lokalet ne shqiperi Archives - Albeu.com

Shpenzojmë 400 milionë euro në vit për bare e restorante, por numri i lokaleve po bie me shpejtësi
Baret dhe restorantet kanë qenë një biznes i preferuar për shqiptarët, por ky model është zbehur vitet e fundit për dy arsye. Së pari, pandemia në vitin 2020 goditi rëndë këtë aktivitetet. Së dyti, mungesa e fuqisë punëtore dhe rënia e konsumit si rrjedhojë e emigracionit po japin efekt më të qëndrueshëm negativ.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, për herë të parë në një dekadë shqiptarët ulën shpenzimet për bare e restorante dhe kjo ishte normale për shkak të kufizimeve si rrjedhojë e pandemisë.

Në vitin 2021, shpenzimet u rikuperuan, por sërish ato mbetën nën nivelin e pandemisë. Sipas INSTAT, qarkullimi vjetor i bareve dhe restoranteve në 2021 ishte 47.2 miliardë lekë, ose rreth 400 milionë euro, që konsumatorët vendas apo dhe turistët e huaj kanë shpenzuar për të konsumuar në bare e restorante. (shiko grafikun: Të ardhura gjithsej, Shërbimi ushqimor). Nga të dhënat rezulton se çdo shqiptar shpenzon rreth 145 euro në vit për të

Në krahasim me 2020-n, të ardhurat e këtij aktiviteti u rritën me 17%, por ato mbetën 9% më të ulëta sesa para pandemisë. Të dhënat tregojnë se deri në vitin 2019 shpenzimet në bare e restorante ishin rritur me shpejtësi, duke kulmuar në 52 miliardë lekë (430 milionë euro) në 2019-n. (shiko grafikun: Të ardhura gjithsej, Shërbimi ushqimor).

Jo vetëm shpenzimet e qytetarëve për bare e restorante janë ulur. Biznesi i bareve nuk duket më aq tërheqës. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve që veprojnë në akomodimin ushqimor është ulur vazhdimisht që nga viti 2016, kur arriti në gati 19 mijë. (shiko grafikun: Numri i ndërmarrjeve, Shërbimi ushqimor)

Ndërsa një pjesë e kësaj tendence lidhet me hapjen e zinxhirëve të mëdhenj të bareve, nga viti 2019 ka rënë edhe numri i punonjësve. Në 2021-n kishte 14.7 mijë punonjës, që është numri më i ulët që nga viti 2014. (Të punësuar gjithsej, numri mesatar vjetor, Shërbimi ushqimor).

Rënia e biznesit të bareve e restoranteve ka sjellë edhe tkurrje të fitimeve. Norma e fitimit për sektorin e akomodimit ushqimor ishte 13.6% në vitin 2021, nga 25.1% në 2011-n. (shiko grafikun: Norma e fitimit, Shërbimi ushqimor).

Sipas Shoqatës së Bareve e restoranteve rënia e aktivitetit të sektorit ka vijuar dhe në 2022 e fillimin e 2023 dhe është e lidhur me disa faktorë si frenimi i kërkesës për shkak të shtrenjtimit të çmimeve dhe sidomos nivelit të lartë të emigracionit, kryesisht të të rinjve.

Sektori vuan dhe për të gjetur fuqinë punëtore dhe së fundmi Shoqata ka deklaruar se kërkohen rreth 15 mijë punonjës. Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohoi më herët për Monitor se prej 3 muajsh, për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi po kërkojnë punonjës nga Filipinet. Për kthimin në normalitet të sektorit shoqata pohon domosdoshmërinë e plotësimit të 15,000 vendeve të lira të punës./Monitor

The post Shpenzojmë 400 milionë euro në vit për bare e restorante, por numri i lokaleve po bie me shpejtësi appeared first on Albeu.com.