lisen bashkurti Archives - Albeu.com

Po troket në derë konferenca ndërqeveritare për hapjen e negociatave BE-Shqipëri
Prof. Lisen BASHKURTI

Mbas shtatë vitesh rropatje portave të BE për hapjen e negociatave midis Shqipërisë dhe BE tanimë po duket se konferenca e parë ndërqeveritare që hapë dyert e këtij procesi të shumëpritur po troket në derë. Progres-Raporti për Shqipërinë i Komisionit Evropian, i bërë publik këto ditë është shpresë-dhënës. Këshilli Evropian në Progres-Raportin për negociatat  në vendin tonë shprehet se “Shqipëria ka bërë progres duke përmbushur kushtet e vendosura”. Më tej, KE thekson se “Shqipëria ka dhënë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme duke vijuar përkushtimin ndaj reformave të orientuara drejt BE-së”. Gjithashtu Progres-Raporti thekson se se Shqipëria…”ka plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020 për Konferencën e parë Ndërqeveritare”.

Sic dihet tanimë, në tetor të vitit 2020 Komisioni Evropian miratoi paketën e zgjerimit duke vlerësuar se kushti që lidhej me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese ishte afër përmbushjes, ndërsa të gjitha kushtet e tjera që duheshin plotësuar para mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, sipas KE-së ishin përmbushur. Tashmë, Gjykata Kushtetuese është funksionale, duke filluar nga dhjetori 2020. Krahas kësaj “Shqipëria ka vazhduar të plotësojë të gjitha kushtet e tjera dhe ka bërë përparim të mëtejshëm të konsiderueshëm, të qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve të tjera të theksuara nga Këshilli.” Progres-Raporti i negociatave gjithashtu përmend edhe ndihmën që BE dha për vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe për Shqipërinë, lidhur me përballimin e pandemisë.

Progres-Raporti i tetorit 2021 vjen pas Samitit të Brdos në Slloveni, ku Bashkimi Evropian riafirmoi mbështetjen e tij për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpriti angazhimin e partnerëve nga ky rajon në perspektivën evropiane.

1. Vlerësim mbi baza individuale apo në grup!?

Hapjen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Evropian po e mban peng për faktin se Bullgaria i ka vendosur veton Shkupit për aspekte bilaterale që lidhen me identitetin kombëtar dhe gjuhën në Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër, BE ka vendosur që marrja e vendimit për hapjen e negociatave dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare Shqiëri-BE për këtë qëllim do të jetë bashkë me Maqedoninë e Veriut. Mirëpo që kjo të mund të realizohet kërkohet që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të zgjidhin problemet identitare e gjuhësore midis tyre.

Është e kuptueshmë dhe logjike që aspektet identitare dhe gjuhësore janë shumë të thella dhe komplekse. Ato nuk mund të marrin zgjidhje të plota e shterruese në një kohë të shkurtër. Kjo do thotë se, pavarësisht vullnetit politik të të dy palëve, zgjidhja e kontestit të Sofies për Shkupin është krejtësisht e paqartë. Kjo paqartësi mund të krijojë të papritura për Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave me BE. Në këtë kuadër, nëse Shqipëria progreson në rrugën drejt BE, nuk është e drejtë, e arsyeshme dhe as e dobishme që ajo të mbahet peng i bllokimit bilateral Bullgari-Maqedoni e Veriut.

Shqipëria ka marrëdhënie shumë të mira bilaterale me Maqedoninë e Veriut, prandaj ajo nuk e ka kontestuar asnjë herë lidhjen që BE ka bërë midis saj dhe Shkupit zyrtar për hapjen e negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për këtë qëllim. Mirëpo, këtu shtrohet një qështje serioze parimore, që lidhet me kriteret e vlerësimit të vëndeve kandidate për antarësim në BE.

Bazuar në Traktatin themelor të Bashkimit Evropian procesi i vlerësimit të cdo vëndi kandidat në rrugën e progresit drejt antarësimit të plotë në BE bëhet mbi baza individuale, dhe jo në grup. Ky parim juridik i Traktatit themelor të BE nuk ka ndryshuar dhe si i tillë lypet të respektohet rigorozisht nga organizata për cdo rast të vecantë. Për këtë asrye, pavarësisht sesi do shkojë kontesti bilateral Bullgari-Maqedoni e Veriut, vlerësimi i rastit të Shqipërisë lypet të bëhet mbi parimin e Traktatit themelor të BE, pra mbi baza individuale.

2. Luftrat në Jugosllavi dhe reformat e thella të tranzicionit për Shqipërinë

Shqipëria ka një histori të vështirë me BE. Vëndi firmosi i pari marrëveshjen tregëtare me BE në vitin 1992. Mirëpo, kjo marrëveshje nuk u realizua sepse filluan luftrat politike e ndëretnike në ish Jugosllavi dhe i gjithë Ballkani u shndërrua në një zonë lufte dhe destabiliteti.

Luftrat në ish Jugosllavi nuk kishin të bënin fare me shtetin Shqiptar si entitet politiko-juridik. Ndërkohë që shqiptarët si entitet etno-kulturor ishin tërësisht të përfshirë në këto trazira në Kosovë, më vonë në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës. Mirëpo, kriza e ish Jugosllavisë e bllokoi tërësisht edhe në Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE. Vëndi filloi të paguante sanksionet e Jugosllavisë në mënyrë indirekte. Pra, luftrat në ish Jugosllavi e shtynë paqartësisht perspektivën Evropiane të Shqipërisë për afro dhjetë vjet.

Nga viti 1999 e më pas Ballkani nisi procesin e stabilizimit, që u karakterizua me ulje-ngritje e anomali të shumta. Në këtë proces stabilizimi Shqipëria u ankorua serish në procesin e integrimit në BE. U hodhën hapat e një pas njëshëm nga Procesi i Stabilizim Asocimit, tek Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, prej aty te liberalizimi i vizave dhe më tej aplikimi për statusin e vëndit kandidat. Shqipëria arriti që në vitin 2014 të bëhej vënd kandidat për në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë vëndi ka ndërmarrë reforma shumë të mëdha, të thella dhe, pse jo, edhe shumë të guximshme. Ndër to spikatë reforma në drejtësi, më radikalja në të gjithë Ballkanin Perëndimorë. Reforma në drejtësi ka filluar të japë impakte pozitive në demokraci, në sundimin e ligjit, në respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe në ekonominë e tregut të lirë. Vettingu ka seleksionuar afro gjysmën e trupës gjyqsore e prokuroriale. Janë krijuar organet e reja vetëqeverisëse si KLP, KLGj e KED të sistemit të drejtësisë. Janë themeluar gjithashtu organet speciale për luftën ekundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar si SPAK, Gjykata Speciale Kundër Krimit të Korruspionit dhe BKH. Është konstituuar Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe po vijohet me tërë procesin e reformimit të drejtësisë.

Natyrisht efroma në drejtësi ka pasur probleme të shumta, vështirësi paparishikueshmëri, devijime, boshllëqe, vakume e vonesa në dhënien e drejtësisë dhe rritjen e efikasitetit ndaj qytetarëve. Me rëndësi është fakti që tani reforma po ecën në rrugën e duhur. Opinioni publik e ka mirëpritur këtë reformë. Partnerët ndërkombëtar, ShBA dhe BE e ka në mbështetur fuqishëm atë.

Në këtë fazë kritike, me arritje dhe sfida Shqipërisë i nevojitet hapja e negociatave për antarësim me BE. Përse?

3. Hapja e negociatave saktëson agjendën e vëndit

Në këto vite tranzicioni demokratik dhe rrugëtimi drejt BE, Shqipëria ka pasur shumë ulje-ngritje, ecje përpara dhe kthime prapa, devijime dhe shmangje nga rruga Evropiane. Politika shqiptare jo kurdoherë ka qënë konsistente dhe ekzigjente në përmbajtjen e agjendës Evropiane. Si në reformat e brëndshme, në mënyrën qeverisëse, në mungesën e transparencës, llogaridhënies, përgjegjshmërisë dhe gjithë përfshirjes, në nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në shmangjet demokratike dhe dukuritë e autoritarizmit, në kaosin ekonomik dhe social, apo edhe në politikën e jashtme dhe luhatjet gjeopolitike-Shqipëria ka vuajtur mungesën e agjendës së qëndrueshme Evropiane.

Hapja e negociatave të BE me Shqipërinë e qartëson, e konsolidon dhe në një farë mënyre e imponon në formë strikte agjendën Evropiane të Shqipërisë. E futë politikën shqiptare në shinat e BE. I dikton vëndit rrugën që duhet të ndjekë dhe hapat që duhet të bëjë. Mënjanon luhatjet, devijimit, shkapërderdhjet e politikës. Eviton agjendat ad hok. Qartëson konsistencën e objektivave madhore dhe prioriteteve kryesore. Vëndi vihet në binarë të pandryeshueshëm dhe të pakthyeshëm Evropian.

4. Hapja e negociatave përmirëson qeverisjen. stabilizon administratën, ngre kapacitetet

Bashkimi Evropian është makineri gjigande, plot burokraci dhe kapacitete të larta e të specializuara. Në makinerinë e BE ka mijra ‘butona’ që duhen ditur ku janë, se si dhe kur duhet shtypur për të funksionuar. Në rrugëtimin negociues Shqipëria do jetë e detyruar të përmirësojë qeverisjen, të konsolidojë administratën publike bazuar në meritokraci, jo në partitokraci, nepotizëm apo grupe interesi.

Meritokracia e rregulluar me ligje e rregulla, me standarte dhe kritetere të qarta e të pandryshueshme Evropiane për rekrutimin, trajnimin, karrierën, promovimin është alarm për Shqipërinë. Konsolidimi i administratës dhe i kapaciteteve njerëzore meritokratike dhe rigorozisht profesionale janë emergjente për të rritur aftësinë ligjzbatuese dhe politikë-implimentuese në vënd. Procesi i negociatave i bazuar në kapitujt e vecantë të procesit do të bëjë që sistem pas sistemi e sektor pas sektori në të gjitha fushat e nivelet qeverisëse në vënd të kalojnë në filtrat e BE.

Shqipëria ka nevojë për standartizim, stabilizim, kualifikim e trajnime permanente të administratës dhe agjensive ligj-zbatuese e politikë-implimentuese në gjithë vëndin. Negociatat janë e vetmja dhe rruga më e mirë për të arritur një administratë të qëndrueshme, me meritokraci, aftësi e kapacitet.

5. Hapja e negociatave rritë burimet financuese

Bashkimi Evropian është organizata më e pasur në botë. Kontinenti Evropian njihet si më i zhvilluari. Konsumatori Evropian është gjithashtu më i shtrenjti në botë. Kjo do thotë se BE është ‘një bankë e madhe’, plot burime e mundësi financiare për vëndet antare dhe qytetarët e vet kudo në Evropë.

Mirëpo, në të njëjtën kohë Bashkimi Evropian është hapsira me rregullat finaciare më strikte në botën e sotme. Politikat financiare dhe monetare, sidomos mbas krijimit të euros dhe të konsolidimit të eurozonës në BE janë tejet strikte, transparente dhe eficente. Cdo euro në hapsirën e eurozonës është e mirë-administruar, ndiqet me rigorozitet dhe matet në efikasitetin e saj deri në fund. Kjo ndodh se në thelb Bashkimi Evropian është organizatë ekonomike e tregëtare e pastaj politike. Madje në nivele globale Bashkimi Evropian njihet vetëm si entitet i tillë ekonomiko-tregëtar.

Duke qënë një organizatë tejet e pasur dhe efikatëse BE ka mundësi të mëdha, por edhe efikasitet të lartë në financime sidomos për vëndet që janë kandidatë potenciale për në BE. Në mënyrë të vecantë, procesi i financimit të vëndeve kandidate potenciale për në BE rritet së tepërmi kur fillon procesi i negociatave.

Procesi i negocimit zhvillohet kapitull pas kapitulli, sistem mbas sistemi dhe sektor mbas sektori. Edhe burimet e financimit ecin në këtë mënyrë. Pra, negociohet legjislacioni, ndërtimi institucional, kapacitetet administrative dhe njerëzore, zbatimi i ligjit dhe implementimi i politikave dhe paralelisht jepen burimet financiare të nevojshme që sistemet dhe sektorët e negociuar të mund të përfitojnë nga burimet financiare të BE.

Duke u rritur numri i kapitujve të mbyllur të negociatave zgjerohet edhe sasia e financimit. Në këtë rrugë BE i mëson, i financon dhe njëkohësisht i përgatitë vëndet kandidate për antarësim të plotë dhe shtrirjen e tregut të vet në hapsirat e vëndeve kandidate. Në njëfarë mënyre të dy palët në bisedime, BE në njërën anë dhe vëndet kandidate nga ana tjetër, përgatiten për ‘martësën’ midis tyre, që do arrihet me mbylljen e negociatave dhe antarësimin e plotë të vëndit kandidat në BE.

Shqipëria ka shumë nevojë për financime nga BE. Ekonomia shqiptare ka thellësisht kërkesa për para. Zhvillimi don burime të shumta nga Evropa. Hopit të kërkuar i nevojiten investime Evropiane në cdo fushë e sektor. Natyrisht ky fluks financimi i madh dhe në rritje shkon paralelisht me legjislacionin, ngritjen e institucioneve, sundimin e ligjit, mirëqeverisjen, konsolidimin dhe profesionalizmin e administratës publike, efikasitetin e burimeve njerëzore dhe përgatitjen e tregut të lirë e kompetitiv të nivelit dhe standartit Evropian. Gjithcka vjen hap pas hapi, fushë mbas fushe e sektor mbas sektori, duke përfshirë kështu cdo celizë të shoqërisë shqiptare dhe duke sjellë përfitim për cdo qytetar të vëndit.

The post Po troket në derë konferenca ndërqeveritare për hapjen e negociatave BE-Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Fantazmat e Titos, Nehrusë e Naserit nuk e mbulojnë dot pragmatizmin dhe nacionalizmin serb të Vucicit
Prof. Lisen BASHKURTI

Këto ditë në Beograd u mblodhën 120 shtetet anëtare të Lëvizjës së të Pangazhuarve. Mungonin vetëm Tito, Nehruja dhe Naseri, që të mund të kishim një kthim të plotë në periudhën e Luftës së Ftohtë. Prania e Aleksandër Vucic, Presidentit të Serbisë nacionaliste, megjithë përpjekjen e tij të madhe për t’u rikthyer në profilin e liderit historik të Federatës Jugosllave, Josip Broz Tito, sërish ishte e sforcuar dhe tërësisht jashtë kontekstit bashkëkohor. Megjithatë, Presidenti i Serbisë nacionaliste u përpoq të mbante qyrkun federalist të Jugosllavisë në tryezën e të paangazhuarve, së paku gjatë ditëve të konferencës. Në fakt, Vucic, në mënyrë shumë perfide u përpoq që ta përdorte shpërdorte dhe abuzontë Lëvizjën e të Paangazhuarve për qëllimet e tij tërësisht të angazhuara pragmatiste si dhe përkundër Kosovës, pavarësisë dhe njohjeve ndërkombëtare të saj.

1.Një shikim mbrapa mbi Levizjen e të Pangazhuarve

Termi Lëvizje e të Pangazhuarve u përdor për herë të parë gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, pikërisht në vitin 1950 në Kombet e Bashkuara nga India dhe Jugosllavia. Këto dy shtete nuk e renditën veten në asnjë palë të Luftës në Kore. Lëvizja e të Paangazhuarve u themelua si organizatë ndërkombëtare në vitin 1956 në Jugosllavi. Dokumenti themelues është Deklarata Brijuni e 19 Korrikut 1956. Kjo deklaratë u firmos nga Presidenti i Federatës Jugoslave, Josip Broz Tito, Kryeministri i Indisë, Jauharlal Nehru dhe Presidenti i Egjiptit, Gamal Abdel Naser. Thelbi i deklaratës vërtitej rreth citatit se…”Paqja nuk mund të arrihet me ndarje, por me aspiratën në drejtim të sigurisë kolektive në terma globale dhe zgjerimin e lirisë, sikundër me dhënien fund të dominimit të një vëndi mbi një tjetër”.

Lëvizja e të Pangazhuarve lindi si dëshirë e liderëve themelues të saj në Botën e Tretë, që qndronte midis dy Blloqeve të Luftës së Ftohë, për ruajtjen e pavarësisë së tyre në kushtet e situatës ndërkombëtare të dominuar nga dy supërfuqitë ShBA dhe BRSS. Kështu. Lëvizja e të Pangazhuarve tentoi të bëhej avokate e vëndeve që ëndërronin midis ose jashtë dy Blloqeve të Luftës së Ftohtë, Perëndimit me ShBA në krye dhe Lindjes me BRSS në krye përgjatë Luftës së Ftohtë.

Lëvizja e të Pangazhuarve u udhëhoq nga pesë principe kryesore të Bashkëekzistenës Paqësore që ishin: Respekti reciprok për integritetin territorial dhe sovranitetin e cdo vëndi; Jo agresiviteti i përbashkët; Mosndërhyrja në punët e brëndshme të cdo shteti; Barazia dhe përfitimi reciprok; Bashkëekzistenca paqësore. Lëvizja e të Pangazhuarve lindi dhe themelua në kohën e kolapsit të sistemit kolonial në gjithë botën dhe luftrave për pavarësi të popujve në Afrikë, Azi, Amerika Latine dhe në zona të tjera të botës dhe në kulmin e ndarjes nga Lufta e Ftohtë.

Gjithashtu, dy objektiva qëndronin në punën e Lëvizjes së të Pangazhuarve: së pari, vetëvendosja, pavarësia kombëtare, sovraniteti e integriteti territorial e shteteve dhe, së dyti, mos aderimi në anjë pakt ushtarak trepalësh, duke synuar kështu realizimin e pavarësisë dhe mosangazhimin të vëndeve në asnjë Bllok influence të Luftës së Ftohtë.

Në Lëvizjen e të Pangazhuarve bënin pjesë 120 shtete antare, 17 vënde vëzhguese dhe 10 organizata vëzhguese. Ndonëse pretenduan avokatinë e mosangazhimit në dy Blloqet e Luftës së Ftohtë, sërish edhe vëndet të mëdha si India e Pakistani i rrëshqitën principit të mosangazhimit. Kështu Pakistani shkoi drejt aleancës me ShBA ndërsa India drejt një flirtimi të dukshëm me BRSS, qëndrime të cilat më pas devijuan sërish, duke iu larguar gjithnjë e më shumë parimeve të  Lëvizjes së të Pangazhuarve. Por, India është vëndi i madh që më shumti i ka qëndruar parimit të neutraliztetit në dobi të paqes botërore me kontribut edhe për Forcat Paqeruajtëse të OKB.

2. Një vështrim në të sotmen mbi Serbinë dhe Lëvzijen e të Pangazhuarve

Konferenca e të Pangazhuarve në Beogradin e sotëm është plot paradokse e djallësi të politikës dhe diplomacisë Serbe të kohëve tona. Në kohët tona, Jugosllavia dha shëmbullin shumë negativ me luftrat shpërbërëse të viteve ’90-të, të cilat patën si gjenerues konfliktesh politike dhe ndëretnike Serbinë, regjimin autoritarist dhe nacionalist të Sllobodan Milloshevicit. Regjimi Serb i Milloshevicit, e shndërroi Jugosllavinë e promovitmit të neutralitetit në plan ndërkombëtar në një shesh-beteje për rivalitete të brëndshme politike, nacionaliste, etnike.

Ishte Serbia ajo që shkeli në mënyrën me flagrante dhe ekstreme parimin e neutralitetit brënda ish Federatës Jugosllave. Serbia inicoi luftra kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnie-Herzegovinës dhe Kosovës, duke tentuar me dhunë të shkelë të drejtën e këtyre vëndeve e popujve për vetëvendosje, për pavarësi, sovranitet e integritet territorial. Serbia tentoi të përdorte Federatën për qëllime nacionaliste, duke përdorur armatën e Jugosllavisë, sikundër tentoi të abuzonte me pakicat etnike Serbe jashtë kufijve të saj për qëllimet e krijimit Serbisë së madhe, në kushtet e dështimit të Federatës Jugosllave. Kjo i dha konfliktit në ish Jugosllavi karakter politik, nacionalist dhe ndëretnik. Pra, paradoksi i parë i konferencës së të Pangazhuarve në Beogradin e sotëm është se Serbia nuk ka asgjë të përbashkët me ish Jugollavinë e Titos që themeloi dhe udhëhoqi këtë organizatë.

Serbia e sotme shet me retorikën politiko-diplomatike  neutralitetin e saj ndërkombëtar, mirëpo në fakt praktikisht është vëndi me një angazhim të tejskajshëm në aleancën e vet strategjike ushtarake me Federatën Ruse. Serbia ka traktat bashkëpunimi strategjiko-ushtarak me Rusinë, bën tregëti armësh më të, organizon stërvitje ushtarake dhe mban parada demonstrative në Moskë e Beograd. Gjithcka e lidh Serbinë me Rusinë, asgjë nuk e ndaj nga ajo. Ky është paradoksi i dytë i Konferencës së të Pangazhuarve në Beogradin e sotëm.

Konferenca e të Pangazhuarve në Beogradin e sotëm pati në agjendën e saj edhe bashkëpunimin në tregëtinë ndërkombëtar të armëve. Në këtë fushë të bashkëpunimit ndërkombëtar, Serbia është posaqërisht e interesuar t’u shesë armatim vëndeve të Botës së Tretë, nëse mund të quhet e tillë edhe sot Lëvizja e të Pangazhuarve. Industria e prodhimit të armëve në Serbi vijon të prodhojë armë e municione të ndryshme dhe për këtë arsye Serbia don që të eksportojë prodhimet e saj ushtarake në ato vënde që kanë nevojë për to. Në një farë mënyre Konferenca e këtyre ditëve e të Pangazhuarve në Beograd u shndërrua në konferencë për tregëti armësh e municionesh midis vëndeve antare të organiztës, midis të cilëve Serbia synonte të ruante vëndin kryesor. Një konferencë paqeje dhe neutraliteti me agjendë blerje e shitje armësh. Ky duket të jetë paradoksi i tretë i kësaj konference.

Në një rafsh më të gjërë, Lëvizja e të pangazhuarve lindi e vijoi të kryente disa funksione në kushtet ndërkombëtare të ekzistencës së dy bloqeve dhe të sistemit të Luftës së Ftohtë. Tanimë ky sistem ka rënë, dy blloqet politiko-ushtarake dhe ekonomike Lindje -Perëndim nuk ekzistojnë më. Konfiguracioni gjeopolitik ndërkombëtar ka ndryshuar rrënjësisht. Bota po kalon një tranzicion të fortë dhe të tejzgjatur në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në dizjanimin e rendit të ri botëror.

Në këtë kontekst gjeopolitik botëror, Lëvizja e të Pangazhuarve ka humbur pozicionin e saj midis dy blloqesh, përsa kohë këto blloqe nuk ekzistojnë më. Gjithashtu, Lëvizja e të Pangazhuarve ka humbur edhe misonin e mbështetjes se luftrave antikoloniale sepse sistemi kolonial tanimë është pjesë e të kaluarës.

Kështu që ekzistenca e Lëvizjes së të Pangazhuarve ngjan me përpjekjet e Koncertit të Evropës në pjesën e dytë të Shekullin 19-të që donte të mbante në këmbë një sistem mbi një rend politik e ndërkombëtar që po kapërcehej cdo ditë nga liberalizmi, nacionalizmi shtet-formues dhe rivaliteti imperial. Kështu Konferenca e Beogradit ishte edhe sarkastike, në kuptimin që tentoi të ngrinte kufomat e Luftës së Ftohtë nën një makiazhë bashkëkohor. Ky është paradoksi satirik i katërt i kësaj konference.

3. Angazhim përtej fasadës së Mos-angazhimit

Thelb diplomatik i kësaj Konference të të Pangazhuarve u shfaq me shumë kënaqësi nga deklarimet diplomatike zyrtare Serbe, të cilat plot emfatizëm dhe ekzaltim u shprehën se mbas konferencës Serbia “pret që dhjetë shtete nga të pangazhuarit të c’bëjnë njohjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës”. Ndonëse, duke u përpjekur që të shmangë sulmet diplomatike nga ShBA dhe BE lidhur me ndërprerjen e fushatës Serbe për c’njohjet ndërkombëtare të Kosovës, Serbia duket qartësisht se e ka përdorur multilateralizmin e Konferencës së të Pangazhuarve për të bërë propogandë, fushatë dhe lobing diplomatik për të zgjeruar c’njohjet ndërkombëtare të Kosovës.

Si gjithnjë e për cdo gjë, Serbia edhe në konferencën e të Pangazhuarve u tregua tmerrësisht e angazhuar dhe e kërkoi këtë angazhim edhe nga të tjerët kundër pavarsisë së Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Serbia vijon të shkelë cdo marrëveshje e angazhim të saj ndërkombëtar. Cdo politikë e diplomaci Serbe ka nacionalizmin si ombrellë mbi cdo parim, normë e angazhim publik ndërkombëtar. Ky është paradoksi i fundit i konferencës së të Pangazhuarve në Beogradin e ditëve të sotme.

Epilogu

Këto ditë në Beograd u mblodh Lëvizja e të Pangazhuarve. Në mungesë të Titos, Nehrusë dhe Naserit, Aleksandër Vucic u përpoq që të mund të restauronte periudhën e Luftës së Ftohtë. Presidenti i Serbisë nacionaliste, Aleksandër Vucic, megjithë përpjekjen e tij të mëdha për t’u rikthyer në profilin e liderit historik të Federatës Jugosllave, Josip Broz Tito, sërish ishte i sforcuar dhe tërësisht jashtë kontekstit bashkëkohor. Presidenti i Serbisë nacionaliste Vucic, u përpoq të vishte qyrkun federalist të Jugosllavisë në tryezën e të paangazhuarve dhe paradoksalisht kërkoi angazhimin e tyre për tregëti armësh nën parimet e paqes botërore dhe angazhimin e të lëkundurve për c’njohjet e Kosovës nën parimet e respektimit të së drejtës së popujve për vetevendosje. Mesa duket fantazmat e Titos, Nehrusë e Naserit do vërtiten edhe për shumë kohë mbi Beograd, por pa mundur që të mbulojnë pragmatizmin e nacionalizmin e Vucicit.

The post Fantazmat e Titos, Nehrusë e Naserit nuk e mbulojnë dot pragmatizmin dhe nacionalizmin serb të Vucicit appeared first on Albeu.com.

Ballkani Perëndimor si zbrazdësi e Bashkimit Evropian
Prof. Lisen BASHKURTI

Me 6 tetor 2021 u bë Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni. Në këtë samit, Bashkimi Evropian shprehu angazhimin e tij pamëdyshje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në gjirin e vet. Nga ana tjetër, vëndet e Ballkanit Perëndimor, me shpresa dhe me ankthe rikonfirmuan motivimin e tyre të plotë për të vazhduar përpjekjet në rrugën e vështirë dhe të gjatë drejt Bashkimit Evropian.

Në vështrimin e përgjithshëm duket një klimë e mirë midis BE dhe Ballkanit Perëndimorë megjithë problematikat që ka secila palë e Evropës në vetevete apo në casjen ndaj njëra-tjetrës. Në rrafshin psikologjik samiti reflektoi një asimetri të dukshme tanimë: Bashkimi Evropian duket se është lodhur nga politikat e zgjerimit dhe po e reflekton lodhjen më së shumti ndaj Ballkanit Perëndimor, që përbëhet nga gjashtë shtete dhe më pak se 20 milion banorë; nga ana tjetër, Ballkani Perëndimorë duket me padurim në rritje për t’iu bashkëngjitur BE pa kushte dhe sa më shpejtë. Lodhja e rritur e BE dhe padurimi në rritje i Ballkanit Perëndimor po bëhet gjithnjë e më shumë arsyeja e tensioneve midis këtyre dy anëve të të njëjtit Kontinent. Deri kur do vazhdojë kjo situatë me tensione në rritje?

1. Gjashtë vënde në katër stade

Gjashtë vëndet e Ballkanit Perëndimor, ndonëse një nën-rajon tejet i vogël janë në katër stade të ndryshme në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Këto diferenca në këtë proces reflektojnë shkaqe të shumta që lidhen me zhvillimet brënda secilit vënd dhe në casjet ndaj njëri-tjetrit, sikundër edhe me ecurinë e reformave të kërkuara nga BE.

1.1.Stadi i parë

Më të avancuarat në stadet integruese janë Mali i Zi dhe Serbia. Mali i Zi ka aplikuar për antarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2008. Bisedimet për antarësim i ka hapur në vitin 2012 dhe po i vazhdon. Nga 33 kapitujt e skrinuar që Mali i Zi ka hapur 3 janë mbyllur. Shqetësimi më i madh ngelet korrupsioni, krimi i organizuar dhe shëndetsimi i ekonomisë. Deri tani antarësimi i plotë në BE i këtij vëndi shumë të vogël të Ballkanit Perëndimor është skeduluar për vitin 2026.

Serbia ka aplikuar për antarësim në BE në vitin 2009. Bisedimet për antarësim Serbia i filloi në vitin 2014, por tensionet e vazhdueshme midis saj dhe Kosovës e kanë frenuar së tepërmi procesin. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës ngelet cështje themelore midis tyre. “Është vitale që Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet midis tyre”, i shpreh Presidentja e Komisionit Europina, Ursula von der Leyen, duke shtuar më tej se “Lehtësimi i dialogut nga BE është e vetmja platformë për zgjidhjen e krizës aktuale”. Por Serbia përballet edhe me casje kontraverse gjeopolitike. Ky vënd, që është më i madhi i Ballkanit Perëndimor, ka ndërtuar marrëdhënie shumë të afërta me Kinën dhe Rusinë. Perëndimi në përgjithësi dhe BE në vëcanti e ka paralajmëruar Serbinë lidhur me influenëcën e këtyre dy fuqive në Ballkanin Perëndimor. Orientimi gjeopolitik kontradiktor shumë vektorësh i Serbisë ka sjellë gradualisht rënien e interesit publik serb lidhur me integrimin në BE. Lidershipi Serb gjithnjë e më shpesh po dërgon sinjale të përzjera lidhur me vërtetësinë e angazhimit të tij ndaj BE. “Gjatë gjithë këtyre viteve ne këmi dëgjuar rreth premtimeve për antarësim në BE”-shprehet kryeparlamentari Serb Ivica Dacic. Dhe më tej Dacici thotë “Pyetja shtrohet se cila gjeneratë do të shohë të përmbushur këtë premtim dhe ne do ta pranojmë këtë si realitet”.

1.2.Stadi i dytë

Në fazën e dytë të integrimi në BE në Ballkanin Perëndimorë janë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Maqedonia e Veriut aplikoi për antarësim në BE në vitin 2004, duke u bërë e para që bëri një hap të tillë drejt BE. Mbas afro 20 vitesh bllokim nga Greqia për cështjen e ndryshimit të emrit dhe kapërcimit të këtij ngërci mbas Marrëveshjes së Prespës të vitit 2019, Maqedonia e Veriu arriti të plotësojë gjithë kushtet për hapjen e bisedimeve për antarësim. Mirëpo Bullgaria, fqinji Lindor i Maqedonisë së Veriut i ka bërë bllokimin e dytë asaj për shkak të debateve lidhur me gjuhën dhe indentitetin kombëtar. “Ne kemi ndamarrë gjithë hapat e nevojshme dhe kemi bërë gjithë reformat e kërkuara. Ne do të ndërmarrim gjithë hapat e mëtejshëm që të cbllokojmë zgjerimin e BE dhe ne presim që Bullgaria të cbllokojë procesin”, u shprej gjatë Samiti Slloven, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Por, Qeveria Bullgare , e cila kërkon që Maqedonia e Veriut të njohë formalisht që gjuha e saj ka rrënjë Bullgare, nuk ka dhënë akoma ndonjë sinjal për gadishmëri lidhur me heqjen e vetos. Nga ana tjetër, as vëndet e tjera antare të BE nuk kanë treguar ndonjë zell të vecantë për të përshpejtuar këtë proces.

Në stadin e dytë të integrimit në BE bën pjesë edhe Shqipëria. Ajo ka aplikuar për antarësim në BE 2009. Por megjithë përpjekjet e bëra nga Shqipëria për reformat e kërkuara nga BE dhe përparimin që vëndi ka bërë, sërish bisedimet për antarësim akoma nuk janë hapur. Meqënëse drafti për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është i lidhur dhe lancimi i hapjes së bisedimeve për antarësim kërkon aprovimin unanim nga gjithë antarët e BE, vetoja e aplikuar nga Qeveria Bullgare ka bllokuar gjithashtu edhe Shqipërinë për të ecur në këtë proces. Kështu, Shqipëria po paguan faturën e Maqedonisë së Veriut. “Kjo aktualisht po n amban peng në një kohë kur ne i kemi përmbushur gjitha detyrat tona dhe presim që të ulemi në tryezë me BE për të hapur negociatat”, u deklarua nga Sllovenia Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

1.3.Stadi i tretë

Në stadin e tretë bën pjesë Bosnie Herzegovina, e cila  konsiderohet kandidat potencial i Bashkimit Evropian. Bosnie Herzegovina  ka aplikuar për antarësim në BE në vitin 2016. Por, sipas notës së Parlamentit Evropian, mungesa e stabilitetit politik të brëndshëm dhe e reformave politike në këtë vënd kanë dëmtuar perspektivën e vëndit për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian”.

1.4. Stadi i katërt

Në këtë stad bën pjesë Kosova. Edhe Kosova është kandidat potencial e Bashkimit Evropian. Një nga problemet themelore që Kosova ndesh në këtë proces integrimi është e lidhur me faktin se pesë antarë të BE- Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – nuk e kanë njohur akoma Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. “Ndërkohë, e ardhmja e integrimit në BE e Kosovës – ashtu sikundër edhe e Serbisë- janë të lidhura ngusht me lehtësimin e ndërmjetësimit të BE për dialogun e nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të shpjerë në një marrëveshje të gjërë ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre”, thekson Parlamenti Evropian. Ndërkohë hapi i radhës, që Kosova pret me padurim është liberalizimi i vizave nga BE, detyrimet ndaj roadmap-it të së cilës Kosova i ka kryer tanimë.

2. Integrimi i plotë-me datë dhe pa datë

Në Samitin e Sllovenisë një nga pikat që u përfol më shumë dhe që pati edhe jehonë mediatike ishte deklarata e Kancelares Gjermane në ikje, Merkel për të mos caktuar një deadline për antarësimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo deklaratë është tipike diplomatike, pasi ajo duhet lexuar në dy anët e saj. Njëra anë do të japë mesazhin se vëndet e BE kanë shumë punë për t’u përgatitur për antarësim të plotë në BE e për këtë arsye duan shumë kohë. Mirëpo, kjo deklaratë ka edhe një lexim tjetër, sipas të cilit cdo vënd i vecantë i Ballkanit Perëndimore e ka derën hapur për në BE sipas ecurisë individuale dhe i pakushtëzuar nga të tjerët në rajon. Mos caktimi i datës, pra, shpreh sfida brënda BE dhe brënda Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit të plotë. Në thelb moscaktimi i datës mund të konsiderohet si mos paragjykim i procesit të integrimit në Ballkanin Perëndimor. Mosparagjykimi mënjanon si demobilizimin e vëndeve Ballkanike për të vijuar me shpejtësi reformat e kërkuara nga BE, ashtu edhe mënjanon presionin në rritje nga vëndet e Ballkanit Perëndimor ndaj BE.

2. 1. Cilat janë sfidat e BE

Politika e zgjerimit e BE është mjaft dinamike dhe e diversifikuar. Është dinamike nga zhvillimet politike brënda Bashkimit Evropian dhe ecurisë së sfidave të tij në kohë dhe hapsirë. Është i diversifikuar sepse në procesin e zgjerimit vendim-marrja është e kushtëzuar nga organizata e BE në tërësi, por edhe e shteteve individuale në vecanti. Konsesusi midis organizatës dhe cdo shteti individual është themeli demokratik i natyrës sui generis të BE. Ky thelb e bën demokracinë e BE të ecë ngadalë, por të mos ketë kthime mbrapa.

Edhe Ballkani Perëndimor është ndeshur me këtë sfidë të demokracisë së BE, në rastin e vetos Greke e tani të vetos Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Nuk përjashtohet edhe ndonjë veto e Kroacisë ndaj Serbisë për problematikat midis tyre gjatë dhe pas luftës së viteve ’90-të.

Sfida e dytë e madhe brënda BE lidhet me casjen e saj ndaj standarteve demokratike dhe reformat socio-ekonomike të ndërmarra nga vëndet e Ballkanit Perëndimor. Edhe në këtë aspekt brënda BE duket që vëndet antare kanë casje të diversifikuara, varësisht nga casjet individuale të tyre, të cilat jo domosdoshmërisht janë në të njëjtën linjë me organizatën. Ka antarë të BE që kanë vënë stabilitetin, pra stabilogracinë mbi demokracinë. Këto antarë në një farë mënyre kanë toleruar regjimet autoritariste në Ballkanin Perëndimorë, cënimin e shtetit ligjor dhe lirinë e medias. Serbia është më së shumti një rast i tillë, e cila për hir të stabilitetit është toleruar në regjimin e autoritarist e saj, me mangësi në sundimin e ligjit dhe të lirisë së medias. Por, ka vënde të tjera që vendosin strikt parimet, normat e vlerat demokratike mbi stabilokracinë. Këto vënde kanë parashtruar në vazhdimësi kërkesat e tyre për vëndet e Ballkanit Perëndimor. I tillë është rasti i Shqipërisë, që është vënë përballë kërkesave në rritje për demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias. Ky ngerc casjesh kontraverse midis stabilokratëve dhe liberal demokratëve i mbanë dyert e BE të mbyllura për Ballkanin Perëndimor.

Së treti, brënda Bashkimit European, sidomos mbas krizës migrative të viteve 2015-2016 ka një skepticizëm në rritje lidhur me valët e reja migrative të ardhur nga vëndet e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit European. E vënë përballë një presioni politik të brëndshëm në rritje dhe të kritikave të partive nacionaliste Bashkimi European po e mban në krye të agjendës cështjen e emigracionit. Në këtë aspket edhe kontradiktat ndërmjet shteteve individuale të BE janë të shumta e të thella, ngadonjëherë thuajse të pakapërcyeshme.

Dhe, së fundi, Bashkimi Evropian është entitet politike gjeopolitik njëkohësisht. Politika e BE ndaj Ballkanit Perëndimor konsideron padyshim edhe kryqëzimet gjepolitike që mbikalojnë në hapsirat e tij. Prania dhe ndikimi i gjeopolitikës Rusë në Ballkan drejpërsëdrejti dhe nëpëprmjet favoritëve të saj si Serbia, kryesisht në rafshin gjeostrategjik; rritja e pranisë dhe ndikimit Kinez mbi Rajonin Ballkanik kryesisht në gjeoekonomi, tregëti e investime; interesi në rritje i Turqisë për të qënë më e pranishme dhe më ndikuese në hapsirën Ballkanike, duke u mbështetur në afiliacionet kulturore e fetare të saj në këtë haapsirë – demonstrojnë qartësisht se Bashkimi Evropian është përballë një agresioni gjeopolitik në rritje në Ballkanin Perëndimor, përballë të cilit BE nuk mund të qëndrojë pasive, por përkundrazi lypet të jetë përherë e më e pranishme dhe më influenciale. Paketa prej afro 30 miliard euro e alokuar për vëndet e Ballkanit Perëndimor nga BE për periudhën 2021-2017 tregon më së miri se BE tanimë është e vëndosur që ta mbajë Ballkanin Perëndimor si domen i interesave të saj themelore e të gjithanshme.

2.2. Cilat janë sfidat e Ballkanit Perëndimor

Ballkani Perëndimor është në process stabilizimi, demokratizimi, zhvillimi socio-ekonomik dhe integrimi. Pra, ka përballë vetes thuajse gjitha sfidat e një hapsire dhe shoqërie në zhvillim. Në rafshin politik Ballkani Perëndimor ka nevojë për stabilitet, funksionalitet, kohezion, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal. Në këtë aspekt nyja e pazgjidhur Kosovë-Serbi ngelet pika më e nxehtë që mban peng jo vetëm dy entitetet respektive, por direkt dhe indirekt edhe mbarë Ballkanin Perëndimor.

Në rafshin e demokracisë, Ballkani Perëndimorë përballet me sfidën e sundimit të ligjit, të respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe pakicave etnike, me problemet e keq-qeverisjes, mungesës së transparencës, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vëndet e Ballkanit Perëndimorë luhaten në ujrat e regjimeve hibride, pikërisht si pasojë e problemeve të mangësive të demokracisë, nga njëra anë, por edhe të ndikimeve të regjimeve nga hapsira gjeopolitike jashtë Europiane. Në rafshin e demokracisë Ballkani Perëndimorë ka rrugë të gjatë për të bërë deri në integrimin e plotë në BE.

Në rafshin socio-ekonomik, Ballkani Perëndimor vijon të jetë në nën-rajon i prapambetur, krahasuar me BE. Zhvillimi ekonomik, niveli i investimeve të huaja direkte, vëllimi e bilancet tregëtare, infrastruktura, industria e bujqësia janë relativisht të prapambetura. Por, vitaliteti nuk i mungon vëndeve të Ballkanit Perëndimor. Ato kanë popullsi të re, të arsimuar dhe të kualifikuar, punëtore dhe ambicioze për përparim e zhvillim. Nga pikpamja sociale vëndet e Ballkanit Perëndimorë vuajnë nga pabarazitë e thella, nga niveli i lartë i varfërisë, nga papunësia, pagat e ulta, mungesa e kohezionit social, fragmentimet territoriale brënda vëndeve dhe në nivelin Ballkanik. Arsimi dhe shëndetsia mbeten, gjithashtu, sfida sociale për Ballkanin Perëndimor.

Në rafshin e integrimit Ballkani Perëndimor ka shansin historik për herë të parë në historinë e tij moderne t’i bashkohet Kontinentit Evropian. Gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor po ndërtojnë një sistem politik, demokratik, socio-ekonomik të njëjtë. Të gjithë vëndet e Ballkanit Perëndimorë po adoptojnë vlerat, parimet, normat dhe kriteret e BE. Në fund të fundit, të gjithë vëndet e Ballkanit Perëndimorë, pavarësisht nga ritmet dhe nivelet e zhvillimit të tyre individual, po përparojnë drejt Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian në tërësi dhe shtetet individuale të tij, lypet ta marrin në konsideratë këtë moment të ri historik të Ballkanit Perëndimor dhe ta mbështetsin atë në të gjitha aspektet.

Duke folur për vëndet e Ballkanit Perëndimor, Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se “Ne jemi një familje evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori, vlera dhe jam e bindur për të njëjtin fat…Ne kemi interesa të përbashkëta dhe mund të zhvillohemi më mirë së bashku. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët duhet të përparojë. Mesazhi im për Ballkanin Perëndimor është – ne ju duam në BE, vazhdoni me reformat, qëllimi është para syve tanë”.

The post Ballkani Perëndimor si zbrazdësi e Bashkimit Evropian appeared first on Albeu.com.

Nga Mostari në Ibër: “Ballkani i hapur” me ura që ndajnë
nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

‘ Federata Ballkanike’, ‘ Mreteria Serbo-Kroato- Sllovene’, ‘Jugosllavia e Pare’, ‘Federata Jugosllave Socialiste’, ‘Jugosllavia e Mbetur’, ‘Unioni Serbi-Mali i Zi’, ‘Bota Serbe’…sa shume emra te nje aksi me Beogradin perreth dhe me se shumti ne qender. E tash na vjen si neper mjegullnajen e se kaluares edhe ‘Ballkani i Hapur’…asgje e re, degjese e rendomte, trill i sterkonsumuar, ose me sakte…

1. ‘Arrne e bukur mbi thes te shqyer’

‘Ballkani i Hapur’ , sa fjale te bukura mbi realitete te trishta! Dhe vijne keto fjale mbas afro 20 vitesh plot luftra e konflikte. Afro 20 vjet me pare Serbia ‘kafshonte’ njeri pas tjetrit popujt fqinje. Afro 20 vjet me pare Ballkani mbushej me varre masive. Afro 20 vjet me pare Ballkani ngjante me nje fabrike ksenofobishe plot urrejte, frike dhe armiqesi. Afro 20 vjet me pare Kosova dhe populli i saj rrezikoheshin seriozisht nga shfarosja prej genocidit Serb…

‘Ballkani i Hapur’ , por nga kush u pat mbyllur?! E pati mbyllur revanshizmi I nacionalizmit te shfrenuar, barbar Serb. E pati mbyllur etja  per territore, popuj e pasuri te pamerituara. E pati mbyllur endrra per dominim politik, nacional, etnik, religjioz. E pati mbyllur dora e zgjatur dhe e fshehte e lakmive gjeopolitike per te dale nga Stepat e ngrira ne detet e ngrohta te Mesdheut. E pati mbyllur edhe harresa e Perendimit per kete Gadishull qe qendronte si briri i buallit ne mes te syrit te Evropes se bukur…

2. Urat qe ndajne

Afro 20 vjet me pare bombardimet shemben Uren e Mostarit ne Bosnie e Hercegovine. Ajo ure ishte simbol i lidhjeve, komunikimit, bashkejeteses midis popujve tejpertej barrierave natyrore, historike dhe etnokulturore.

Shembja e Ures se Mostarit bartete nje simbolike ogurzeze. Po shembej ne kohe moderne ajo ure qe ishte ndertuar ne Mesjete. Po rrenohej ne mes te Evropes se Bashkuar paqesore e demokratike nje ure qe kishte mbijetuar kryqezata, perandori dhe luftra te pafund. Po shkaterrohej nje lidhje nderpopuj pak vjet mbas heqjes se barrieres se Murit te Berlinit….

Nje histori e perafert ndodhi ne Kosove mbas Luftes se vitit 1999 me Uren e Ibrit. Po Ura e Ibrit ne Kosove nuk u shemb, por u mbyll. Ne fund te fundit pasoja ishte e njejte…nje ure e shembur dhe nje ure e mbyllur. Ne bote urat I sherbejne lidhje…ne Ballkan duket se jo…

3.Histori paradoksesh, kundershtishe.

Kur Ura e Mostarit po ringrihej nje tjeter ure ne Ballkan po mbyllej. Ishte Ura e Ibrit ne Veri te Kosoves. Aty ngeci procesi historik i Kosoves 1999…e vazhdoi kjo ure pa rruge, ose kjo rruge pa kalim deri ne ditet e sotme.

Ura e Ibrit ishte bere simbol i trashegimise te se keqes. Ishte shenje e ndasive etnike, urrejtjes, frikes dhe armiqesise midis dy popujve. Ajo ure tregonte mos funksionimin e shtetit te Kosoves dhe e nderhyrjes brutale paralizuese nga ana e politikes zyrtare te Beogradit.

Me se fundi, Ura e Ibrit e mbuluar

me tela me gjemba reflektonte edhe perplasjet gjeopolitike te fuqive e shteteve te ndryshme nderkombetare ne kete qoshe

te vogel te Ballkanit.

4. Asociacioni-ure ndarese brenda Kosoves

Sot mund te pyesin shume njerez: A po hapet komunikimi ne dy anet e ures se Ibrit? A mund te mendojme se shteti Kosoves do shtrije funksionimin e tij pertej kesaj ure? A hoqi dore pakica serbe nga rebelimi kunder Prishtines dhe nga orientimi nga Beogradi? A filloi keshtu procesi i pajtimit te brendshem shqiptaro-serb? E me ne fund, a do marrin fund me kete hapje ure edhe perpjekjet e tjera per jete e institucione paralele te pakicave serbe ne brendesi te Kosoves?

Pergjigja e ketyre pyetjeve na erdhi vite me pare kur akoma pa u pastruar Ura Ubrit nga telat me gjemba te se kaluares, hidheshin idete ogurzeza te nxjerr nga syndyket mesjetar te Vidvodanit per ngritjen e asociacionit te komunave me shumice serbe ne Kosove…

Shqetesim per asociacionin shfaqin here pas here edhe diplomate Ruse nga Beogradi ne Kremlin.  Madje Kremlini ne nivelet me te larta eshte shprehur i brengosur per vonesen ne ngritjen e asociacionit serb ne brendesi te Kosoves.

Ky alarm serbo-rus per mos ngritjen e asociacionit te komunave me shumice serbe ne Kosove ka nje prapavije te qarte strategjike. Permes atij asociacioni synohet te mbyllen ura te tjera ne brendesi te Kosoves, te krijohen enklava qe lidhen ndermjet tyre, te paralelizohen ndarjet etnike, te ngrihet nje republika serbska ne mbare Kosoven.

4. Referendum ala Rus ne Ballkanin Evropian

Mbas krijimit te asociacionit te pakicave Serbe ne Kosove zgjidhja madhur do vije nga modeli Rus. Ashtu sikunder republika serbska ne B&H kerkon referendum per ndarje nga Federata e B&H, edhe ky associacion mund te inicioje nje referendum te tille ne momentin e pershtatshem per Serbine.

Referendume te tilla e kane frymezimin tek referendumi spektakolar i Krimese, i nxitur, i realizuar dhe i permbushur nga Rusia. Referendumi spektakolar i Rusise e shkeputi me dhune Krimene

nga teresia territoriale e Ukraines.

I njejti skenar, me te njejten strategji po ndiqet nga Serbia ne Bosnie & Hercegovine dhe ne Kosove. Ne B&H struktura serbe eshte gati. Republika Serbska zoteron rreth 51 perqind te territorit te Federates.

Nderkohe ne Kosove, Serbia nuk ka strukture te gatshme. Mitrovica e Veriut nuk ia permbushi kete mision.  Prandaj po hapet Ura e Ibrit qe te krijohet mjedisi per depertimin e Serbise ne tere Kosoven nepermjet krijimit te asociacionit famekeq.

5. Shitet si Evropian, nje model i kundert

‘Ballkani i Hapur’ po shitet si model Evropian. Pikerisht si model i pajtimit Franko-Gjerman.  Ne fakt nuk ka lidhje me ate model, bile eshte e kunderta e tij.

Gjermania kaloi nga totalitarizmi Hitlerian ne demokraci nepermjet tre reformave te thella, te shpejta dhe gjithperfshirese: denazifikimin, demitarizimin dhe demokratizimin. Keto tre reforma realizuan apologjine gjermane perballe gjithe botes. Ishte nje perballje e plote me te kaluaren, apologji dhe reparacione.

Serbia nuk ka ndermarre reforma te thella per kalimin nga totalitarizmi ne demokraci. Demilloshevizimi nuk eshte bere teresisht dhe rrenjesisht. Ne Serbi milloshevicianet jetojne e udheheqin pa Milloshevicin. Ne Serbi demilitarizimi jo vetem nuk eshte bere, por eshte bere ruso-militarizimi i vendit.  Ne Serbi demokratizimi ka ngecur nga autoritarizmi i Vucicit dhe klanit te tij.

Serbia akoma as apologji nuk i ka kerkuar Kosoves per gjenocidin, krimet, zhdukjen e njerezve dhe rrenimet e shkaktuara gjate viteve 1989-1999. Serbia nuk ka kryer asnje reparation per demet e Luftes mbi ekonomine e Kosoves.  Populli i Kosoves eshte mjaft fales. Ai din te fale, por kurre nuk harron.

Epilogu- ‘Ballkan i hapur’ me ura te mbyllura

Ura e Ibrit a do hapet, por dilema eshte: do shtrihet Shteti i Kosoves pertej ne Veriun e vet, apo do shtrihet asociacioni i Shtetit Serb ne brendesi te Kosoves.

Urat jane me shume kalime. Kembanat bien per t’u degjuar. Por degjojne ato qe kane veshe…

‘Ballkani i Hapur’ – Ballkan i shqyer…

The post Nga Mostari në Ibër: “Ballkani i hapur” me ura që ndajnë appeared first on Albeu.com.

Tetë takime duke u tkurrur, nga gjashtë vënde në trojkë Ballkanike
Prof. Lisen BASHKURTI

Këto ditë u bë në Shkup takimi i tetë i radhës për ‘minishengenin’ Ballkanik. Në takim morën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Tre shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnie-Hercegovina nuk morën pjesë. Pas takimit u firmosën disa marrëveshje që synojnë jetësimin e nismës. Parashihet që në vitin 2023 qytetarët e këtyre tre vëndeve të lëvizin lirshëm në tërë hapsirën e trojkës.

Debate të shumta e kanë shoqëruar dhe pasuar takimin e tetë të Shkupit. Disa debate janë politike, disa patriotike dhe të tjerat janë teknike, pra ekonomike dhe tregëtare. Pavarësisht nga karakteri i debateve, fakti që nisma shoqërohet dhe pasohet me papajtueshmëri të shumta dhe të forta tregon se ka disa gjëra që nuk shkojnë mirë me të.

Nismat apo organizatat rajonale kanë definicionin e tyre në shkencat e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ky definicion vjen nga historia dhe afirmimi në të drejtën dhe në praktikën ndërkombëtare. Butros Butros Gali i definonte nismat apo organizatat rajonale si “organizata të përhershme, të cilat në një hapsirë të caktuar gjeografike tubojnë disa shtete, që, për shkak të fqinjësisë, të interesave të përbashkëta ose të lidhjeve kulturore, gjuhësore, historike a shpirtërore, solidarizohen për zgjidhjen paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve që do të mund të shfaqeshin midis tyre, për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në rajonin e tyre, si dhe për ruajtjen e interesave të tyre dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të tyre ekonomike e kulturore” (Pedro Pablo Comargo, ‘Dereco International, Tomo III, p.252)

Ky definicion i pranuar gjërësisht në të drejtën ndërkombëtare dhe praktikën botërore vlen për cdo organizatëe apo iniciativë rajonale. Bazuar mbi këtë definicion dhe duke bërë analizë krahasuese me minishengenin Ballkanik, duke u përpjekur të mbetem  mëndjeftohtë do e ndërtoj shkrimin mbi disa pyetje.

1. Gjithëpërfshirëse apo perjashtuese?

Në fillimet e saj nisma për ‘minishengenin Ballkanik’ synonte të tërhiqte gjashtë vëndet e Ballkanit Perëndimor, duke pwrfshirw edhe Malin e Zi, Bosnie-Hercegovinën dhe Kosovën. Edhe mbas tetë takimesh kjo nuk ndodhi. Nismëtarët, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut’ nuk arritën dot të ndërtonin një proces gjithëpërfshirës për gjashtë vëndet e Ballkanit Perëndimor. Ata dështuan të krijonin bindjen tek fqinjët e tyre. Për këtë ka shkaqe dhe faktorë të shumtë.

Disa shkaqe burojnë nga mungesa e kushteve e rrethanave rajonale për bashkëpunim, ka faktorë mosbesimi midis palëve, ka dallueshmëri në nivelet e zhvillimit ekonomik e tregëtar, ka mospërpueshmëri legjislative dhe institucionale, ka mungesa infrastrukturore, ka kontradikta të thella papajtueshmërie politike e gjeopolitike. Mbi të gjithë ka një zhvendosje të paarsyetuar nga procesi i Berlinit, që hapë dhe njëkohësisht lidh tregjet e Ballkanit me BE dhe njëzet e shtatë vëndet antarë të tij, drejt një nisme plot paqartësi e vizione nuk të shpie drejt një qëllimi i objektivash të qarta. Me fjalë të tjera minishengeni Ballkanik edhe mbas tetë takimesh nuk ka arritur të sigurojë harmonizimin e qëllimit dhe objektivave të përbashkëta me interesat e gjshtë shteteve individuale të Ballkanit Perëndimor.

Në këto kushte e rrethana nisma nuk gjeti mbështetje Ballkanike, por u tkurr në një trojkë Ballkanike. Bazuar në praktikën e nismave dhe organizatave rajonale trojka Tiranë-Shkup-Beograd nuk arriti të ngrihet në nivel të hapur Ballkanik, por në nivel të tkurrur Ballkanik, duke mbetur në thelb nismë perjashtuese dhe jo gjithëpërfshirëse. Në këtë kontekts mbetën më të vlefshme iniciativat rajonale si CEFTA apo procesi i Berlinit që janë gjithëpërfshirëse për mbarë Ballkanin Perëndimor dhe e integrojnë atë me Bashkimin Evropian.

2. Bashkim kaotik apo me kritere?

Krijimi i nismave apo organizatave rajonale synon krijimin e grupimeve të disa shteteve që vendosin të bashkëpunojnë në një ose disa fusha me qëllim përfitimet e përbashkëta dhe të secilit vecmas. Shtetet që i bashkohen këtyre nismave apo organizatave krijojnë një grup nismëtar që vendos qysh në fillim kriteret që duhet të plotësojë secili vënd që të mund t’i bashkohet atyre. A ka kritere të tilla nisma e ‘minishengenit Ballkanik’. Nëse po, cilat janë kriteret politike, ekonomike, juridike dhe aministrative që duhet të plotësojë secili vënd individualisht?

Deri tani askund nuk janë bërë me dije kriteret që i bashkojnë këto vënde. Pra kemi të bëjmë me një tentativë për të bashkuar shtete konglomerat, pa kritere të unifikuara dhe të standartizuara politike, ekonomike, juridike dhe administrative. Në këto kushte nisma ose do të dështojë, sic ka dështuar në tetë hapat e parë të saj, ose do të adoptojë masa gjatë rrugës, që mund të jenë të ndryshme nga kriteret e Kopenhagës së BE. Mund të jenë devijime nga legjislacioni aqquis communitaries, mund të jenë përplasje me të, ose, akoma më keq mund të krijojnë një konglomeerat regjimesh demokratike e autokratike apo hibride, me mirë-qeverisje apo keq-qeverisje, me mungesë transparence e korruptive dhe të inkriminuara, me mungesë lirie e konkurrence ekonomike, me trafiqe të paligjshme dhe pastime parashë.

Ky eksperiment duket të jetë krejt i panevojshëm dhe madje i rrezikshëm përsa kohë të gjithë vëndet e Ballkanit Perëndimor janë të ndërfutura në procesin e integrimit në BE dhe për këtë arsye i referohen kritereve të Kopengahës në rrafshet politike, ekonomike, juridike dhe administrative. Këto kritere lidhen me demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, fqinjësinë e mirë, bashkëpunimin rajonal dhe vijojnë me standartet e lirisë ekonomike e tregëtare, kushtet financiare dhe monetare, përafrimin e legjislacionit dhe funksionimin e kapaciteteve administrative. Referenca e kritereve të Kopenhagës është e patjetërsueshme dhe e pazëvëndësueshme. Për këto arsye nisma e trojkës Tiranë-Shkup-Beograd ngjan më shumë si ‘nisma e të dëshpëruarve apo e të inatosurve me BE’ sesa një nismë që i shpie vëndet trojkës drejt BE.

3.Projekte me financa apo me propagandë?

Bazuar në Traktatin e Vjenës për organizatat dhe nismat rajonale dhe në praktikën e krijimit dhe funksionimit të tyre, është e domosdoshme që palët të krijojnë themelet financuese për realizimin e qëllimit, objektivave dhe projekteve të përbashkëta. Ky kontribut jepet nga shtetet pjesëmarrëse, por edhe nga shtete të tjera donatore e sponsorizuese apo institucione bankare e financiare ndërkombëtare. Ka mjaft raste që organizatat e nismat rajonale kanë krijuar bankat apo fondacionet e tyre me kapitale të mjaftueshme për përmbushjen e qëllimit, objektivave dhe projekteve të tyre.

‘Shengeni Ballkanik’ ose ‘Ballkani i tkurrur’ nuk është deklaruar për krijimin e themeleve financuese për realizimin e qëllimit, objektivave dhe projekteve të veta. Si mund të zbatohet një nismë e tillë pa kapitale financiare? Edhe ndryshimet e legjislacionit, të logjistikës, infrastrukturës në nivel shumëpalësh për t’iu adoptuar nismës kërkojnë para për t’u realizuar. Pa para asgjë nuk mund të lëvizë. Nismëtarët nuk kanë arritur të bindin as veteveten dhe as shtetet e tjera apo institucionet bankare dhe financiare për të mbështetur financiarisht iniciativën e tyre. Mungesa e mbështetjes financiare është reagimi diplomatik injorues më i mirë ndërkombëtar ndaj kësaj nisme.

4.Lidership e administrim spontan apo i strukturuar?

Bazuar në Traktatin e Vjenës dhe në praktikën ndërkombëtare për krijimin dhe funksionimin e organizatave dhe nismave rajonale, është e domosdoshme që të krijohen organet drejtuese si dhe një qëndër administrimi e përbashkët e shteteve pjesëmarrëse në iniciativë. Në krye të administrimit ka dy struktura: një strukturë politikë-bërëse dhe vendim-marrëse, që përbëhet nga përfaqësues të lartë të vëndeve antare dhe, një strukturë administrative që krijohet me stafe teknike dhe udhqëhiqet nga një sekretar i përgjithshëm. Në krye të organeve drejtuese politike vendoset një përfaqësues i lartë, zakonisht me rotacion nga shtetet antare të nismës.

Këto organe politike dhe qëndra e përbashkët administrative synojnw që të ndjekin zbatimin e traktatit e marrwveshjeve të lidhur mes palëve, të firmosura dhe ratifikuara në këtë kuadër, të informojë rregullisht pjesëmarrësit për ecurinë, problematikat dhe aspekte të tjera, të organizojë takimet e rregullta periodike të parashikuara në statutin e organizatës apo nismës, duke filluar nga agjenda deri te protokolli dhe dokumentat që miratohen në proces.

Nisma e ‘minishengenit Ballkanik’ apo e “Ballkanit të tkurrur’, nuk duket të ketë themeluar një strukturë të tillë me organet drejtuese dhe strukturë drejtimi administrativ politik dhe administrativ. Gjithcka duket t‘i jetë lënë spontanitetit diletant, pa parashikime profesionale, pa vizione afatgjate, pa përgjegjshmëri dhe pa llogaridhënie politike. Kështu, mund të themi që nismës, së paku deri tani i mungojnë organet kapilare drejtuese politike dhe administrative për zbatimin e qëllimit, objektivave dhe projekteve. Pa këto organe dhe pa këtë strukturë politike dhe administrative nisma rajonale nuk mund të ekzistojnë dhe aq më pak të nuk mund të jetësohen.

Si konkluzion mund të themi se nisma e minishengenit Ballkanik, e quajtur me emrin “Ballkani i hapur” nuk plotëson përgjithësisht parimet, normat juridike dhe praktikën ndërkombëtare të një nisme rajonale, nuk është gjithëpërfshirëse konform emrit të saj, por perjashtësuese sepse nuk ka arritur të harmonizojë qëllimin e përbashkët të nismës me interesat e shteteve individuale Ballkanike, nuk ka arritur të sigurojë bazat e saj të përbashkëta financiare për të funksionuar, nuk ka krijuar strukturën e saj drejtuese politike vendim-marrëse dhe atë administrative për menaxhimin e punëve.

Edhe mbas takimit të tetë të saj, iniciativa e minishengenit Ballkanik nuk arriti të konstituojë këto parime, norma, financa e struktura lidershipi dhe administrative, nuk i është bashkëngjitur qartësisht dhe vendosmërisht integrimit ne BE dhe procesit të Berlinit që rrjedh prej tij, duke ulur gjithnjë e më shumë pritshmëritë ndaj saj.

The post Tetë takime duke u tkurrur, nga gjashtë vënde në trojkë Ballkanike appeared first on Albeu.com.

Grenell, viktima ose i vetëofruari i manipulimit Serb të historisë
Prof. Lisen BASHKURTI

Dje pamë në twiter-in e ish diplomatit Amerikan, Richard Grenell t’i uronte Serbëve ‘festën e Vidovdanit’ dhe të ‘vrasjes së heronjve shenjtë si Car Lazari në Betejën e Fushë Kosovës’. Grenell duket qartazi që shpreh simpatinë për historinë, tejet të shtrëmbëruar dhe të manipuluar politikisht nga Serbia lidhur me Kosovën.

Dhe imagjinoni që ky Grenell përfaqësonte Presidentin e ShBA në bisedimet Kosovë-Serbi një vit më parë. Ky ish diplomat Amerikan, si edhe mjaft diplomatë të huaj nëpër botë, është viktimë e mirëfilltë e manipulimit Serb të historisë së Kosovës. Them i manipuluar se mund të jetë edhe i vetëofruar ndaj qasjes Serbe të politizimit të historisë. Por, gjithsesi, pa kurrëfarë paragjykimi po i themi disa fjalë për të vërtetën historike mbi Vidovdanin.

1.Historia

Beteja e Fushë Kosovës e vitit 1389 ishte një përballje e të krishterëve të kësaj pjesë të Ballkanit me Osmanët. Në këtë betejë, dhe kjo është e vërtetë e provuar tashmë nga historianët dhe gjërësisht e njohur për ato që e lexojnë historinë nga studimet dhe jo nga tekstet historike Serbe, u vra Sulltani Osman nga Millosh Kopilici, një djalosh shqiptar i Kosovës. Në trojet e Kosovës, shqiptarët jetonin qindra vjet përpara se Serbët, dhe përgjithëisht sllavët e Jugut të zbrisnin në Ballkan, në periudhën midis shekujve 6-9 të Mesjestës së Mesme.

U desh shumë mundë e përpjekje, konflikte dhe luftra, kërbac dhe karrota që dyndjet Serbe dhe ato sllavo-jugore të akomodoheshin tek popujt autoktonë të Ballkanit, midis të cilëve ishin edhe Shqiptarët dhe Grekët, si dhe të pranonin liturgjinë e Kishës Ortodokse Bizantine.

Me pak përpjekje po të zhytesh përtej historisë së shkruar në shekullin 19-të nga historianët dhe shkrimtarët Serbë, rezulton qartësisht dhe në mënyrë të pakundërshtueshme nga burime të shumta që Serbët ishin ndër të krishterët e fundit që pranuan liturgjinë Ortodokse, falë fuqisë dhe mencurisë së Kishës Ortodokse Bizantine. Por, cfarë ndodhi me historiografinë Serbe në shekullin 19-të?

2.‘Miti i Kosovës’, manipulim i historisë

Fillimi i lëvizjes nacionaliste Serbe në shekullin e 19-të shënon fillimin e manipulimit politik të historiografisë Serbe lidhur me Kosovën. Në valën e parë të ngritjes së nacionalizmit Serb, bazuar në doktrinën e Ilia Garashaninit deri në 1878, vëmëndja kryesore e historianëve dhe shkrimtarëve Serbë ishte kryesisht drejt Bosnie-Hercegovinës. Mirëpo, mbas Kongresit të Berlinit, të vitit 1878, Bosnie-Hercegovina iu dha Monarkisë Dualiste Austro-Hungareze. Endrra Serbe u shua përkohësisht dhe filloi spostimi i vëmendjes ndaj territoreve të Kosovës. Kështu që, mbas 1878 filloi parapërgatitja e strategjisë ofensive Serbe kundër Kosovës. Kjo strategji nisi me mjetet e politizimit nacionalist të historisë së Kosovës.

Nga vitet 1844 deri në 1906 doktrina e Nacertanjes, (Serbisë së Madhe) ishte dokument sekret dhe zotërohej vetëm nga disa politikanë të lartë Serb. Është kjo arsyeja që askush nuk e atakoi atë doktrinë. Ndërsa praktikisht, për herë të parë u festuan publikisht Beteja e Fushë Kosovës (Vidovdanit) në 1889, dhjetë vjet mbas Kongresit të Berlinit, kur Serbët tanimë e kishin humbur Bosnie-Hercegovinën dhe po spostoheshin strategjikisht drejt Kosovës.

3.‘Dita e Kosovës’, doktrinë nacionaliste

Një vit më pas, në 1890, Vidovdani u shpall ‘Dita e Kosovës’, pra festë nacionaliste Serbe. Në të gjithë tekstet historike dhe gjeografike të Serbisë u miratuan curricula të manipuluara shtetërore monopol që vazhduan dhe vazhdojnë të jenë edhe sot valide në shkollat, Kishat dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë.

Filloi tjetërsimi i historisë së Kosovës. U shpallën kisha, varreza, monumente historike e kulturore të shenjta Serbe mbi territorin e saj. U bënë edhe shpërfytyrime mbi mjaft objekte historike, të shenjta e kulturore të shqiptarëve. Toponime të shumta filluan të zëvëndësojnë masivisht toponimet autoktonë shqiptare në Kosovë. Fjalës së vjetër ‘Kosovë’ iu u shtua edhe ‘Metohi’ dhe togfjalëshi ‘Kosovë e Metohi’ hyri gjërësisht në fjalorin dhe retorikën politike e propogandistike Serbe për identifikimin e Kosovës.

Mbi të gjitha filloi një fushatë intensive dhe shumë agresive për etiketimin e shqiptarëve të Kosovës si ’ardhacakë të vonë’, ’barbarë’ si ‘të dhunshëm’, ‘muslimanë Otomanë’, ‘ekstremist’ e ‘mbrojtjës së Turqve në Ballkan’. Për kundër këtij etiketimi, Serbët u identifikuan si ‘viktima të dhunës shqiptare”. Këto ‘viktima Serbe’ kishin ‘nevojë për mbrojtjen e shtetit Serb’. Për këtë u lancua në vitet 30-të të shekullit 20-të doktrina e Vasa Cubrilovicit “Përzënia e Shqiptarëve’, që në mënyrë të detajuar u parashtronte shtetit Serb rrugët dhe mënyrat për cfarosjen e shqiptarëve të Kosovës dhe zëvëndësimin e tyre me kolonë Serbë.

4.Vidovdani-imazhë i manipuluar ndërkombëtar

Nga Serbia Vidovdani rrëshqiti si festë në Malin e Zi, që mund të konsiderohet viktima e parë e propogandës manipulative Serbe jashtë kufijve të saj politik. Malazezët e besuan dhe e festuan të parët Vidovdanin verbërisht. Më pas në Kroaci dhe Slloveni, në fillimet e shekullit 20-të, mbas krijimit të Mbretërisë Treshe Serbo-Kroato-Slovene, Vidovdani u përhap si festë Serbe.

Ndërkohë, midis Luftës së Parë Botërore, si pasojë e konjukturës së Aleancave Ndërkombëtare, Serbia e lancoi Vidovdanin në Britaninë e Madhe, në Francë dhe më pas edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Britania e Madhe mbështeste Serbët për ‘solidaritet’ dhe si Aleatë, po kështu edhe Franca mbështeste Serbët si modeli i ‘hakmarrjes’. Në ShBA festimet nisën më vonë, por edhe atje pati përkujtime, retorikë dhe botime të ndryshme për Vidovdanin.

Në Britani, Francë e ShBA, nga komitete, universitete e shoqata të ndryshme u bënë festime përkujtimore të Vidovdanit, pra ‘Ditës së Kosovës’, që do të konsiderohej si festë nacionale e Serbisë. Etiketimi ‘Dita e Kosovës” u shoqërua me retorikën politizuese të historisë që e quante Kosovës ‘zemra e Serbisë’, ‘shpirti i tokës së shenjtë’ dhe deri “Jeruzalemi i Serbisë’. Car Lazari u shpall Shenjt Serb. Identiteti i Kosovës u shpërfytyrua. Imazhi i saj u manipulua gjërësisht. E vërteta u shtrëmbërua. Gjithcka bëhej për qëllime politike. Nacionalizmi Serb po ngrinte një makineri propogande shtetërore vetëm për Vidovdanin.

5.Vidovdani si ‘Shkëlqimi’ dhe Rënia’ e Milloshevicit

Sllobodan Milloshevici ndoqi të njëjtën qasje politizuese të historisë Serbe për të arsyetuar qëllimet e tij politike mbi Kosovën. Në vitin 1989, me rastin e 600-vjetorit të Vidovdanit, Milloshevici shkoi në Fushë Kosovë ku shpalli publikisht qëndrimin e tij ndaj Kosovës, lancoi nacionalizmin Serb mbi Kosovën dhe gjithë Jugosllavinë, bëri ndryshimet kushtetuese për suprimimin e autonomisë së Kosovës dhe Vojvodinës dhe shpalli doktrinën ‘një Jugosllavi e fortë me një Serbi të fortë’. Kjo ishte e kundërta e doktrinës së Titos që thoshte ‘një Jugosllavi e fortë me një Serbi të dobët’.

Gjatë luftrave të përgjakshme në shpërbërjen e Jugosllavisë, Vidovdani, krahas Serbisë u festua kryesisht në Bosnie-Hercegovinë nga Serbët dhe armata Serbe e drejtuar nga Karaxhici dhe Mlladici. Madje krimineli Mlladic, që më pas do dënohej me burgim të përjetshëm në Hagë për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit, do të konsiderohej nga Serbët e Bosnie-Hercegovinës dhe armata Serbe si ‘Heroi Lazar’ i Bosnje-Hercegovinës.

Profili i Milloshevicit nisi ngritjen nga komunist në nacionalist pikërisht në festimet e Vidovdanit në Kosovë në vitin 1989. Por, do ishin pikërisht politikat shfarosëse, pastrimet etnike, genocidet dhe krimet kundër njerëzimit të aplikuara nga Milloshevici mbi Vidovdan që do shënonin njëkohësisht rënien e tij. ‘Vidovdani’ do bëhej varri i doktrinës politike nacionaliste Serbe të Sllobodan Milloshevicit.

Viti 1999 shënoi me ndërhyrjen ajrore të NATO-s mbi objektet strategjike Serbe fundin e nacionalizmit Serb mbi ‘Vidovdan’. E drejta humanitare ndërkombëtare i dha të drejtë popullit të Kosovës. Miti i Kosovës nisi të bjerë. E vërteta filloi të ndricohej. Pavarësia e Kosovës i dha fund manipulimeve politizuese të historisë së Kosovës nga Serbia.

Por përpjekjet e Serbisë për vazhdimin e manipulimit të Vidovdanit, ose ‘Mitit të Kosovës’ vazhdojnë, sikundër vazhdojnë edhe viktimat politike e diplomatike të këtij manipulimi ose edhe të vetëofruarit e saj. Ish diplomatik Richard Grenell duket të jetë njëri prej tyre përtej Atlantikut…

The post Grenell, viktima ose i vetëofruari i manipulimit Serb të historisë appeared first on Albeu.com.

Identiteti dhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës-Sfidë e reputacionit
Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Cdo komb në botë është i ballafaquar me sfida që vijnë nga qështje të identitetit kombëtar, imazheve perceptuese jashtë dhe reputacionin ndërkombëtar. Në mënyrë të vecantë diplomacia publike është e përfshirë në këtë qështje. Në këtë aspect Kosova po përballet me tre sfida njëherësh: Si të brendojë identitetin kombëtar? Si të përmirësojë imazhin përceptues jashtë? Dhe si të lartësojë reputacionin ndërkombëtar?

1.Kosova-Ndërtimi i identitetin kombëtar nga mit në realitet

Sfida e parë për Kosovën është për të brenduar identitetin kombëtar dhe për ta paraqitur atë në botë. Qështja e identiteti kombëtar të Kosovës është komplekse dhe vjen që periudha e mesjetës duke filluar nga beteja e Kosovës e vitit 1389. Tekstet historike dhe gjeografike Serbe, liturxhia e Kishës Ortodokse, publikimet e academisë së shkencave dhe arteve sikundër politika për shumë kohë po përpiqen të paraqesin identitein e Kosovës si “zemra e Serbisë”, si “shpirti i trullit Serb”, “vënd i shenjtë Serb” dhe “Jeruzalemi i Kombit Serb”.1) Propoganda Serbe thotë  që “shqiptarët janë ardhacakë të vonë në Kosovë”, “ata janë muslimanë ose periferi e Osmanëve”, origjina e tyre është “barbare” që vjen nga malet dhe ata kanë pushtuar territorin Serb me forcë. Serbët i shohin shqiptarët “ardhës relativisht të vonë në Kosovë, agjent të përdorur nga Otomanët në përpjekjet për t’i larguar forcërisht Serbët nga rajoni”. 2) Serbët i kanë stigmatizuar Shqiptarët e Kosovës si “ekstremist dhe të dhunshëm” kundër Serbëve. Por nuk ka statistika dhe të dhëna që t’i provojnë këto përcaktime dhe stigmantizime.

1.1.Krijimi i Mitit të Kosovës

Identiteti kombëtar i Kosovoës është shumë i lidhur me qështjen e legjitimitetit të pretendimeve Shqiptare dhe Serbe mbi Kosovën. Për shumë shekuj Shqiptarët e Kosovës dhe Serbët kanë ekzistuar në bashkekzistencë paqësore. Ishte ngritja e levizjes nacionaliste dhe e doktrinës shtetformuese Serbe përgjatë shekullit 19-të kur politika Serbe ndaj Kosovës u agresivizua. Nacinalizmi Serb mishëroi në “Nacertanien”, (Serbia e Madhe) të Ilia Garashaninit qëllimin për zgjerime territoriale të kufijve politik përreth shtetit Serb. 3) “Nacertanie” ishte një document sekret deri në vitin 1906 dhe zoterohej vetëm nga politikanët e lartë Serb. Vëmëndja kryesore e tyre ishte fillimisht mbi Bosnie-Herzegovinën. Por kur Bosnie-Hercegovina iu dha Austro-Hungarisë në Kongresin e Berlinit, athere vëmdnja e politkanëve Serbë u drejtua nga Kosova me anë të lartësimit të Mitit të Kosovës në statusin modern të Serbisë. 4)

1.2. Festimi i ”Ditës së Kosovës” dhe qëllimi politik

Festimi i 500-vjetorit të Betejës së Fushë Kosovoës në vitin 1889 ishte një pikë kthese në transformimin e Mitit të Kosovës në mit politik. Pikërisht për këtë, një vit më vonë, në 1890, Vidovdan u bë fetë shterore, e quajtur “Dita e Kosovës”. 5)

“Miti i Kosovës”, ose “Dita e Kosovës” u përhapën shpejtë në Mal të Zi, më vonë në Kroaci dhe Slloveni, në kuadrin e “Unitetit Jugosllav”. Në substancë “Miti i Kosovës” ose “Dita e Kosovës” u përdorën për justifikimin e politkës repressive Serbe mbi Kosovë dhe për ndryshimet demografike të saj me forcë. Për këtë qëllim politik “Miti i Kosovës” dhe festimet e “Ditës së Kosovës” u bënë symbol i identitetit Serb.

Në kundërshtim me Serbët, shqiptarët etnik kanë një pikpamje historike krejt të ndryshme. 6) Ato deklarohen se Ilirjanët jetojnë në Kosovë shumë shekuj përpara se Slavët të vinin në Ballkan. 7) Sipas kësaj teorie “Serbët janë pushtues të vonë të cilët nuk i përkasin territoreve të banuara nga shqiptarët”.8) Kështu, e vërteta rreth Kosovës, identitetit, tipareve, historisë, gjuhës, besimit, karakteristikave, normave dhe zakoneve të saj janë krejt të ndryshme karahasuar me ato të Serbëve.

Por në marrëdhëniet ndërkombëtare e vërtetë është ajo njihet dhe provohet ndërkombëtarisht. Botimet dhe propaganda Serbe e kanë dominuar prej një periudhe të gjatë audiencën ndërkombëtare. Duhen bërë përpjekje shumë të mëdha nga Kosova që të hidhet dritë mbi identitetin real të Kosovës në kontekstin e civilizimit European, të cilit Kosova i përket.

2.Përceptimet e imazhit jashtë nga manipulimi tek e vërteta

Imazhi jashtë është kryesisht i bazuar mbi përcpetimet të cilat janë të diversifikuara, plot variabla dhe shumë dinamike. Përceptimet e imazheve janë stereotipe që mund të ndryshojnë shumë ngadalë. Përceptimet e imazheve krijohen pjesërisht nga realiteti, pjesërisht nga përceptimet, pjesërisht nga propaganda e përdorur, e shpërdorur dhe e abuzuar nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtar, miq ose armiq ose neutral, në mënyrë të qëllimshme ose aksidentale.

Por në cfarëdo rrethane knsekuencat e përceptimeve të imazhit jashtë janë të njëjta. Këto konsekuenca mund të jenë shkatërruese ose konstruktive për kombet me të cilat kanë të bëjnë. Ndërtimi i imazhit jashtë për t’u ndryshuar merr shumë kohë, përpjekje, energji dhe investime. Gjithë këto përpjekje duhen bërë në mënhyrë të vazhdueshme dhe përjetë. Është një proces i pandalshëm.

Në regjime totalitare ose autokratike ka një makineri propagandistike që përdoret për manipulimin e imazhit jashtë. Në shtetet dhe shoqëritë demokratike, sic është Kosova, ndërtimi i mazhit jashtë lidhet me zbardhjen e të vërtetës ndërkombëtarisht me anë të afrimit gjithnjë e më shumë të përceptimeve të imazhit jashtë me identitetin kombëtar në realitetin Kosovar.

3.Reputacionin ndërkombëtar nga shqetësimet në stabilitet

Pretendimet midis Shqiptarëve dhe Serbëve lidhur me diferencat ndërmjet “Mitit të Kosovës” dhe të vërtetës Shqiptare kanë qënë të pranishme edhe në arenën ndërkombëtare duke influencuar reputacionin e Kosovës. Kështu, “Miti i Kosovës”, është përdorur nga Serbia ndërkombëtarisht për të krijuar narrativën e viktimizimit të Serbisë dhe popullit Serb. 9) Ky mit dhe lidhja e tij me pozicionin qëndror Serb të viktimës është përdorur për të legjitimuar për ri-futjen e të gjithë Kosovës brënda Serbisë.10) Miti i Kosovës u aktivizua gjatë gjithë kohës i lidhur me metaforën e “genocidit”. Shkrimtarët Serb e përdorën këtë stilt ë “retorikës paranojake”.11)

Në kontekstin e “Mitit të Kosovës” në kohët tona qeveria e Slobodan Miloshevicit dhe Kisha Ortodokse Serbe  krijuan narrativën e superioritetit të Serbisë në konflikt me “forcat barbare” për të justifikuar aktet e dhunshme që ishin planifikuat kohë më parë.12) “Miti i Kosovës” u përdor si një instrument ideologjik i cili ushqeu politikat që do udhehiqnin luftën në Kosovë dhe vetë regjimin e Milloshevicit. 13)

Gjatë luftrave të Jugosllavisë, “Miti i Kosvës” u përdor gjithashtu në luftën dhe genocidin në Bosnie-Herzegovinë nga Radko Mladici, komandant i forcave Serbe të Republika Serbska. Për shumicën e Serbëve të Bosnies, Radko Mladic u konsiderua heroi Lazar i kohëve modern…14) Gjatë luftrave të Jugosllavisë, Kosova u stigmatizua si simbil I ngritjes dhe rënies së Milloshevicit, nga 1989 deri në 2000 kur qështja e Kosovës do bëhej shkaku kryesor i akuzave kundër tij nga GJNKY. Por, edhe mbas Milloshevicit Kosova mbeti në agjendën e Vojislav Koshtunicës, Tadicit, Nikolicit dhe Vucicit. Ato të gjithë kanë ndjekur të njëjtin “orientim të Kosovës” duke deklaruar që “ Askush nuk mund të marrë Vidovdanin nga Serbia dhe Serbët” dhe e kanë karakterizuar Vidovdanin si një “symbol të mbrojtjes së identitetit kombëtar Serb”.15)

3.1. ”Miti i Kosovës”-Imazh manipulativ jashtë

“Miti i Kosovës” është përdorur gjithashtun ga Serbia jashtë. Qëllimi Serb ka qënë që të përpiqej të ndërtonte një solidaritet me Kombin Serb si një viktimë dhe të fajësontë Shqiptarët e Kosovës si barbarë. Procesi i përdorimit të “Mitit të Kosovës” jashtë ka nisur në fillim të Luftës së Parë Botërore. Kështu me 4 Gusht 1914, Britania e Madhe kishte për qëllim që të demonstronte solidaritetin e saj me aleatët, duke përfshirë edhe Serbinë. Në vitin 1916 në u themelua Komiteti Pro-Serbo Kosovë.Ky komitet organizoi  një sërë aktivitetesh. Në Francë ndodhi e njëjta gjë. Këngë popullore lidhur me “Mitin e Kosovës” u botuan gjatë Luftës së Parë Botërore ndërkohë që disa autorë francezë theksonin rëndësinë e “Mitit të Kosovës” në fuqizimin e “ndjenjës së hakmarrjes”.16) Një pas fillimit të Luftës së Parë Botërore Qeveria Franceze urdhëroi shkollat që të modifikonin kurrikulat për të përfshirë në to mësime mbi Serbinë dhe historinë e saj, duke future gjithashtu thirrjet për lutje gjatë “Ditës së Kosovës”. 17),18) “Miti i Kosvës”, nga Britania dhe Franca u transferua edhe në ShBA. Aktivitete pro Serbisë u organizuan edhe në ShBA gjatë “Ditës së Kosovës”. Gjatë festimeve të “ditës së Kosovës” në ShBA u përdorën gjërësisht referencat mbi Lazarin dhe Betejën e Kosovës të 1389. 19)

3.2. Reputacioni i dëmtuar nga brënda Kosovës

Aktualisht, niveli i reputacionit ndërkombëtar të Kosovës është ndikuar nga problemet e brëndshme të zhvillimeve në Kosovë, kryesisht i lidhur me qeverisjen në Kosovë dhe lidershipin e saj, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Niveli i reputacionit ndërkombëtar të Kosovës është i lidhur direkt me lidershipin e Kosovës që ka përfaqësuar njëherazi UCK përpara 1999 dhe shtetin e pavarur të Kosovës mbas 2008. Dëmi për një periudhë të gjatë në qeverisjen e Kosovës mund të korrigjohet duke treguar të vërtetën kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht dhe duke ndërmarrë seriozisht transformime dhe reforma të shpejta në Kosovë.

Gjatë vitit të kaluar 2020, për shkak të akuzave të bëra për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër disa liderëve të lartë të Kosovës, ndodhën disa probleme që ndikuan imazhin e saj jashtë. Hashim Thaci, ish President i Kosovës dhe Kryeministër i Kosovës, Kadri Veseli, ish Kryetar i PDK, Jakup Krasniqi, ish Kryetar i Kuvendit të Kosovës u  arrestuan dhe derguan në Hagë.

Akuza pwr krime lufte dhe kundwr njerwzimit pwr lidershipin e Kosovws ka tronditur rwndw reputacionin ndwrkombwtar tw Kosovws. Imazhet kontradiktore rreth Kosovws duhen qartwsuar me anw tw ndarjes sw pwrgjegjwsive individuale nga UCK dhe lufta pwr clirimin e Kosovws. Wshtw e dhimshme tw thuhet por wshtw e vertetw qw liderwt e UCK lwvizwn nga lumbat nw zgjedhjet, nga liderw ushtarakw nw civilw, duke qwnw kwshtu pwrgjegjws pwr njw swrw problemesh tw shkaktuara gjatw  dhe mbas luftws. Gjatw vizitws sw tij nw Kosovw, Presidenti Klinton, duke folur nw Kuvendin e Kosovws ndwr tw tjera pati thwnw: “Ne fituam luften. Por…Vetem ju mund te fitoni paqen”. 20)

3.3. Shqetësimet e medias dhe miqve të Kosovës

Përvec armiqve të Kosovës ka gjithashtu edhe media dhe disa miq të Kosovës si dhe disa gazetar neutral të cilët kanë bërë shkrime kritike për Kosovën jashtë. Kështu gazetarët Aleksandar Brezar, Eric Gordy, politikane Francëz Bernard Kouchner, diplomati Amerikan Daniel Serwer, analisti Tim Judah, media neutrale si Euronews, BBC, The Gardian, Neë York Times etc., kanë botuar artikuj, analiza dhe opinione duek shprehur shqetësimet e tyre lidhur me imazhin e Kosovës jashtë që po dëmton reputacionin ndërkombëtar të vëndit. Diplomacia publike e Kosvës duhet të merret seriozisht me këtë qështje.

Reference:

1.Robert Marquand.  History Puts Kosovo at Heart of Serb Identity, The Christian Science Monitor, December 28, 1992, https://www.csmonitor.com/1992/1228/28072.html)

2.The History, Culture and Identity of Albanians in Kosovo, https://www.refworld.org/docid/3ae6a80c0.html)

3.Manetovic, Edislav (2006). “Ilija Garasanin: Nacertanije and Nationalism”. The Historical Revieë/La Revue Historique. 3: 137–173. doi:10.12681/hr.201)

4.Ognjenović, Gorana (2014). Politicization of Religion, the Power of Symbolism: The Case of Former Yugoslavia and its Successor States. Springer. ISBN 978-1137477897).

5.Đorđević, Dimitrije (Spring 1990). “The role of St. Vitus Day in modern Serbian history” (PDF). Serbian Studies. North American Society for Serbian Studies. 5 (3): 33–40)

6.Albania: A Country Study 1994, 22).

7.Encyclopaedia of Conflicts 1993, 180; Hall 1994, 9).

8.Segesten, Anamaria Dutceac (2009). Myth, Identity and Conflict: A Comparative Analysis of Romanian and Serbian Textbooks. ISBN 978-1-109-19838-6.page 180)

9.Macdonald, David Bruce (2002). Balkan Holocausts? Serbian and Croatian Victim Centered Propaganda and the War in Yugoslavia. Manchester University Press. pp. 75, 76, 78. ISBN 978-0-7190-6467-8)

10.Macdonald 2002, pp. 75, 76, 78).

11.Knudsen, Tonny Brems; Laustsen, Carsten Bagge (2006). Kosovo Between War and Peace: Nationalism, Peacebuilding and International Trusteeship. Routledge)

12.Knudsen, Tonny Brems; Laustsen, Carsten Bagge (2006). Kosovo Betëeen War and Peace: Nationalism, Peacebuilding and International Trusteeship. Routledge)

13.Gavrilović, Darko; Despotović, Ljubiša; Perica, Vjekoslav; Srđan, Šljukić (2009). Mitovi nacionalizma i demokratija (PDF) (in Serbian). Centar za isoriju, demokratiju i pomirenje. p. 65. ISBN 978-8-68660-107-0.)

14.Ivan Čolović. “The Kosovo Myth”. yuhistorija.com. Retrieved 9 August 2020)

15.Judah, Tim (2002). Kosovo: War and Revenge. Yale University Press. ISBN 978-0-300-09725-2)

16.Djokic, Dejan (2009). “Whose Myth? Which Nation? The Serbian Kosovo Myth Revisited”. In Bak, Janos; Jarnut, Jörg; Monnet, Pierre; Schneidmueller, Bernd (eds.). Uses and Abuses of the Middle Ages: 19th–21st Century (PDF). Wilhelm Fink. ISBN 978-3-7705-4701-2)

17.Djokic, Dejan (2009). “Whose Myth? Which Nation? The Serbian Kosovo Myth Revisited”, page 2-3)

18.Djokic, Dejan (2009). “Whose Myth? Which Nation? The Serbian Kosovo Myth Revisited”, page 21)

19.BBC, ‘Kosovo leader Thaci in Hague detention over ëar crimes charges’; https://www.bbc.com/news/world-europe-54822789)

20.The Gardian, Clinton tells Kosovans to forgive and forget, https://www.theguardian.com/world/1999/nov/23/balkans1)

The post Identiteti dhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës-Sfidë e reputacionit appeared first on Albeu.com.

Kuvendi monist dhe komisioni i lamtumirës përballë Presidentit Meta
nga Prof. Lisen BASHKURTI

Për herë të dytë Kuvendi ndërmerr iniciativën për shkarkimin e Presidentit Meta. Shumë media, analistë dhe opinionistë vëndas dhe të huaj e kanë konsideruar këtë përpjekje të dytë si një taktikë për të larguar vëmendjen e opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar nga problematika serioze zgjedhore e 25 prillit 2021.

Të tjerë analistë dhe opinionistë e kanë quajtur këtë përpjekje të dytë për të njëjtin qëllim të Kuvendit si orvajtje e dështuar nga një kuvend një partiak, pa legjitimitet, pa kurrëfarë morali dhe me një komision hetimor plotësisht jashtë kohe.

Në numër të shumtë kanë qënë edhe opinionet sipas të cilave një iniciativë e dytë e Kuvendit kundër Presidentit Meta është tërësisht politikisht e motivuar nga mazhoranca për të kapur edhe institucionin e fundit që i ka bërë rezistencë regjimit hibrit të ngritur në Shqipëri mbas vitit 2017.

Nga analiza e përgjithshme rezulton se e vërteta më së shumti është shumatorja e të gjitha vlerësimeve të mësipërme: pra Kuvendi pa legjitimitet, pa moral dhe komisionin hetimor i lamtumirës tërësisht jashtë kohe ndërmarrin për herë të dytë një përpjekje për shkarkimin e Presidentit të Republikës Meta, së pari, për të zhvendosur sa më shumë që të jetë e mundur vëmendjen e opinionit politik, publik e mediatik, kombëtar dhe ndërkombëtar rreth problematikave serioze të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe, së dyti, për të bërë përpjekjen e fundit për kapjen e të vetmit institucion shtetëror që ka mbetur rezistent kundër regjimit hibrid që është ngritur në Shqipëri mbas zgjedhjeve të 2017 dhe atyre vendore të vitit 2019.

Kuvend i përdorur, i shpërdorur dhe i abuzuar

Kuvendi në ikje do mbahet mënd në historinë e pluralizmit shqiptar si një prej institucioneve më të dështuara. Ai nuk ka kryer funksionet themelore të tij që janë pavarësia, legjitimiteti, llogaridhënia e gjithëpërfshirja. Ky kuvend në ikje ka qënë një partiak, ka qënë nën kontrollin absolut të ekzekutivit dhe është përdorur, shpërdorur dhe abuzuar thellësisht politikisht sa dhe si e ka dashur Kryeministri i vëndit.

Ky Kuvend në ikje e nisi me inkriminim të madh dhe përfundoi me sharlatanizëm akoma më të madh. U miratuan dhjetra ligje, vendime e buxhete të paqëndrueshme, një pjesë u hodhën poshtë nga presioni kombëtar dhe ndërkombëtar, shumë të tjerë i rrëzoi koha deri tek të fundit të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ky kuvend në ikje miratoi buxhete të dështuara, PPP, Koncesione, projekte e marrëveshje pa kurrëfarë transparence publike dhe kështu me hije të shumta dyshimesh dhe abuzimesh financiare. Ky kuvend në ikje nuk dëgjoi asnjëherë institucionin e lartë të auditimit shtetëror për qindra miliona euro shpërdorime të financave publike nga ekzekutivi. Ky kuvend u bë mashë qorre e pëpjekjeve të ekzekutivit për të shtrirë duart edhe mbi pushtetet e tjera, duke futur nën këmbë pushtetin vendor dhe duke u përpjekur me turlilloj marifetesh për të shtënë nën pushtet edhe sistemin e drejtësisë. Me pak fjalë ky Kuvend në ikje nuk ishte gjë tjetër, vecse vazhdimi partiak sipas modeleve që shqiptarët kanë lënë pas në vitet 90’të.

Një Kuvend i tillë në ditët e fundit të ekzistencës së vet po zhytet akoma më thellë në batakun politik të përdorimit, shpërdorimit dhe abuzimit të tij nga ekzekutivi, lidershipi partiak dhe kreu u Qeverisë. Nga ‘barku’ i këtij Kuvendi doli një komision hetimor hibrid, i lodhur, i dërmuar nën drejtimin e një kryetari që mbeti jashtë listës Rama 3 dhe që po i bën më shumë hysmetin vetes sesa Kuvendit. Është thjeshtë komisioni i lamtumirës. Dhe gjithka po rrjedh jashtë kohës. Kuvendi në ikje dhe komisioni hetimor i lamtumirës po përpiqen në minutat e fundit të ekzistencës ose, më saktë, të mos ekzistencës së tyre, t’i vënë njollën më të madhe të turpit dhe të dështimit veprimtarisë së vet.

Presidenti Meta-Asnjë akt dhe dekret antikushtetues

Kuvendi në ikje dhe komisioni i pamoralshëm dhe i dështuar hetimor i lamtumirës në gjithë daljet e tyre publike po rreken në mënyrë groteskte të paraqesin si ‘fakte’ dhe si ‘prova’ për antikushtetushmëri të Presidentit Meta disa deklarata publike të bëra nga ky i fundit gjatë fushatës elektorale të 25 prillit 2021. Në asnjë nen të Kushtetutës së Shqipërisë Presidenti nuk ndalohet për të shfaqur mendimet e opinionet e veta politike për zhvillimet në vënd. Në mënyrë të vecantë në situata të komplikuara sic ishin ato të zgjedhjeve të prillit 2021, Presidenti në gjithë daljet e tij publike ka shpalosur shqetësimin e tij vetëm e vetëm për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme si rruga e vetme për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Asgjë më shumë dhe asgjë më pak Presidenti nuk ka bërë. Madje edhe përdorimi i metaforave ’cfurqe”, ‘sëpata’ dhe ‘hanxharë’ ka pasur vetëm e vetëm kuptim tërësisht pezhorativ me qëllim sensibilizimin e opinionit publik shqiptar për pjesëmarrje në votime dhe për mbrojtjen e votës. Stili metaforik dhe ngjyresat pezhorative, që i ka kaq për zemër edhe Kryeministri i timonit dhe tepsisë, të përdorura nga Presidenti Meta nuk janë akte dhe veprime konkrete të ndërmarra nga Ai.

Metaforat dhe pezhorativizmat e përdorura nga Presidenti Meta janë stilistë e tij personale vetëm e vetëm në kuadër të retorikës gjatë fushatës zgjedhore. Metaforat dhe pezhoristika e Presidentit Meta nuk bartin asnjë akt e veprim konkret antikushtetues, por vetëm lirinë e shprehjes së tij me qëllimin madhor për zgjedhje të lira e të ndershme, për tërheqjen masive në zgjedhje dhe për mbrojtjen e votës nga vetë qytetarët. Zgjedhjet e lira e të ndershme, votimi masiv dhe mbrojtja e votës kanë qënë qëllimi i Presidentit Meta, ndërsa metaforat dhe pezhorativizmat kanë qënë mjetet gjuhësore për arritjen e qëllimit. Asgjë anikushtetuese nuk ka këtu.

Një prej funksioneve themelore të Presidentit të Republikës në Shqipëri është komptenca e Tij ligjvënëse për dekrete ligjore. Presidenti Meta ka qënë tejet aktiv në dekretimet e tij gjatë tërë kohës. Dekretet e tij janë bazuar në Kushtetutën e ligjet themelore të vëndit. Natyrisht në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese për afro tre vjet, dekretet e Presidentit shpesh herë janë hedhur poshtë nga Kuvendi në ikje dhe janë injoruar nga ekzekutivi, madje edhe duke mos i botuar në Fletorën Zyrtare.

Përplasja President-Kuvend-Qeveri ka shoqëruar gjatë edhe procesin e reformës në drejtësi, përplasje e cila është bërë objekt gjykimi në opinione të Komisionit të Venecias, i cili dukshëm ka mbështetur në sugjerimet e tij qëndrimet e Presidentit Meta. Pra politikat dekretive ligjore të Presidentit Meta kanë qënë dhe janë tërësisht kushtetuese dhe ligjore. Asnjë dekret dhe akt juridik antikushtetues nuk ka firmosur Presidenti Meta gjatë ushtrimit të detyrës së tij edhe përgjatë fushatës zgjedhore të Prillit 2021.

Pra, Kuvendi në ikje dhe komisioni hetimor i lamtumirës nuk mund të gjejnë asnjë akt, veprim, dekret apo ligj të Presidentit Meta, si provë faktike e konkrete antikushtetuese të Tij. Kuvendi në ikje dhe komisioni hetimor jashtë kohe duan të rreken rreth retorikës metaforike dhe pezhorative të lirisë politike të shprehjes së Presidentit të Republikës. Po qe për gjykimin e metaforave dhe stilit pezhorativ të retorikës politike në Shqipëri, Kuvendi në ikje dhe shumë komisione hetimore duhej të ngriheshin në Shqipëri për Kryeministrin e ‘timonit e tepsisë’, që i ka aq shumë për zemër metaforat dhe stilin pezhorativ në retorikën e Tij dhe që e ka futur Shqipërinë në rrugën e një regjimi hibrid.

The post Kuvendi monist dhe komisioni i lamtumirës përballë Presidentit Meta appeared first on Albeu.com.

Demokracia dhe integrimi në BE- Jashtë agjendës së Edi Ramës
Prof. Lisen BASHKURTI

Një analizë e vëmendshme e retorikës politike të Edi Ramës të shpie lehtësisht në konkluzionin se demokracia dhe integrimi në Bashkimin Evropian nuk janë në agjendën politike të tij për katër vitet e ardhshme. Duket që Rama hyri në fushatën zgjedhore pa kurrëfarë programi. Ai e zhvilloi programin e tij në proces zgjedhor e sipër dhe në mënyrë ad hoc, pra kryesisht të improvizuar.

Kulminacioni i programit të tij të improvizuar në fushatë e sipër dhe ad hoc janë ‘katër portat ajrorë dhe katër portat detare’ të Shqipërisë dhe arritja ‘në majat më të larta’, për të arritur në pozicionet kampion të Ballkanit për ‘turizëm, eksporte bujqësore dhe energjie’.

Programi i improvizuar në fushatë e sipër i Ramës synon ‘të vazhdojë të bëjë punët e mbetura përgjysëm nga tërmeti dhe pandemia”. Pa pikë dyshimi është një program i improvizuar, diletant, pa profesionalizëm, i pa diskutuar, i pakonsultuar, i papërllogaritur, pa fizibilitet, i sajuar gjatë fushatës, e që për këto arsye nuk të shpie asgjëkundi.

Por ajo që bien në sy mbi gjithcka tjetër është mungesa e dy dimensioneve jashtëzakonsisht të rëndësishme për Shqipërinë, me qëllim që t’i japë fund trazicionit: demokracia dhe integrimi në Bashkimin Evropian. Këto dy dimensione as që ekzistojnë në agjendën dhe madje as në vizionin e tij politik. Cfarë do thonë këto dy mungesa?

1. Autoritarizmi centralist vs demokracinë

Mënyra sesi qeverisi Rama në tetë vite ishte me mungesa dhe përkeqësime shumë serioze të parametrave demokratik në vënd. Demokracia liberale u godit pak nga pak duke shkuar drejt një sistemi hibrid, ku vendin e pluralizmit, zgjedhjeve të lira e të ndershme e zunë autoritarizmi arrogant, zgjedhjet e manipuluara dhe moniste.

Vëndin e qeverisjes demokratike me legjitimitet, transparancë, llogaridhënie dhe gjithëpërfshirje e zunë republika ekzekutive nën një autoritet të vetëm, korrupsioni galopant, injorimi i kujtdo tjetër, fryma perjashtuese në politikë-bërje dhe vendim-marrje.

Vendin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve ndërmjet ekzekutivit, legjislativit dhje gjyqësorit e zuri dukshëm centralizimi dhe tentativa e fortë për kapjen e gjithë pushteteve dhe vënien nën kontroll të kryeministrit.

Vëndi i respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut u dominua nga shkelja e lirisë së mendimit, të shprehjes, të medias e të privatësisë përgjithësisht.

Vëndin e lirisë ekonomike dhe të drejtës së pronës dhe të biznesit e asfiksuan zgjerimi i kontrollit qeveritar mbi ekonominë, favoritizmi, monopolizmi dhe ekskluzivizmi në pak oligarkë të stisur me financa publike.

Për këto shtrëmbërime serioze demokrative Edi Rama as nuk flet, as nuk dëgjon. Ai është i vendosur për t’iu shmagur këtyre cështjeve themelore që kanë të bëjnë me sistemin politik që duhet të ndërtojë e konsolidojë Shqipëria. Rama është duke rrëshqitur qartësisht dhe vetëdijësisht pa kurrë farë ekuivoku drejt modelit erdoganist, që po i largohet trashëgimisë së Mustafa Kemal Ataturkut, demokracisë liberale dhe sekularizmit dhe po i afrohet modelit otomanist.

Shqiptarët e njohin mirë këtë model erdoganist që është autoritarist e otomanist. Shqipëria dhe shqiptarët janë përcaktuar për demokraci liberale Euro-Atlantike qysh në vitet ’90 dhe besoj se nuk do heqin dorë prej saj as sot e as në të ardhmen. Shqiptarët do heqin dorë nga Edi Rama, por kurrësesi nga vlerat, parimet, normat dhe institucionet e demokracisë liberale.

2. Orientimi Lindor vs Integrimin në BE

Agjenda e Edi Ramës po i largohet përherë e më shumë integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë fushatës elektorale integrimi Evropian as që u zu në gojë në retorikën politike të tij. Në retorikën e tij politike Bashkimi Evropian u bë vetëm objekt kritikash, cinizmi, satirizmi dhe euroskeptizimi. Asnjë vlerësim pozitiv për BE, asnjë falenderim për të, asnjë qasje mbështetëse ndaj tij. Një hendek i madh dukej i hapur midis BE dhe Edi Ramës.

Kriteret e BE të sanksionuara në kriteret e Kopenhagës dhe të Madritit në rafshin politik, ekonomik, juridik dhe administrativ as që konsiderohen nga Edi Rama në qeverisjen e tij. Kërkesat e bëra nga Këshillin Evropian si organi më i lartë politik vendim-marrës në BE dhe kritikat dhe kërkesat e bëra nga demokracitë genuine themeluese të BE si Gjermania, Franca, Holanda, Danimarka, për Edi Ramën janë ‘qasje politike subjektive’ që nuk përkojnë me gjëndjen e Shqipërisë.

Edi Rama është i mendimit se ‘nuk ka devijuar Shqipëria nga rruga Evropiane, por Evropa nuk është më ajo që ka qënë në kohën kur Rama erdhi në krye të qeverisë’. Pra ka devijuar Evropa dhe jo Shqipëria e Ramës nga vlerat, parimet e normat demokratike. Një absurditet i paparë dhe dëgjuar nga asnjë lider, madje as në Ballkan dhe Euro-Azi. Edi Rama është i ngarkuar me ndjenja e mendime jo pozitive ndaj BE.

Në vënd të rrugës drejt BE, Edi Rama ka hedhur sytë, shpirtin dhe mëndjen drejt Lindjes, madje drejt Lindjes më ekstreme, duke nisur nga modeli erdoganist, të cilin e falenderon dhe e lartëson në cdo fjalim, intervistë e koment në rrjetet sociale, e duke kulmuar me Vëndet Arabe, shoqëria e sheikëve të të cilave ka tërhequr gjithë vëmendjen e tij.

Në këtë qasje, madje ka një ndryshim gjeopolitik midis Vucicit dhe Ramës. Vucici qëndron bivalent midis Evropës dhe Rusisë, ku Rusia, dihet që është një komb Euro-Aziatik, pra mpleksje e vlerave Europiane dhe Aziatike, pavarësisht problematikave të Putinit dhe putinizmit. Ndërsa Rama qëndron bivalent midis Evropës dhe Lindjes së Mesme, ku dihet që vëndet e të cilës nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat Evropiane. Pra, qasja e Ramës duket të jetë më e skajshme sesa e Vucicit në rafshin gjeopolitik.

Mungesa e dimensionit demokratik dhe e integrimit Evropian ne agjendën e këtyre zgjedhjeve të Edi Ramës tregon se ai nuk arriti as në këtë fushatë zgjedhore të lartësohet në nivelin e shtetarit vizionar që mendon për gjeneratat e të ardhmes, por ngeli në nivelin e politikanit të vogël pushtetdashës e dritëshkurtër, që mendon vetëm për mandatet, pra për veten e tij. “Politikani-thoshte Cercilli- bëhet burrë shteti kur fillon të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme”. Duket që Edi Rama është larg të qënit i tillë. Ai po heq dorë nga demokracia dhe integrimi Evropian i vëndit që janë aspiratat shekullore të popullit shqiptar. Prandaj populli shqiptar do heq dorë nga Edi Rama dhe do luftojë që aspiratat e tij të bëhen realitet.

The post Demokracia dhe integrimi në BE- Jashtë agjendës së Edi Ramës appeared first on Albeu.com.

Traktati antipandemi po lind mbi solidaritet, ndershmëri, transparencë, gjithëpërfshirje, barazi
Prof. Lisen BASHKURTI

Sapo ka kaluar një vit nga përballja e botës me pandeminë globale covid-19 dhe komuniteti ndërkombëtar udhëhequr nga shtete të zhvilluara si Franca e Gjermania e të tjerë, midis të cilëve edhe Shqipëria këto ditë ndërmorën iniciativën për shkuar drejt një traktati të ri ndërkombëtar anti-pandemi.

Kriza që ka shkaktuar pandemia covid-19 dhe pasojat e saj mbi shëndetin publik global, sikundër edhe mbi ekonominë dhe shoqërinë janë më të rëndat që nga Lufta e Dytë Botërore. Mësimet për të mos u harruar janë këto që bota po bën në këtë periudhë krize specifike globale. Por krizat globale bëjnë lindje të mëdha.

1.Krizat lindin traktate, kështu ka ndodhur gjithnjë

Ardhja e papritur, mungesa e sistemeve palajmëruese, mos shkëmbimi i të dhënave, mungesat e kërkimit shkëncor, problemet e prodhimit dhe të shpërndarjes në shkallë lokale, rajonale e globale të mjeteve në funksion të trajtimit mjekësor e shëndetit publik, si vaksinat, barnat, pajisjet diagnostikuese e të mbrojtjes personale janë një pjesë e problemeve të identifikuara. Nga ana tjetër, mangësitë e konsiderueshme në bashkëpunimin ndërkombëtar për të përballuar pandeminë në nivel global dhe për të ndërtuar një arkitekturë shëndetsore ndërkombëtare më të bashkuar e më të fortë – janë mësime të rëndësishme që dolën në pah përgjatë pandemisë covid-19.

Për t’i adresuar shpejt, drejt dhe në nivel global këto probleme për të ardhmen e njerëzimit është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar, bazuar në përvojën e hidhur të pandemisë covid-19, identifikimit të problematikave, shkaqeve, faktorëve dhe aktorëve si dhe nga mësimet e dala prej tyre, këto ditë hodhi hapin e madh për të shkuar drejt përgatitjes së një traktati ndërkombëtar anti-pandemi. Kjo iniciativë ndërkombëtar u ndërmorr nga nga 23 shtete të udhëhequra nga vëndet më të zhvilluara Evropiane të kohës sonë, si Franca dhe Gjermania.

Kështu komuniteti ndërkombëtar ka vepruar gjithnjë mbas krizave të mëdha. Ishte përfundimi i Luftës së Parë Botërore që lindi Traktatin e Versajës dhe themelimin e Lidhjes së Kombeve. Ishte pikërisht përfundimi i Luftës së Dytë Botërore që prodhoi Traktatin e Paqes në Paris dhe themelimin e Kombeve të Bashkuara. Ishin Krizat e Berlinit dhe të Raketave në Kube, në mes të Luftës së Ftohtë, që prodhuan një sërë traktatesh ndërkombëtare për carmatimin e sidomos kundër armëve bërthamore dhe atyre të dëmtimit në masë. Ishte kriza e përkeqësuar e ngrohjes globale dhe pasojat e saj mbi jetën planetare dhe njerëzore që nxitën Traktatin e Parisit, e kështu mund të rendisim shumë shembuj të tjerë që dëshmojnë se krizat e mëdha kanë prodhuar traktate ndërkombëtare për menaxhimin e tyre, por edhe parandalimin e përsëritjes dhe zgjidhjen e tyre në të ardhmen. I tillë është edhe traktati ndërkombëtar anti-pandemi që po inicohet këto ditë në nivel ndërkombëtar.

2.Asnjë nuk është i shpëtuar kur të gjithë nuk janë të tillë

Pandemia covid-19 i erdhi globit si një rrufe nga një qiell pa re dhe i përhap në mbarë rruzullin si një stuhi e papërmbajtshme. Origjina e virusit, u tha se erdhi nga Kina, por kjo thënie u bë objekt debati ndërkombëtar. Dhe akoma pa u sqaruar ky debat ndërkombëtar mbi origjinën, mutacione të reja covid-19 lindën nga Anglia, Afrika e Jugut, Amerika Latine e nga vënde të tjera. Gjithcka u corodit në nivele të papara.

E përbashkëta e mbarë botës ishin infektimet masive, vdekjet njerëzore, stanjacioni e rënia ekonomike dhe rrënimi social. Psikologjikisht frika, makthi dhe paniku pushtuan gjithë vëndet e popujt pavarësisht nga madhësia, zhvillimi ekonomik e social, përparimi teknik e teknologjik. Ndërkohë politikat publike iu kthyen qasjeve nacionaliste, sjelljeve egoiste dhe interesave të ngushta, shoqëria civile nga ‘global society’ u fragmentua drejt qasjeve lokale, komuniteti i biznesit, madje edhe korporatat multinacionale, nisën të shohin interesat e veta përfituese.

Plasën përcarje midis vëndeve të pasura dhe të varfëra, vëndeve të zhvilluara dhe në zhvillim, midis Veriut dhe Jugut, midis Lindjes dhe Perëndimit, midis shtresave shoqërore sipas statusit e pasurisë, midis korporatave farmaceutike për sigurinë dhe efikasitetin e prodhimeve të tyre. Gjeopolitka u shndërrua në biopolitkë. Kështu, bota u fragmentizua në një kohë kur të gjithë po përballeshin me të njëjtën sfidë dhe kur kishin nevojë më shumë se kurrë për të shpejtuar dhe forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për adresimin e krizës. Të gjithë, si për cudi, harruan atë që ishte mësimi më i madh i krizës pandemike: askush nuk mund të jetë i shpëtuar, përsa kohë të gjithë nuk janë të tillë.

Pandemia covid-19, sikundër edhe cdo pandemi tjetër që mund të lindë, nuk ka kufij, nuk njeh shtete, nuk pyet për barriera politike, juridike dhe administrative, nuk ndikohet nga fuqia dhe pasuria, nuk efektohet nga sistemi politik, ekonomik e shoqëror, nuk ndien për përparimin teknik teknologjik e shkencor. Pandemia bie mbi të gjithë, vërshon mbi tërë globin, prek cdo kënd, kërcënon cdo jetë, dëmton cdo ekonomi e rrënon cdo aspekt social. Pandemia është armik universal, i pamëshirshëm dhe aspak selektiv. Pasojat e saj bien kudo, në cdo kohë dhe në cdo vënd, duke shkaktuar kudo të njëjtat efekte, plagë e fatalitete.

Mësimi më i madh i krizës pandemike covid-19 se ‘askush nuk mund të jetë i shpëtuar, përsa kohë të gjithë nuk janë të tillë’ përkthehet në termat ndërkombëtare se ‘asnjë shtet e asnjë popull nuk mund të shpëtojnë nëse nuk shpëtojnë të gjithë së bashku’. Kjo arrihet përmes shpejtimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar bazuar në të njëjtin qëllim, objektiva, sisteme shëndetsore, instrumenta e mekanizma nga ato politik, shoqëror, biznesor e deri te ato shkencor, teknik, teknologjik e organizativ ndërkombëtar.

3.Traktati, qëllimi dhe objektivat, nën ombrellën e OBSh

Inicatorët e traktatit të ri anti-pandemi përpiluan këto ditë një letër në të cilën përvijuan në vija të përgjithshme qëllimin, objektivat si dhe kuadrin institucional brënda të cilit traktati do funksionojë. Në letrën e iniciatorëve theksohet se për ta arritur këtë traktat, vendet duhet të punojnë së bashku, për të shkuar drejt një pakti të ri ndërkombëtar për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive”. Iniciatorët, Franca, Gjermania dhe të tjerë theksojnë se “Pandemi të reja do të vijnë e urgjenca të tjera të mëdha shëndetësore do të shfaqen, por asnjë qeveri apo agjenci shumëpalëshe nuk do të mund t’i përballojë e vetme këto kërcënime”.

Më tej theksohet se “Çështja nuk është a do të ndodhë, por kur”. Dhe më tutje vijojnë…”Të gjithë bashkë duhet të jemi më të përgatitur për të parashikuar, parandaluar, zbuluar, vlerësuar e për të reaguar efektivisht ndaj pandemive në mënyrë tejet të bashkërenduar”. Nga kjo buron qëllimi madhor i draft-traktatit që ka të bëjë me “ndërtimin e një arkitekture më të fortë shëndetësore ndërkombëtare, që do të mbrojë brezat e ardhshëm”.

Objektivi kryesor i traktatit në fjalë do të jetë krijimi i një qasjeje universale, mbarëqeveritare e mbarëshoqërore, që forcon kapacitetet e qëndresën kombëtare, rajonale e globale ndaj pandemive të ardhshme. Për këtë do të duhej të pranohej qasja “Një shëndetësi”, që ndërthur shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe planetit tonë. Që kjo të arrihet, duhet një rritje e konsiderueshme e bashkëpunimit ndërkombëtar për t’u përmirësuar, për shembull, në raport me sistemet e paralajmërimit, shkëmbimin e të dhënave, kërkimin shkencor, prodhimin dhe shpërndarjen në shkallë lokale, rajonale e globale të mjeteve në funksion të trajtimit mjekësor e shëndetit publik, si vaksinat, barnat, pajisjet diagnostikuese e të mbrojtjes personale.

Objektivat e tjera të draft-traktatit do kenë të bëjnë me angazhimin për të siguruar një qasje universale dhe të barabartë ndaj vaksinave, barnave e mjeteve diagnostikuese të sigurta, efikase e me kosto të përballueshme për këtë pandemi e të tjerat në të ardhmen. Ky objektiv synon arritjen e imunizimit si një e mirë publike globale. Tjetër objektiv lidhet me rritjen e aftësimit për zhvillimin, të prodhimin e shpërndarjen e vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur. Për arritjen e këtij objektivi gjithë komuniteti ndërkombëtar “duhet të jetë më i përgatitur për të parashikuar, parandaluar, zbuluar, vlerësuar e për të reaguar efektivisht ndaj pandemive në mënyrë tejet të bashkërenduar”. Në tërësi draft-traktati synon përtëritjen e një angazhimi të tillë të përbashkët ndërkombëtar që do të shënonte një hap themelor në rritjen e gatishmërisë kundrejt pandemive në nivelet më të larta politike.

Traktati i ardhshëm anti-pandemi nuk do fillojë nga zero. Ai do të mbështetet në kushtetutën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e do të përfshijë organizata të tjera të rëndësishme që janë kyçe për këtë angazhim, duke iu përmbajtur parimit të shëndetit për të gjithë. Instrumentet ekzistuese globale të shëndetësisë, veçanërisht, Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit do të ishin baza e këtij traktati, që do të garantonte themele të forta e të sprovuara mbi të cilat mund të zhvillohemi e të përmirësohemi.

Ky traktat duhet të na çojë në nivel ndërkombëtar drejt një përgjegjshmërie të ndërsjellë e bashkëpërgjegjësie, transparence e bashkëpunimi më të madh në kuadrin e sistemit ndërkombëtar e me rregullat dhe normat e tij. Vlera e këtij traktati qëndron në mësimet e përftuara nga pandemia covid-19 dhe problemet që paraqiti ajo në shëndetin publik, ekonominë dhe aspektet sociale. Traktati do ndikojë në ngritjen e kapaciteteve dhe sistemeve shëndetsore në gjitha nivelet për ta bërë këtë do të nevojitet kohë e angazhim të qëndrueshëm politik, financiar e shoqëror për shumë vite.

Draftimi i traktatit, miratimi dhe ratifikimi i tij deri në hyrjen në fuqi e sidomos, implementitmi i detyrimeve që do rrjedhin prej tij do kërkojë angazhimin e shumë aktorëve ndërkombëtarë, në radhë të parë të shteteve dhe krerëve politik të tyre, por edhe të aktorëve të tjerë me shumë rëndësi si shoqëria civile dhe ato të sektorit privat. Që ky angazhim të bëhet realitet, komuniteti ndërkombëtar, shtetet, shoqëria civile dhe biznesi duhet të udhëhiqen nga solidariteti, ndershmëria, transparenca, gjithëpërfshirja dhe barazia, që janë vlerat universale të këtij traktati në lindje e sipër.

The post Traktati antipandemi po lind mbi solidaritet, ndershmëri, transparencë, gjithëpërfshirje, barazi appeared first on Albeu.com.