lojerat-mesdhetare-taranto-2026 Archives - Albeu.com

Taranto 2026”, Bushi: Respektojmë Italinë, Kosovën dhe Algjerinë, por objektivi ynë është kualifikimi
<html><head></head><body>

Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa trajneri Alban Bushi ka bërë publike listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë kuqezinjtë në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar.

Pas përzgjedhjes së lojtarëve, tekniku i ekipit shpresa ka dhënë një intervistë për fshf.org, ku ka folur për objektivat, pritshmëritë dhe vlerën që ky turne ka për një brez të ri futbollistësh shqiptarë.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare na motivon shumë. Ky nuk është vetëm një turne, por një mundësi për të shfaqur karakterin, personalitetin dhe mentalitetin e futbollit shqiptar. Në grup kemi kundërshtarë shumë të fortë, si Italia, Kosova dhe Algjeria. I respektojmë të gjitha këto skuadra, por nuk do të shkojmë vetëm për të marrë pjesë; synimi ynë është të konkurrojmë denjësisht ndaj tyre”, u shpreh Bushi.

Trajneri theksoi se Shqipëria do të kërkojë kualifikimin, edhe pse pranon vështirësinë e detyrës. Ai sqaroi gjithashtu se lista përbëhet pothuajse tërësisht nga lojtarë të rinj, të datëlindjeve 2006, 2007 dhe 2008, të cilët sezonin e ardhshëm pritet të jenë pjesë e ekipit shpresa. Sipas Bushit, ky kompeticion do t’u japë atyre mundësinë të tregojnë vlerat dhe të përballen me futbollin europian. Megjithëse nuk janë në formën optimale, pasi kampionati i Kategorisë së Parë ende nuk ka nisur, ai beson se skuadra do të zhvillojë një paraqitje shumë të mirë.

“Objektivi ynë është kualifikimi. E dimë se do të jetë e vështirë, por futbolli nuk vendoset vetëm nga emrat apo historia. Organizimi, besimi dhe lufta për çdo top janë thelbësore. Për këta lojtarë ky është një rast shumë i mirë për të treguar nivelin e tyre dhe për t’u matur me futbollin europian”, deklaroi trajneri i Shqipërisë U-21.

Bushi u ndal edhe te ndeshja hapëse kundër Italisë dhe te koha e kufizuar që stafi teknik ka në dispozicion për përgatitjen e ekipit. Përballja do të luhet të shtunën në orën 21:00, ndërsa trajneri tha se çdo takim do të trajtohet si një finale.

“Koha për t’u përgatitur është shumë e shkurtër. Sot është e mërkurë dhe të shtunën, në orën 21:00, luajmë me Italinë. Si staf do të përpiqemi t’u përcjellim lojtarëve idetë dhe strategjitë tona për këtë përballje. Çdo ndeshje do të jetë si një finale. Duhet të paraqitemi me shumë dinjitet dhe kemi dëshirë të madhe ta fitojmë këtë turne”, tha Alban Bushi.

</body></html>

The post Taranto 2026”, Bushi: Respektojmë Italinë, Kosovën dhe Algjerinë, por objektivi ynë është kualifikimi appeared first on Albeu.com.