Luçian Mëhilli Archives - Albeu.com

Vrasja e Valter Fierzës/ Arrestohet në Shkodër Luçian Mëhilli
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 21-vjeçar si autor i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit, Valter Fierza, krim i ndodhur rreth një vit më parë në fshatin Hot i Ri.

Vrasja e Fierzës ndodhi në muajin shtator 2023 në fshatin Hot i Ri. Valter Fierza u vra, pasi u fut që të ndante një sherr, ku ishte përfshirë vëllai i tij.

Deri tani, policia ka arrestuar 4 persona të dyshuar të përfshirë në vrasje, ndërsa po punohet edhe për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

“Shkodër/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kërkimeve dhe punës së inteligjencës policore, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 21-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në fshatin Hot i Ri, rreth 1 vit më parë.

Deri tani, për këtë rast, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe vijon punën për ndalimin e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në lidhje me vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, më datë më 21.09.2023, Sektori për Krimet e Rënda dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. M., 21 vjeç, banues në Shkodër.

Për të, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 21-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të vënë në pranga nga Policia, ka vrarë shtetasin V. F., 33 vjeç.

Në lidhje me këtë rast, Policia ka vënë në pranga dhe shtetasin E. D., për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punon për kapjen e shtetasit A. M., të kërkuar për të njëjtat vepra penale.

Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa, në trajtë boçeje, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Vrasja e Valter Fierzës/ Arrestohet në Shkodër Luçian Mëhilli appeared first on Albeu.com.