lista e zeze e shba Archives - Albeu.com

Goditja e SHBA-së me “listë të zezë”, analistët në Serbi: Kambana bie për Vuçiç
Gjatë një vizite tre-ditore në Beograd, ndihmës sekretari iThesarit, Paul Ahern, foli për çështjen e sanksioneve, duke theksuar se “individët dhe kompanitë që i nënshtrohen sanksioneve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe aktivitetet e tyre duhet të ndalen”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dërguan një mesazh paralajmërues Serbisë, duke dërguar zyrtarin Paul Ahern në një “turne” në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit u diskutua për sanksionet amerikane ndaj disa individëve, në mënyrë që edhe disa persona të tjerë pranë autoriteteve serbe të përfshihen në “listën e zezë”, përkrah Zvonko Veselinoviqit, biznesmenit kriminal nga veriu i Kosovës dhe Milan Radoiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe.

Kështu e interpretojnë disa analistë në Serbi vizitën e një zyrtari të lartë amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë së cilës ai qëndroi në Beograd ditëve të fundit dhe u takua me zyrtarë të qeverisë serbe.

Gjatë një vizite tre-ditore në Beograd, ushtruesi i detyrës së ndihmës sekretarit të Thesarit, Paul Ahern, foli për çështjen e sanksioneve, duke theksuar se “individët dhe kompanitë që i nënshtrohen sanksioneve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe aktivitetet e tyre duhet të ndalen”.

Ahern shtoi se “Presidenti Biden e ka bërë të qartë se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara” dhe se “do të vijojë t’i kërkojë llogari protagonistëve të korrupsionit kudo që ndodhen”.

Krahas deklaratës zyrtare se është biseduar për sanksionet, në qarqet diplomatike thuhet jozyrtarisht se autoriteteve serbe mes rreshtash u është thënë se sanksione të tilla mund t’i godasin edhe disa persona të tjerë të afërt me Partinë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiç, nëse Beogradi nuk i përfill të gjitha mesazhet nga Shtetet e Bashkuara për politikën në rajon.

Tani për tani Bosnjë e Hercegovina do të jetë nën një “goditje” më të madhe nga Amerika, sepse vetë Ahern shpalli hapur në Sarajevë një shtrëngim të mundshëm të sanksioneve dhe SHBA, si dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar, e sheh situatën në Bosnjë e Hercegovina si kërcënim të madh për stabilitetin e rajonit.

Ivan Vujaçiç, ish-ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara,  tha se një skenar i tillë është “absolutisht i mundshëm” dhe se ai supozon se sanksionet do të prekin jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

“Autoritetet në Beograd duhet ta marrin seriozisht këtë mesazh. Jam i sigurt se janë thënë më shumë gjëra që nuk do të bëhen publike për temën e sanksioneve. Potencialisht, nuk do të habitesha nëse zyrtarëve vendorë do t’u thuhej se së shpejti do të publikohej një listë me disa emra të tjerë dhe që t’u ishte njoftuar paraprakisht, për të mos u habitur”, thekson Vujaçiç.

Ai shpjegoi se nuk është për t’u habitur që sanksionet ishin temë e vizitës së Ahern, sepse zyra e OFAC, e cila merret me ngrirjen e fondeve të njerëzve në mbarë botën që janë në listën e sanksioneve amerikane, është nën autoritetin e Thesarit dhe Departamentit amerikan të Shtetit.

“Nga ana tjetër, ata kanë një njeri të veçantë që merret me sanksionet në koordinim me Departamentin e Shtetit, i quajtur James O’Brien, i cili ishte thellësisht i përfshirë në krizën tonë dhe pas kësaj ishte në grupin Albright”, theksoi ai.

Natan Albahari, Sekretar Ndërkombëtar i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, tha se opozita në Serbi ka paralajmëruar për vite me radhë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis Radoiçiçit dhe Veselinoviçit me Partinë Progresive Serbe dhe presidentit Aleksandar Vuçiç dhe se sanksionet e SHBA-së kundër Veselinoviçit dhe Radoiçiç janë sinjali më i fortë deri tani se Administrata e Bidenit do të merret seriozisht me Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë.

“Këto sanksione janë një paralajmërim për Vuçiç se ai nuk mund t’i fshehë lidhjet e tij me kriminelët, as paratë që i ka marrë prej tyre. Edhe pse mund të dëgjojmë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë janë në rritje, kjo lëvizje, si dhe mos ftesa dhe vetëm më vonë miratimi që Serbia të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga Biden, ia bën të qartë Vuçiç se “carte blanche” që e kishte ka përfunduar gjatë administratës Trump”, tha Albahari.

Ai gjithashtu pret sanksione dhe paralajmërime shtesë në të ardhmen, sepse Shtetet e Bashkuara duan rezultate të matshme në luftën kundër korrupsionit, dhe nga ana tjetër, “Vuçiç vështirë se mund të heqë dorë nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ose ta përmirësojë situatën në fushat e kërkuara, sepse që do të çonte në rënien e tij të përshpejtuar nga pushteti”, përfundon ai./ Express

The post Goditja e SHBA-së me “listë të zezë”, analistët në Serbi: Kambana bie për Vuçiç appeared first on Albeu.com.

Sheholli lëshon “bombën”: Vuçiq në listën e zezë të Amerikës me gjithë vëllain e tij dhe Vulinin
Drejtuesi i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se SHBA do të vendosë sanksione në janar ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin dhe deri në 100 funksionarëve të tjerë shtetërorë serbë.

Sheholli thotë se ka një burim ndërkombëtar që i ka konfirmuar këto lajme dhe se sanksione do të ketë edhe ndaj biznesmenëve dhe politikanë në Kosovë.

“Nëse më lejoni. Po mundona të përkthejë një ceshtje. Ministria e Drejtësisë në Amerikë në janar do të botojë një listë me emra të qytetarëve të Serbisë ndaj të cilëve do të ndërmerren sanksione politike, financiare dhe të drejtësisë. Dhe thotë, në bazë të rregullorës ekzekutive të administratës Biden 1433 dhe në pajtim me Ligjin Magnicki në listën e zezë do të jenë. Vëllezërit Vucic. Do të thotë, Aleksandër Vucic dhe Andreja Vucic. Ministri Sinisa Mali. Ish-kryeparlamentarja në Kuvendin e Serbisë e tash ministre e kulturës në Qeverinë e Serbisë, Maja Gojkovic. Ish-nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Rasim Ljajic. Ministri i punëve të brendshme, Aleksandër Vulin. Zvonko dhe Goran Veselinoviq, Nenad Kovaq, Nikolla Petroviq, Zhelko Mitroviq, i cili është pronar i TV Pink. Si dhe shumë funskionarë të lartë të MPB-së së Serbisë dhe një pjesë e prokurorisë dhe gjykatësve. Përvec ndalesës që do u bëhet në SHBA, atyre do u ngrihet edhe pasuria dhe xhirollogaritë bankare me sanksione që do të jenë edhe 100 e më shumë të tjerë funksionarë shtetërorë të Serbisë të cilët janë të lidhur me krime ndërkombëtare, pengesë të drejtësisë, shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, krijimin e monopolit në projektet e infrastrukturës dhe energjetikës si dhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë më financimin e Serbisë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se një burim ndërkombëtar i fuqishëm i ka dhënë këto informacione.

“Kjo do të jetë në janar me siguri e botuar. Burimi është ndërkombëtar, burimi vjen nga një shtet shumë i fuqishëm botëror e për verifikime këtu jemi dhe do të flasim. E kemi edhe deklaratën e Sekretarin Blinken i cili tha se ky është vetëm fillimi. Mirëpo nuk do të mbarojë me Serbi. Por do të ketë edhe biznesmenë e politikanë nga Kosova”, tha Sheholli. /Gazeta Express/

The post Sheholli lëshon “bombën”: Vuçiq në listën e zezë të Amerikës me gjithë vëllain e tij dhe Vulinin appeared first on Albeu.com.

“96 shqiptarë non grata”, çfarë liste ka në dorë Kujtim Gjuzi dhe kë paralajmëron? (VIDEO)
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, është shprehur se ekziston një dosje me 96 emra që do të shpallen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

Komentet ai i bëri në Abcnews.al, ku ishte i ftuar.

Gjatë intervistës Gjuzi tregon për një dosje që zotëron ku sipas tij mban 96 emra që do konsiderohen jo vetëm “non grata” por edhe përtej kësaj.

“Në dosje ka edhe se kush janë njerëzit që janë fshehur, vjedhur apo grabitur shqiptarët për këto 30 vite demokraci. Këto emra i ka Departamenti i Shtetit. Gjithsej janë 96 emra që më kanë ardhur mua në “e-mailin” tim, kur isha në zyrat e Kryesisë së Kuvendit. Këto emra jo vetëm do konsiderohen “non grata por edhe përtej kësaj”.

-Mund të na thoni disa prej këtyre emrave?

“-E para këto emra unë nuk mund t’i bëj të ditur për arsye të pjesës të drejtimit të partisë konservatore që do të thotë më duhet që të kem jo vetëm emrat që kanë sjell ato por dhe akuzën e drejtpërdrejtë.”

-Po mirë, këto faktet që ju keni në këtë dosje pse nuk i dërgoni … edhe njëherë nuk janë fakte janë emra.

-Vetëm emra?

Janë vetëm emra.

-Mos po na i fshihni faktet?

-“Tani kur të më vijnë faktet unë do t’i dorëzoj atje ku duhet.” /abcnews.al/

The post “96 shqiptarë non grata”, çfarë liste ka në dorë Kujtim Gjuzi dhe kë paralajmëron? (VIDEO) appeared first on Albeu.com.