LSDM-ja Archives - Albeu.com

Qeveria e re me dhjetë ministra shqiptarë, ndryshime tek LSDM-ja (VIDEO)
Kryeministri në ardhje Dimitar Kovaçevski ka lënë jashtë Qeverisë disa prej emrave të zëshëm të dy Qeverive të Zaevit. Venko Filipçe, Nikolla Dimitrov, Radmilla Sheqerinska e Milla Carovska nuk do të jenë pjesë e ekipit qeveritar të Kovaçevskit.

As Jagoda Shahpaska dhe Irena Stefoska, ministrat e deritanishëm të Punës dhe Politikës Sociale dhe Kulturës, nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së re.

Nga funksionarët e deritanishëm të LSDM-së, vetëm Oliver Spasovski dhe Fatmir Bytyqi do të vazhdojnë të mbajnë postet e njëjta, ndërsa Bojan Mariçiq dhe Ljupço Nikollovski do të jenë pjesë e Qeverisë por me ndryshim resorësh.

Ndërrim të resorëve ka edhe mes partnerëve qeveritarë. Alternativa si partnere e re në koalicionin qeveritar, i merr LSDM-së Ministrinë e Shëndetësisë dhe BDI-së Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

BDI nga ana tjetër merr Ministrinë e Arsimit nga LSDM-ja, të cilën do ta udhëheqë ministri i deritashëm i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri. Të gjitha pozicionet tjera mbeten të njejtë për BDI-në, me të njejtit emra në krye të ministrive.

LSDM do të marrë në drejtim Ministrinë e Bujqësisë, e cila u lirua nga Lëvizja Besa pasi braktisi Qeverinë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Kabineti qeveritar i Kovaçevskit do të numërojë gjithsej 21 funksionarë, një më shumë se sa Qeveria e Zaevit. Shtohet Ministri pa resor për çështjen e diasporës i cili do të jetë kuadër i Alternativës. Qeveria e Kovaçevskit do të ketë vetëm 4 ministre femra dhe të gjitha vijnë nga LSDM.

LSDM

Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Sllavica Gërgovska

Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Bojan Mariçiq

Ministre e Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska

Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski

Ministër i Drejtësisë – Nikolla Tupançevski

Ministër i Bujqësisë – Ljupço Nikollovski

Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jovana Trençevska

Ministër i Kulturës – Bisera Stojçevska

Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski

BDI:

Zv/kryeministër i Parë dhe Ministër i Sistemit Politik – Artan Grubi

Ministër i Jashtëm – Bujar Osmani

Ministër i Financave – Fatmir Besimi

Ministër i Arsimit – Jeton Shaqiri

Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Ministër i Ambientit – Naser Nuredini

Alternativa:

Ministër i Shëndetësise – Bekim Sali

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Haliti

Ministër pa resor për Diasporën – Xhemail Çupi

The post Qeveria e re me dhjetë ministra shqiptarë, ndryshime tek LSDM-ja (VIDEO) appeared first on Albeu.com.