luciano koceku Archives - Albeu.com

Dosja hetimore/ Alibej zbulon lidhjet e Luçiano Koçekut me biznesmenin Ilir Shtufi: Është ortak, janë njohur kur ky i fundit kishte borxhe
Detaje nga dosja hetimore e SPAK tregojnë se Luciano Koçeku, ka vijuar pastrimin e të ardhurave të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike përmes investimeve në sektorin e ndërtimit, në bashkëpunim me Ilir Shtufin.

Sipas dosjes, Shtufi përmendet si “ortaku im”, ndërsa Koçeku dyshohet se ka pasur rol aktiv në financimin e projekteve, përfshirë shuma të mëdha në para cash.

Në dosje del edhe emri i të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej. Sipas dëshmisë së Erion Alibej, njohja mes tyre është bërë përmes Koçekut, i cili ka shërbyer si pikë kontakti.

Alibej ka deklaruar se Shtufi ka pasur më herët probleme financiare dhe borxhe të ndryshme, të cilat dyshohet se janë shlyer pas përfshirjes së Koçekut në aktivitetet e ndërtimit.

Ai ka shtuar se Koçeku ka dhënë mbështetje financiare në para cash, duke ndihmuar në mbylljen e borxheve dhe problemeve të tjera financiare të Shtufit, si dhe ka marrë rol të dukshëm në disa prej projekteve ndërtimore.

Në dosje thuhet se Koçeku është paraqitur si bashkëinvestitor në disa objekte, ndërsa më pas persona të përfshirë në trafikun e narkotikëve kanë investuar gjithashtu në prona të ndërtuara nga Shtufi.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE:

Nga hetimet ka rezultuar se personi nën hetim Luciano Koçeku ka vijuar pastrimin e të ardhurave të përftuara nga trafiku i lëndëve narkotike përmes industrisë së ndërtimit duke përdorur personin nën hetim Ilir Shtufi (i njohur më herët në fushën e ndërtimit) të cilit i referohet “ortaku im” dhe se njihet edhe prej lidhjeve të tij në aktivitetin e narkotikëve si “ortaku lokut” , si edhe të mësuar edhe deklarimin e datës 03.04.2026 si person që ka dijeni i shtetasit Erion Alibej, dëshmitar i drrejtësisë, i cili në marrjen në pyetje, ndër të tjera, ka deklaruar se lidhur me personin nën hetim Ilir Shtufi (e njeh si biznesmen, njohje kjo e cila është kryer me pikë kontakti Artur Koçekun pasi Arturi në shumicen e kohës qëndronte me Ilir Shtufin, dhe se për të ka mësuar se ai ishte nje bizesmen i hershëm në fushën e ndërtimit, para se të njihesh me Artur Kocekun, fakt te cilin deklaron se ka dijeni pasi ka qëndruar ne bisedat e tyre të perbashkëta.

Sipas tij Ilir Shtufi në periudhën që ka lidhur shoqeri me Artur Kocekun ka pasur rritje të aktivitetit te tij ekonomik, ku bën me dije se më parë ka pasur borxhe, të cilat i ishin vendosur nga personat të ndryshem (te cilet nuk i mban mend) si edhe ka pasur probleme me shitje te pasurive nga dy here si edhe borxhe per moshlyerje te lendeve të para të ndërtimit (subjekte konkrete për të cilat deklarn se nuk i mban mend), dhe se sipas tij në këtë kohë shtetasi Artur Koceku i është afruar edhe e ka ndihmuar me shuma monetare cash, duke mundur të paguajborxhet e mospagesave të faturave, të mbyllë problemet me drejtesinë për apartamentet/dyqanet që i shiste dy here dhe emri i Arturit të largoj gjobvenesit, fakt të cilin ka deklaruar se e ka mësuar nga diskutimet e shoqerisë së përbashket por edhe ne komunikimet e tij më Arturin.

Në vijim dëshmitari i drejtësisë Erion Alibeaj ka deklaruar se lidhur me lidhjen e Arturit (Luciano Koçeku) me shtetasin Ilir Shtufi në ndërtimet e kryera, ia ka komunikuar edhe personalisht Artur Koçeku se po investonte në ndërtim me të, dhe se në bashkëpunim me të, duke e financuar cash në shume monetare te larta, fakt ka dijeni edhe shoqëria e perbashket, pasi Artur Koçeku sillej si një pronar në objektet qe ndertoheshin nga Ilir Shtufi si edhe per faktin se më vonë këto persona dhe të tjere të përfshire në trafikun e narkotikeve kanë futur lek cash tek Ilir Shtufi në objekte të caktuar te ndërtuara prej tij.

The post Dosja hetimore/ Alibej zbulon lidhjet e Luçiano Koçekut me biznesmenin Ilir Shtufi: Është ortak, janë njohur kur ky i fundit kishte borxhe appeared first on Albeu.com.

Çfarë fshihet pas sherrit brutal në Palasë? Kush është Tur Koçeku, lidhja me Shtufin dhe investimi te kullat në Tiranë
42-vjeçari Luçiano Koçeku i njohur dhe si “Tur Koçeku”, është protagonisti i sherrit në ambientet e lokalit “Sin” që ndodhet në kompleksin “Green Coast” në Palasë.

Koçeku ka qenë i shoqëruar në ambientet e brendshme të lokalit me disa miq të tij, dhe në momentin e sherrit disa persona i janë sulur 42-vjeçarit për motive banale, sipas policisë shkak ka qenë lagia me shampanjë.

Kohët e fundit ai jetonte në Dubai dhe mbrëmjen e 24 Gushtit, kishte shkuar së bashku me miqtë dhe shoqërinë në ambientet e clabin “Sin Eat Drink Dance” në Palasë, për të ndjekur performancën e këngëtarit grek, Argiros Konstantinos.

Por rrugëtimi i Koçekut me dy emra, i njohur si në fushën e krimit ashtu edhe në të biznesit, ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë të tjerë personazhë që jo pak herë janë lakuar si ndërtimin e kullave në kryeqytet, ashtu edhe për të tjera ‘bëma’.

Bëhet fjalë për vëllezërit Shtufi, Ilir dhe Kujtim, kunetërit e një tjetër biznesmenit të njohur. Dy vëllezërit Shtufi zotërojnë ndër të tjera kompaninë ‘Nova Construction 2012’ që do të ndërtojë kullën “Mali i Tiranës”.

I lindur në Bulqizë, Luçiano (Tur – Artur) Koçeku ka zgjeruar aktivitetet e tij që datojnë nga viti 2014.

Më datë 13.09.2014 është themeluar shoqëria “LTD Co” shpk që ka si ortakë: Ilir Shtufin në masën 10%, Lucjano Koceku në masën 40% dhe Kujtim Shtufi në masën 50%.

Më datë 13.08.2019 është themeluar shoqëria “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK” sh.p.k. Ortak i vetëm themelues i shoqërisë ka qenë Ilir Shtufi, por përmes kontratës së shitjes të kuotave me nr. 2391 rep., nr. 911 kol., datë 22.05.2021, ky i fundit vendosi të transferojë 40 për qind të kuotave të kapitalit tek Luçiano Koçeku.

I vetëm Koçeku zotëron tre shoqëri të tjera: S G D Energjime subjekt prodhim, tregtim dhe furnizim të energjisë elektrike me administrator Myfit Duriçin; BALLENJA-KOMPANI me të njëjtin subjekt, por me një ndryshim jodhe aq të vogël.

Ballenja Kompani ka marrë dhe një koncension për ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë me fuqi 1.000 kw dhe energjia mesatare vjetore 4.197.824 kwh/vit.

G.A.V Invest është një tjetër kompaninën emrin e Koçekut që operon në fushën e ndërtimit dhe ka për administrator Ledio Tushën.

Tur Koçeku e ka ndarë jetën mes Tiranës ku ka biznese të tjera dhe në Dubai ku ishte vendosur prej kohësh.

Kohët e fundi, Tur Koçeku pjesën më të madhe të kohës e kalonte në Dubai, ku mendohet se ka shtrirë aktivitetin e tij.

Sipas burimeve, sherri nga ndodhur mes grupit të Tur Koçekut dhe Fatmir B, i cili ka qenë i shpallur në kërkim nga Policia për ngjarjen e 12 shkurtit 2024, ku ai plagosi me thikë te lokal “De Capo” në Komunën e Parisit, shtetasin Mirel Ishka pas një sherri për motive banale.

Sherri që raportohet se ka nisur për shampanjën, mendohet se ka shërbyer si pretekst për konfliktin mes dy grupeve, ku Fatmir B., është pjesë e një tjetër grupi që vepron kryesisht në kryeqytet, me lidhje të shtrira fort në botën e biznesit, ku po në një nga restorantet e kontrolluara nga ky grup, disa muaj më parë ndodhi një konflikt me armë zjarri. /albeu.com/

The post Çfarë fshihet pas sherrit brutal në Palasë? Kush është Tur Koçeku, lidhja me Shtufin dhe investimi te kullat në Tiranë appeared first on Albeu.com.