lokal nate Archives - Albeu.com

Shpërndanin lëndë narkotike në lokal nate, dënohen pronari dhe tre anëtarë të stafit
Janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar katër persona të akuzuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Të dënuarit janë shtetasit E.V., K.I., K.D. dhe R.I., të cilët sipas hetimeve ushtronin aktivitet të organizuar të shpërndarjes së kokainës në lokalin e natës “Star Club”, në qytetin e Dimalit.

Sipas dosjes hetimore, pronari i lokalit, E.V., dyshohet se drejtonte aktivitetin kriminal, duke siguruar dhe shpërndarë doza kokaine për klientët e lokalit.

Droga fshihej në mure, konsumohej në tualet.

Lënda narkotike mbahej e fshehur në blloqet e murit rrethues të lokalit dhe shitej në doza nga 0.2 deri në 0.5 gramë, me çmime që varionin nga 2 mijë deri në 5 mijë lekë.

Prokuroria provoi se klientët, pasi konsumonin alkool në ambientet e lokalit, kërkonin edhe kokainë, të cilën më pas e konsumonin në tualetet e klubit.

Në aktivitetin e paligjshëm, E.V. ndihmohej nga truproja e lokalit K.D., menaxheri K.I. dhe kamarieri R.Z., i cili merrte porositë nga klientët dhe i përcillte tek personat që kryenin shitjen e drogës.

Sipas hetimeve, të pandehurit përdornin termin “amaro” si kod për kokainën, në mënyrë që të mos kuptoheshin gjatë komunikimeve për shitjen dhe fitimet nga lënda narkotike.

Gjykata vendosi:

E.V. u dënua me 12 vite burg, dënim që pas gjykimit të shkurtuar u ul në 8 vite burgim;

K.I. u dënua me 7 vite burg, të reduktuara në 4 vite e 8 muaj;

K.D. u dënua me 7 vite burg, të reduktuara në 4 vite e 8 muaj;

R.I. u dënua me 7 vite burg, të reduktuara në 4 vite e 8 muaj.

Njoftimi:

Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në lokal nate me pseudonimin ‘amaro’, me kërkesë të Prokurorisë Berat dënohen pronari, truproja, menaxheri dhe kamarieri

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat u shpallën fajtor dhe dënuan katër shtetasit, E.V., K.I., K.D. dhe R.I. për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit dhe gjykimit të procedimin penal nr. 319 të vitit 2023, u vlerësua se akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurve është tërësisht e provuar.

Hetimet nisën nga informacionet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, se shtetasi E.V. është i implikuar në aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, në qytetin e Dimalit. Nga të dhënat e marra rezultoi se ky shtetas kryen aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, me intensitet të lartë, në qytetin e Dimalit dhe më gjerë, të cilën e disponon në sasi të ndryshme.

Ky shtetas ka në pronësi edhe një lokal nate të quajtur “Star Club”, ku u provua se klientët pasi konsumonin sasi të madhe alkoli, kërkonin dhe lëndë narkotike, konkretisht kokainë. Lëndën narkotike e mban të fshehur në një nga blloqet e murit rrethues të lokalit dhe e ka të ndarë në doza të vogla 0.2 gr deri në 0.5 gr, të cilën e ka gati për shitje, ku një dozë shitej për shumën 2000-5000 lekë. Klientët pasi marrin dozën e kokainës e konsumonin në ambientet e tualetit të lokalit. Në këtë aktivitet ai ndihmohej edhe nga bodyguardi (truporoja) i lokalit K.D., menaxheri K. I. dhe kamarieri R.Z.

Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm që të pandehurit E.V., K.I, R. Z., dhe K.D., kanë realizuar tregtimin e lëndës narkotike të llojit “kokainë”, në mënyrë të vazhdueshme, të përsëritur dhe për një kohë të gjatë përdoruesve të lëndëve narkotike të cilët vinin në lokalin “Bar Star” dhe blinin lëndën narkotike.

Rezultatet e përftuara nga blerjet e simuluara të cilat janë pasqyruar të detajuara te rrethanat e faktit provojnë se të pandehurit shisnin në vazhdimësi lëndë narkotike personave të ndryshëm që vinin si klientë në lokalin “Bar Star”, ku lëndën narkotike të llojit “kokainë” e mbanin të fshehur jashtë lokalit në pjesën e mbrapme të tij, ku e merrnin në një kuti të vendosur te muri rrethues i lokalit, ndërsa pjesën tjetër të lëndës narkotike e mbanin të fshehur në banesën e të pandehurit E. V. Të pandehurit lëndën narkotike e quanin “amaro” në mënyrë që mos kuptoheshin kur bisedonin lidhur me lekët që kishin përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Nga analiza e provave dhe rrethanave të faktit provohet plotësisht se i pandehuri E. V. e kryente veprimtarinë e paligjshme në bashkëpunim dhe konkretisht në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit. I pandehuri K.D., e ka kryer veprën penale në cilësinë e ekzekutorit. Ai ka ndjekur me përpikmëri detyrat e lëna nga bashkëpandehuri E. V. Edhe i pandehuri tjetër K.I., e ka kryer veprën penale në rolin e ekzekutorit, dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat për ta realizuar plotësisht veprën penale. Ndërsa i pandehuri R.Z. e ka kryer veprën penale në rolin e ndihmësit, pasi ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme që vepra penale të realizohet plotësisht, duke marrë porositë nga klientët e lokalit për blerjen e lëndës narkotike dhe duke e përcjellë porosinë tek të bashkëpandehurit K.I. dhe K. D. të cilët kanë qenë në rolin e ekzekutorit pra shitësit të lëndës narkotike.

Sa më sipër, në përfundim të hetimit gjyqësor me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u vendos:

Deklarimi fajtor i të pandehurit E.V. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 12 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 8 vite burgim;

Deklarimi fajtor i të pandehurit K.I. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe dënimin e tij me

7 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim;

Deklarimi fajtor i të pandehurit K.D. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe dënimin e tij me

7 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim; dhe

Deklarimin fajtor të të pandehurit R.I për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, dhe dënimin e tij me 7 vite burgim.Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

The post Shpërndanin lëndë narkotike në lokal nate, dënohen pronari dhe tre anëtarë të stafit appeared first on Albeu.com.

Sherr masiv me sende të forta në një lokal nate në Palasë, i riu shpallet në kërkim
Mbrëmjen e djeshme, një sherr masivka ndodhur në një lokal nate në fshatin bregdetar Palasë.

Policia e Vlorës, thotë se ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Xh.S, banues në Tiranë. I riu sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42-vjeç.

“Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”,- njofton policia.

The post Sherr masiv me sende të forta në një lokal nate në Palasë, i riu shpallet në kërkim appeared first on Albeu.com.