Luciana Littizzetto Archives - Albeu.com

Letra emocionuese e gazetares italiane do t’ju përlotë: Nuk janë fëmijët e tu, nuk i ke lindur ti
“Dikur, nuk isha e martuar, ndaj nuk mund të birësoja dot fëmijë. Kështu që mendova të rrisja fëmijën e dikujt tjetër, njësoj sikur ta kisha fëmijën tim. Kjo është një mënyrë tepër e përdorur në Itali, ku nëse nuk ke apo nuk bën dot fëmijë, ke mundësinë të rrisësh fëmijën e dikujt tjetër, i cili nuk ka mundësi (kryesisht ekonomike) për ta rritur. E kisha të ngulitur në mendje idenë se duhet të kujdesesha për një fëmijë përgjatë gjithë jetës sime.

Nuk e kisha parashikuar asnjëherë, se do të ishin dy fëmijë në vend të njërit. Ishin vëlla e motër, 9 dhe 12 vjeçe, të cilët nuk donin të ndaheshin nga njëri-tjetri. Kështu që u bëra nëna e të dyve, edhe pse kjo do të thoshte dyfish përgjegjësi. Por kur ndodhesh në një situatë të tillë, çfarë bën? Përshtatesh.

Unë doja të isha nëna perfekte. Të gjithë më jepnin këshilla se si të isha e tillë, por arriti një moment kur kuptova se nuk po ia dilja dot. Kur bëhesh nënë në mënyrë natyrale, gjërat mësohen pak nga pak. Unë ndonjëherë ndihesha e humbur. Më pas kuptova se për të qenë nëna e duhur, duhej thjesht të jesh vetvetja dhe nga aty, gjithçka shkoi shumë më mirë.

Më kanë thënë shpesh: “Nuk janë fëmijët e tu. Nuk i ke lindur ti”. E çfarë rëndësie ka? Fëmijët e tu janë ata që i rrit dhe i ke në zemër, jo ata që domosdoshmërisht duhet t’i lindësh vetë. Janë ata për të cilët qan, për të cilët buzëqesh, për të cilët merakosesh. Për mua, ata janë kuptimi i jetës sime. Ka qenë sigurisht e vështirë, por rritja e fëmijës së dikujt tjetri është një eksperiencë që do ta zgjidhja sërish dhe që ia këshilloj të gjithave”. – Luciana Littizzetto/Burimi “BOTA.AL”

The post Letra emocionuese e gazetares italiane do t’ju përlotë: Nuk janë fëmijët e tu, nuk i ke lindur ti appeared first on Albeu.com.

“I dashur Krijues, ndaloje Putinin”, letra e aktores Luciana Littizzetto drejtuar Zotit
“I dashur, Krijues, ndaloje Putinin. Ose fol me engjëllin e tij mbrojtës. Ke për ta njohur menjëherë, sepse ka syze RayBan të zeza, kufje në vesh dhe kallash nën krahë. Fol me të, binde që t’i japë fund kësaj lufte.

Të gjithë duam të vazhdojmë të jetojmë, duke përfshirë rusët dhe ukrainasit. Ne duam t’i kthehemi këngës, vallëzimit, ngrënies së akulloreve, të qeshurit, punës, ëndrrave, dashurisë, të pasurit fëmijë dhe t’i shohim ata të rriten apo të vdesin, ama të vdesin kur vjen momenti që Ti ke vendosur, jo të vdesin nga bombat dhe granatat.

Ne do të donim të vazhdonim të shijonim perëndimet dhe lindjet e diellit. Të gjitha agimet e botës. Duam një botë me paqe, nga Europa në Antarktidë, nga poli i veriut në polin e jugut, edhe atje ku duket e pamundur, si në Afganistan.

Kohët e fundit ka ardhur pranë Teje një zotëri që na mungon shumë. Quhet Gino, ka theks milanez, flokë të shkatërruara dhe me siguri të ka folur shumë për Interin. Ai thoshte se në çdo luftë, 90% e viktimave janë civilë, njerëz që nuk kanë mbajtur kurrë armë; të cilët as që e dinë se pse u bie bomba mbi kokë”.

Më kujtohet që thoshte gjithashtu: “Nëse lufta nuk zhduket nga historia e njerëzimit, do të jetë lufta ajo që do t’i zhdukë njerëzit nga historia”.

Ne mendojmë si ai. Të lutem, na ndihmo! Të lutem, edhe këtë herë na çliro nga e keqja. Jotja, Luciana”.

Letra e Luciana Littizzetto drejtuar Zotit për luftën Rusi – Ukrainë. Për ta mbyllur këtë artikull, dua të citoj një thënie të Mahmoud Darwish, e cila me siguri do t’ju bëjë të reflektoni gjatë: “Lufta do të përfundojë dhe liderët do të shtrëngojnë duart. Ajo plakë do të vazhdojë të presë djalin e saj dëshmor. Ajo vajzë do të presë burrin e saj të dashur. Dhe ata fëmijë do të vazhdojnë tëpresin babanë e tyre hero. Nuk e di kush e ka shitur atdheun tonë, por kam parë kush e ka paguar çmimin”.

The post “I dashur Krijues, ndaloje Putinin”, letra e aktores Luciana Littizzetto drejtuar Zotit appeared first on Albeu.com.