Lloyd Austin Archives - Albeu.com

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Austin shtrohet në spital
Një zëdhënës i Pentagonit tha se sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u dërgua në spitalin ushtarak Walter Reed të dielën për trajtimin e “simptomave që tregojnë për një problem emergjent të fshikëzës”.

“Zëvendëssekretari i Mbrojtjes dhe shefi i Shtatmadhorisë janë njoftuar. Për më tepër, janë njoftuar edhe Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi”, tha në një deklaratë me shkrim zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Pat Ryder.

Më vonë, zëdhënësi Ryder publikoi një deklaratë tjetër, duke thënë se rreth orës 17:00 të së dielës sekretari Austin ia transferoi “funksionet dhe detyrat” zëvendës sekretares së Mbrojtjes, Kathleen Hicks.

Update: Secretary Austin is still at the hospital and receiving treatment. At approximately 4:55 pm today, he transferred the functions and duties of the office of the Secretary of Defense to Deputy Secretary of Defense Kathleen Hicks. Full statement: https://t.co/ohOQmlG57x

— Maj. Gen. Patrick Ryder (@PentagonPresSec) February 12, 2024

Zyrtarët në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed thanë se sekretari Austin u shtrua në spital pasi iu nënshtrua analizave mjekësore.

“Tani për tani nuk është e qartë se për sa kohë sekretari Austin do të qëndrojë i shtruar në spital”, thanë zyrtarët në një deklaratë. “Çështja e fshikëzës nuk pritet të ndryshojë shërimin e tij. Parashikimet mbeten të shkëlqyera”.

Në fund të vitit të kaluar, Austin u diagnostikua me kancer të prostatës. Ai u kritikua që e mbajti fshehtë një gjë të tillë.

Më 1 shkurt, sekretari Austin, 70 vjeç, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se kur mori vesh për diagnozën, “ishte tronditur” dhe ideja e parë ishte “ta mbante të fshehtë”.

“Dua të jem i qartë, ne nuk e trajtuam këtë si duhet. Unë nuk e trajtova si duhet. Duhet t’i kisha thënë presidentit për diagnozën time. Duhet t’i kisha thënë gjithashtu ekipit tim dhe publikut amerikan, dhe e marr përsipër përgjegjësinë e plotë”, tha sekretari Austin më 1 shkurt. “U kërkoj ndjesë shokëve të mi të skuadrës dhe popullit amerikan”.

Pasi u diagnostikua me kancer të prostatës në fillim të dhjetorit, ai u shtrua në një spital për një procedurë kirurgjikale më 22 dhjetor. Sekretari Austin punoi nga shtëpia në javën pas ndërhyrjes, raportoi agjencia Associated Press.

Sekretari Austin u dërgua serish me 1 janar dhe kaloi dy javë të tjera në spital pasi përjetoi dhimbje të mëdha dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv.

Presidenti Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë u informuan për diagnozën e sekretarit Austin më shumë se një javë pasi ai u rishtrua në spital.

The post Sekretari amerikan i Mbrojtjes Austin shtrohet në spital appeared first on Albeu.com.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes i ofron mbështetje Izraelit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Ausitin, u takua me kryeministrin izraelit, Banjamin Netanyahu, dhe zyrtarë të lartë qeveritarë më 13 tetor për të riafirmuar mbështetjen amerikane dhe për të parë nga afër armët dhe asistencën e sigurisë që Uashingtoni me shpejtësi ia dërgoi Izraelit, në javën e parë të luftës së Izraelit me grupin militant palestinez, Hamas.

Austin është zyrtari i dytë më i lartë amerikanë që ka vizituar Izraelin në dy ditët e fundit. Një ditë më herët në Izrael qëndroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po vazhdon vizitat e tij në rajon.

Të premten, ushtria izraelite u bëri thirrja qindra mijëra banorëve të Qytetit të Gazës të evakuohen “për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre”, teksa është rritur frika se Izraeli do të kryejë sulm tokësor. Militantët e Hamasit, që udhëheqin Gazën, u përgjigjën duke iu bërë thirrje palestinezëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

I pyetur për gjasat që të ketë viktima në mesin e civilëve në Gazë, Austin tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe shtoi se ai ka punuar për vite të tëra me forcat izraelite, kur kishte shërbyer në ushtri.

“Ata janë profesionistë, janë të disiplinuar dhe janë të përqendruar në gjërat e duhura”, tha ai për gazetarët pas takimit me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe kabinetin e luftës të Izraelit.

Gallant nuk iu përgjigj pyetjes nëse forcat e tij do t’iu japin vetëm 24 orë kohë civilëve në Gazë që të largohen. Por, ai tha se ata që duan të shpëtojnë jetën e tyre “duhet të shkojnë në jug”.

“Izraeli kurrë nuk do të shtie me qëllim drejt civilëve. Kurrë”, tha Gallant. Ai shtoi se militantët e Hamasit do ta kamuflojnë veten në mesin e popullatës dhe Izraeli duhet t’i ndajë ata nga civilët.

Para kësaj konference për media, Austin u takua me Netanyahun të cilin e sigurojë se “siç ka thënë edhe presidenti [i SHBA-së, Joe Biden] ju keni mbështetjen tonë. Ne qëndrojmë me ju”.

Zyrtarët e mbrojtjes që ishin në udhëtim me Austinin thanë se kjo vizitë u bë për të shfaqur mbështetjen e palëkundur të Amerikës për popullin e Izraelit dhe për t’u siguruar që këtij shteti t’i ofrohen mjete për mbrojtur veten.

Dërgesa e dytë me armë në Izrael arriti më 13 tetor, tha SHBA-ja dhe Gallant.

Më 7 tetor, Hamasi nisi një sulm të befasishëm, duke sulmuar Izraeli nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj me bombardime në Rripin e Gazës, që është shtëpi e 2.2 milionë palestinezëve.

Si pasojë e dhunës, mbi 1.500 persona janë vrarë në Izrael dhe 1.400 të tjerë në Rripin e Gazës.

The post Sekretari amerikan i Mbrojtjes i ofron mbështetje Izraelit appeared first on Albeu.com.

Sekretari amerikan i mbrojtjes: Pushtimi i Ukrainës, kërcënimi më i madh për Evropën që nga Lufta e Ftohtë
Pushtimi rus i Ukrainës është kërcënimi më i madh për Evropën që nga Lufta e Ftohtë, tha sekretari amerikan i mbrojtjes.

Lloyd Austin e quajti atë një sulm ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla që na mban të gjithëve të sigurt dhe të sigurt, gjatë takimit të dhjetë të një aleance prej 54 kombesh të quajtur Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

“Vendet këtu sot e kuptojnë rrezikun e luftës së zgjedhur të Rusisë – si për popullin ukrainas ashtu edhe për botën”, tha ai.

“Ky është kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane që nga fillimi i Luftës së Ftohtë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Dhe është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla që na mban të gjithëve të sigurt”, shtoi ai.

The post Sekretari amerikan i mbrojtjes: Pushtimi i Ukrainës, kërcënimi më i madh për Evropën që nga Lufta e Ftohtë appeared first on Albeu.com.

Beteja për Bakhmutin, Shefi i Pentagonit: Ka më shumë vlerë simbolike sesa strategjike
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të hënën se nëse trupat ruse arrijnë të marrin kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmutit, kjo gjë nuk do të sillte një ndryshim vendimtar në konflikt.

“Mendoj se ka më shumë vlerë simbolike sesa vlerë strategjike dhe operacionale“, u tha Sekretari Austin gazetarëve gjatë një vizite në Jordani.

Prej muajsh Bakhmuti është përfshirë nga luftimeve intensive mes përpjekjeve të Rusisë për të marrë kontrollin e këtij qyteti, që shtrihet në provincën Donetsk të Ukrainës.

Zoti Austin tha gjithashtu se një vendim i forcave ukrainase për të dislokuar trupat në perëndim të qytetit, nuk do të përbënte sipas tij një problem strategjik për Kievin.

Por sot ushtria e Ukrainës njoftoi për një raund të ri sulmesh ruse gjatë të cilave u përdorën dronë të prodhuar nga Irani.

Në një njoftim në Twitter, ministria ukrainase e Mbrojtjes shkruante se forcat e saj kishin arritur të rrëzonin 13 prej 15 dronëve të lëshuar.

Moska ka përdorur dronë ‘Shahed’ për të goditur objektivë në të gjithë Ukrainën, përfshirë objekte infrastrukturore.

Po kështu Rusia njoftoi se ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu vizitoi të hënën ushtarët rusë si dhe një qendër mjekësore në qytetin e Mariupolit, të cilin Rusia e rrafshoi vitin e kaluar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes zoti Shoigu vizitoi qytetin me qëllimin për të mbikëqyr përpjekjet për rindërtimin e tij, por pa dhënë detaje se kur u zhvillua vizita. /VOA

The post Beteja për Bakhmutin, Shefi i Pentagonit: Ka më shumë vlerë simbolike sesa strategjike appeared first on Albeu.com.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes pret Peleshin në Pentagon, VOA: Diskutime për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, priti sot në Pentagon ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Zoti Austin tha se ky takim vjen në një periudhë kritike për sigurinë e Evropës, pas agresionit rus kundër Ukrainës, ndërsa falenderoi Shqipërinë për mbështetjen ndaj Kievit.

“Faleminderit për ndihmën me municione dhe atë humanitare që Shqipëria po ofron për Ukrainën. Jemi veçanërisht mirënjohës për angazhimin e Shqipërisë në aktivitetet që rrisin vigjilencën e NATO-s në Bullgari”, tha zoti Austin.

Sekretari Austin vlerësoi bashkëpunimin 30 vjeçar dypalësh në fushën e mbrojtjes, midis Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ai përmendi edhe kontributet e Shqipërisë në misionet e NATO-s në Ballkan dhe Evropën Qendrore.

Nga ana e tij, ministri i mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi tha se “ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Është një mundësi e shkëlqyer që të ndaj me ju atë që po bëjmë së bashku, por edhe atë që mund të bëjmë më shumë për ju, dhe atë që Shtetet e Bashkaura mund të bëjnë më mirë, në kohën kur agresioni rus ka tronditur qëndrueshmërinë në botë, veçanërisht në rajonin tonë të brishtë të Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Peleshi.

Ministri Peleshi tha se vendi që ai përfaqëson është krenar që për 15 vite është anëtar i NATO-s dhe një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara.

“E kuptojmë rolin tonë në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi vendi më i vendosur në rajon në orientimin perëndimor. Mbështetemi tek Shtetet e Bashkuara dhe duam të ndihmojmë në planet e aleancës”, tha zoti Peleshi.

Sekretari Austin dhe ministri Peleshi diskutuan edhe mbi sulmin e vitit të kaluar kibernetik ndaj Shqipërisë dhe ndihmën e ofruar nga Garda Kombëtare e Nju Xhersit. Zoti Austin tha se puna e përbashkët për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë do të vazhdojë. /VOA

The post Sekretari amerikan i Mbrojtjes pret Peleshin në Pentagon, VOA: Diskutime për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Kërcënimi nga Kina, SHBA dhe Japonia në bashkëpunim të plotë
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të krijojnë një njësi moderne detare me seli në Okinawa, për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit aleat, Japonisë, si dhe të të gjithë rajonit Indo-Paqësor nga kërcënimet në rritje nga Kina. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, thellimi i bashkëpunimit vjen ndërsa Presidenti Joe Biden mirëpret sot Kryeministrin japonez Fumio Kishida në Shtëpinë e Bardhë.

Kërcënimet në rritje nga Kina i kanë nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë të zgjerojnë dhe të thellojnë bashkëpunimin ushtarak dhe diplomatik në nivelin më të lartë deri më tani, thonë zyrtarët e lartë amerikanë.

Të enjten, koordinatori për Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha se Presidenti Joe Biden është shumë i kënaqur me marrëdhënien e forcuar të Shteteve të Bashkuara me Japoninë dhe do ta mirëpresë sot Kryeministrin Fumio Kishida në Shtëpinë e Bardhë.

“Japonia i ka shtuar përpjekjet dhe po bashkëvepron me Shtetet e Bashkuara. Investimet tona për aleancën po sjellin përfitime të mëdha dhe ne do ta festojmë këtë nesër”, tha zoti Kirby.

Të mërkurën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken mirëpriti ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Japonisë në Departamentin e Shtetit, ku përshëndeti disa ndryshime madhore në këtë marrëdhënie, me qëllim përballjen me kërcënimin nga Kina në rajonin Indo-Paqësor.

“Mendoj se ajo që shihni në kohë reale është një aleancë që po modernizohet, dhe Shtetet e Bashkuara dhe Japonia po punojnë së bashku për t’u përgatitur për sfidat që po lindin në rajonin Indo-Paqësor dhe më tej”, tha Sekretari Blinken.

I pyetur nëse mendon se është shumë e afërt mundësia e një sulmi kinez ndaj Tajvanit, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se ka vërejtur rishtazi sjellje provokative ushtarake nga Kina.

“Dhe sërish, ne mendojmë se po përpiqen të krijojnë një ‘normalitet të ri’. Por nuk mendoj se kjo do të përkthehet në një sulm të afërm”, tha Sekretari Austin.

Më herët këtë javë, forcat japoneze morën pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat britanike, amerikane dhe australiane në afërsi të Tokios. Në manovra u përfshinë njëzet avionë, dhjetëra autoblinda ushtarake, dhe sistemet e raketave të mbrojtjes kundërajrore të Japonisë.

Gjatë vizitës së tij në Britani, Kryeministri Kishida nënshkroi një marrëveshje mbrojtjeje me Britaninë. Kjo është marrëveshja e parë që Tokio ka me një vend aleat në Evropë. Gjithashtu, Britania, Japonia dhe Italia kanë bashkuar forcat për të prodhuar një avion luftarak të gjeneratës së gjashtë. Prototipi për të cilin po punon tashmë firma britanike BAE Systems njihen me emrin “Tempest”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze reagoi kundër nocionit se Kina përbën një rrezik për sigurinë. Zoti Wang Wenbin foli edhe për thellimin e marrëdhënies SHBA-Japoni.

“Shtetet e Bashkuara dhe Japonia duhet të sigurohen se nuk do të dëmtojnë interesat e një pale të tretë, apo paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha ai.

Sekretari i Shtetit Blinken dhe ai i Mbrojtjes Austin mirëpritën njoftimin rishtazi nga Japonia se do të bëjë rritjen më të madhe të kapaciteteve ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore, përfshirë kapacitetin për të bërë kundërsulme ndaj bazave armike.

Në një deklaratë të përbashkët, zyrtarët e lartë amerikanë dhe japonezë shprehen qartazi se Kina është sfida më e madhe strategjike dhe se përbën një kërcënim të pahasur më parë për rendin botëror. /VOA

The post Kërcënimi nga Kina, SHBA dhe Japonia në bashkëpunim të plotë appeared first on Albeu.com.

Pentagoni: Rusia dhe Kina po zgjerojnë arsenalin bërthamor
Rusia dhe Kina po modernizojnë dhe zgjerojnë arsenalet e tyre të armëve bërthamore, paralajmëroi të premten Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, ndërsa janë shtuar tensionet me Moskën lidhur me agresionin e saj në Ukrainë dhe me Pekinin në lidhje me qëndrimin ndaj Tajvanit.

Duke folur në selinë e Komandës Strategjike të SHBA-ve, përgjegjëse për arsenalin e armëve bërthamore, zoti Austin tha se Shtetet e Bashkuara janë në prag të një faze të re, ku dy fuqitë e mëdha bërthamore janë konkurrente strategjike.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes e kritikoi presidentin rus Vladimir Putin për atë që ai e quajti si, “llomotitje tërësisht të papërgjegjshme për përdorim të armëve bërthamore” që nga ndërhyrja në Ukrainë në muajin shkurt.

“Fuqitë bërthamore kanë një përgjegjësi të thellë për të shmangur sjelljet provokuese dhe për të ulur rrezikun e përhapjes, si dhe për të parandaluar përshkallëzimin dhe luftën bërthamore”, tha ai.

Udhëheqësi rus, Vladimir Putin, tha të enjten se “kërcënimi i luftës bërthamore po shtohet”. Ai gjithashtu sugjeroi se nëse Rusia përjashton përdorimin e armëve bërthamore e para, ajo do ta lërë veten të pambrojtur ndaj një sulmi bërthamor.

“Përsa i përket faktit se në asnjë rrethanë Rusia nuk do të godasë e para, nëse nuk godet e para në asnjë rrethanë, atëherë nuk do të qëllojë as e dyta, sepse mundësitë për ta bërë këtë në rast të një sulmi bërthamor në territorin tonë janë shumë të kufizuara”, tha ai.

Duke reaguar ndaj citimeve të Presidentit Putin, një përfaqësues i Komandës Strategjike tha se: “Rreziqet janë shumë të larta për të mos i marrë seriozisht”.

“Ata nuk do ta përjashtojnë mundësinë që të godasin të parët”, tha zyrtari i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti. Rusia ka rezervat më të madha në botë të mbushjeve bërthamore, e pasuar nga SHBA-ja, e cila vlerësohet se ka rreth 3,800 mbushje bërthamore në gjendje aktive.

Bisedimet e traktatit të ri START midis SHBA-së dhe Rusisë që synojnë pakësimin e arsenaleve bërthamore kanë ngecur që kur Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt.

Muajin e kaluar, një raport i Pentagonit paralajmëronte se Kina aktualisht ka më shumë se 400 mbushje bërthamore, që do të thotë se Pekini pothuajse ka dyfishuar arsenalin bërthamor në vetëm dy vjet.

Sipas këtij ritmi, Kina mund të shtojë rezervat e mbushjeve bërthamore në rreth 1500 deri në vitin 2035, thuhet në raportin “Fuqia Ushtarake e Kinës” që Pentagoni përgatit çdo vit për Kongresin.

The post Pentagoni: Rusia dhe Kina po zgjerojnë arsenalin bërthamor appeared first on Albeu.com.

Kreu i Pentagonit, thirrje Turqisë të mos ndërmarrë operacion të ri ushtarak në Siri
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin i shprehu të mërkurën homologut të tij turk “kundërshtimin e fortë” ndaj një operacioni të ri ushtarak turk në Siri dhe shprehu shqetësim për situatën e përshkallëzuar në atë vend, tha Pentagoni.

Sekretari Austin, në telefonatën me homologun Hulusi Akar, shprehu ngushëllimet për një sulm më 13 nëntor në Stamboll, tha Pentagoni.

“Ai shprehu gjithashtu shqetësim për përshkallëzimin e veprimeve në Sirinë veriore dhe Turqi, përfshirë sulmet ajrore të fundit, disa prej të cilave kërcënuan drejtpërdrejt sigurinë e personelit amerikan që po punon me partnerët lokalë në Siri për të mposhtur ISIS-in,” thuhet në një deklaratë.

“Sekretari Austin bëri thirrje për ulje tensionesh dhe shprehu kundërshtimin e fortë të Departamentit ndaj një operacioni të ri ushtarak turk në Siri.” /VOA

The post Kreu i Pentagonit, thirrje Turqisë të mos ndërmarrë operacion të ri ushtarak në Siri appeared first on Albeu.com.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron për rrezikun e “një bote tiranie”
Agresioni rus ndaj Ukrainës ofron një pamje të “një bote të mundshme tiranie dhe trazirash”, tha të shtunën Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në një fjalim gjatë një forumi sigurie në Kanada.

Komentet e zotit Austin ishin ndër më të fortat deri më sot mbi nevojën e ndihmës nga komuniteti ndërkombëtar që Kievi të fitojë pas gati nëntë muajsh lufte. Ai foli në një moment që mund të shënojë një pikë kthese në konflikt.

Pas një sërë humbjesh në fushën e betejës, Rusia ka vënë në shënjestër të sulmeve me raketa infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjë që mund të ekspozojë miliona civilë ndaj të ftohtit të dimrit. Moska shpreson të frenojë mbrojtjen me raketa të Ukrainës dhe të blejë kohë për të rikthyer forcat e saj, thonë zyrtarët e Pentagonit.

Sekretari Austin tha se Rusia po shkel ligjet e luftës.

“Këto nuk janë thjesht gabime. Këto nuk janë përjashtime nga rregulli. Këto janë mizori,” tha ai.

“Breshëria e raketave ruse ka lënë ukrainas të pafajshëm pa ngrohje, ujë dhe energji elektrike. Ne kemi parë shkolla të sulmuara. Fëmijë të vrarë. Spitale të bombarduara. Qendrat e historisë dhe kulturës ukrainase janë kthyer në gërmadha”, u shpreh zoti Austin.

Moska mohon që forcat e saj të armatosura të kenë vënë në shënjestër qëllimisht civilët ose infrastrukturën civile.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë ndihmuar me armatime, informacion zbulimi dhe stërvitje për forcat ukrainase, por nuk kanë ndërhyrë drejtpërdrejt në luftë kundër Rusisë e cila ka armë bërthamore.

Zoti Austin tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen pjesëmarrës në “luftën e zgjedhur” nga presidenti rus Vladimir Putin, por paralajmëroi për rreziqet e përhapjes bërthamore globale nëse Moska fiton.

“Kolegët autokratë të Putinit po ndjekin zhvillimet. Dhe ata mund të arrijnë në përfundimin se sigurimi i armëve bërthamore do t’u jepte atyre një liçencë për të vepruar,” tha Austin. “Dhe kjo mund të nxisë një cikël të rrezikshëm të përhapjes bërthamore.”

Vetëm ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuata Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan bisedime të hënën, zoti Austin tha se Pekini, ashtu si Moska, synon “një botë ku forca vendos.”

Sekretari i Mbrojtjes tha se avionët kinezë po fluturonin afër Tajvanit në numër rekord pothuajse çdo ditë.

Tensionet midis Taipeit dhe Pekinit janë rritur që kur Kina organizoi lojëra luftarake pranë ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike në gusht, pas një vizite të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

Pekini, i cili e sheh Tajvanin si një provincë kineze, ka thënë prej kohësh se do ta venosë ishullin e vetëqeverisur nën kontrollin e tij dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë një gjë të tillë.

Qeveria në Taipei hedh poshtë pretendimet e Pekinit dhe thotë se vetëm populli i Tajvanit mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Zoti Austin tha se Shtetet e Bashkuara po nxjerrin mësime nga Ukraina për të “forcuar aftësitë vetëmbrojtëse të partnerëve tanë të Indo-Paqësorit.”/voa

The post Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron për rrezikun e “një bote tiranie” appeared first on Albeu.com.

Sekretari amerikan i mbrojtjes: SHBA e përkushtuar të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, riafirmoi përkushtimin e Uashingtonit për të mbrojtur “çdo centimetër” të territorit të NATO-s.

Këto deklarata ai i bëri para nisjes së takimit të 30 ministrave të Mbrojtjes së NATO-s. Në takimin e 13 tetorit, ministrat pritet të mbajnë diskutime të mbyllura lidhur me planin bërthamor të aleancës.

Po ashtu, deklaratat e Austinit vijnë pas kërcënimeve të maskuara të presidentit rus, Vladimir Putin, për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, pasi ushtria e tij po pëson humbje në fushëbetejë në Ukrainë.

“Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, nëse vjen puna deri aty”, tha sekretari Austin.

Në Bruksel, anëtarët e NATO-s të enjten mbajnë takimin e Grupit të Planifikimit Bërthamor, që është një trup i lartë i aleancës për çështjet bërthamore, por edhe që merret me politikat e lidhura me forcat bërthamore.

Ndërkaq, në margjinat e takimit në Bruksel, një grup prej 13 anëtarësh të NATO-s dhe Finlanda – që është në proces të anëtarësimit në këtë aleancë ushtarake – nënshkruan një marrëveshje për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, sikurse Arrow 3 dhe Patriot.

Grupi që ka nënshkruar këtë marrëveshje përfshin Gjermaninë, Britaninë, Sllovakinë, Norvegjinë, Letoninë, Hungarinë, Bullgarinë, Belgjikën, Çekinë, Finlandë, Lituaninë, Holandën, Rumaninë dhe Slloveninë.

Disa prej shteteve anëtare të NATO-s po kërkojnë që të forcojnë sistemet e mbrojtjes ajrore, në dritë të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës. Disa shtete të tjera po zëvendësojnë apo përditësojnë sistemet aktuale, teksa po vazhdojnë të armatosin Ukrainën./rel

The post Sekretari amerikan i mbrojtjes: SHBA e përkushtuar të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s appeared first on Albeu.com.