lojtari peson arrest kardiak Archives - Albeu.com

Ditë zie në futboll, ndërron jetë në fushë talenti 17-vjeçar nga Kosova
Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në Kosovë gjatë një ndeshje futbolli.

Talenti 17-vjeçar i Trepçës 89, Erion Kajtazi ka ndërruar jetë në fushën e lojës pas një sulmi kardiak. Djaloshi ka rënë papritur në fushën e lojës duke ngjallur panik për të gjithë të pranishmit.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, Trepça ‘89 dhe Emergjenca e Spitalit të Prizrenit.

Kajtazi, që veshi edhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës U17, gjatë ndeshjes kundër A&N në Prizren ra në tokë pa vetëdije.

Siç ka njoftuar FFK-ja, mjekët e të dyja skuadrave bën përpjekje maksimale për t’i shpëtuar jetën talentit 16-vjeçar, por ishte e pamundur. Mjekët konstatuan vdekjen që ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Reagim emocional pati klubi ku luante Kajtazi. Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, është shprehur i shokuar me vdekjen e 17-vjeçarit. Zeka ndër të tjera shkroi se po planifikonin transferimin e Kajtazit në Evropë në një të ardhme të afërt.

“Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për ty, Erion. U rrite me të gjitha grupmoshat te ne. Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Evropë e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti, vetëm fizikisht, por jo edhe emocionalisht e shpirtërisht. Eri, siç të thërritshim të gjithë, do të mbetesh gjithmonë në mendjen tonë i dashur, i buzëqeshur, i afërt me të gjithë shokët dhe në përgjithësi klubin tonë”, thuhet në reagimin e presidentit të klubit mitrovicas.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi, e përshkroi si lajm tronditës vdekjen e talentit 17-vjeçar, për të cilin thotë se iu ndalën ëndrrat futbollistike në gjysmë.

“Thellësisht i tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit të FC Trepça’89 dhe anëtarit të ekipeve të grupmoshave të Kombëtares së Kosovës, Erion Kajtazi. Një lajm që na tronditi dhe preku zemrat e gjithsecilit prej nesh si komunitet i futbollit, por edhe opinionin e Kosovës në përgjithësi. Vdekja e parakohshme i ndali në gjysmë ëndrrat e tij rinore dhe futbollistike. Erioni ndërroi jetë në fushën e gjelbër, aty ku filloi ta jetësonte ëndrrën e tij për t’u bërë një futbollist i madh, me të cilin do të krenohej jo vetëm familja, por edhe i gjithë kombi”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në Facebook, duke i shprehur ngushëllime familjes së lojtarit, klubit Trepça ’89 dhe tërë komunitetit të futbollit./ h.ll/albeu.com

The post Ditë zie në futboll, ndërron jetë në fushë talenti 17-vjeçar nga Kosova appeared first on Albeu.com.