liste e zeze Archives - Albeu.com

SHBA shton dy kompani evropiane të vëzhgimit në listën e zezë
Departamenti amerikan i Tregtisë i ka shtuar të martën dy kompani vëzhgimi me bazë në Evropë, në listën e saj të zezë, në kuadër të përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden që të luftojë keqpërdorimin e vëzhgimit komercial.

Autoritetet amerikane e kanë shtuar në listë të zezë, Cytrox-in, kompani vëzhgimi me bazë në Hungari dhe kompaninë greke Intellexa, bashkë me dy subjekte të lidhura në Irlandë dhe Maqedoninë e Veriut.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar vitin e kaluar se një prokuror grek ka nisur hetime lidhur me supozimet e një gazetari se telefoni i tij është infektuar me një softuer spiunimi, në kuadër të një operacioni të shërbimit shtetëror të inteligjencës.

Gazetari i ka thënë Reutersit se beson që telefoni i tij është infektuar nga softueri i spiunimit Predator, i krijuar nga kompania Cytrox dhe ka thënë se ky softuer shitet në Greqi nga Intellexa.

Departamenti amerikan i Tregtisë ka thënë se kompanitë janë shtuar në listë të zezë për shkak se e kanë shfrytëzuar hapësirën kibernetike për të fituar qasje në sisteme të informacionit, dhe kështu e kanë kërcënuar privatësinë dhe sigurinë e individëve dhe organizatave në botë.

Reuters ka raportuar në gusht të vitit 2022 – duke u bazuar në dy burime – se udhëheqësi grek i inteligjencës, i ka thënë një komiteti parlamentar se agjencia e tij e ka spiunuar një gazetar.

Ky sugjerim i gazetarit ka ardhur në kohën kur Bashkimi Evropian ka nisur të ndjekë qasjen e Shteteve të Bashkuara që të jetë më e ashpër ndaj atyre që ofrojnë shërbime vëzhgimi dhe përdorin softuerë të fuqishëm vëzhgimi.

Reuters ka raportuar më 2020 se Intellexa ka qenë duke punuar me agjenci të inteligjencës në Azinë Juglindore dhe në Evropë.

The post SHBA shton dy kompani evropiane të vëzhgimit në listën e zezë appeared first on Albeu.com.

SHBA fut në listën e zezë tregtare një duzinë kompanish kineze: Cenojnë sigurinë tonë
Administrata Biden është duke bërë më shumë presion mbi kompanitë kineze që mendohet se mund të minojnë sigurinë kombëtare të SHBA.

Departamenti Amerikan i Tregtisë shtoi të mërkurën një duzinë kompanish kineze në listën e zezë tregtare, duke thënë se disa prej firmave kanë mbështetur modernizimin e ushtrisë së Kinës.

Zyrtarët amerikanë e quajtën këtë veprim pjesë të një përpjekjeje për të parandaluar përdorimin e teknologjive amerikane në zhvillim për përpjekjet e llogaritjes kuantike që do të mbështesin ushtrinë e Kinës, të tilla si “aplikacionet kundër vjedhjes dhe kundër-nëndetëseve”.

Departamenti i Tregtisë përmendi gjithashtu shqetësimet për “aftësinë e Kinës për të thyer enkriptimin ose për të zhvilluar enkriptim të pathyeshëm”. Dhe tha se disa entitete nga Kina dhe Pakistani u shtuan në listë për kontribut në aktivitetet bërthamore të Pakistanit ose programin e raketave balistike.

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës që u përshkallëzuan që nga koha kur në pushtet ishte ish-presidenti Donald Trump kanë vazhduar të ziejnë edhe tashmë që është president Joe Biden. Dhe pavarësisht samitit të parë virtual të kohëve të fundit me Presidentin Xi Jinping dhe bashkëpunimit për krizën klimatike dhe rezervat e naftës, administrata e tij deri më tani ka bërë pak për të ulur presionin mbi Pekinin./albeu.com

The post SHBA fut në listën e zezë tregtare një duzinë kompanish kineze: Cenojnë sigurinë tonë appeared first on Albeu.com.