Protestuesit kërkojnë rrëzimin e Qeverisë, e quajnë Kurtin mashtrues (VIDEO)

Qindra qytetarë i janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia Socialdemokrate (PSD) për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës e ku po kërkohet që të hedhet poshtë propozimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Ju e rrisni çmimin ën rezistencën” , “Ndryshimi i madh veç n’faturë t’rrymës”. “Krejt dhe padrejtë”, ”Krejt dhe shtrenjtë” “Krejt rroga n’rrymë”, “Albin mashtruesi”, janë disa nga pankartat që protestuesit po mbajnë teksa po brohorasin “Albin rrenci”, “Albin hajni”.

Po ashtu protestuesit në sheshin “Zahir Pajaziti” po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ata me pankarta në duar kanë vazhduar ecjen drejt objektit të qeverisë.


Shtuar 29.01.2022 14:56