lucas paqueta Archives - Albeu.com

Ancelotti jep sinjale pozitive dhe negative për Brazilin para duel it me Norvegjinë
<html><head></head><body>

Brazili pritet të paraqitet me disa ndryshime në formacion për përballjen e 1/8 së finales ndaj Norvegjisë, në krahasim me ekipin që triumfoi ndaj Japonisë në 1/16 e finales.

Një nga arsyet kryesore për këto lëvizje është mungesa e mesfushorit Lucas Paqueta, i cili nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të një dëmtimi.

Paqueta dëmtoi muskujt e pasmë të kofshës gjatë fitores 2-1 kundër Japonisë, çka e lë Brazilin pa një prej elementëve të rëndësishëm në mesin e fushës.

Ancelotti pranoi se zëvendësimi i tij nuk është i thjeshtë, pasi sipas tij nuk ka një tjetër lojtar me të njëjtat tipare si Lucas Paqueta.

“Nuk kemi një lojtar me cilësitë e Lucas Paquetas, ndaj duhet ta zëvendësojmë me një profil tjetër. Në këtë aspekt kemi karakteristika të ndryshme te lojtarët si Danilo, Gabriel, Matheus Cunha apo Ederson”, shtoi Ancelotti.

Në anën tjetër, lajmi i mirë për brazilianët lidhet me Raphinhan, i cili të premten u kthye në stërvitje pas një ndërprerjeje prej dy javësh.

Sulmuesi kishte mbetur jashtë për shkak të një dëmtimi në tendinën e gjurit, të pësuar në pjesën e parë të sfidës së fazës së grupeve kundër Haitit.

Carlo Ancelotti bëri të ditur se lojtari është i gatshëm për ekipin, megjithëse ende nuk ndodhet në formën e tij maksimale.

“Raphinha po rikuperohet shumë mirë. Nuk është ende plotësisht i gatshëm, por është në dispozicion për të qenë në stol dhe për të marrë disa minuta ose për të ndihmuar në momente të caktuara”, u shpreh Ancelotti.

Rikthimi i Raphinhas, i kombinuar me faktin që edhe Neymari është i gatshëm, i jep Brazilit më shumë alternativa në fazën sulmuese përpara ndeshjes së fazës nokaut.

Lidhur me kërcënimin që paraqet Erling Haaland, tekniku italian u shpreh se prapavija e tij e njeh shumë mirë sulmuesin norvegjez dhe është e përgatitur për ta përballuar.

“Nuk kam nevojë t’ua shpjegoj mbrojtësve të mi si luan Haaland. Ata e njohin shumë mirë, pasi janë përballur shpesh me të”, tha ai.

Takimi mes Brazilit dhe Norvegjisë në 1/8 e finales së Kupës së Botës luhet sonte duke nisur nga ora 22:00.

</body></html>

The post Ancelotti jep sinjale pozitive dhe negative për Brazilin para duel it me Norvegjinë appeared first on Albeu.com.

Lëndimi i Lucas Paquetas i rrezikon Brazilit një mungesë të madhe për pjesën e mbetur të Botërorit
<html><head></head><body>

Brazili është përballur me një problem serioz në Kupën e Botës 2026, pasi Lucas Paqueta mund të mbetet jashtë për pjesën që ka mbetur nga turneu pas dëmtimit që pësoi në triumfin 2-1 kundër Japonisë.

Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) njoftoi të mërkurën atë që tifozët i druheshin më shumë, duke konfirmuar se mesfushori ka pësuar një dëmtim të rëndësishëm muskulor në ndeshjen ndaj Japonisë.

Paqueta, 28 vjeç, u zëvendësua në pushimin mes dy pjesëve të takimit të luajtur në Houston, ndërsa kontrollet mjekësore të kryera më pas sollën një diagnozë shqetësuese.

Në deklaratën e CBF-së u bë e ditur se Paqueta iu nënshtrua ekzaminimeve me imazheri, të cilat konfirmuan një dëmtim muskulor në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Sipas të njëjtit njoftim, lojtari do të ndjekë një program intensiv trajtimi nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të Kombëtares së Brazilit, me synimin që të rikuperohet dhe të kthehet në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Edhe pse federata nuk ka përcaktuar një afat rikuperimi, një raport i ESPN pretendon se Paqueta ka pësuar një tërheqje muskulore të shkallës së dytë në pjesën e pasme të kofshës.

Ky lloj dëmtimi zakonisht kërkon të paktën tre javë për rikuperim, gjë që në teori do ta mbante jashtë për pjesën e mbetur të Kupës së Botës, përveçse nëse Brazili arrin në finale dhe mesfushori rikuperohet më shpejt nga sa pritet.

Mesfushori i Flamengos ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Carlo Ancelottit gjatë gjithë turneut, por tani po zhvillon një garë me kohën për t’u rikthyer.

Mungesa e mundshme e Paquetas i shton më tej shqetësimet në kampin brazilian përpara fazës me eliminim direkt.

Në listën e të dëmtuarve ai i bashkohet edhe Raphinhas, pasi sulmuesi i Barcelonës ka pësuar gjithashtu një dëmtim në pjesën e pasme të kofshës gjatë fazës së grupeve.

</body></html>

The post Lëndimi i Lucas Paquetas i rrezikon Brazilit një mungesë të madhe për pjesën e mbetur të Botërorit appeared first on Albeu.com.

Paqueta pas dëmtimit të Raphinhas: Brazili duhet të përshtatet menjëherë
Lucas Paqueta ka pranuar se mungesa e Raphinhas përbën një goditje të madhe për Brazilin, por ka nënvizuar se Seleçao duhet të reagojë pa humbur kohë para ndeshjes vendimtare me Skocinë në Kupën e Botës 2026.

Anësori i Barcelonës u largua nga fusha që në pjesën e parë të triumfit të Brazilit ndaj Haitit, pasi pësoi një lëndim në kofshë. Federata Braziliane e Futbollit bëri të ditur se ai do t’i nënshtrohet një trajtimi intensiv, me synimin që të jetë gati për rikthim gjatë fazës me eliminim direkt.

Raphinha, i cili numëron 11 gola në 41 ndeshje me kombëtaren, nuk do të jetë në dispozicion për sfidën e rëndësishme të grupit C ndaj Skocisë më 24 qershor.

“Jemi të gjithë të mërzitur, veçanërisht Rafa (Raphinha), për shkak të këtij pengimi të vogël nga lëndimi, por ai mund të llogarisë në mbështetjen e të gjithëve. Jemi pranë tij”, është shprehur Paqueta.

“Ai është një djalë shumë i përkushtuar dhe jam i sigurt se do të bëjë gjithçka të mundur dhe të pamundur për t’u rikthyer sa më shpejt. Sa i përket rëndësisë së tij, nuk besoj se kam nevojë të them shumë”.

“Ai ka kaluar disa sezone të jashtëzakonshme dhe është përmirësuar vazhdimisht me kombëtaren. Kur mungon një lojtar me kaq shumë peshë, duhet të ristrukturohesh shpejt”.

“Të gjithë i njohim karakteristikat e tij, cilësitë, shpejtësinë, aftësinë për të krijuar hapësira dhe për të finalizuar. Po humbasim një lojtar shumë të rëndësishëm”.

“Megjithatë, nuk po fokusohemi shumë te koha që do të mungojë. Thjesht shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt”, përfundoi mesfushori brazilian.

Ndeshja mes Brazilit dhe Skocisë do të jetë përballja e pestë mes këtyre dy kombëtareve në historinë e Kupës së Botës, pas dueleve të zhvilluara në vitet 1974, 1982, 1990 dhe 1998. Që nga Botërori i vitit 1974, vetëm Argjentinë – Holanda është luajtur më shpesh.

Brazili mban aktualisht vendin e parë në grup me katër pikë, por mund të rrëshqasë deri në pozitën e tretë nëse mposhtet nga skocezët në stadiumin e Miamit.

The post Paqueta pas dëmtimit të Raphinhas: Brazili duhet të përshtatet menjëherë appeared first on Albeu.com.

Problemet me bastet, City i pasigurt për transferimin e mesfushorit për 100 milionë euro
Manchester City ka dy vite që po kërkon transferimin e Lucas Paquetas nga West Ham United, por një gjë e tillë duket se do të dështoj edhe në afatin kalimtar veror.

Citizens ishin shumë pranë për t’i siguruar shërbimet e tij në verën e vitit të kaluar, megjithatë në fund marrëveshja dështoi.

Dështimi i marrëveshjes dështoi pasi për mesfushorin brazilian është hapur një hetim për bastet e paligjshme, hetim që ende nuk është mbyllur.

Manchester City mund të tërhiqet nga gara për Lucas Paquetan nëse vendimi për situatën e tij aktuale nuk zgjidhet në kohë.

Klubi anglez thuhet se ka informuar përfaqësuesit e mesfushorit 26-vjeçar brazilian për pozicionin e tyre, i cili varet kryesisht nga mosmarrëveshja e tij për bastet me Federatën e Futbollit.

Pep Guardiola e sheh brazilianin si lojtarin perfekt për tu përshtatur me stilin e lojës së Cityt dhe dëshiron me çdo kusht transferimin e tij, por krejt varet nëse do të mbyllet hetimi për të.

Nëse dështon transferimi i Paquetas në Etihad Stadium, thuhet se kampioni në fuqi i Anglisë ka një alternativë B.

Ylli i Crystal Palace, Eberechi Eze mund të transferohet te City nëse nuk mbyllet gjithçka sa i përket Paquetas. /Telegrafi/

The post Problemet me bastet, City i pasigurt për transferimin e mesfushorit për 100 milionë euro appeared first on Albeu.com.

I përfolur për një kalim te City, mesfushori: Kjo është e vërteta
Gjatë intervistës së dhënë për ESPN, mesfushori i West Ham, Lucas Paquetá nuk hezitoi të jepte mendimin e tij për thashethemet që e lidhin me Manchester Cityn.

“Unë duhet të bëj punën time këtu te Ëest Ham, kam respekt të jashtëzakonshëm për këtë klub dhe jam shumë i lumtur këtë.

Unë do të isha gënjeshtar po t’ju them ndryshe. Sigurisht që përfshihen edhe aspekte që shkojnë përtej fushës, por unë mbetem i fokusuar vetëm të bëj më të mirën për ta përfunduar mirë këtë sezon. E kam nisur mirë dhe shpresoj të përfundoj po aq mirë.

Për këto thashetheme është folur që në merkaton e kaluar. Tani është koha për të përfunduar sezonin dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë” – Tha ai.

The post I përfolur për një kalim te City, mesfushori: Kjo është e vërteta appeared first on Albeu.com.