LSDM Archives - Albeu.com

Dorëheqje masive në LSDM pas humbjes së zgjedhjeve komunale në Maqedoninë e Veriut, Filipce qëndron në krye për rindërtimin e partisë
Pothuajse e gjithë udhëheqja e partisë kryesore opozitare “Bashkimi Social Demokrat” (SDSM) paraqiti dorëheqjen mbrëmë, pas një kërkese nga kreu i partisë, Venko Filipce.

Konkretisht, nënkryetari, katër nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm, si dhe të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të SDSM-së, dhanë dorëheqjen.

Komiteti Qendror i LSDM-së pritet të mblidhet pas rreth dy javësh për të emëruar zëvendësuesit e atyre që dhanë dorëheqjen.

Dorëheqjet masive vijnë pas humbjes së rëndë të LSDM-së në zgjedhjet e fundit komunale në Maqedoninë e Veriut, e cila ka intensifikuar klimën e introversionit dhe kontestimit politik brenda partisë.

Venko Filipce deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga udhëheqja dhe se do të ndërmarrë personalisht përpjekjet për të rindërtuar dhe ripërtërirë partinë.

“Bashkimi Social Demokrat” (LSDM) është një nga dy partitë më të mëdha politike në Maqedoninë e Veriut dhe eksponenti kryesor i traditës socialdemokrate të qendrës së majtë në vend.

Partia u themelua në vitin 1991, si pasardhëse e “Bashkimit të Komunistëve të Maqedonisë”. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ajo evoluoi në një parti moderne socialdemokrate me orientim evropian.

LSDM ka qeverisur disa herë që nga pavarësia e vendit. Një periudhë e dallueshme ishte qeveria nën Zoran Zaev (2017-2022), gjatë së cilës u nënshkrua Marrëveshja e Prespës dhe u arrit ndryshimi i emrit kushtetues në Maqedonia e Veriut, duke hapur rrugën për anëtarësim në NATO dhe proceset e pranimit në Evropë.

Pavarësisht reformave, partia është përballur me fërkime të brendshme, erozion të pushtetit dhe pakënaqësi në rritje të votuesve, të cilat kanë çuar në humbje zgjedhore në vitet e fundit.

The post Dorëheqje masive në LSDM pas humbjes së zgjedhjeve komunale në Maqedoninë e Veriut, Filipce qëndron në krye për rindërtimin e partisë appeared first on Albeu.com.

LSDM: Qeveria dështoi! Pas shtatë viteve paga mesatare ulet për 1.000 denarë
TRENÇEVSKA: QEVERIA TA NDRYSHOJË KËTË POLITIKË TË GABUAR

Kanë dështuar politikat ekonomike të Mickoskit dhe Qeverisë së VMRO-DPMNE-së, thonë nga LSDM-ja. Sipas socialdemokratëve, për herë të parë, pas 7 viteve, paga mesatare ka shënuar rënie për 1.000 denarë. LSDM-ja kërkon që Qeveria ta ndryshojë këtë politikë të gabuar dhe të bëjë rritjen e pagave.

JOVANA TRENÇEVSKA – DEPUTETE E LSDM-së

“Sipas të dhënave zyrtare të ESHS-së, paga mesatare për të punësuar, në korrik të këtij viti ka qenë 40.961 denarë, ose 1.000 denarë më pak nga paga e qershorit kur sihte 41.939 denarë. Nuk është statistikë. Kjo ulje e pagës mesatare reflekton politikat e gabuara të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së nga njëra anë dhe paraqet goditje ndaj standardit të qytetarëve nga ana tjetër. Ulja prej 1.000 denarëve do të thotë më pak para në xhepin e qytetarëve, më pak para për ushqim nëpër tryeza, më pak mundësi, ulje e cilësisë së jetesës, standard më të ulët. Politikat e qeverisë dështuan në sferën kyçe, në pagat e njerëzve, pikërisht atje ku qytetarët kishin pritje dhe nevoja më të mëdhaja.

The post LSDM: Qeveria dështoi! Pas shtatë viteve paga mesatare ulet për 1.000 denarë appeared first on Albeu.com.

LSDM dhe BDI për incidentin ndaj Osmanit: Aeroporti ka kamera, shihen të gjitha detajet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë ishte subjekt i një incidenti të rëndë të shkaktuar nga sigurimi i aeroportit të Shkupit, që del të jetë i urdhëruar nga vetë Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Shteti maqedonas kundër çfarëdo konventeje ndërkombëtare dhe sensi të shëndosh diplomatik dhe marrëdhëniesh fqinjësore dyshtetëshe tentuan ta vendosin Osmanin nën një kontroll të rreptë sigurie deri në masën ku edhe fizikisht provuan t’ia mirrnin telefonin nga dora.

“Aeroporti është nën vështrim të plotë me kamera dhe pa problem mund të konstatohen të gjitha hollësitë…kemi informatat e plota se çfarë ka ngjarë saktësisht…nëse fshihen gjithçka do të publikojmë”.

Kështu vijon mesazhi i Lidhjes së Socialdemokratëve (LSDM) të Maqedonisë së Verut drejtuar pushtetit aktual maqedonas në koalicion me VLEN-in shqiptar të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje, pas incidentit skajshmërisht fyes ndaj shtetit të Republikës së Kosovës, ku u pengua, e për më tepër sulmua, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

LSDM-ja, partia që qeveriste me vendin deri para disa muajsh, ka denoncuar ashpër Ministrinë e Punëve të Brendshme të RMV-së duke i qëndruar asaj që rasti assesi nuk duhet të anashkalohet deri në zbardhjen e plotë dhe dhënies së përgjegjësisë, po ashtu edhe për përfshirjen e sigurimit personat të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi.

“I turpëruar” është ndjerë kryetari i partisë më të madhe shqiptare atje, ndonëse tash jo në pushtet, Ali Ahmeti, i cili peshën e fajit e rëndoi te partitë shqiptare të VLEN-it në koalicionin qeverisës.

“Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë. Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me radhë”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Krejt kjo ngjarje ngjau një ditë para se Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, udhëtoi për në Beograd në takim zyrtar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ngjarje kjo me Osmanin që mund ta ketë bërë më të mirëpritur Davkovën atje.

Nga Presidenca e Kosovës e kanë shpjeguar fije-për-pe se si u shpalua ky incident, e që u dha si “sulm ndaj Republikës së Kosovë” dhe “provokim”.

“Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”, thanë nga Presidenca e Kosovës.

“Në vend të arsyetimeve dhe lejimit të propagandës kundër Republikës së Kosovës, kërkojmë nga autoritetet zyrtare në Shkup që me urgjencë ta trajtojnë rastin me seriozitet të lartë dhe të merren masat përkatëse ndaj zyrtarëve që kanë bërë këtë sulm ndaj Republikës së Kosovës”.

Këshilltarja e Presidentes, Donika Kadaj Bujupi e ka shpjeguar po ashtu krejt ngjarjen, për çka edhe e kualifikoi si “shokuese”.

“Presidentja e mban telefonin në dorë, sipas të gjitha protokolleve të sigurisë, është mjet pune, që diskutohen edhe temat e sigurisë, dhe në asnjë mënyrë, për asnjë çmim, pavarësisht tendencave, presidentja nuk e dorëzon telefonin. Refuzoi me dorëzu telefonin në skaner, dëshironin me konfisku telefonin. Fizikisht, me trup, merrshin turr, e kanë shtyrë fizikisht, tentuan me ia marrë telefonin, me ia konfisku”.

“Është skandaloze, është shokuese. Kurrë në 20 vjet të karrierës time në udhëtime që kemi pasur, nuk ka ndodh një përpjekje e tillë që fizikisht me ta konfisku. Ajo nuk e dorëzoi, në atë moment reaguan policët e Kosovës. Ishte në nivelin më të lartë të detyrës, reaguan me trupat e tyre e mbrojtën presidenten dhe Republikën. Ajo e përfaqësonte shtetin, ky është sulm ndaj shtetit. Policia e Kosovës e kreu punën e vet në mënyrë profesionale”, deklaroi Donika Kadaj-Bujupi.

The post LSDM dhe BDI për incidentin ndaj Osmanit: Aeroporti ka kamera, shihen të gjitha detajet appeared first on Albeu.com.

Pas dorëheqjes së Kovaçevskit, LSDM-ja fillon përgatitjet për zgjedhjen e liderit të ri
Pas njoftimit të Dimitar Kovaçevskit për tërheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LSDM-së, socialdemokratët muajin e ardhshëm do të zgjedhin liderin e ri dhe kryesinë e partisë.

Këshilli Ekzekutiv ka sjellë vendim për formimin e grupeve të punës për regjistrim aktiv të anëtarëve për votim në zgjedhjet brenda-partiake, si dhe për organizimin e një kongresi llogaridhënës të LSDM-së.

“Këshilli ekzekutiv e obligoi Komisionin Zgjedhor, mbi baza të statutit të partisë të propozojë rregullore për zbatimin e zgjedhjeve direkte brenda-partiake gjatë muajit qershor, në procedurë transparente dhe demokratike”, thonë nga LSDM, raporton Alsat.

Nga LSDM njoftojnë se dorëheqje nga funksionet kanë dhënë edhe anëtarët e Këshillit Ekzekutiv si dhe anëtarët e kryesisë, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, ai organizativ dhe sekretari për bashkëpunim rajonal.

Këshillit Qendror gjithashtu i kërkohet që ta ndjekin të njëjtin shembull, si një akt moral I përgjegjësisë. Nga LSDM njoftojnë se sipas statutit të partisë, me dorëheqjen e Kovaçevskit të gjithë kryetarët e organizatave komunale janë në dorëheqje, duke pasur parasysh faktin që ata janë emëruar nga ana e kryetarit të partisë, ndërsa funksionin do ta kryejnë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Analistët vlerësojnë se pas rezultateve të zgjedhjeve dorëheqjet ishin të pritshme, madje ato duhej të dorëzoheshin natën e zgjedhjeve.

“Pritej që atë natë të jep dorëheqje edhe vetë kryetari edhe udhëheqësia. Nëse nuk gënjehem me siguri ky ishte rezultati më i keq i LSDM-së në të gjitha zgjedhjet deri më tani…

Shihet qartë se LSDM-së do t’I duhet një fillim I ri dhe në përgjithësi rregulli është që ata që e kanë bërë problemin, vështirë se mund të jenë pjesë të zgjidhjes. Megjithatë kjo I takon vetë partisë që të diskutojë”, deklaroi Aleksandar Kërzhallovski, analist.

Për pozicionin e kreut të LSDM-së, tashmë kanë filluar që të qarkullojnë zëra për kandidatët e mundshëm. Përmenden, Venko Filipçe, Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Jovan Despotovski dhe Igor Ivanovski.

The post Pas dorëheqjes së Kovaçevskit, LSDM-ja fillon përgatitjet për zgjedhjen e liderit të ri appeared first on Albeu.com.

Përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
VMRO-DPMNE propozon të heqim dorë nga e ardhmja evropiane, akuzuan socialdemokratët, duke shtuar se pritja deri në anëtarësimin në Union është çmim shumë i lartë. Sipas LSDM-së, në zgjedhjet e ardhshme zgjedhja do të jetë ndërmjet integrimit dhe izolimit të vendit.

“Rruga e vërtetë për shtetin dhe qytetarët është e ardhmja evropiane. Kjo rrugë nuk është e lehtë, por është reale dhe jep shpresë për ndryshime thelbësore. E vetmja mënyrë reale për të ndryshuar vendin tonë për mirë varet nga reformat e vazhdueshme që çojnë në anëtarësimin në BE”, thonë nga LSDM-ja.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i është përgjigjur dilemës së ngritur nga partia në pushtet. Sipas tij, është gënjeshtër dhe theksoi se me pranimin e propozimit francez nga qeveria, është hapur mundësia e kushtëzimeve të reja, të cilat do ta bëjnë të pamundur rrugën drejt BE-së.

“Qytetarët duhet ta dinë qartë. Këto zgjedhje janë për vendim në të cilin në njërën anë do të votojnë grupi i Ali Ahmetit, Artan Grubit, Bujar Osmanit, Zeçeviqit, Mariçiqit, Pendarovskit dhe Kovaçevskit, kurse në anën tjetër është VMRO-DPMNE dhe koalicioni. Çdo opsion i tretë ose qëndrimi në shtëpi është votë e drejtpërdrejtë për grupin e parë”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me integrimet evropiane, Mickoski tha se Qeveria e ardhshme do të jetë e gatshme të ulet dhe të bisedojë me Brukselin, Sofjen dhe të gjithë të interesuarit, por në bazë të kritereve evropiane të Kopenhagës dhe të drejtave të njeriut. Sipas tij, duhet një zgjidhje e përhershme.

“Ne si qytetarë të Republikës së Maqedonisë duhet të dimë se çfarë realisht planifikon Evropa me Maqedoninë dhe jo të kërkojmë justifikime. Evropa më në fund duhet t’i tregojë këtij kombi se çfarë planifikon realisht me këtë komb dhe të mos jetë subjekt i politikës dhe politikës ditore. Ne jemi për vlera reale evropiane”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Duke folur për listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, Mickoski përsëriti se do të jetë bartës në njësinë e parë zgjedhore, në të dytën do të jetë nënkryetari i partisë Vllado Misajllovski, në të tretën deputeti Dragan Kovaçki, në të katërtën do të jetë Aleksandar Nikollovski, ndërsa në të gjashtën deputetja Dafina Stojanovska. Partia ende nuk ka vendosur kandidat për njësinë e pestë zgjedhore. /Alsat.mk

The post Përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut appeared first on Albeu.com.

LSDM mban kongresin e partisë, pritet të konfirmohet kandidatura e presidentit Pendarovski
Sonte LSDM mban kongresin e partisë, ku pritet të konfirmohet kandidatura e presidentit aktual, Stevo Pendarovski.

Pas përfundimit të pjesës zyrtare, paralajmërohet fjalim i Pendarovskit. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski,  theksoi se Kongresi do të marrë vendim për kandidaturën e, siç tha, fituesit të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit dhe 8 majit.

Pendarovski më herët, kur njoftoi se do të hyjë në garë për mandatin e dytë, tha se pesë vitet e fundit kanë treguar se presidenti mund të jetë i pavarur nga çdo qendër e fuqisë politike apo ekonomike në vend, përfshirë edhe ata që e kanë mbështetur në zgjedhje.

Sipas tij, ai ka mandat pas tij pa asnjë gabim strategjik, afera korrupsioni, rast nepotizmi apo konflikti interesi./alsat

The post LSDM mban kongresin e partisë, pritet të konfirmohet kandidatura e presidentit Pendarovski appeared first on Albeu.com.

LSDM mbështet Pendarovskin edhe për një mandat të dytë
Kryesia e LSDM-së sot pasdite ka marrë vendim që të përkrahë për mandatin e dytë presidencial, presidentin aktual Stevo Pendarovski.

Burime partiake bëjnë të ditur se sot pasdite në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është vendosur që Stevo Pendarovski të përkrahet si kandidat për kryetar të shtetit.

Ky vendim do t’u prezantohet anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë këto ditë.

Tashmë janë planifikuar takime me partnerët e koalicionit për ditët në vijim, ndërsa konventa zyrtare promovuese do të mbahet më 3 mars.

The post LSDM mbështet Pendarovskin edhe për një mandat të dytë appeared first on Albeu.com.

Opcion i ri në tavolinë/ BDI merr kryeministrin, LSDM kryeparlamentarin?
Varianti më serioz për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës është që kryeministër teknik të jetë Talat Xhaferi nga BDI, ndërsa kryetar i ri i Kuvendit Jovan Mitrevski nga LSDM. Kështu bëri të ditur dje emisioni 360 ​​gradë, ndërsa burime partiake për TV21 nga LSDM thonë se propozimi është në prag të miratimit dhe është në pritje të dritës jeshile nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Deri më tani në publik janë shfaqur disa emra për kryeministra teknikë.

Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, është i sigurt për fitoren në zgjedhje.

“DPMNE dhe Levica duan të na kthejnë në kohën e regjimit të Gruevskit, ku të rinjtë nxirrnin pasaporta bullgare për t’u larguar nga vendi, ishim në grindje me fqinjët tanë dhe të izoluar nga bota. Edhe qytetarët e njohin këtë dallim dhe prandaj jam i sigurt për fitore të dyfishtë në zgjedhjet në Frontin Europian”, tha Stefan Bogoev, nënkryetar i LSDM-së.

Në fitore besojnë edhe kundërshtarët e tyre nga VMRO-DPMNE.

“Ne do ta pranojmë çdo zgjidhje, sepse jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje dhe jemi të sigurt se qytetarët do të kenë mundësi të votojnë atë tek i cili  kanë më shumë besim dhe jemi të bindur se kjo do të jetë VMRO-DPMNE”, deklaroi Stefan Andonovski, VMRO-DPMNE.

Nesër në mesditë në Kuvend është caktuar takimi i liderëve, ku praninë e tyre e konfirmuan dy partitë më të mëdha politike maqedonase. Do të dakordohet data e zgjedhjeve dhe do të diskutohet aplikimi i vërejtjeve  nga OSBE dhe ODIHR. Partitë pritet të zyrtarizojnë 8 majin si datë për zgjedhje, ndërsa Maqedonia do të duhet të ketë qeveri teknike më 28 janar. Kjo do të thotë gjithashtu se zgjedhjet duhet të shpallen në fund të shkurtit.

Sipas kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka hapësirë ​​të mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare në maj të vitit të ardhshëm. Kovaçevski bëri të ditur se në mbledhjen e Kuvendit në dhjetor do të përcaktohen të gjitha detajet rreth mbajtjes së zgjedhjeve.

Sipas kreut të opozitares  VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, data e zgjedhjeve është objekt i konsensusit dhe duhet të finalizohet dhe të saktësohet. Partia mendon se nuk ka më nevojë për ekzistimin e qeverisë teknike. /zhurnal.mk

The post Opcion i ri në tavolinë/ BDI merr kryeministrin, LSDM kryeparlamentarin? appeared first on Albeu.com.

Mickoski: LSDM-ja kërkon zgjedhje të ndara që humbja e tyre të jetë më e vogël
LSDM-ja nuk e përjashton mundësinë që për datën e zgjedhjeve të arrihet marrëveshje në grupin ndërpartiak në Kuvend. Kjo ishte kërkesë e opozitës, pasi pushteti paraprakisht i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të caktojë përfaqësues të saj në grupin e punës të Ministrisë së Drejtësisë i cili përgatit ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Ndërkohë nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë që për datën e zgjedhjeve të arrihet marrëveshje në Kuvend, si institucioni kyç për shpalljen e zgjedhjeve.

“Qëndrimi ynë mbetet parimor se zgjedhje do të ketë në afatin e rregullt, që është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Nëse hapet çështja e saktësimit të datës së zgjedhjeve, atëherë ne edhe nëse hapet kjo çështje te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, atëherë jemi të gatshëm që të delegojmë përfaqësuesit tanë në këtë grup punues, i cili do të përcaktojë datën e saktë të zgjedhjeve”, deklaroi Daniela Nikolova – deputete e LSDM-së.

Sipas kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pushteti për shkak të taktizimeve partiake po i shmanget marrëveshjes për datën e zgjedhjeve, e cila do të rezultonte me përfshirjen e serishme të LSDM-së në qeverisjen e ardhshme. Mickoski përsëriti thirrjen për organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në të njëjtën ditë.

“Mendojnë se do të kishin rezultat të mirë në zgjedhjet presidenciale, ndaj sa më larg të jenë zgjedhjet parlamentare, njerëzit do të shkojnë në pushime vjetore dhe pjesëmarrja do të ishte më e ulët dhe kështu do të kishin arritur një lloj rezultati konkurrues, pas çka supozoj si të tretët në zgjedhje, do t’u japë atyre mundësinë për të marrë pjesë në një lloj qeverie të ardhshme”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë vonuar, sepse parapëlqehet që të mos miratohen ndryshime të tilla gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. Më herët, opozita tha se nuk do të delegojnë përfaqësues në grupin punues në Ministrinë e Drejtësisë, sepse bëhet fjalë për ndryshime teknike, për të cilat do të jepnin mbështetje në Kuvend. Sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të dyfishta në afatin e rregullt, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka theksuar se datat e vetme janë mes 5 dhe 8 majit. /Alsat.mk

The post Mickoski:  LSDM-ja kërkon zgjedhje të ndara që humbja e tyre të jetë më e vogël appeared first on Albeu.com.

LSDM: Mickoski si Gruevski,VMRO-DPMNE-ja kundër BE-së
Seanca e djeshme e Kuvendit tregoi se VMRO-ja është padyshim kundër BE-së, dhe Hristijan Mickoski është i njëjtë me mentorin e tij Nikolla Gruevski – akuzojnë përmes një reagimi me shkrim nga LSDM e Kovaçevskit.

Sipas LSDM-së, partia e Mickoskit dhe Levica dje kanë treguar se nuk kanë asnjë argument dhe se nuk dinë të diskutojnë e të bëjnë debat.

“Me shumë lehtësi tregojnë se janë të gatshëm të bllokojnë të ardhmen evropiane të qytetarëve, vetëm për qëllime personale dhe kundër një jete më të mirë për qytetarët dhe realizimit të qëllimit strategjik, anëtarësimit të plotë në BE. Është e qartë si kristali se qëllimi i tyre nuk është të negociojnë një marrëveshje të re, por qëllimi i tyre është të bllokojnë dhe të shpëtojnë karrierën e tyre politike. Mickoski dëshiron ta tërheqë vendin prapa, vetëm për shkak të ulëses së tij në Pallatin e Bardhë, ashtu siç bëri Gruevski për 11 vjet” thonë nga LSDM.

Nga LSDM shprehen të bindur se do të sigurojnë 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese./ina

The post LSDM: Mickoski si Gruevski,VMRO-DPMNE-ja kundër BE-së appeared first on Albeu.com.