçuesve. Një nga fondet kryesore të trurit të industrisë, Qendra universitare e Mikroelektronikës (IMEC), ndodhet në Belgjikë.

ASML, një firmë holandeze që ka një  vlerë tregu prej 230 miliardë euro, është furnizuesi i vetëm global i pajisjeve litografike. Vetëm Nvidia, një prodhues amerikan i çipave, dhe Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC), prodhuesi më i madh në botë i çipave me kontratë, vlejnë më shumë.

Carl Zeiss SMT prodhon lente për makineritë e litografisë ASML ndërsa Siltronic prodhon vafera silikoni.  Prodhuesit më të mëdhenj të çipave në Europë, janë Infineon, NXP dhe STMicroelectronics. Po, gjysma e kapacitetit të kontinentit prodhon çipa me përmasa 180 nanometra ose më shumë, të dominuar nga TSMC dhe Samsung i Koresë së Jugut, transistorët e të cilëve vijnë në disa nanometra.

Por këto elektronika janë më të dobishme për pajisjet e konsumit, pjesa më e madhe e të cilave montohen në Azi. Procesi i punës është intensiv dhe prodhohen kryesisht në Azi, me mbi 60% të kapacitetit global të bazuar në Tajvan dhe Kinë.  Megjithatë gjithnjë e më shumë, paketimi është thelbësor për zhvillimin e çipave me performancë më të lartë dhe kërkesa më të ulëta për energji.

Vetëm 5% e kësaj faze të prodhimit ndodhet në Europë, duke krijuar një tjetër varësi nga Kina dhe konkurrentët e tjerë aziatikë. “Paketimi i avancuar është një fushë, në të cilën liderët e industrisë në Kinë dhe gjetkë po fokusohen shumë për momentin, si një mënyrë alternative për të rritur fuqinë kompjuterike.” “Pra, paketimi po bëhet një element shumë më domethënës i zinxhirit të prodhimit sesa ishte pesë ose gjashtë vite më parë.”

“Prodhuesit europianë të çipave fokusohen në bazën e tyre të klientëve,”sipas Jan-Peter Kleinhans nga SNV, një institut gjerman.

Nëse Akti i prodhimit të cipave është një udhëzues, politikëbërësit europianë janë të shqetësuar se këto pika nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar dobësitë e BE-së. Përveç mungesës së fabrikave moderne, Europës i mungojnë kompanitë me njohuritë e duhura për të prodhuar çipat më të vegjël, si Nvidia.

Përveç afro 30 miliardë eurove për fabrikat, BE ka llogaritur në 11 miliardë euro në një platformë virtuale të dizajnit të çipave duke përfshirë linjat e prodhimit për çipat më të avancuar.

Por gjysma e kësaj do të vijë nga shtetet anëtare dhe sektori privat.

Një tjetër problem më i madh është fokusi në joshjen e prodhuesve gjigantë të çipave për të ndërtuar mega-fabrika. TSMC dhe Intel, rivali i saj amerikan, pretendojnë  të ndërtojnë në Europë fabrika të mëdha për prodhimin e çipave. Për të mundësuar marrëveshje të tilla, e para prej të cilave pritet pas disa javësh, Komisioni Europian dëshiron të lehtësojë rregullat e ndihmës shtetërore për t’i lejuar shtetet anëtare të subvencionojnë fabrika të tilla.

Por nëse përpjekjet e BE-së dështojnë, fabrikat europiane do të duhen të mbështeten tek të huajt për të çipa me porosi.

Por pse, kompanitë amerikanë kanë vendosur që çipat e tyre të prodhohen në Europë dhe jo në Azi apo në vendin e tyre?

Thierry Breton, komisioneri i BE-së përgjegjës për politikën industriale, ka parashikuar që Europa do ti përgjigjet jo vetëm kërkesës së kontinentit por edhe tregjeve botërore. Por do të ishte me pozitive që Europa të mbështeste ekosistemin e saj të çipave përshembull në kërkimin bazë./abcnews.al

The post Nis lufta e parë botërore e çipave appeared first on Albeu.com.