llej lika Archives - Albeu.com

“Heqja qafe” e biznesmenit Rroli në Laç për hakmarrje, autori: Më bënë për spital!
Dy persona janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Kurbinit me akuzën e vrasjes së Rakip Rrolit në dhjetor 2021. Të pandehurit Llej Lika dhe Klaudio Gjexhaj sipas hetimeve e kanë kryer ngjarjen për hakmarrje. Viktima disa kohë para ngjarjes kishte dhunuar Llej Likën, duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike.

Prokuroria e Kurbinit, i ka dhënë fund hetimit për vrasjen e Rakip Rrolit, ngjarje kjo që tronditi qytetin e Laçit.

Dosja është dërguar në gjykatë me dy të pandehur, Llej Lika dhe Klaudio Gjexhaj.

Njëherësh prokuroria ka vendosur të pushojë ndjekjen penale për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”, ndaj babait të Llej Likës, Skënder Likës, dhe minorenit David Gega, të cilët u proceduan pas ngjarjes.

Autori i vrasjes së Rakip Rrolit ka pranuar se ka qëlluar ndaj bashkëfshatarit të tij në 10 dhjetor 2021 në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Sipas tij, ngjarjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi Rakip Rroli, së bashku me dy djemtë dhe shokët e tyre në muajin korrik 2021, e kishin rrahur me sende të forta në qendër të fshatit.

Si pasojë e goditjeve, Llej Lika, u ka treguar prokurorëve se personat i kishin thyer dy këmbët, duke sjellë probleme në ecje.

Autori në dëshminë e tij, ka treguar se për kryerjen e vrasjes së Rakip Rrolit, ka bashkëpunuar me shokun e tij, Klaudio Gjexhaj.

Ky i fundit fillimisht ka treguar se ka qenë rastësisht në makinën e përdorur në vrasje, por pas analizimit të pamjeve filmike ka rezultuar dhe provuar nga dëshmia e Likës, se Gjexhaj ka qenë shofer i “Benz-it” që u përdor në këtë krim.

Lika ka treguar se mëngjesin e 10 dhjetorit 2021 kanë mbajtur në mbikqyrje shtëpinë e Rakip Rrolit, me shpresën e daljes së tij ose djemve nga shtëpia.

Në kamerat e sigurisë, policia ka konstatuar se në ikje e sipër, në “Benz-in” e përdorur në vrasje janë dy persona, Klajdi Gjexhaj dhe Llej Lika.

Ndërsa sipas dëshmisë së vetë Llej Likës dhe banorëve të zonës, pas kryerjes së krimit, Lika ka shkuar në vendin ku ishte dhunuar në 8 korrik 2021 nga Rakipi dhe dy djemtë e tij, duke qëlluar një breshëri automatiku në ajër dhe bërtitur me zë të lartë se e kishte marrë hakun.

Pas ngjarjes së rëndë dhe largimit të autorëve, policisë së Lezhës i është dashur të përdorë pajisjen gjurmuese “IMSI-Catcher”, për lokalizimin dhe arrestimin e Llej Likës dhe Klaudio Gjexhaj./Ora News/

The post “Heqja qafe” e biznesmenit Rroli në Laç për hakmarrje, autori: Më bënë për spital! appeared first on Albeu.com.

Dëshmia e të riut që vrau me 7 plumba biznesmenin: Mora hakun, më rrahën brutalisht për një vajzë!
Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi në Laç, ku u vra me 7 plumba Rakip Roli, ngjarje e ndodhur më 10 dhjetor në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Për këtë krim u vu në pranga i riu Llej Lika dhe babai I tij, dhe vetëm pas disa orësh nga ndalim, I riu pranoi krimin duke shfajsuar babain e tij.

Së fundmi është zbardhur dëshmia e të riut i cili ka deklaruar se konflikti ka nisur prej muajit korrik 2021, dhe sherrin e ka pasur me një nga djemtë e Rakipit, dhe shkak për përplasjen ka qënë ngacmimi ndaj një vajze.

Për këtë konflikt Lika dhe njëri nga vëllezërit Roli, kanë ofenduar rëndë me njëri-tjetrin.

Sipas dëshmisë së 22-vjeçarit, Llej Lika, ai ka treguar se dy vëllezërit, Sokol dhe Isuf Roli, së bashku me babain e tij, Rakipin, kanë shkuar tek lokali i fshatit ku qëndronte Llej Lika me disa miq të tij, dhe të tre së bashku e kanë rrahur brutalisht dhe kërcënuar me jetë, duke i shkaktuar plagë të rënda, aq sa të riut i është dashur të marë mjekim shëndetësor në Spitalin e Traumës.

Dëshmia: Unë kam vepruar i vetëm dhe atë mëngjes e dija se çfarë do bëja. Babai im ka qenë në shtëpi, dhe vetëm sa më ka përcjellë në oborr, por s’ka pasur asnjë dijeni se kisha armën në makinë dhe do dilja për të vrarë Rakipin.

Kam shkuar pranë banesës së tij dhe në një rrugicë jam pozicionuar për të pritur se kush do dilte nga shtëpia, Rakipi apo ndonjë nga djemtë e tij. Në momentin që nga shtëpia ka dalë Rakipi, e kam ndjekur për disa metra me makinë dhe më pas, i jam afruar duke e qëlluar”-ka treguar Llej Lika.

Ika nga vendi i ngjarjes dhe kam shkuar tek lokali i fshatit ku më dhunuan dy djemtë dhe Rakip Roli. Aty kam zbritur nga makina dhe kam qëlluar një herë me breshëri, duke bërtitur me zë të lartë “…i mora hakun, vura nderin në vend…” dhe më pas jam larguar. Në ikje e sipër, rrugës kam parë shokun tim, Klajdi Gjegjaj, të cilin e kam marrë me vete dhe jam larguar në drejtim të shtëpisë së David Gegës, ku në sërën e druve kam fshehur armën e krimit./albeu.com/

The post Dëshmia e të riut që vrau me 7 plumba biznesmenin: Mora hakun, më rrahën brutalisht për një vajzë! appeared first on Albeu.com.

Atentati me vdekje në Laç, i riu merr përsipër krimin: E bëra për hakmarrje, babai nuk ka lidhje!
Ditën e djeshme u vunë në pranga babë e bir, të dyshuar si autor të krimit të rëndë në Sanxhak, Kurbin ku u vra shtetasi Rakip Roli.

Sot mësohet se ka folur i riu Llej Lika i cili ka marrë përsipër krimin e rëndë dhe duke shfajsuar babain e tij dhe shokun e ngushtë.

Lika ka deklaruar se: “E bëra unë për hakmarrje, babai e shoku nuk kanë lidhje me vrasjen…”

Dyshohet se krimi ka ndodhur pasi në muajin korrik ai është dhunuar barbarisht nga djemtë e biznesmenit Roli për motive banale.

“Vrasjen e kam bërë unë. Djemtë e biznesmenit Rakip Roli më kanë dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti. Babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen, vrasjen e bëra si shenjë hakmarrje,”-ka bërë me dije ai në Polici.

Njoftimi i Policisë mbi atentatin në Laç:

Kurbin

Kapen dhe vihen në pranga autori i dyshuar i vrasjes se shtetasit R(P).R dhe 2 bashkëpunëtorët e tij.

Gjithashtu, procedohet penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës shtetasi D.G., banues në Kurbin, për vepren penale “Përkrahja e autorit të krimit “.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 10.12.2021, në Sanxhak, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R(P).R., 55 vjeç, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori i dyshuar i vrasjes së 55- vjeçarit është shtetasi Ll.L., 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij shtetasi S.L., 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.

Policia e Kurbinit dhe të gjtha strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me FNSh Shkodër,Forcën Operacionale në DPPSh, dhe forcat speciale Renea, kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në banesa dhe ambjente të ndryshme, ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, Policia bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar, në Fushë Milot, Kurbin.Sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një armë kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi, si dhe u sekuestrua një mjet tip “Benz ” dhe një motoçikletë, me të cilët dyshohet se lëviznin autorët.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim ” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./albeu.com/

The post Atentati me vdekje në Laç, i riu merr përsipër krimin: E bëra për hakmarrje, babai nuk ka lidhje! appeared first on Albeu.com.