lista srpska Archives - Albeu.com

Analiza e DW: A zhvillohet proces i rregullt zgjedhor pa Listën Srpska?
Serbët e veriut të Kosovës pritet që mos të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 23 Prill në veri të Kosovës. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut zhvillohen pasi kryetarët e Listës Serbe dhanë dorëheqjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës. Lista Serbe, partia më e madhe që udhëheq serbët e Kosovës, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, kjo për shkak të “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”, ka deklaruar Lista Serbe. “Para së gjithash, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave tona të qarta, të cilat ishin arsyeja pse u larguam nga institucionet e Kosovës, përkatësisht formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe tërheqja e të gjitha forcave speciale nga veriu i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Listës Srpska.

Afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se gjithsej ka 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb, por asnjë nga Lista Srpska. Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote është rreth 45 mijë.

Kurti shikon ndikimin e Beogradit

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është “shenjë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe e ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës”. Kryeministri tha se zgjedhjet në veri do të mbahen dhe “kushdo që synon të cenoj mbajtjen e tyre, do të përballet me forcën e ligjit”. “Pluralizmi politik dhe e drejta e votimit lirshëm dhe pa pengesa të komunitetit serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon të cënoj këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër përveçse përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha Kurti. Sipas tij, “institucionet e Kosovës do të ofrojnë siguri për qytetarët në veri pa dallim”.

“Unë jam i bindur në bazë të organeve dhe institucioneve tona shtetërore që unë besoj fuqishëm se janë duke i ofruar të gjitha kushtet dhe masat që të bëhet mbarëvajtja e këtij procesi. U bëjë thirrje qytetarëve në katër komunat në veri që të dalin dhe të votojnë lirshëm për kandidatët për kryetar”, tha kryeministri Kurti në një seancë parlamentare.

Serbia mbështet mospjesëmarrjen në zgjedhje të Listës Srpska

Qëndrimi i Serbisë për këto zgjedhje u bë edhe njëherë i qartë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, dhe se qeverisja e formuar pas procesit të Prishtinës “nuk do të ketë legjitimitet”, ka thënë ai.

“Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut nga 24 prilli, dhe vetëm mendoni për ato autoritete dhe demokracinë e legjitimitetin, me 2 për qind të shqiptarëve që jetojnë aty. Do të jetë keq për serbët, sikurse nën okupim, ashtu do të jetë, prandaj njerëzit janë të shqetësuar. Çfarë mund të bëjnë ata? Çfarë duhet të bëj unë? A të dërgoj tanke? Nuk mund ta mposhti NATO-n, dhe nuk dua që ne të vdesim. Dua që gjërat të zgjidhen në paqe, të shkojnë drejt normalizimit”, tha Vuçiq, transmeton RTS.

Nga koha e themelimit në vitin 2013, Lista Srpska që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës, ato lokale apo qendrore.

OJQ: Situata e brishtë për zhvillimin e zgjedhjeve

Vëzhgues të Bashkimit Evropian vazhdimisht nëpër raporte vlerësimi të mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore kanë potencuar se Lista Srpska e ka “monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”.

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), ka thënë se rrethanat aktuale, nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira. Sipas kësaj organizate, që vazhdimisht monitoron proceset zgjedhore në Kosovë, situata në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, është e brishtë”. “Në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90 për qind të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. Demokracia në Veprim vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet, pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb”, thuhet në një reagim publik të kësaj organizate. Në reagim thuhet po ashtu, se për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve zgjedhorë të komunitetit serb, KQZ-ja po përballet me sfida në përgatitjet e nevojshme.

Pse u larguan serbët e veriut nga institucionet

Serbët në veri kanë dhënë dorëheqje kolektive nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit të shkuar përfshirë edhe kryetarët e komunave, si shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për në veriun e Kosovës që mbahen me 23 prill, ishte planifikuar të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të shkuar, mirëpo institucionet e Kosovës u detyruan t’i shtyjnë ato, për shkak të incidenteve dhe tensioneve në veri, dhe thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare. Zyrtarë të Bashkimi Evropian dhe ambasadorë të vendeve të QUINT-tit, kanë shprehur keqardhje pse Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të marrë pjesë në këto zgjedhje./dw

The post Analiza e DW: A zhvillohet proces i rregullt zgjedhor pa Listën Srpska? appeared first on Albeu.com.

Osmani i përgjigjet Srpskas: Jo vetëm Presidente, jam edhe Komandante Supreme e Ushtrisë
Presidentja Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me homologun slloven i është përgjigjur Listës Serbe dhe kryetarëve të komunave në veri që vijnë nga kjo parti të cilët thanë se shefja e shtetit s’ka çka kërkon ta vizitojë veriun e Kosovës.

Osmani tha se jo vetëm që është presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës por është edhe Komandante Supreme e Ushtrisë.

“Lista Serbe më së paku është përfaqësuese e interesave të serbëve që jetojnë në Kosovë, ajo është shndërruar në interesat të organizatave kriminale që janë në listën e zezë të SHBA-së. Unë jo vetëm që jam presidente e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë por jam edhe Komandante Supreme e ushtrisë së këtij vendi, e cila në mesin e saj ka edhe shqiptarë, serbë, turq e të komuniteteve tjera”, tha ajo.

Osmani u shpreh se qytetarët serbë në veri po kërcënohen nga strukturat ilegale atje.

“Çfarë po ndodhë këto ditë është që qytetarët serbë po kërcënohen nga këto struktura ilegale, qytetarët serbë në Kosovë nuk frikësohen nga unë por nga udhëheqësit e organizatave kriminale të cilët po i mbajnë peng në mënyrë që të krijohen tensione në stilin e Putinit. I ftoj qytetarët serbë që të mos bien pre e propagandës që burimin e ka në Rusi dhe te njerëzit që i takojnë të kaluarës së Millosheviqit”, u shpreh ajo.

The post Osmani i përgjigjet Srpskas: Jo vetëm Presidente, jam edhe Komandante Supreme e Ushtrisë appeared first on Albeu.com.

A mund të rrëzojë Kurtin Lista Srpska?
Mospajtimet me vendimet për reciprocitet në targa dhe dokumente me Serbinë nga ana e Qeverisë së Kosovës, udhëheqësit e Listës Srpska mund t’i shfaqin edhe duke dalë nga Qeveria. Megjithatë, kjo lëvizje eventuale e tyre nuk do të ndikojë në Qeverinë e Albin Kurtit.

Versionet që u shfaqën në publik se Lista Serbe mund të dalë nga Qeveria dhe të bëjë përpjekje për rrëzimin e Qeverisë Kurti në shtator u hodhën poshtë nga dy njohës të Kushtetutës.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Arsim Bajrami, i cili është edhe njëri ndër hartuesit e Kushtetutës, thotë se largimi i Listës Serbe nga Qeveria mund ta lë vendin e zbrazët, por Qeveria vazhdon punën e saj.

“Në pikëpamje kushtetuese largimi eventual i Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës nuk implikon rrëzimin e Qeverisë. Qeveria mund të bije vetëm nëse ka sukses një votim i mocionit të mosbesimit të qeverisë. Një mocion i këtillë nuk besoj se partitë opozitare do ta ngrisin për shkak të veprimeve destruktive të Listës Serbe. Nëse Lista Serbe del nga Qeveria, vendet e saj mbesin vakante, por Qeveria vazhdon mandatin e saj”, deklaroi Bajrami.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, që zë vendin e ministrit nga komuniteti serb në Qeverinë e Kosovës, e identifikoi veten si opozitë brenda pozitës – meqë thotë se mandatin s’ia dha kryeministri, por bashkëkombasit e tij.

“Sa i përket dorëheqjes nga qeveria, unë jam pjesë e asaj qeverie dhe do të jap dorëheqje kur të më kërkojnë njerëzit që më kanë zgjedhur”, tha Rakiq nga Beogradi ku edhe i merr udhëzimet se si të përfaqësojë serbët e Kosovës.

Por, Rakiq mund të mos jetë pjesë e Qeverisë Kurti pasi mund të zëvendësohet lehtë në bazë të Kushtetutës.

Njohësi tjetër i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, tregoi për Gazetën Express edhe një skenar tjetër se si do të ndërrohej ministri serb nëse ai aktual dëshiron të mos vazhdojë funksionin.

“Nuk mundet Lista Serbe ta rrezojë Qeverinë se ajo s’është pjesë e koalicionit dhe nuk mund t’i rrezikojë numrat. Sipas Kushtetutës, Lista Serbe me këtë qeverisje është vetëm e pranishme, pra me një ministër siç e parasheh Kushtetuta dhe ajo nuk është domosdoshme. Edhe nëse del Goran Rakiq nuk e rrezikon Qeverinë, mund të jetë i një partie tjetër. Nëse nuk ka nga partitë, atëherë një qytetar me ndikim nga shoqëria civile mund të kërkojë Qeveria dhe në këtë mënyrë funksionon dhe përmbushet kushti kushtetues që nga komuniteti përkatës të jetë i pranishëm një ministër, nëse partia me numër më të madh nuk dëshiron të jetë”.

Dje në emisionin “Frontal”, drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, duke propozuar që dialogohet me serbët lokalë për t’i shuar tensionet në veri të vendit, tha se ka informacione nga Beogradi se nëse nuk gjendet një zgjidhje brenda 30 ditësh, Lista Serbe do të përpiqet ta rrëzojë Qeverinë Kurti.

“Në bazë të informacioneve që kemi edhe në zyrën në Beograd të Institutit, edhe në veri të Kosovës, konsideroj që Lista Serbe është duke u parapërgatitur që në njëfarë forme t’ia bëjë jetën e vështirë Qeverisë Kurti dhe të bëjë përpjekje për rrëzimin e saj brenda një periudhe të caktuar”, deklaroi Sheholli.

Ngjashëm është deklaruar edhe analisti serb, Dushan Janjiq, i cili tha se Lista Serbe do të largohet në fillim të shtatorit nga të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë dhe Parlamentin. Këtë veprim do ta ndërmarrë Lista Serbe me qëllimin që të fitojë sa më shumë për zbatimin e masës së reciprocitetit, por edhe për të shtyrë Kosovën drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Kemi vonesa të vazhdueshme edhe pse zgjidhja dihet. Të gjithë e dinë se zgjidhja përfundimtare është ajo që njihet nga autoritetet ndërkombëtare të transportit, përkatësisht targat RKS dhe SRB. Kur bëhet fjalë për dokumentet personale, të gjithë e dinë se Kurti ka tre vite që ndjek një politikë reciprociteti. Politika e vonesës dhe reciprocitetit nuk çon në një fund të lumtur dhe të shpejtë”, ka deklaruar dje analisti serb./Ekspress/

The post A mund të rrëzojë Kurtin Lista Srpska? appeared first on Albeu.com.