Listat PS Archives - Albeu.com

Listat e PS me të dhënat, Arben Pëllumbi shpjegon rolin e patronazhistëve tek qytetarët
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi mënyrën sesi funksionojnë sondazhet e zhvilluara nga partitë në vend. Gjatë një lidhjeje live në emisionin “Opinion”,  Pëllumbi pretenfoi se lista nuk është e Partisë Socialiste pasi nuk përmbajnë të dhëna private për qytetarët.

“Në përgjithësi përpara çdo fushate elektorale, të gjitha strukturat me listën e zgjedhësve që publikohet paraprakisht, dalin në terren dhe punojnë duke identifikuar derë me derë votuesit, duke trokitur derë më derë me pyetje që lënë të kuptojnë përkatësinë politike.

Ata që dalin janë të rinj të strukturave që duke trokitur derë në derë sjellin një lloj censusi. Nuk e di çfarë është kjo pamje, por gjithsesi nuk bëhet fjaëlë për ID, por për përcaktime të preferencave të votuesve”, tha Pëllumbi.

Ndërkohë që ka shpjeguar edhe rolin e patronazhistit, detaji që ka marrë vëmendje të veçantë gjatë debateve të viteve të fundit. .

“Patonazhist është person i strukturave tona që merr përsipër duke trokitur derë më derë për të marr informacione. Ai është patronazhist i votave socialiste. Bëhet një census dhe identifikohen të gjithë qytetarët që na përgjigjen,”-shtoi ai.

The post Listat e PS me të dhënat, Arben Pëllumbi shpjegon rolin e patronazhistëve tek qytetarët appeared first on Albeu.com.

I katërti në listën e PS për Fierin, vendi i Bashkim Finos do të mbetet bosh
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka hequr emrin e Bashkim Finos nga lista e kandidatëve për deputetë të PS-së në Qarkun e Fierit.

Vendi i katërt në listën e Fierit do të mbetet bosh, për shkak se Kodi i ri Zgjedhor nuk lejon ndryshimin e listave, pas miratimit të tyre nga KQZ.

Lista nuk do të ketë asnjë ndryshim, përveç faktit që votuesit e Fierit nuk do të mund të zgjedhin dot numrin 4, që socialistët ia kishin besuar Finos, i cili vdiq si pasojë e infektimit me Covid 19.

Ai u përcoll për në banesën e fundit të hënën, pas homazheve që u mbajtën në nderim të tij në Pallatin e Kongreseve.

Bashkim Fino kishte mbajtur disa pozicione të rëndësishme politike, por momenti më kulmor në karrierën e tij ishte zgjedhja në postin e kryeministrit në qeverinë e ‘Pajtimit kombëtar’. Fino u propozua në këtë detyrë nga socialistët, dhe ishte emri i vetëm për të cilin ra dakord dhe presidenti i kohës (1997), Sali Berisha, ndërsa detyra kryesore e tij ishte organizimi i zgjedhjeve, që u mbajtën vetëm disa muaj më vonë.

Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, ndërsa prej disa vitesh ishte duke u përballur dhe me sëmundjen e leuçemisë, e cila rëndoi gjendjen e tij, edhe gjatë infektimit me Covid.

The post I katërti në listën e PS për Fierin, vendi i Bashkim Finos do të mbetet bosh appeared first on Albeu.com.